{"id":320488,"date":"2023-05-03T12:46:26","date_gmt":"2023-05-03T10:46:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=320488"},"modified":"2023-05-03T12:46:26","modified_gmt":"2023-05-03T10:46:26","slug":"a-ja-vlen-te-vazhdosh-te-jetosh-dhe-te-votosh-ne-kete-vend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/a-ja-vlen-te-vazhdosh-te-jetosh-dhe-te-votosh-ne-kete-vend\/","title":{"rendered":"A ja vlen t\u00eb vazhdosh t\u00eb jetosh dhe t\u00eb votosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Kalemaj<\/p>\n<p>Fushata e radh\u00ebs po shkon drejt fundit. N\u00eb shum\u00eb\u00e7ka e ngjashme me paraardh\u00ebset. Nj\u00ebjt\u00eb retorika politike ndon\u00ebse zgjedhje lokale, asfalti elektoral i rrugicave shtruar me shpejt\u00ebsi dhe shkel e shko. Ngjash\u00ebm bu\u00e7imat e kandidat\u00ebve dhe doppelganger-at e tyre. Shfrimet plot ekstazi t\u00eb militant\u00ebve dhe urrejtja e verb\u00ebr ndaj pal\u00ebn tjet\u00ebr. Nj\u00ebjt\u00eb shfrimet e fantazis\u00eb dhe nekropolitik\u00ebs, i akuzave p\u00ebr shitblerje t\u00eb vot\u00ebs dhe deformim t\u00eb vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve. Nj\u00ebjt\u00eb edhe oferta politike me pak risi n\u00eb kostume, fytyra dhe personalitete t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Por ka edhe ndryshime. Shpesh n\u00eb kahun e kund\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb konsiderohet progres. Nj\u00eb t\u00eb huaji do i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje thuajse mungesa e posterave t\u00eb kandidat\u00ebve lokal\u00eb. Z\u00ebvend\u00ebsuar dhunsh\u00ebm me padron\u00ebt e tyre politik\u00eb. Nj\u00eb fushat\u00eb q\u00eb i ngjan m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb referendumi politik. Me premtime p\u00ebr dyfishim rrogash n\u00eb administrat\u00eb dhe 5 mij\u00eb lek\u00ebshin e l\u00ebmosh\u00ebs p\u00ebr pensionist\u00ebt n\u00eb vend t\u00eb rritjes s\u00eb pensioneve. Por edhe kaq boll e kan\u00eb se vot\u00ebn din\u00eb ku ta shkundin partizan\u00e7e. Me veteran\u00ebt q\u00eb kan\u00eb thyer dhe \u00e7do ligj biologjik dhe sa vijn\u00eb e shtohen nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vitet ikin tutje. Por edhe pala tjet\u00ebr i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet po me premtime tipike p\u00ebr zgjedhje parlamentare. P\u00ebr ulje taksash dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr familjet e reja. P\u00ebr inkurajim t\u00eb profesionist\u00ebve q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb atdhe e t\u00eb tjera si k\u00ebto. Ndon\u00ebse duhen pritur minimumi edhe dy vjet q\u00eb t\u00eb shohim a do t\u00eb ket\u00eb rotacion pushteti p\u00ebr t\u2019u materializuar.<\/p>\n<p>Kjo fushat\u00eb tregon edhe nj\u00eb lloj lodhje. \u00cbsht\u00eb fillimi i fundit t\u00eb mitingjeve dhe takimeve masive. Takimet der\u00eb m\u00eb der\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr me kameraman mbas dhe me kaseta t\u00eb kuruara dhe depozituara me kujdes televizioneve p\u00ebr ta shum\u00ebfishuar efektin e nj\u00eb takimi dhe ulur n\u00eb maksimum kostot. Fushat\u00eb pa reklama televizive dhe e mbushur me monologje t\u00eb m\u00ebrzitshme, deri n\u00eb bezdi t\u00eb kandidat\u00ebve. T\u00eb cil\u00ebt duke qen\u00eb se refuzojn\u00eb t\u00eb dalin p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit (sidomos ata t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebrball\u00eb opozit\u00ebs), nuk durojn\u00eb as pyetjet e gazetar\u00ebve dhe as logjik\u00ebn e analist\u00ebve. Por i\u2019u hak\u00ebrrehen ende pa pasur sigurin\u00eb e ngrohjes s\u00eb kolltukut t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend mjafton ta kesh mir\u00eb me at\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00eb n\u00eb list\u00eb, t\u00eb kesh siguruar financat e nevojshme dhe t\u00eb tjerat pak r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb. Sidomos votuesi. Ky i fundit p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb i pak\u00ebt n\u00eb kutit\u00eb e votimit, po tregon nj\u00eb zgjedhje estetike dhe etike p\u00ebrmes refuzimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb t\u00eb pamjaft\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7orb\u00eb t\u00eb prishur q\u00eb ofron pavar\u00ebsisht er\u00ebzave t\u00eb shtuara ofron pak mund\u00ebsi p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Shpresa ka humbur n\u00eb drejtim t\u00eb paditur, zhg\u00ebnjimi pas m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb kristal, \u00ebndrra se gj\u00ebrat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb \u00ebsht\u00eb venitur. Nj\u00eb Shqip\u00ebri e dyndur drejt Tiran\u00ebs, t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ikin si nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt nga ky vend q\u00eb nuk garanton as sigurin\u00eb e s\u00eb p\u00ebrditshmes, nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb furtun\u00eb q\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet nga mediokriteti q\u00eb drejton, nuk t\u00eb l\u00ebn\u00eb vend as p\u00ebr idealiz\u00ebm dhe as p\u00ebr optimiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Pak kush beson sot te sh\u00ebndet\u00ebsia falas, te ajri i pa ndotur, te uji i pijsh\u00ebm pa orar, te pyjet vertikal\u00eb apo orbital\u00eb, te shkollat apo \u00e7erdhet pa turne dhe me cil\u00ebsi, te blerja e nj\u00eb apartamenti me kursimet e nj\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb pune t\u00eb ndershme, te trafiku i menazhuesh\u00ebm apo t\u00eb ket\u00eb ende shpres\u00eb t\u00eb kap\u00eb ndonj\u00eb parkim. K\u00ebto jan\u00eb thjesht premtime ciklike sa her\u00eb ka zgjedhje vendore bashk\u00eb me ato t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb kur ka zgjedhje parlamentare, por jan\u00eb si \u00ebndrrat e nj\u00eb nate vere q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb ve\u00e7 drejt nj\u00eb dileme shekspiriane: ja vlen t\u00eb vazhdosh t\u00eb jetosh dhe t\u00eb votosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Kalemaj Fushata e radh\u00ebs po shkon drejt fundit. N\u00eb shum\u00eb\u00e7ka e ngjashme me paraardh\u00ebset. Nj\u00ebjt\u00eb retorika politike ndon\u00ebse zgjedhje lokale, asfalti elektoral i rrugicave shtruar me shpejt\u00ebsi dhe shkel e shko. Ngjash\u00ebm bu\u00e7imat e kandidat\u00ebve dhe doppelganger-at e tyre. Shfrimet plot ekstazi t\u00eb militant\u00ebve dhe urrejtja e verb\u00ebr ndaj pal\u00ebn tjet\u00ebr. Nj\u00ebjt\u00eb shfrimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":295137,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-320488","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/320488","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=320488"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/320488\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/295137"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=320488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=320488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=320488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}