{"id":321000,"date":"2023-05-10T17:17:56","date_gmt":"2023-05-10T15:17:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=321000"},"modified":"2023-05-10T17:17:56","modified_gmt":"2023-05-10T15:17:56","slug":"leter-atyre-qe-u-duket-se-tirana-ka-ndryshuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/leter-atyre-qe-u-duket-se-tirana-ka-ndryshuar\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr atyre q\u00eb u duket se Tirana ka ndryshuar"},"content":{"rendered":"<p>Nga Avni Nezaj <\/p>\n<p>U k\u00ebputen n\u00eb mes rrjetet prej klikimeve tek butoni i gishtit t\u00eb madh pas thirrjeve me video, me audio, me tekst, t\u00eb disa personave publik\u00eb q\u00eb reklamonin pun\u00ebn e Erion Veliajt n\u00eb drejtimin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Mesazhe prek\u00ebse, dometh\u00ebn\u00ebse, rr\u00ebqeth\u00ebse, mall\u00ebngjyese. Ta thyenin shpirtin. T\u00eb fusnin n\u00eb mendime. Nga k\u00ebto munda t\u00eb kuptoj edhe m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb qart\u00eb se sa shum\u00eb ka ndryshuar Tirana. Kjo e imja.<\/p>\n<p>Po, Tirana ka ndryshuar, tani nuk ka Teat\u00ebr Komb\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb i vetmi kryeqytet evropian pa Teat\u00ebr Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Po, Tirana ka ndryshuar, nuk ka parking publik, tani \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjesh parking me pages\u00eb. Ndryshim q\u00eb ul shpenzimet p\u00ebr qytetar\u00ebt ky!?<\/p>\n<p>Po, Tirana ka ndryshuar, ujin q\u00eb e paguanim dikur 700 lek\u00eb me fatur\u00eb, tani e paguajm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2200 lek\u00eb. Edhe ky ndryshim n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb uj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi as t\u00eb papijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po t\u00eb dashur VIPE dhe VIPA, Tirana ka ndryshuar, pluhurin q\u00eb thithim me ndotje kancerogjene e kemi dhurat\u00eb nga bashkia. N\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs, bashkia nuk u nxin jet\u00ebn qytetar\u00ebve. N\u00eb Tiran\u00eb po.<\/p>\n<p>Po, Tirana ka ndryshuar t\u00eb nderuar e t\u00eb respektuar VIPA dhe VIPE, q\u00eb u bie ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb kaloni nga zonat VIP t\u00eb aeroportit tek zonat VIP t\u00eb kryeqytetit e pa pasur koh\u00eb as t\u00eb hidhni syt\u00eb mbi kazan\u00ebt e plehrave q\u00eb \u201cndahen\u201d mir\u00eb, e ikni s\u00ebrish nga qielli p\u00ebr n\u00eb parajsat tuaja.<\/p>\n<p>Pse nuk b\u00ebni nj\u00eb vizit\u00eb tek inceneratori i Tiran\u00ebs q\u00eb t\u00eb kuptoni mrekullin\u00eb si vidhen parat\u00eb e shqiptar\u00ebve. Por ju nuk e dini se sa mir\u00eb jetojm\u00eb ne. Mund t\u00eb b\u00ebni ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb Veliajn t\u2019ua sjellin kryetar edhe n\u00eb ato qytetet ku keni rezidencat e tjera t\u00eb q\u00ebndrimit.<\/p>\n<p>Po, kryeqyteti im ka ndryshuar shum\u00eb, kishte edhe sht\u00ebpi t\u00eb bukura tironse me pus n\u00eb oborr, tani nuk jan\u00eb m\u00eb. Tani kemi kullat, pus i zi.<\/p>\n<p>Po, Tirana ka ndryshuar. Tani nuk ka qend\u00ebr, ka vet\u00ebm an\u00ebsore prej betoni. Edhe lulet n\u00ebp\u00ebr vazo mbillen, se tok\u00eb nuk ka m\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb ndryshim i madh edhe cil\u00ebsor edhe sasior, apo jo t\u00eb ndritur VIPE dhe VIPA? Pse nuk e thoni n\u00eb mesazhet tuaja ku na k\u00ebrkoni t\u00eb votojm\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebri dasm\u00eb n\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb me parat\u00eb e fiqve. Se fiqt\u00eb kushtojn\u00eb shum\u00eb k\u00ebtu tek ne. N\u00ebse nuk i keni ngr\u00ebn\u00eb nga Erioni, ua rekomandoj t\u2019i hani t\u00eb nderuar VIPA dhe VIPE. Sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Po, po, po, Tirana ka ndryshuar \u201cmiq\u201d VIPA. Tani kur i afrohemi Tiran\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb drejtimet hyr\u00ebse, nga jugu, nga lindja, nga veriu, marrim masa mbrojt\u00ebse sepse mund t\u00eb sulmohesh nga kafsh\u00ebt e egra. Pyjet orbitale e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre. Shtohen kafsh\u00ebt. Ato pyje duan.<\/p>\n<p>Po more VIPA q\u00eb k\u00ebndoni, recitoni, b\u00ebni art, kuzhin\u00eb, qepje, q\u00ebndisje, aktrim, lustraxhiun, bojaxhiun, Tirana ka ndryshuar shum\u00eb. Po shum\u00eb fare. Trafiku, q\u00eb edhe mund t\u00eb ishte i menaxhuesh\u00ebm, tani \u00ebsht\u00eb prezent n\u00eb \u00e7do or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs. Por kot ankohemi, ky trafiku t\u00eb b\u00ebn mir\u00eb. I fut nj\u00eb sy gjum\u00eb n\u00eb makin\u00eb. Lexon ndonj\u00eb gj\u00eb. Ha edhe buk\u00eb q\u00eb e ke marr\u00eb me vete p\u00ebr raste t\u00eb tilla. Mund t\u00eb b\u00ebsh edhe njohje t\u00eb reja, aty n\u00eb trafik. E t\u00eb thuash pastaj q\u00eb ky ose kjo \u00ebsht\u00eb mik ose mikesh\u00eb nga or\u00ebt e trafikut.