{"id":32251,"date":"2017-03-11T21:32:46","date_gmt":"2017-03-11T19:32:46","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=32251"},"modified":"2017-03-11T21:32:46","modified_gmt":"2017-03-11T19:32:46","slug":"artan-fuga-i-pergjigjet-henri-cilit-te-sfidoj-bej-publike-doktoraturen-qe-thua-se-e-ke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/artan-fuga-i-pergjigjet-henri-cilit-te-sfidoj-bej-publike-doktoraturen-qe-thua-se-e-ke\/","title":{"rendered":"Artan Fuga i p\u00ebrgjigjet Henri Cilit: T\u00eb sfidoj, b\u00ebj publike doktoratur\u00ebn q\u00eb thua se e ke\u2026!"},"content":{"rendered":"<p>Pedagogu dhe filozofi i njohur Artan Fuga, i pergjigjet akuzave te Henri Cilit me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook. Ja cfare shkruan ai:<br \/>\nPauvre de Henri Cili !<br \/>\n\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2013<br \/>\nNj\u00eb lek, nj\u00eb lek, nj\u00eb qindark\u00eb, Neim, po gjete se e kam fituar pa pun\u00eb t\u00eb ndershme, do t\u00eb harroj gjith\u00e7ka nga ty!<br \/>\n\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2013<\/p>\n<p>Miq m\u00eb thon\u00eb se nj\u00eb njeri q\u00eb e quan veten Henri Cili, paska mbush shum\u00eb faqe gazete t\u00eb mapos sot, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb nuk e di sesa kopje shet, sa t\u00eb ardhura nxjerr, dhe me \u00e7far\u00eb financohet, se nuk m\u00eb intereson kjo gj\u00eb, nuk e lexoj, ku paska treguar marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me mua.<\/p>\n<p>Sa gjat\u00eb dhe m\u00ebrzitsh\u00ebm\u2026si e folura e tij!<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e lexoj mapon sado ai t\u00eb m\u00eb joshi qoft\u00eb edhe duke shpifur atje n\u00eb gazet\u00ebn e tij q\u00eb e p\u00ebrdor si altoparlant t\u00eb vetvetes.<\/p>\n<p>Cfar\u00eb turpi!<\/p>\n<p>Dhe sa g\u00ebnjeshtra brenda!<\/p>\n<p>Po, ja p\u00ebrs\u00ebris, asgj\u00eb q\u00eb kam rr\u00ebfyer, fare pak, nuk \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja shum\u00eb q\u00eb kujtimet e veta Henri q\u00eb nga Bregu i Lan\u00ebs t\u2019i tregonte n\u00eb f\u00ebngjisht, italisht, ose anglisht. At\u00ebhere do t\u00eb k\u00ebnaqesha edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebtij individi i duken pik\u00ebpamjet e mia ngjyrosur me puniz\u00ebm, ato q\u00eb nxjerr nga goja ai p\u00ebr gjoja liberalizimin e tij duhet ta dij\u00eb se sipas meje dhe n\u00eb bindjen time prej studjuesi jan\u00eb t\u00eb njollosura prej koh\u00ebsh me nota doktrinash fashiste. Por, Henri nuk ka faj, nuk \u00ebsht\u00eb se i ka lexuar dhe \u00ebsht\u00eb ndikuar andej. Nuk mund t\u2019i lexoj\u00eb dot!<\/p>\n<p>As m\u00eb shkon nd\u00ebrmend ta mendoj k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr ekonomin\u00eb, edhe p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, edhe p\u00ebr gjith\u00e7ka. Aq sa \u00e7uditesh! .<\/p>\n<p>I shkreti Henri qenka lodhur shum\u00eb dhe m\u00eb sjell nd\u00ebrmend Xhon Djuin q\u00eb rilexoja mbr\u00ebm\u00eb e thoshte se kujtimet jan\u00eb forma emocionale dhe imagjinare e zbukurimit t\u00eb mjerimit dhe imagjinata e asaj q\u00eb nuk ke.