{"id":321412,"date":"2023-05-15T12:33:01","date_gmt":"2023-05-15T10:33:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=321412"},"modified":"2023-05-15T12:33:01","modified_gmt":"2023-05-15T10:33:01","slug":"sharlatanet-te-ikin-nga-opozita-ajo-duhet-te-rithemelohet-analiza-e-agron-gjekmarkajt-foltorja-dhe-vula-duhet-ta-ulin-siparin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/sharlatanet-te-ikin-nga-opozita-ajo-duhet-te-rithemelohet-analiza-e-agron-gjekmarkajt-foltorja-dhe-vula-duhet-ta-ulin-siparin\/","title":{"rendered":"\u201cSharlatan\u00ebt t\u00eb ikin nga opozita, ajo duhet t\u00eb rithemelohet\u201d, analiza e Agron Gjekmarkajt: Foltorja dhe Vula duhet ta ulin siparin"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj, e cil\u00ebsoi rezultatin e zgjedhjeve vendore t\u00eb 14 majit, nj\u00eb katastrof\u00eb elektorale p\u00ebr opozit\u00ebn, deri n\u00eb kufijt\u00eb e asgj\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj shprehet n\u00eb analiz\u00ebn e tij se pluralizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik, sepse opozita po vet\u00ebvritet dhe vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb re pa humbur mb\u00ebshtet\u00ebsit e t\u00eb vjetr\u00ebs. Sipas tij, opozita duhet t\u00eb rithemelohet, nd\u00ebrsa Foltorja dhe Vula duhet ta ulin siparin, sepse, sipas tij, u mund \u201copozita e v\u00ebrtet\u00eb\u201d shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se \u201copozita e shitur\u201d dhe jan\u00eb mundur t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>Analiza e Gjekmarkajt<\/p>\n<p>Katastrofa elektorale e Opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pazakonte n\u00eb p\u00ebrmasa deri n\u00eb kufijt\u00eb e asgj\u00ebsimit por jo e pa paralajm\u00ebruar. Kryeqyteti, qytetet e medha, Shkodra, bastionet po bien t\u00eb gjitha nj\u00eb e nga nj\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebzia dhe posht\u00ebrsia krah p\u00ebr krah u serviren si shpres\u00eb, si alternativ\u00eb, si fitore kur n\u00eb fakt me zhurm\u00ebn si teneqe rrug\u00ebve kishin n\u00eb ball\u00eb humbjen dhe shkat\u00ebrrimin.<\/p>\n<p>Tek dhuna e fjal\u00ebs gjeje munges\u00ebn e fisnik\u00ebris\u00eb. Zhg\u00ebnjimi \u00ebsht\u00eb i madh, z\u00ebmerimi po kaq. Gjuetia p\u00ebr fajtore jasht\u00eb vetes s\u2019ka asnj\u00eb vler\u00eb, nuk sh\u00ebron ask\u00ebnd. N\u00eb nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb till\u00eb nd\u00ebshkimi nuk ka dobi t\u00eb akuzosh kund\u00ebrshtarin, do t\u00eb ishte insistim n\u00eb marr\u00ebzi.<\/p>\n<p>Duhet kerkuar gjith\u00e7ka tek vetja, tek vet\u00ebshkaterrimi per interesa personale, tek shkolla politike, tek dominimi i se vjetres, tek gjuha antiperendimore, tek t\u00eb nj\u00ebjtet q\u00eb v\u00ebrtiten n\u00eb oborr pa mir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr tu hapur vend t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rinjt\u00eb pa kurajo per t\u2019u rebeluar, duhet kerkuar pergjegj\u00ebsia tek Sali Berisha  dhe Lulzim Basha e tek secili prej nesh qe nuk u dol\u00ebm ballazi sa duhet e kur duhej vit pas viti.<\/p>\n<p>Partia domen i b\u00ebn me faj t\u00eb gjith\u00eb aksioner\u00ebt e PD shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr trup\u00ebn e saj politike.<\/p>\n<p>Nje degradim i tille nuk eshte merite negative vetem e dy personave por e kujtdo qe lejoji kete mentalitet t\u00eb shnderrohej ne rregull.