{"id":32047,"date":"2017-03-06T15:10:56","date_gmt":"2017-03-06T13:10:56","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=32047"},"modified":"2017-03-06T15:10:56","modified_gmt":"2017-03-06T13:10:56","slug":"ahmet-prenci-parate-e-droges-rrezik-per-zgjedhjet-dhe-sigurine-basha-lider-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ahmet-prenci-parate-e-droges-rrezik-per-zgjedhjet-dhe-sigurine-basha-lider-perendimor\/","title":{"rendered":"Ahmet Pren\u00e7i: Parat\u00eb e drog\u00ebs rrezik p\u00ebr zgjedhjet dhe sigurin\u00eb, Basha lider per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p><strong>Flet ish-kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit: Ja pse iu bashkova protest\u00ebs qytetare m\u00eb 18 shkurt<\/strong><\/p>\n<p><strong>Un\u00eb besoj tek Lulzim Basha, besoj pasi nuk rezulton n\u00eb asnj\u00eb informacion q\u00eb un\u00eb disponoj se takon, bisedon, b\u00ebn pakte me njer\u00ebz me rekorde kriminale\u2026 Kauza e tij \u00ebsht\u00eb dhe e imja, \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb vend. \u00cbsht\u00eb historike kjo q\u00ebndres\u00eb, n\u00eb k\u00ebto momente, n\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr demokracin\u00eb dhe integrimin europi<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, \u00e7adr\u00ebs s\u00eb protest\u00ebs dhe q\u00ebndres\u00ebs qytetare dhe opozitare, ve\u00e7 qytetar\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr n\u00eb k\u00ebto 18 dit\u00eb i jan\u00eb bashkuar edhe profesionist\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm jan\u00eb solidarizuar me l\u00ebvizjen popullore, por dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetjen duke pohuar se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb japin dhe kontributin e tyre p\u00ebr PD dhe liderin e saj Lulzim Basha q\u00eb nes\u00ebr si kryeminist\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb drejt\u00eb ku prioritet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm e drejta dhe zbatimi i ligjit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb dhe Ahmet Pren\u00e7i, nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb i organeve ligjzbatuese n\u00eb vend, me nj\u00eb karrier\u00eb brilante, profesionist i zoti p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb si sh\u00ebrb\u00ebtor i denj\u00eb i shtetit. N\u00eb nj\u00eb interviste ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201c55\u201d, Ahmet Pren\u00e7i flet p\u00ebr qasjen e policis\u00eb ndaj komunitetit, ndaj fenomeneve si droga, krimi, prostitucioni etj, por dhe ndaj zgjedhjeve. Arsyeja p\u00ebrse u k\u00ebrkua nj\u00eb intervist\u00eb prej tij \u00ebsht\u00eb fakti se z.Pren\u00e7i nuk e kishim par\u00eb n\u00eb mitingje (ve\u00e7 vitit 1990), p\u00ebr faktin q\u00eb prej 25 vitesh ka qen\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i shtetit dhe i ligjit, por dhe se k\u00ebsaj here e pam\u00eb dhe n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e liris\u00eb krah Lulzim Bash\u00ebs teksa fliste p\u00ebr keqqeverisje t\u00eb vendit dhe mosgjendjen e policis\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs teksa vendi \u00ebsht\u00eb pushtuar nga droga e mjaft fenomene t\u00eb tjera kriminale po e rr\u00ebnojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa z.Pren\u00e7i do t\u00eb ishte n\u00eb krah t\u00eb Bash\u00ebs m\u00eb 1 mars p\u00ebr t\u00eb folur para t\u00eb pranishm\u00ebve, q\u00eb m\u00eb 17 shkurt ai n\u00eb rrjetin social FB, do t\u00eb b\u00ebnte thirrje p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb protest\u00ebn e PD-s\u00eb dhe Lulzim Bash\u00ebs e cila rezultoi t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb 18 mars t\u00eb ishte m\u00eb madh\u00ebshtorja q\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>\u201cPse duhet t\u00eb protestojm\u00eb nes\u00ebr (18 shkurt)!. P\u00ebr nj\u00eb Parlament t\u00eb zgjedhur me vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb popullit, pa kriminel\u00eb e deputet t\u00eb kriminalizuar. N\u00eb tempullin e demokracis\u00eb, n\u00eb Parlamentin Shqiptar, nga ku burojn\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet, tashm\u00eb konfirmohen dhjet\u00ebra kriminel\u00eb, P\u00ebr nj\u00eb qeverisje p\u00ebr popullin dhe jo p\u00ebr