<\/p>\n<p>Si e shpjegoni, pse sulmon me t\u00eb \u00e7jerra Henri Cili tani? Imagjinoj nj\u00eb z\u00eb q\u00eb i thot\u00eb : Sulmoje tani Artan Fug\u00ebn, tani\u2026! Me gazet\u00eb, me gjyqe, me \u00e7far\u00eb t\u00eb mundesh!<\/p>\n<p>N\u00eb litaaaar Fuga!<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb thot\u00eb se po e mb\u00ebshtes Lulzim Bash\u00ebn me vones\u00eb, kur pretendon se ai nuk m\u00eb paska b\u00ebr\u00eb presion ta mb\u00ebshtes vite m\u00eb par\u00eb dhe un\u00eb kam pasur agjend\u00eb tjet\u00ebr ?<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb presion dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb! Jo UET se UET \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, me lla\u00e7 dhe me tulla, dhe agjenci jofrymore, dhe nuk b\u00ebn dot presion, por ai Henri!<\/p>\n<p>Pse edhe gjum\u00eb me or\u00ebn e Henri Cilit do t\u00eb fle un\u00eb?<\/p>\n<p>Aman me deliret e tua pretendon t\u00eb p\u00ebrcaktosh se kur \u00ebsht\u00eb von\u00eb dhe shpejt p\u00ebr mua!<\/p>\n<p>He m\u00eb thuaj kur \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr mua, sepse ti je edhe psikolog! M\u00eb ke th\u00ebn\u00eb se ke edhe diplom\u00eb psikologjie a di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, kur m\u00eb telefonove dikur para nja nj\u00ebzet vjet\u00ebsh se nuk e mbaj mir\u00eb mend me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u njohur me mua.<\/p>\n<p>Falemnderit q\u00eb e njeh se kam ndikuar n\u00eb doktorimin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Do t\u2019i tregoj\u00eb edhe ato histori, por ngadal\u00eb. Kur t\u00eb m\u00eb vij\u00eb!<\/p>\n<p>Po a mund ta na i p\u00ebrkthesh pak doktoratur\u00ebn t\u00ebnde nga fr\u00ebngjishtja n\u00eb shqip? Ta shohi pak publiku?<\/p>\n<p>Sa e blert\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo!<\/p>\n<p>Ja kaq \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sot k\u00ebrkesa ime! T\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ta lexoj n\u00eb shqip doktoratur\u00ebn t\u00ebnde!<\/p>\n<p>Sigurisht une nuk do t\u00eb rri t\u00eb ndjek rrjedhat psiqike t\u00eb k\u00ebtij individi q\u00eb megjith\u00eb k\u00ebrkesat e tij, i kam th\u00ebn\u00eb se as denjoj ta takoj as t\u2019i flas, dhe i kam hequr edhe numrin nga celulari, aq shum\u00eb m\u00eb ka neveritur.<\/p>\n<p>N\u00eb fund pash se m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte se poqese do t\u00eb tregoja kujtime t\u00eb tjera nga jeta ime do t\u00eb m\u00eb \u00e7onte n\u00eb burg, n\u00eb litar, a n\u00eb dreq.<\/p>\n<p>Qenka tremb Henri! M\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon me gjyq ky mbrojt\u00ebs i flak\u00ebt i fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb!<\/p>\n<p>Ky tip v\u00ebrtet t\u00eb b\u00ebn t\u00eb shkulesh gazit!<\/p>\n<p>Mos ki frik\u00eb nga kujtimet e mia ! Jan\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr opinionin publik. Nuk g\u00ebnjej p\u00ebr asgj\u00eb, as nuk ofendoj, vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrteta me prova dhe d\u00ebshmitar\u00eb.