{"id":322608,"date":"2023-05-24T12:34:26","date_gmt":"2023-05-24T10:34:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=322608"},"modified":"2023-05-24T12:34:26","modified_gmt":"2023-05-24T10:34:26","slug":"berisha-dhe-foltorja-nje-udhetim-per-ne-polin-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/berisha-dhe-foltorja-nje-udhetim-per-ne-polin-e-veriut\/","title":{"rendered":"Berisha dhe \u201cFoltorja\u201d, nj\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr n\u00eb Polin e Veriut"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fitim Zekthi<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb ndodhi me zgjedhjet lokale, humbja e thell\u00eb gati e pad\u00ebgjuar n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb till\u00eb askund n\u00eb bot\u00eb (nga 61 nj\u00ebsi t\u00eb fitosh 7 dhe t\u00eb qeveris\u00ebsh vet\u00ebm 5% t\u00eb popullsis\u00eb), nga ana e l\u00ebvizjes s\u00eb Foltores e cila ishte forca kryesore opozitare q\u00eb u p\u00ebrball me Partin\u00eb Socialiste n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, ishte di\u00e7ka q\u00eb pritej, ishte di\u00e7ka q\u00eb nuk kishte ndonj\u00eb diskutim fare. Gj\u00ebrat e palogjikshme sidomos kur jan\u00eb kund\u00ebr koh\u00ebs dhe historis\u00eb nuk mund t\u00eb ken\u00eb kurr\u00eb sukses.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja e z.Berisha ishte q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs nj\u00eb l\u00ebvizje kund\u00ebr logjik\u00ebs. Ai tha se do t\u00eb shp\u00ebtonte Partin\u00eb Demokratike nga shitja dhe shkat\u00ebrrimi q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb Basha n\u00eb momentin kur Basha e pezulloi nga grupi parlamentar. Deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai kishte qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsi m\u00eb i madh i Bash\u00ebs p\u00ebr 8 vite n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb. Berisha sulmoi institucionet e PD-s\u00eb duke i quajtur, ngriti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paralele institucione dhe tha se ato q\u00eb ai ngriti ishin t\u00eb vetmet t\u00eb ligjshme. Ai dhe l\u00ebvizja e tij sulmoi ambasadoren amerikane si t\u00eb korruptuar, ambasadorin britanik si t\u00eb korruptuar dhe si njer\u00ebz q\u00eb i sh\u00ebrbenin kryeministrit Rama n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb qeveria amerikane disa her\u00eb tha se ambasadorja p\u00ebrfaq\u00ebsonte presidentin dhe q\u00ebndrimet e qeveris\u00eb amerikane. Berisha cil\u00ebsonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vetme vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb ai dhe l\u00ebvizja e tij thoshte. Ai sulmoi fizikisht godin\u00ebn e PD-s\u00eb duke pretenduar jo vet\u00ebm ligjshm\u00ebrin\u00eb e vendimeve t\u00eb asaj q\u00eb ai zhvilloi n\u00eb stadium por edhe duke njohur t\u00eb drejt\u00ebn, se vendimet mund t\u00eb vendos\u00eb ai vet\u00eb t\u2019i ekzekutoj\u00eb kur dhe si t\u00eb doj\u00eb.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb pati nj\u00eb mendim tjet\u00ebr, kushdo q\u00eb mendoi apo tha se l\u00ebvizja e Foltores ishte gabim, nuk i sh\u00ebrbente vendit, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorej ajo gjuh\u00eb kund\u00ebr ambasadores, nuk mund t\u00eb sulmoheshin si t\u00eb korruptuara nga Rama dhe Soros vendimet e qeveris\u00eb amerikane u quajt i shitur, u quajt peng, u quajt veg\u00ebl etj. Gjuha ishte e t\u00ebra totalitare, acidike.<\/p>\n<p>L\u00ebvija e Foltores ishte pa dyshim kund\u00ebr koh\u00ebs. Ajo foli p\u00ebr nj\u00eb revolucion q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzonte Ram\u00ebn, q\u00eb po e b\u00ebnte Ram\u00ebn t\u00eb dridhej, q\u00eb do t\u00eb rikthente pluralizmin, q\u00eb do t\u00eb zhdukte tiranin\u00eb dhe korrupsionin e qeveris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonte marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera me SHBA-n\u00eb dhe me BE-n\u00eb. Nj\u00eb koalicion i drejtuar nga dy njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb president\u00eb dhe kryeministra n\u00eb k\u00ebto 32 vite, nj\u00eb koalicion q\u00eb p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb radikale dhe i izoluar plot\u00ebsisht nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb zgjidhja p\u00ebr t\u00eb rikthyer demokracin\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb integrimin n\u00eb BE, apo do t\u00eb luftoj\u00eb korrupsionin.