kast\u00ebn, jo p\u00ebr sektin, jo p\u00ebr neodiktator\u00ebt e t\u00eb korruptarit, jo p\u00ebr trafikant\u00ebt e drog\u00ebs e prostitucionit; Lufta ime dhe ish koleg\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit n\u00eb k\u00ebto kushte \u00ebsht\u00eb e humbur\u2026! \u00cbsht\u00eb e humbur sepse k\u00ebt\u00eb vend tashm\u00eb e drejtojn\u00eb pik\u00ebrisht ato q\u00eb ne i luftuam pareshtur; Si qytetar i k\u00ebtij vendi, shpresoj, besoj dhe duhet q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb jemi bashk\u00eb n\u00eb shesh, jo p\u00ebr pushtet, por p\u00ebr barazi, liri, drejt\u00ebsi e standarde p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri si\u00e7 e meritojm\u00eb. Mirupafshim miq t\u00eb mi nes\u00ebr n\u00eb manifestimin e vlerave!\u201d- shkruante Ahmet Pren\u00e7i n\u00eb FB. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb z.Pren\u00e7i do t\u00eb shpjegoj\u00eb vet p\u00ebrse vendosi t\u2019i bashkohej k\u00ebsaj l\u00ebvizje popullore, do t\u00eb flas p\u00ebr policin\u00eb dje dhe sot sa i p\u00ebrket luft\u00ebs ndaj drog\u00ebs dhe krimit; kanalizimit t\u00eb vendit, raportet e tij si kryepolic me politik\u00ebn, largimin nga hetimi tatimor, si dhe \u00e7far\u00eb mendon p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn dhe l\u00ebvizjen popullore t\u00eb udh\u00ebhequr prej tij. Ja si shprehet ai m\u00eb tej.<\/p>\n<p><strong>Zoti Pren\u00e7i, ju ishit brenda Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, \u00e7adr\u00ebs s\u00eb protest\u00ebs dhe q\u00ebndres\u00ebs e konsideruar k\u00ebshtu tashm\u00eb nga PD, opozita, mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj si dhe qytetar\u00ebt. N\u00eb fjal\u00ebn t\u00ebnde, ve\u00e7mas spikati konstatimi i b\u00ebr\u00eb prej jush, q\u00eb ishte hera e dyt\u00eb q\u00eb gjendeshit n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje popullore; e para n\u00eb vitin 1990 dhe e dyta ajo dit\u00eb. Cili ishte n\u00ebnteksti i k\u00ebtij citimi?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb deklarova aty. N\u00eb vitin 1990, kur filloi l\u00ebvizja studentore un\u00eb isha student dhe jam p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb stuhin\u00eb, uraganin, entuziazmin, \u00ebndrr\u00ebn e atyre momenteve vendimtare dhe madh\u00ebshtore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet sloganin: -\u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa\u201d. Ndodhi ndryshimi i madh!. Mbarova studimet dhe q\u00eb nga ajo koh\u00eb e deri m\u00eb tani kam sh\u00ebrbyer n\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme n\u00eb institucione ligjzbatuese t\u00eb shtetit. N\u00eb k\u00ebto rrethana nuk jam marr\u00eb me politik\u00eb, duke respektuar rigorozisht ligjin dhe etik\u00ebn e nj\u00eb punonj\u00ebsi shteti t\u00eb depolitizuar. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb hapur e m\u00eb qart\u00eb: Kurr\u00eb nuk jam shprehur publikisht si dhe kurr\u00eb nuk jam p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete t\u00eb partive politike p\u00ebr sa koh\u00eb kam sh\u00ebrbyer n\u00eb detyra t\u00eb zakonshme ose t\u00eb larta n\u00eb institucionet ligjzbatuese t\u00eb shtetit. N\u00eb rastin konkret, para dat\u00ebs 18 Shkurt, kur ishte njoftuar protesta e opozit\u00ebs, duke qen\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb qytetar i lir\u00eb dhe pa pengesa e kufizime ligjore, duke qen\u00eb i ndjesh\u00ebm p\u00ebr situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vend, i bindur se vet\u00ebm politika ka n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar gj\u00ebrat n\u00eb vendin tim, pa m\u00ebdyshje vendosa t\u00eb jem pjes\u00eb e k\u00ebsaj proteste. Si dikur n\u00eb fillim vitet \u201990, rikthehem t\u00eb jap kontributin tim modest n\u00eb z\u00ebrin e form\u00ebzimin e k\u00ebsaj kauze themelore t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe opozit\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, un\u00eb kam par\u00eb, kam ndjer\u00eb e kam konstatuar fenomenin e kriminalizimit t\u00eb Parlamentit, t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb shtetit dhe mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Kjo p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb situat\u00eb alarmante dhe duhet t\u00eb