{"id":322173,"date":"2023-05-21T14:36:45","date_gmt":"2023-05-21T12:36:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=322173"},"modified":"2023-05-21T14:36:45","modified_gmt":"2023-05-21T12:36:45","slug":"nga-agim-xhafka-telegrami-grua-po-martohem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-agim-xhafka-telegrami-grua-po-martohem\/","title":{"rendered":"Nga Agim Xhafka\/ Telegrami: \u201cGrua, po martohem\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nuk di pse mbr\u00ebm\u00eb m\u2019u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e ngusht\u00eb e gjyshes sime Fros\u00ebs, banonte dy dyer m\u00eb lart se ajo, te sokaku para Bank\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Shpesh m\u00eb ngjanin si motra, tamam-tamam si binjake. Ashtu t\u00eb im\u00ebta, veshur me t\u00eb zeza, me shami n\u00eb kok\u00eb e nj\u00eb tuf\u00eb flok\u00ebsh mbrapa q\u00eb u dukej si bishti i nj\u00eb miu as t\u00eb madh e as t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Gjyshja rrinte n\u00eb t\u00eb zeza edhe pa vdekur gjyshi. Nuk e di pse. Eliniqit mendoja se do i kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb burri andaj. Por kur e pyeta m\u00eb tha:<\/p>\n<p>-E kam gjall\u00eb burrin, xhan. Por e kam larg, shum\u00eb larg. N\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Niqka ato mote kishte nj\u00eb djal\u00eb student, Llambin, m\u00ebsonte p\u00ebr inxhinieri. Gjith\u00eb vitin mbetej vet\u00ebm, se ai rrinte n\u00eb Tiran\u00eb, por nuk e linte gjyshja ime. E ftonte \u00e7do dit\u00eb dhe darkave, mbi mangallin me prush, ato nisnin e llafosnin.<\/p>\n<p>Kryesisht p\u00ebr burrat. Imja rr\u00ebfente se Jorgji i saj qe pun\u00ebtor i madh, por i prap\u00eb, i sert\u00eb. I b\u00ebrtiste gjyshes, si\u00e7 thosh ajo, koh\u00eb e pa koh\u00eb. Ama zoti ia ndreqi qejfin.<\/p>\n<p>E goditi me hemoragji n\u00eb tru. E la gjall\u00eb, por ia mori goj\u00ebn. Asnj\u00eb tingull nuk nxirrte dot. Derisa vdiq gjyshja e komandonte. U b\u00eb dhe grua, dhe burr\u00eb. Mburrej me k\u00ebto dy role, por Niqka ia priste shkurt.<\/p>\n<p>-Kam nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb vet\u00eb jam burr\u00eb dhe grua. Rrita Llambin dhe pa burrin dhe po e b\u00ebj inxhinier.<\/p>\n<p>Nga ato muzgje dimri m\u00ebsova se Niqka kishte ndenjur ve\u00e7 tre muaj me burrin, Nesti e quanin. Pastaj kishin shkuar nj\u00eb m\u00ebngjes bashk\u00eb deri te L\u00ebndina e Lot\u00ebve e aty, pasi u p\u00ebrqafuan, uruan t\u00eb shiheshin sa m\u00eb par\u00eb. Iku Nesti drejt Selanikut, m\u00eb von\u00eb me anije arriti n\u00eb Boston.<\/p>\n<p>K\u00ebmbenin letra dhe Nesti niste ca dollar\u00eb n\u00eb fillim, m\u00eb pas m\u00eb shum\u00eb. D\u00ebrgoi plot dhurata kur lindi Llambi. D\u00ebrgoi dhe foto te berberana e tij. I qeshur, i lumtur sa m\u00eb s\u2019ka.<\/p>\n<p>Koha ua g\u00ebrryente zemrat t\u00eb dyve. Ai b\u00ebhej gati t\u00eb vinte e diku i delte nj\u00eb pun\u00eb, diku nj\u00eb penges\u00eb derisa u \u201c\u00e7lirua\u201d vendi dhe Amerika u quajt armike. Ca koh\u00eb as letra, as dollar\u00eb. Nisi Niqka pun\u00eb te fabrika e konservimit. Me turne, me norm\u00eb. Por nuk lodhej se donte ta rriste sa m\u00eb mir\u00eb Llambin.<\/p>\n<p>Derisa nj\u00eb dit\u00eb i vjen me post\u00eb nj\u00eb telegram. \u201cJav\u00ebn q\u00eb vjen martohem, por mendjen e kam te ty dhe te Llambi.\u201d I shkruante i shoqi. Gjith\u00eb farefisi u eg\u00ebrsua. Jepi dhe ti duart, i than\u00eb. Por Niqka nuk pranoi. E quajti normale. Sa t\u00eb bredh\u00eb me zuska m\u00eb mir\u00eb me grua n\u00eb sht\u00ebpi, ka dinjitet e nuk b\u00ebhet zarb\u00eb, si\u00e7 u thon\u00eb kor\u00e7ar\u00ebt njer\u00ebzve pa vlera.<\/p>\n<p>U mblodh brenda vetes dhe shtr\u00ebngoi m\u00eb shum\u00eb \u00e7unin. Vazhdoi pun\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb Nesti nisi s\u00ebrish t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb letra e dollar\u00eb. Qeveria lejoi, por ua kthente n\u00eb lek\u00eb me nj\u00eb kurs kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb posht\u00eb se vlera.<\/p>\n<p>Niqka e lexonte shpesh at\u00eb telegram, at\u00eb t\u00eb dasm\u00ebs. Dhe mendonte se si dukej dh\u00ebnd\u00ebr burri i saj. P\u00ebr \u00e7udi i dilte i pash\u00ebm ve\u00e7 jo aq i qeshur. Eh, e ka mendjen te ne andaj, e justifikonte.