<\/p>\n<p>Paska treguar edhe t\u00eb ardhurat e mia t\u00eb fituara me pun\u00eb, sipas ligjit, sipas kontrat\u00ebs, te UET, sakoh\u00eb ende mendoja se mund t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb shkoll\u00eb e vlefshme p\u00ebr rinin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite e vite me rradh\u00eb pune, p\u00ebr qindra e qindra or\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta m\u00ebsimi, p\u00ebr dhjetra ekspertiza e k\u00ebshillim, mijra or\u00eb pune t\u00eb lodhshme, m\u00eb numuron se kam marr\u00eb 110 mij\u00eb dollar\u00eb!<\/p>\n<p>D\u00ebshiron t\u00eb manipuloj\u00eb opinionin publik, zakon i lasht\u00eb!<\/p>\n<p>Po t\u00eb shum\u00ebzosh 40 vite pune t\u00eb miat me lek\u00ebt e pag\u00ebs mujore kushedi sa dalin!<\/p>\n<p>K\u00ebtu kujton se arrin kulmin n\u00eb perversitetin e tij!<\/p>\n<p>Mir\u00eb q\u00eb e pranon se i kam fituar sipas rregullave dhe kontratave!<\/p>\n<p>Madje me pun\u00eb un\u00eb kam fituar dhe fitoj edhe<\/p>\n<p>nga botimet e librave t\u00eb mi,<\/p>\n<p>nga bashk\u00ebpunimi dikur me mediat,<\/p>\n<p>nga bursat dhe misionet e k\u00ebrkimit shkencor,<\/p>\n<p>nga t\u00eb ardhurat e pag\u00ebs sime n\u00eb Universitetin publik,<\/p>\n<p>nga trash\u00ebgimi t\u00eb vogla, nga gjith\u00e7ka q\u00eb ligji e konsideron burim i ndersh\u00ebm t\u00eb ardhurash, nga gjith\u00e7ka q\u00eb quhet pun\u00eb e ndershme!<\/p>\n<p>Madje edhe nga interesa bankare!<\/p>\n<p>Nj\u00eb lek, nj\u00eb lek, nj\u00eb qindark\u00eb, Neim, po gjete se e kam fituar pa pun\u00eb t\u00eb ndershme, do t\u00eb harroj gjith\u00e7ka nga ty!<\/p>\n<p>Nuk kam miliona euro borxh!<br \/>\nNuk spekuloj n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme!<br \/>\nNuk marr projekte nga borde ku jam antar!<br \/>\nNuk paguaj njeri e shp\u00ebrndaj rryshfete duke e justifikuar me lloj lloj marifetesh !<\/p>\n<p>Por kjo nuk p\u00ebrjashton q\u00eb shteti shqiptar m\u00eb ka ende qindra miliona lek\u00eb mua dhe familjes sime! Po presim me durim ne nuk ka problem. Kur t\u00eb vij\u00eb rradha.<\/p>\n<p>Sikurse prisja pa fund, muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pagat e UET q\u00eb administrator Henri i jepte me vones\u00eb disa mujore. Mbase tani koleg\u00ebve atje nuk ju ndodh m\u00eb kjo gj\u00eb, sepse do t\u00eb ishte posht\u00ebrim, fyerje, dhe shfryt\u00ebzim!<\/p>\n<p>At\u00ebhere p\u00ebrse publikon t\u00eb ardhura q\u00eb i quan t\u00eb ndershme ?<\/p>\n<p>Kujton se kam turp nga puna ime!<\/p>\n<p>Cfar\u00eb budallalliku!<\/p>\n<p>Pa tregoji edhe rrogat q\u00eb marrin t\u00eb pun\u00ebsuarit e tjer\u00eb te ti! Pa trego edhe pak rrogat edhe fitimet e tua!<\/p>\n<p>Madje un\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkoj nga ligja p\u00ebr arsim t\u00eb lart\u00eb ! T\u00eb b\u00ebj\u00eb transparente buxhetin dhe shp\u00ebrndarjen e tij, nga shkojn\u00eb e nga vijn\u00eb parat\u00eb e agjencive si UET dhe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Por, jo! Ato dalin vet\u00ebm kur Henri Cili do t\u00eb sulmoj\u00eb bamir\u00ebsit e tij !