marr\u00eb fund sa m\u00eb par\u00eb!. P\u00ebr vet\u00eb karrier\u00ebn time prej 25 vitesh n\u00eb institucione t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr krimit, m\u00eb i motivuar se kurr\u00eb, vendosa t\u00eb jem n\u00eb krahun e opozit\u00ebs p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj situate. Un\u00eb isha tek \u00e7adra e opozit\u00ebs dhe si nj\u00eb ish-drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit pasi kam mendimin se sot atdheu \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar me rendin dhe sigurin\u00eb publike. N\u00eb fillimet e veta si kryeminist\u00ebr Edi Rama i premtoi policis\u00eb q\u00eb nuk u pres n\u00eb bes\u00eb. Policia sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e prer\u00eb n\u00eb bes\u00eb se kurr\u00eb sepse si\u00e7 dhe e theksova, 95% e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb ishin n\u00eb vendin tim p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e tyre sepse jan\u00eb me kok\u00ebn ulur p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb policin\u00eb e shtetit. Ata punonj\u00ebs policie t\u00eb ndersh\u00ebm sot nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shprehin asgj\u00eb lidhur kushtet dhe situat\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar me pun\u00ebn e tyre dhe misionin e tyre. Jan\u00eb jasht\u00eb misionit t\u00eb tyre totalisht.<\/p>\n<p><strong>I jeni bashk\u00ebngjit l\u00ebvizjes popullore t\u00eb mb\u00ebshtetur nga PD dhe Lulzim Basha q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, madje q\u00eb n\u00eb thirrjen e asaj proteste madh\u00ebshtore q\u00eb u organizua p\u00ebrmes thirrjeve q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb rrjetin social FB. P\u00ebrse mor\u00ebt nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr tu angazhuar teksa keni nj\u00eb karrier\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit?<\/strong><\/p>\n<p>25 vjet karrier\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr mua q\u00eb kam arritur n\u00eb maj\u00ebn e piramid\u00ebs s\u00eb institucionit ku kam punuar. Karrier\u00ebn time e kam b\u00ebr\u00eb pa u shk\u00ebputur asnj\u00eb moment nga veprimtaria ime shtet\u00ebrore, jam b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb drejtues i institucioneve; jo nga radh\u00ebt e partis\u00eb, jo nga kontributi si militant, an\u00ebtar partie, komisioner apo sponsorizues partish e fushatash zgjedhore\u2026Asnj\u00ebher\u00eb nuk kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb kem nj\u00eb pozicion drejtuesi askund. Gjithmon\u00eb jam vler\u00ebsuar p\u00ebr pun\u00ebn, p\u00ebrkushtimin, korrekt\u00ebsin\u00eb n\u00eb zbatimin e ligjit ndaj dhe jam\u00a0 em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebto pozicione. Kam synuar t\u00eb b\u00ebj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme n\u00eb respekt ligjit, t\u00eb etik\u00ebs, n\u00eb respekt t\u00eb autoriteteve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb besuar e vler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb p\u00ebrmend faktin se, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jam thirrur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit un\u00eb isha Drejtor i Policis\u00eb Shkod\u00ebr, i em\u00ebruar nga ministri kur n\u00eb pushtet ishte Partia Socialiste. Kjo nuk ndikoi aspak tek Kryeministri Berisha, i cili m\u00eb p\u00ebrzgjodhi nga t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb policis\u00eb dhe m\u00eb em\u00ebroi n\u00eb drejtimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Si n\u00eb Shkod\u00ebr ashtu dhe n\u00eb p\u00ebrmbushjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb drejtimit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb akuzuar policia si e politizuar. Nj\u00eb fakt: N\u00eb zgjedhjet e 2009, Edi Rama, kryetar i opozit\u00ebs s\u00eb asaj kohe, publikisht ka p\u00ebrg\u00ebzuar paanshm\u00ebrin\u00eb e korrekt\u00ebsin\u00eb ligjore t\u00eb strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nga qendra deri n\u00eb skajet m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb vendit. Dhe n\u00eb deklaratat zyrtare t\u00eb b\u00ebra nga BE-ja, OSBE-ja, ambasadori Amerikan i asaj kohe dhe diplomat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb vendin