<\/p>\n<p>Balta, q\u00eb na merr malli p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pranishme n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e shum\u00eb lagjeve t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb nderuar personalitete. Prandaj Tirana ka ndryshuar. Nuk na le pa balt\u00eb. E di, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e \u00ebmb\u00ebl se mjalti. Prandaj&#8230;<\/p>\n<p>Edhe tenderat e asfaltit elektoral nuk i mor\u00ebn ata q\u00eb punojn\u00eb, por njer\u00ebzit e klanit t\u00eb bashkis\u00eb ose VIP-ave. Prandaj ka ndryshu Tirana. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo e para. Tiran\u00eb e artit e kultur\u00ebs. Tirana e qet\u00ebsis\u00eb dhe jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Por sipas VIP-ve, Tirana ka ndryshuar. Kur e sheh nga avioni edhe mundet. Po e v\u00ebrtet\u00eb. Ajo zgjerohet \u00e7do dit\u00eb. Por kujdesi i bashkis\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn q\u00eb ndryshon vet\u00eb, ngushtohet \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Po, po se desh harrova. Tani kemi stadium me kull\u00eb. S\u00eb shpejti teat\u00ebr me kull\u00eb. Do kemi edhe shkolla me kull\u00eb, kopshte me kull\u00eb, universitete me kull\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb m\u00ebsohen me lart\u00ebsit\u00eb. Apo jo t\u00eb nderuar shume VIPA dhe VIPE? Sidomos ata f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb studiojn\u00eb me dy turne n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>Edhe ndonj\u00eb spital me kull\u00eb do ishte mir\u00eb. Mir\u00eb do ishte q\u00eb k\u00ebto pyjet e shumta orbitale, ose k\u00ebto 1 milion\u00eb pem\u00ebt e \u201cmbjella\u201d t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoheshin me kulla. S\u2019kam gj\u00eb me kullat o nd\u00ebrtues, por ato nuk duhet t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb Tiran\u00ebn e vjet\u00ebr, at\u00eb artistiken, at\u00eb pak q\u00eb kishte mbetur, historin\u00eb. Apo jo t\u00eb dashur VIPA artist\u00eb q\u00eb nuk that\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr teatrin. Apo \u00e7\u2019e duam. Kemi bashkin\u00eb e Erjonit. N\u00eb bashki p\u00ebrdit\u00eb luhen tragjedi e komedi. Ka p\u00ebr t\u00eb gjitha shijet. Mund t\u00eb martohesh edhe n\u00eb 3 t\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>A e din\u00eb k\u00ebta VIPAT, q\u00eb nuk u bie t\u00eb ecin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, se po i kapi shurra n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs vet\u00ebm ta b\u00ebjn\u00eb n\u00eb brek\u00eb se nuk ka nj\u00eb banjo publike. E pra, Tirana ka ndryshuar. Edhe n\u00eb koh\u00ebn e mbret\u00ebris\u00eb, Tirana e kishte nj\u00eb shurr\u00ebtore publike.<\/p>\n<p>Dhe pasi martuan me urdh\u00ebr partie Luizin n\u00eb tarrac\u00ebn e bashkis\u00eb, dje paskan nxjerr\u00eb Luiz\u00ebn t\u00eb recitoj\u00eb refrenin p\u00ebr \u201cpun\u00ebtorin\u201d e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Po, po, t\u00eb kudogjendsh\u00ebm VIPA q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoni vot\u00ebn p\u00ebr Erionin. Edhe un\u00eb si ju do b\u00ebj. P\u00ebr Erionin do votoj. Por do votoj q\u00eb ai t\u00eb ik\u00eb se e ka p\u00ebr\u00e7udnuar kryeqytetin tim. Ai ka frik\u00eb nga qytetar\u00ebt dhe ju nxjerr juve. Ja, kaq VIPA dhe VIPE. Dhe 14 maji m\u00eb duket shum\u00eb larg.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Avni Nezaj U k\u00ebputen n\u00eb mes rrjetet prej klikimeve tek butoni i gishtit t\u00eb madh pas thirrjeve me video, me audio, me tekst, t\u00eb disa personave publik\u00eb q\u00eb reklamonin pun\u00ebn e Erion Veliajt n\u00eb drejtimin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Mesazhe prek\u00ebse, dometh\u00ebn\u00ebse, rr\u00ebqeth\u00ebse, mall\u00ebngjyese. Ta thyenin shpirtin. T\u00eb fusnin n\u00eb mendime. Nga k\u00ebto munda [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":321001,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-321000","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/321000","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=321000"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/321000\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/321001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=321000"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=321000"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=321000"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}