<\/p>\n<p>Pas ca vitesh iu afruan disa p\u00ebr martes\u00eb. I sikterisi me inat. Jam grua e martuar un\u00eb. As e ve, as e divorcuar. Kur nj\u00eb dit\u00eb po binte porta e madhe u nis me p\u00ebrtes\u00eb. Kishte ndjesi se po i vinte ndonj\u00eb kandidat p\u00ebr burr\u00eb. Por qe postieri, telegram. \u201cU b\u00ebra me djal\u00eb. E quajta Johan si emri Jani i babait.\u201d<\/p>\n<p>U trazua n\u00eb at\u00eb \u00e7ast, por kur mendoi Llambin u g\u00ebzua. U b\u00eb me v\u00eblla, se gjithnj\u00eb i k\u00ebrkonte t\u00eb mos ishte vet\u00ebm. Ia tregoi se tashm\u00eb ai qe rritur. U g\u00ebzua dhe mendoi se do vinin ta takonin sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Vitet q\u00eb erdh\u00ebn soll\u00ebn plot foto t\u00eb Johanit dhe Niqka i vuri atje ku ishin t\u00eb vetat e t\u00eb Llambit. N\u00eb ca korniza t\u00eb vogla. N\u00eb mes kishte foton e madhe t\u00eb saj me Nestin dit\u00ebn e dasm\u00ebs.<\/p>\n<p>I shihte her\u00eb pas here dhe i thoshte gjyshes sime, m\u2019u mbush sht\u00ebpia. Kur djalin e \u00e7onte n\u00eb shkoll\u00eb fliste me Johanin. E pyeste p\u00ebr t\u00eb atin dhe Amerik\u00ebn. Por edhe p\u00ebr maman\u00eb.<\/p>\n<p>-Pse nuk i k\u00ebrkon Nestit nj\u00eb foto t\u00eb gruas s\u00eb tij?- e pyeti gjyshja.-Apo do jet\u00eb ndonj\u00eb e shpifur.<\/p>\n<p>-Jo, nuk merr t\u00eb tilla Nesti. Ka shije. Ja m\u00eb shikon mua!<\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb let\u00e9r ia k\u00e9rkoi nj\u00eb pamje t\u00eb nuses. Dhe pas dy muajsh mb\u00e9rriti. Qe nj\u00eb bardhoshe e gjat\u00eb, me flok\u00eb t\u00eb verdha, dh\u00ebmb\u00eb rruaza dhe shum\u00eb e qeshur. Kur ia tregoi gjyshes i shk\u00eblqenin syt\u00eb.<\/p>\n<p>-\u00cbsht\u00eb burr\u00eb me dy rr Nesti. Nuk m\u00eb turp\u00e9ronte mua!<\/p>\n<p>E vuri pran\u00eb fotove t\u00eb tjera dhe sht\u00ebpia iu duk m\u00eb e bukur.<\/p>\n<p>M\u00eb pas Llambi iku n\u00eb universitet, Nesti d\u00e9rgonte para, por letra m\u00eb pak. Niqka fliste me fotot.<\/p>\n<p>Pasi m\u00eb vdiq gjyshja nuk kisha lajme mbi Niqk\u00ebn. Kur pas shum\u00eb vitesh kalova rast\u00ebsisht te ajo rrugic\u00eb m\u00ebsova se Niqka e kishte ndjekur shpej gjyshen time. Iu duk sikur i iku dhe shoqja n\u00eb kurbet. Por nuk duroi k\u00ebt\u00eb dhimbje se qysh nga mungesa  e burrit gjyshen e pati p\u00ebr ndihm\u00eb e k\u00ebshilla. Llambi iku te i ati n\u00eb Amerik\u00eb dhe i rr\u00ebfen kujtdo respektin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij p\u00e9r gruan e burrit.<\/p>\n<p>Elpiniqi u martua me shkesi. Por i q\u00eblloi nga ato lidhje q\u00eb kthehen n\u00eb dashuri  q\u00eb n\u00eb nat\u00ebn e par\u00eb. E jetoi martes\u00ebn ve\u00e7 tre muaj, si nj\u00eb kafe ekspres plot shije, por kafe t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe iu kushtua frutit t\u00eb dashuris\u00eb duke m\u00ebnjanuar m\u00ebrit\u00eb,inatet dhe ambiciet. Fali \u00e7do gj\u00eb t\u00eb falshme dhe p\u00e9rligji martes\u00ebn e burrit si nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndershme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb \u00e7mendur.<\/p>\n<p>Nuk i iku jeta shpirt\u00ebrore e palumtur. Ishte plot me burrin larg ama duke e mbajtur thell\u00eb n\u00eb zem\u00e9r,me djalin pran\u00eb dhe me familjen e re t\u00eb burrit n\u00eb gji. Sakrifikoi aq sa i caktoi jeta. Dhe ajo nuk u grind p\u00ebr k\u00ebt\u00eb,e jetoi koh\u00ebn si\u00e7 erdhi. Niqk\u00eb, nuk t\u00eb harroj, o kurbani i trazirave globale&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk di pse mbr\u00ebm\u00eb m\u2019u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e ngusht\u00eb e gjyshes sime Fros\u00ebs, banonte dy dyer m\u00eb lart se ajo, te sokaku para Bank\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Shpesh m\u00eb ngjanin si motra, tamam-tamam si binjake. Ashtu t\u00eb im\u00ebta, veshur me t\u00eb zeza, me shami n\u00eb kok\u00eb e nj\u00eb tuf\u00eb flok\u00ebsh mbrapa q\u00eb u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":309014,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-322173","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=322173"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322173\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":322174,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322173\/revisions\/322174"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/309014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=322173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=322173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=322173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}