ton\u00eb, dhan\u00eb vler\u00ebsimet maksimale p\u00ebr rolin krejt\u00ebsisht korrekt e ligjor, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u2026Tani le t\u00eb \u201czbulojm\u00eb\u201d thelbin e pyetjes tuaj. <strong><em>Lulzim Basha ishte Ministri q\u00eb drejtoi gjith\u00eb aktivitetin e plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO, kriteret p\u00ebr liberalizimin e vizave. Ishin dy arritje historike p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/em><\/strong> Kryeminist\u00ebr ishte Sali Berisha dhe un\u00eb si Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb kam pasur n\u00eb pesh\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb p\u00ebrmbushjen e kritereve. N\u00eb aktualitetin e sotsh\u00ebm <strong><em>ka sinjale alarmante dhe trondit\u00ebse p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb vend, p\u00ebr shkak t\u00eb drog\u00ebs; ka sinjale alarmante p\u00ebr largimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, dhe t\u00eb dyja k\u00ebto rrezikojn\u00eb seriozisht p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb k\u00ebto dy arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/em><\/strong> N\u00eb parlamentin shqiptar jan\u00eb t\u00eb konfirmuar dhjet\u00ebra deputet me t\u00eb kaluar kriminale, me tendenc\u00eb t\u00eb theksuar p\u00ebr vrasje, prostitucion, trafik droge. Kjo \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme n\u00eb nj\u00eb vend normal e demokratik. Korrupsioni qeveritar \u00ebsht\u00eb i friksh\u00ebm kjo dhe e shprehur n\u00eb raportin e fundit DASH. K\u00ebto pra jan\u00eb motivet q\u00eb nuk mund t\u00eb hesht\u00ebsh, nuk mund t\u00eb b\u00ebsh sehir, kur vendi jon\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt i t\u00eb gjith\u00eb votuesve, i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve po b\u00ebn regres t\u00eb friksh\u00ebm drejt humner\u00ebs. Un\u00eb besoj tek Lulzim Basha, besoj pasi nuk rezulton n\u00eb asnj\u00eb informacion q\u00eb un\u00eb disponoj se takon, bisedon, b\u00ebn pakte me njer\u00ebz me rekorde kriminale\u2026 Kauza e tij \u00ebsht\u00eb dhe e imja, \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb vend. \u00cbsht\u00eb historike kjo q\u00ebndres\u00eb, n\u00eb k\u00ebto momente, n\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr demokracin\u00eb dhe integrimin europian.<\/p>\n<p><strong>Dit\u00ebn q\u00eb ishit n\u00eb n\u00eb krah t\u00eb Bash\u00ebs tek \u00e7adra fol\u00ebt rreth nj\u00eb fenomeni mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka pushtuar Shqip\u00ebrin\u00eb sot, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kanabizimi i gjith\u00eb vendit. Nga drejtuesit e mazhoranc\u00ebs mundohet t\u00eb hiqet nj\u00eb paralele q\u00eb e nj\u00ebjta situat\u00eb ka qen\u00eb dhe n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb PD-s\u00eb. Juve keni qen\u00eb Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit; A mund t\u00eb na thoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn tuaj bazuar mbi argumente?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e theksova dhe at\u00eb dit\u00eb tek \u201c\u00c7adra e Liris\u00eb\u201d. Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2008 kur drejtoja policin\u00eb e shtetit, nga autoritetet ligjzbatuese t\u00eb Italis\u00eb, jan\u00eb sekuestruar vet\u00ebm 4 kg cannabis sativa; n\u00eb vitin 2009, q\u00eb ishte dhe vit zgjedhor, jan\u00eb sekuestruar nga policia italiane, 65 kg cannabis sativa p\u00ebr nj\u00eb vit. K\u00ebto jan\u00eb shifra t\u00eb policis\u00eb italiane e jo t\u00eb autoriteteve shqiptare. Vet\u00ebm dy muajt e k\u00ebtij viti jan\u00eb sekuestruar 26 ton cannabis sativa nga autoritetet italiane dhe greke!. Le t\u00eb gjykojn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr fenomenin e luft\u00ebs kund\u00ebr kultivimit dhe trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb ato vite dhe sot. Dua t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje, se kur ndodhte q\u00eb policia italiane publikonte raste t\u00eb kapjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, n\u00eb sasi aspak t\u00eb krahasueshme me sasit\u00eb q\u00eb kapen sot, alarmi i kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit ishin n\u00eb kufirin maksimal p\u00ebr tu informuar se nga ishte nisur sasia e narkotik\u00ebve dhe kush duhet t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kur dokumentonim nga policit\u00eb homologe origjin\u00ebn e canabisit q\u00eb ishte nisur nga Greqia ose vend tjet\u00ebr p\u00ebr n\u00eb Itali, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ishim t\u00eb qet\u00eb, pasi gjith\u00eb zinxhiri komandues i policis\u00eb ishin n\u00eb kushte t\u00eb pezullimit nga detyra.