<\/p>\n<p>Kjo fundosje nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb viti ajo ka rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella. Ngjarjet e kesaj kohe, \u00e7arja, per\u00e7arja, egersia e gjuhes, thyerja me SHBA, perdorimi i njer\u00ebzve si te ishin turma pa shpirt, paftesia per te rigjeneruar ide, krijuan dritare te shumta ku secili mund t\u00eb shihte tragjedine e opozites e ndar\u00eb n\u00eb \u201cFoltore\u201d e \u201cVul\u00eb\u201d t\u00eb dyja t\u00eb pandershme, e para n\u00eb revansh e dyta n\u00eb mbrojtje n\u00eb paaftesi per te ndertuar konceptin e nj\u00eb opozite te re mosperdoruese  e nj\u00eb vule qe i ra siper si rrase varri.<\/p>\n<p>Deputetet jan\u00eb produkte t\u00eb votes, un\u00eb nj\u00ebri prej tyre. Nuk e besoja kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb mpihesha, te rrotullohesha mes dilemash, si mijera t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb djatht\u00eb shqiptar, t\u00eb nisesha e t\u00eb kthehesha, t\u00eb mos votoja produktet e nj\u00eb procesi femij\u00eb te perdhunimit dhe gjuhes kunder SHBA dhe Perendimit, te strehuar tek sigla e Ilir Metes kaq shum\u00eb t\u00eb akuzuar prej tyre e po kaq nga kundershtaret per t\u00eb kaluaren,  t\u00eb refuzoja paaftesin\u00eb e vules per ti dhene vendit dhe opozites nj\u00eb model t\u00eb ri, kantidat dinjitoz.<\/p>\n<p>Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Pashk Gjonin i cili mbetet nj\u00eb person i denj\u00eb per respekt si qytetar e si mjek qe ne plan individual do e merrte voten time.<\/p>\n<p>Po pluralizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik sepse ne si opozite po vet\u00ebvritemi. Shoqeria po ecen me shpejt\u00ebsi, ne nuk po dime ta lexojme ate. Vendi ka nevoj\u00eb per nje opozite t\u00eb re pa humbur mbeshtetesit e s\u00eb vjetres. Opozita duhet te rithemelohet Foltorja me revanshin e saj dhe Vula me skytherine e vet duhet ta ulin siparin. Kjo nuk behet me fytyrat si sholle kundrejt qe as nuk skuqen e as nuk zverdhen, duhet te vendose qellimet e veta n\u00eb kontekstin e modernitetit shqiptar, duhet t\u00eb \u00e7lirohet nga varrmihesit e saj t\u00eb vjeter apo t\u00eb rinj, duhet t\u00eb rivendose miqesine dhe dialogun me SHBA-ne ndryshe fatkeqsite nuk do t\u00eb na ndahen deri n\u00eb piken q\u00eb tragjikja t\u00eb shnderrohet n\u00eb komike. Jemi afer kesaj pike. U mund \u201copozita e vertete\u201d shum\u00eb m\u00eb teper se \u201copozita e shitur\u201d. Por jan\u00eb mundur t\u00eb dyja. Njer\u00ebzit duhet te protestojne qe sharlatanet t\u00eb ikin nga Opozita. Pasi t\u00eb na bjere zemerimi duhet t\u2019i kthehemi arsyes, tolerances perkufizimit t\u00eb nj\u00eb vizioni qe i rikthen vendit pluralizmin, demokracise ekuilibrin, Shqiperise nj\u00eb alternative. \u00c7do qasje tjeter ka vetem nj\u00eb horizont asgjesimin qe i shpie individet nje nga nje t\u00eb bejne menjane si femije qe nuk rrine dot pa e th\u00ebne \u201cMbreti \u00ebsht\u00eb lakuriq\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj, e cil\u00ebsoi rezultatin e zgjedhjeve vendore t\u00eb 14 majit, nj\u00eb katastrof\u00eb elektorale p\u00ebr opozit\u00ebn, deri n\u00eb kufijt\u00eb e asgj\u00ebsimit. Gjekmarkaj shprehet n\u00eb analiz\u00ebn e tij se pluralizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik, sepse opozita po vet\u00ebvritet dhe vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb re pa humbur mb\u00ebshtet\u00ebsit e t\u00eb vjetr\u00ebs. Sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":296056,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-321412","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/321412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=321412"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/321412\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/296056"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=321412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=321412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=321412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}