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do kuptim l\u00ebvizja e Foltores ishte anti-logjike, kund\u00ebr koh\u00ebs dhe m\u00eb kryesorja anti-historike. K\u00ebsisoj kjo dihej e gjitha. Rezultati dihej. Mjaftonte vet\u00ebm t\u00eb vinte koha e zgjedhjeve. Vet\u00eb z.Berisha dhe z.Meta e kan\u00eb ditur. Ata thjesht e kan\u00eb menduar k\u00ebt\u00eb si m\u00ebnyr\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb e tyre m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb apo shp\u00ebtuar gj\u00ebrat q\u00eb ata i kan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. P\u00ebr ta nuk ka ndonj\u00eb befasi apo d\u00ebshp\u00ebrim. Ata thjesht po p\u00ebrpiqen t\u00eb menaxhojn\u00eb po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb realitetin e ri i cili do t\u00eb vij\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb i zymt\u00eb. Tmerr\u00ebsisht m\u00eb zymt\u00eb. Ata q\u00eb e kan\u00eb ndjekur, zyrtar\u00ebt e lart\u00eb, deputet\u00ebt, drejtuesit e tjer\u00eb politik\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb munges\u00eb logjike edhe m\u00eb t\u00eb madhe se sa veprimet e l\u00ebvizjes s\u00eb Foltores. Disa e kan\u00eb par\u00eb Foltoren si forc\u00ebn q\u00eb mund t\u2019ia dal\u00eb pavar\u00ebsisht izolimit apo sjelljes jo demokratike, disa e kan\u00eb par\u00eb Foltoren si forc\u00ebn q\u00eb do t\u2019u jap\u00eb atyre nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb politik\u00eb, t\u00eb b\u00ebhen deputet\u00eb apo kryetar\u00eb bashkie dhe t\u00eb presin gremisjen e drejtuesve t\u00eb Foltores p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aty kur t\u00eb ndahet gj\u00ebja e re. Nuk ka historia e njer\u00ebzimit l\u00ebvizje kund\u00ebr koh\u00ebs, kund\u00ebr logjik\u00ebs dhe kund\u00ebr historis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb sukses. L\u00ebvizje t\u00eb tilla jan\u00eb memorizuar, jan\u00eb p\u00ebrqasur dhe dhe tipizuar me at\u00eb q\u00eb i ndodhi August Andres\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb zbuloj\u00eb Polin e veriut.<\/p>\n<p>August Andre, nj\u00eb inxhinier suedez, kishte koh\u00eb q\u00eb ishte fiksuar t\u00eb ishte personi i par\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkonte n\u00eb Polin e Veriut. Ai e kishte bindur publikun q\u00eb do ta kryente k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim kollaj dhe t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb bindeshin kur t\u00eb kthehej triumfator. N\u00eb vitin 1897, Andre, u nis s\u00eb bashku me dy t\u00eb tjer\u00eb me balon\u00ebn me hidrogjen, \u2018Eagle\u2019, p\u00ebr n\u00eb Polin e Veriut. Pas dy dit\u00ebsh balona e tyre e tundur dhe shkundur nga er\u00ebrat ra n\u00eb akull. Andre dhe dy pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb ekuipazhit mor\u00ebn \u00e7\u2019t\u00eb mundin, ushqime dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme. Ata ec\u00ebn dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn mbi mas\u00ebn gjigante t\u00eb akullit t\u00eb mb\u00ebrrinin n\u00eb tok\u00eb. Pas gjasht\u00eb jav\u00ebsh tmerr u mbaroi gjith\u00e7ka. U ushqyen me midhje apo me kallamar\u00eb, por edhe me nj\u00eb ari t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb arrit\u00ebn ta vrasin me arm\u00eb. Pas nj\u00eb tmerri gati tre mujor, vdiq\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga psikolog\u00ebt dhe sociolog\u00ebt p\u00ebr t\u00eb treguar se ka raste kur njer\u00ebzit jan\u00eb aq t\u00eb bindur se mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka, sa ata e humbin krejt\u00ebsisht arsyen dhe shkojn\u00eb t\u00eb sigurt drejt shkat\u00ebrrimit. Kjo ndodh sidomos kur ata kan\u00eb vler\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr veten, por kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe kur ata duan me \u00e7do kusht t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb fytyr\u00ebn. Ndodh q\u00eb njeriu hyn n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ose