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastet e konstatimit t\u00eb kultivimit dhe asgj\u00ebsimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, n\u00eb \u00e7do procedim penal arrestoheshin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit bazuar n\u00eb ligj. Imagjinoni plantacionet e kanabisit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, ardhja e far\u00ebs s\u00eb canabisit, hapje gropash n\u00eb gjith\u00eb territorin, montimi i impianteve t\u00eb vaditjes, pun\u00ebtor\u00eb-skllev\u00ebr q\u00eb transportohen \u00e7do dit\u00eb, paguhen, magazinat jo shum\u00eb larg stacioneve t\u00eb policis\u00eb, mes qendrave t\u00eb banuara dhe asnj\u00eb reagim!. Implikim i drejtuesve t\u00eb policis\u00eb, q\u00eb ishin pjes\u00eb aktive e k\u00ebtij biznesi kriminal ishte dhe mbetet evident. Kjo nuk ndodh pa nj\u00eb vullnet politik t\u00eb kryeministrit dhe ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, p\u00ebr ta motivuar, frym\u00ebzuar e p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga ky aktivitet kriminal. Kjo pasuri kriminale p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik serioz dhe potencial p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendit. K\u00ebto para kriminale t\u00eb mos harrojm\u00eb se nj\u00eb \u201cdit\u00eb pazari\u201d blejn\u00eb Parlamentin, k\u00ebshilltar\u00eb e autoritete lokale, konkurrojn\u00eb biznesin e ndersh\u00ebm si dhe zhyt vendin n\u00eb nj\u00eb udh\u00eb pa krye. Ndaj kjo situat\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb fund nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si sh\u00ebrb\u00ebtor i shtetit dhe i ligjit q\u00eb keni qen\u00eb sa beson Ahmet Pren\u00e7i n\u00eb statistikat e ofruara p\u00ebr asgj\u00ebsimin e 95% t\u00eb kanabisit nga policia teksa dhjet\u00ebra ton jan\u00eb kapur n\u00eb vendet fqinje?<\/strong><\/p>\n<p>E thash\u00eb at\u00eb dit\u00eb, po e p\u00ebrs\u00ebris dhe sot, se nuk besoj asnj\u00eb statistik\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb fenomen!. Un\u00eb jam nj\u00eb qytetar q\u00eb kam informacion, kontaktoj \u00e7do dit\u00eb me njer\u00ebz dhe punonj\u00ebs policie, l\u00ebviz n\u00eb t\u00eb gjitha rrethet e vendit dhe e di se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me k\u00ebt\u00eb aktivitet kriminal. Kur d\u00ebgjoj propagand\u00ebn fasad\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, motivohem m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb p\u00ebrball\u00eb me t\u00eb gjitha energjit\u00eb e mia qytetare dhe intelektuale. T\u00eb asgj\u00ebsosh 95% t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb mbjellur me cannabis sativa sipas qeveris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur 5% i kapur jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb tonelata drog\u00eb, imagjino\u00a0 se sa mund t\u00eb besosh shifrat q\u00eb serviren nga zyrat e qeveris\u00eb\u2026!<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb efektet negative t\u00eb kanabizimit\u00a0 t\u00eb vendit p\u00ebr shqiptar\u00ebt por dhe imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht e njohur si burim i kultivimit dhe trafikimit t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebnde narkotike n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e BE-s\u00eb. Kjo err\u00ebson padyshim imazhin e nj\u00eb vendi q\u00eb aspiron an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. Si\u00e7 e p\u00ebrmenda dhe m\u00eb lart, k\u00ebto superfitime kriminale jan\u00eb sot n\u00eb duart e njer\u00ebzve me precedent kriminal, t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me drejtues policie dhe qeveritar\u00eb\u2026Destinacioni i k\u00ebtyre parave nuk jan\u00eb investime n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb shkolla, sh\u00ebndet\u00ebsi, pensione, asistenc\u00eb sociale etj. P\u00ebrkthyer ndryshe jan\u00eb p\u00ebr blerje votash, blerje pushteti dhe skllav\u00ebrim t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb pashpres\u00eb. Kjo t\u00eb \u00e7on n\u00eb zgjedhje fasad\u00eb dhe instalimin p\u00ebrfundimisht t\u00eb nj\u00eb neodiktature kriminale.