<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ishte korrekte. Por Henri vet\u00ebm korrekt\u00ebsin\u00eb tregon k\u00ebtu se nuk e njeh. Vet\u00ebm p\u00ebshtyn!<\/p>\n<p>Pastaj k\u00ebto t\u00eb ardhura q\u00eb kam fituar me pun\u00ebn time Henri i shum\u00ebzon me pes\u00eb dhe deliron si nj\u00eb mashtrues i r\u00ebndomt\u00eb se un\u00eb kam fituar nga universitetet private 500 mij\u00eb euro!<\/p>\n<p>O g\u00ebnjeshtar!<\/p>\n<p>Po provove k\u00ebt\u00eb do t\u00eb t\u2019i kthej t\u00eb gjitha rrogat q\u00eb kam fituar para nja gjasht\u00eb vjet\u00ebsh e tutje n\u00eb UET, p\u00ebrndryshe t\u00eb shpall mashtrues!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu jan\u00eb g\u00ebnjeshtrat e tua, realiteti i shum\u00ebzuar disafish!<\/p>\n<p>Provoje, provoje!<\/p>\n<p>Dhe shko merru me avokatin tim n\u00ebse nuk e provon dot!<\/p>\n<p>Nuk jam kund\u00ebr universiteteve private, madje edhe sot bashk\u00ebpunoj korrekt\u00ebsisht me nj\u00eb prej tyre, dinjitoz, por jam q\u00eb ti ta ndal\u00ebsh p\u00ebshtymat, fyerjet dhe shpifjet, dhe sabotimin t\u00ebnd ndaj universitit publik dhe agjencive publike duke marr\u00eb student\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs administrative shtetrore!<\/p>\n<p>Se po t\u00eb hidhte n\u00eb gjyq p\u00ebr fyerje dhe shpifje universiteti publik ty, kushedi sa lek\u00eb do t\u00eb kishte fituar.<\/p>\n<p>Nuk mund ta detyroj\u00eb shteti student\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb te ty!<\/p>\n<p>Ky ligj duhet p\u00ebrmbysur sa m\u00eb par\u00eb. Duhet hedhur n\u00eb kosh!<\/p>\n<p>Nuk mundet shteti t\u00eb ndaloj\u00eb universitetet publike t\u00eb mbajn\u00eb hapur shkollat doktorale q\u00eb t\u00eb t\u00eb favorizoj\u00eb ty!<\/p>\n<p>Se mbyllja e shkollave ka ndodhur vet\u00ebm n\u00eb Serbin\u00eb e Milloshevi\u00e7it!<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb perversiteti i atij ligji q\u00eb ti mbron sepse t\u00eb vjen p\u00ebr shtat !<\/p>\n<p>E kan\u00eb kapur keq si duket dhe m\u00eb jep p\u00ebrshtypjen se nj\u00eb z\u00eb i thot\u00eb: O sulmo Artan Fug\u00ebn, o\u2026!<\/p>\n<p>M\u00eb sjell reminishenca Henri dhe do t\u2019i ekzorcizoj!<\/p>\n<p>Esht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se un\u00eb, dhe do t\u2019i tregoj edhe n\u00eb shqip, edhe n\u00eb fr\u00ebngjisht! Po deshe edhe n\u00eb kinez\u00e7e!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pedagogu dhe filozofi i njohur Artan Fuga, i pergjigjet akuzave te Henri Cilit me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook. Ja cfare shkruan ai: Pauvre de Henri Cili ! \u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2013 Nj\u00eb lek, nj\u00eb lek, nj\u00eb qindark\u00eb, Neim, po gjete se e kam fituar pa pun\u00eb t\u00eb ndershme, do t\u00eb harroj gjith\u00e7ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32251","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32251"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32251\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}