gjendet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e cila e shtyn at\u00eb me forc\u00eb drejt veprimeve krejt\u00ebsisht t\u00eb paarsyeshme. Vet\u00eb njeriu e di fundin e keq dhe t\u00eb turpsh\u00ebm t\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn hyn, por ai nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb veproj\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Ditar\u00ebt, e zbuluara m\u00eb von\u00eb, t\u00eb August Andre tregonin se ai e kuptoi q\u00eb nuk ishte i aft\u00eb dhe nuk kishte mjetet e duhura p\u00ebr ta kryer at\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Polin e Veriut, por ai e kishte bindur opinionin publik se kishte aft\u00ebsi ta b\u00ebnte shum\u00eb kollaj k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim. Ai nuk kishte zgjidhjeje tjet\u00ebr ve\u00e7 vijimit t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Regjisori i famsh\u00ebm Ruben Ostlund e ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje dhe e ka trajtuar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb treguar k\u00ebt\u00eb an\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrrimtare t\u00eb njeriut kur ai hyn n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb i shtyr\u00eb nga rrethana t\u00eb tilla si ruajtja e profilit t\u00eb \u201ct\u00eb fortit\u201d e \u201ctriumfatorit\u201d, e atij q\u00eb ka \u201ct\u00eb drejt\u00eb\u201d, e atij q\u00eb nuk ka penges\u00eb q\u00eb e ndal. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb trajtuar, n\u00eb mjaft raste, edhe lidhja e fort\u00eb q\u00eb kan\u00eb rrethana t\u00eb tilla si t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrmet me nj\u00eb gjendje faj\u00ebsie apo krimi duke t\u00eb shtyr\u00eb t\u00eb b\u00ebsh krime t\u00eb tjera dhe duke vijuar m\u00eb pas n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb deri sa \u201ct\u00eb nisesh p\u00ebr n\u00eb Polin e Veriut\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ish kryeministri Berisha me l\u00ebvizjen e tij politike t\u00eb Foltores q\u00eb prej shtatorit t\u00eb vitit t\u00eb 2021. Ai q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur me balon\u00ebn e tij t\u00eb Foltores, me Met\u00ebn dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr n\u00eb Polin e Veriut.<\/p>\n<p>Ai kishte bindur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit se do t\u2019ia dal\u00eb thuajse kollaj. Rezultati i zgjedhjeve tregoi vet\u00ebm se ish kryeministri Berisha dhe l\u00ebvizja e Foltores ishte thjesht n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr n\u00eb Polin e Veriut. Thjesht ata nuk duan ta kuptojn\u00eb ose jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje q\u00eb refuzojn\u00eb ta kuptojn\u00eb. Fundi politik \u00ebsht\u00eb i sigurt dhe fatkeq\u00ebsisht i dhimbsh\u00ebm. Ajo q\u00eb nuk dim\u00eb sakt\u00ebsisht p\u00ebr l\u00ebvizjen e ish kryeministrit dhe Foltoren \u00ebsht\u00eb pika ku ndodhet balona n\u00eb Polin e Veriut, a ka ende rrug\u00eb dhe vuajtje pa dyshim apo ka r\u00ebn\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb akull.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fitim Zekthi Kjo q\u00eb ndodhi me zgjedhjet lokale, humbja e thell\u00eb gati e pad\u00ebgjuar n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb till\u00eb askund n\u00eb bot\u00eb (nga 61 nj\u00ebsi t\u00eb fitosh 7 dhe t\u00eb qeveris\u00ebsh vet\u00ebm 5% t\u00eb popullsis\u00eb), nga ana e l\u00ebvizjes s\u00eb Foltores e cila ishte forca kryesore opozitare q\u00eb u p\u00ebrball me Partin\u00eb Socialiste n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322609,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-322608","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322608","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=322608"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322608\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":322610,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/322608\/revisions\/322610"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=322608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=322608"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=322608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}