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb shk\u00ebputemi nga kjo tem\u00eb dhe ju pyesim: Si po qeveriset Shqip\u00ebria sipas jush sot? Keni qen\u00eb zyrtar i lart\u00eb shteti me t\u00eb dyja administratat at\u00eb t\u00eb PD -s\u00eb dhe PS-s\u00eb, ndaj a mund t\u00eb na b\u00ebni nj\u00eb ekzaminim tuajin par\u00eb n\u00eb optik\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr t\u00eb pasur qoft\u00eb dhe nj\u00eb dallim i cili vjen nga syri i nj\u00eb specialist si ju?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj, se periudha e qeveris\u00eb Berisha, kur dhe sh\u00ebrbeva n\u00eb detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ka qen\u00eb periudha m\u00eb e mir\u00eb e qeverisjes, t\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve ligjzbatuese s\u00eb k\u00ebtij vendi. Si\u00e7 e theksova m\u00eb lart, angazhimi i strukturave shtet\u00ebrore p\u00ebr plot\u00ebsimin e kritereve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO dhe liberalizimin e vizave ishte maksimal. Treguesit e luft\u00ebs kund\u00ebr krimit kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb mirat nd\u00ebr vite. U arrit t\u00eb prangosen dhe dalin para drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb dokumentohet e provohet veprimtaria kriminale e t\u00eb gjith\u00eb bandave q\u00eb kishin kryer dhe kryenin krime makabre n\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit. U arrit ulja e numrit t\u00eb vrasjeve n\u00eb minimumin historik, u zbuluan me qindra ngjarje t\u00eb vjetra, u ul n\u00eb maksimum numri i vjedhjeve me dhun\u00eb, grabitjeve etj.\u00a0 N\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, u koordinuan hetime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb goditur me dhjet\u00ebra grupe kriminale q\u00eb zhvillonin aktivitetin e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vende te tjera te rajonit dhe BE-s\u00eb. \u00a0Si pasoj\u00eb, besueshm\u00ebria e policive homologe tek policia shqiptare ishte maksimale. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi marr\u00eb n\u00eb Bruksel, n\u00eb t\u00eb gjitha takimet raportuese, vler\u00ebsimet maksimale dhe fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Qeverisja e pas 2013 instaloi nj\u00eb model jo profesional. N\u00eb detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mendoj q\u00eb u vendos\u00ebn njer\u00ebz anonim, militant\u00eb partie, t\u00eb devotsh\u00ebm p\u00ebr shefat e tyre politik por jo profesional e shum\u00eb prej tyre, tashm\u00eb t\u00eb publikuar, me lidhje e t\u00eb kaluar kriminale. U larguan nga detyra njer\u00ebz q\u00eb kishin kontribute profesionale q\u00eb ishin p\u00ebrballur me krimin e banda kriminale dhe u hodh\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb pa kurrfar\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>Un\u00eb punova nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr Drejtor i Hetimit Tatimor dhe p\u00ebr aq koh\u00eb, me ato pak njer\u00ebz profesionist\u00eb q\u00eb kisha n\u00eb dispozicion, b\u00ebm\u00eb shum\u00eb hetime profesionale q\u00eb nuk ishin b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nga ai institucion. N\u00eb momentin q\u00eb k\u00ebto profesionist\u00eb u hoq\u00ebn nga puna, p\u00ebr arsyen e vetme q\u00eb kishin punuar n\u00eb qeverisjen e PD-s\u00eb dhe po kryenin hetime n\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb ishin pran\u00eb qeveris\u00eb, refuzova pa m\u00ebdyshje dhe publikisht reagova me dor\u00ebheqjen time nga kjo detyr\u00eb. Pozicioni im nuk ishte nj\u00eb pozicion politik por nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrputhej plot\u00ebsisht me formimin tim arsimor dhe profesional. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb model qeverisje se kisha par\u00eb, se kisha lexuar as se kisha hasur askund. Un\u00eb e refuzova dhe e refuzoj k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb funksionimit t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p><strong>Keni dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim tuajin kur u larguat nga Drejtor i Hetimit Tatimor n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve, por n\u00ebse do ju ripyesim: P\u00ebrse u larguat dhe cilat kan\u00eb qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tuaja me Ram\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Arsyet e k\u00ebsaj dor\u00ebheqje i kam b\u00ebr\u00eb publike. Besoj dhe z. Rama i ka m\u00ebsuar dhe i ka t\u00eb qarta arsyet e asaj dor\u00ebheqje. Un\u00eb mendoja q\u00eb kjo dor\u00ebheqje do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb kamban\u00eb alarmi p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb po shkonin keq e m\u00eb keq. N\u00eb fund t\u00eb fundit dor\u00ebheqja ime ishte parimore. Me Edi Ram\u00ebn kam pasur marr\u00ebdh\u00ebnie korrekte q\u00eb kur isha Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb dhe ai ishte Kryetar i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe Kryetar i opozit\u00ebs. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet q\u00eb ai i ka r\u00ebn\u00eb telefonit p\u00ebr problemet q\u00eb lidheshin me policin\u00eb, p\u00ebr t\u2019u takuar p\u00ebr shqet\u00ebsimet q\u00eb lidheshin me detyr\u00ebn time, un\u00eb kam treguar gatishm\u00ebrin\u00eb absolute p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebrkesat q\u00eb kishte ne adres\u00eb t\u00eb policis\u00eb. E kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse policia nuk \u00ebsht\u00eb e partis\u00eb n\u00eb pushtet, \u00ebsht\u00eb dhe e opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb popullit. Kryeministrit Sali Berisha, i kam th\u00ebn\u00eb p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb time pa eukivok p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave q\u00eb mund t\u00eb kishte kryetari i opozit\u00ebs p\u00ebr policin\u00eb dhe nuk kam gjetur asnj\u00eb lloj refuzimi nga ana e Tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Q\u00eb pas dor\u00ebheqjes nga Drejtor i Hetimit Tatimor q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb nuk kam pasur asnj\u00eb komunikim me Kryeministrin Rama.<\/p>\n<p><strong>Sa besoni se Basha do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Kryeminist\u00ebr i denj\u00eb, i themelimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Re, si\u00e7 ka premtuar?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e njoh z. Basha, kam punuar me t\u00eb, e kam pasur Minist\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm kur isha Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb dhe pastaj isha k\u00ebshilltar i tij. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb konstatoj q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 energjive t\u00eb mosh\u00ebs, ka arritur nj\u00eb pjekuri politike t\u00eb admirueshme. \u00cbsht\u00eb me nj\u00eb kultur\u00eb per\u00ebndimore q\u00eb lidhet me shkollimin dhe karrier\u00ebn\u00a0 e tij. E vler\u00ebsoj q\u00eb ka fituar t\u00eb gjitha sfidat politike q\u00eb nga viti 2005 e n\u00eb vazhdim. \u00cbsht\u00eb kontribuuesi absolut si Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm dhe i Brendsh\u00ebm n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO dhe liberalizimin e vizave. Jam besimplot\u00eb q\u00eb do jet\u00eb Kryeministri q\u00eb do t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Faleminderit!.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flet ish-kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit: Ja pse iu bashkova protest\u00ebs qytetare m\u00eb 18 shkurt Un\u00eb besoj tek Lulzim Basha, besoj pasi nuk rezulton n\u00eb asnj\u00eb informacion q\u00eb un\u00eb disponoj se takon, bisedon, b\u00ebn pakte me njer\u00ebz me rekorde kriminale\u2026 Kauza e tij \u00ebsht\u00eb dhe e imja, \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":32048,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32047","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-uncategorized-sq","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32047","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32047"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32047\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32048"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}