{"id":323343,"date":"2023-05-30T18:49:35","date_gmt":"2023-05-30T16:49:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=323343"},"modified":"2023-05-30T18:49:35","modified_gmt":"2023-05-30T16:49:35","slug":"albin-kurti-vec-i-hoqi-qesen-pasqyres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/albin-kurti-vec-i-hoqi-qesen-pasqyres\/","title":{"rendered":"Albin Kurti ve\u00e7 i hoqi qesen pasqyr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Andi Bejtja<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Veriun e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb tipike nga ato ngjarje q\u00eb po t\u00eb ulesh dit\u00ebt e fundit p\u00ebrpara televizorit, t\u00eb shikosh ato pamje, apo t\u00eb d\u00ebgjosh reagimet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, pa pasur parasysh kronologjin\u00eb, mund t\u00eb krijosh leht\u00ebsisht nj\u00eb perceptim t\u00eb gabuar: mund t\u00eb gdhihesh sa hap e mbyll syt\u00eb nacionalist, mund t\u00eb nxitosh ta quash Albin Kurtin nacionalist, t\u00eb marr\u00eb, mund t\u00eb shkosh dhe m\u00eb larg, mund t\u00eb arrish dhe deri aty sa t\u00eb vij\u00eb gjynah p\u00ebr komunitetin serb atje, apo Vu\u00e7i\u00e7 t\u00eb t\u00eb duket si Gandi apo Rugova.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast emocionet pa kronologji, th\u00ebn\u00eb popullor\u00e7e; b\u00ebjn\u00eb pall\u00eb, jan\u00eb komplet t\u00eb deformueshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe t\u00eb paq\u00ebndrueshme. P\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb k\u00ebsaj teze mjafton t\u00eb shikosh dhe ndryshimin e v\u00ebshtrimit dhe emocioneve q\u00eb p\u00ebsoi nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e teleshikuesve q\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb kronologjin\u00eb: kur pan\u00eb fillimisht pamjet e policis\u00eb kosovare q\u00eb shoq\u00ebronte ushtarakisht p\u00ebr n\u00eb zyr\u00eb kryetar\u00eb komunash t\u00eb zgjedhur me m\u00eb pak se 4 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb dhe kur pan\u00eb s\u00eb fundmi 25 ushtar\u00ebt e plagosur t\u00eb KFOR nga ai segment i dhunsh\u00ebm i komunitetit serb. P\u00ebr episodin e par\u00eb u faj\u00ebsua sa hap e mbyll syt\u00eb Prishtina, nd\u00ebrsa me episodin e dyt\u00eb pesha e fajit bashk\u00eb m\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb deklaratave t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, ndryshe nga episodi i par\u00eb, i kaloi Beogradit.<\/p>\n<p>Duke mos par\u00eb thjesht televizor, por duke u bazuar kryesisht n\u00eb kronologji, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb. P\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb shkurt gjith\u00e7ka nisi me reciprocitetin e targave, gj\u00eb e cila u shty disa her\u00eb derisa u b\u00eb realitet dhe me bekimin e aleat\u00ebve. Bojkoti masiv i serb\u00ebve ndodhi at\u00eb bot\u00eb, mund t\u00eb ndodhte m\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb ndodh\u00eb s\u00ebrish dhe sikur gjith\u00e7ka t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb paqe, p\u00ebrderisa telekomand\u00ebn e televizorit t\u00eb tyre, nj\u00eb segment kriminal i serb\u00ebve atje, nuk e mbajn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, por e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i rimbushur institucionet e boshatisura, u shty koha zgjedhjeve, u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komunitetet, derisa m\u00eb n\u00eb fund u shpall dita zgjedhjeve me bekimin e aleat\u00ebve, q\u00eb edhe i b\u00ebn\u00eb thirrje komunitetit serb p\u00ebr pjes\u00ebmarrje dhe u shpreh\u00ebn paraprakisht se do njohin procesin zgjedhor, edhe pse e kishin t\u00eb qart\u00eb q\u00eb serb\u00ebt do e bojkotonin edhe pse e dinin q\u00eb nuk do merrte pjes\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 5 p\u00ebrqind e popullsis\u00eb atje edhe e njoh\u00ebn rezultatin zgjedhor, disa dhe e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn, e m\u00eb pas disa nga k\u00ebta e kritikuan Kurtin pse i \u00e7oi kryekomunar\u00ebt n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Thirrje p\u00ebr mosmbajtjen e zgjedhjeve nuk d\u00ebgjuam askund, as nga brenda as nga jasht\u00eb. Un\u00eb do ta kisha quajtur Kurtin t\u00eb marr\u00eb, n\u00ebqoft\u00ebse do i kisha d\u00ebgjuar k\u00ebta nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u2019i b\u00ebnin thirrje mos mbante zgjedhje n\u00eb k\u00ebto kushte dhe Kurti me kok\u00ebfort\u00ebsi t\u00eb vazhdonte. Si\u00e7 kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ndodhi komplet e kund\u00ebrta. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, do ishte efikase q\u00eb teksa Kurti me Vu\u00e7i\u00e7 uleshin n\u00eb tavolina p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin plan Franko-Gjerman, ata q\u00eb kishin marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr negocimin t\u00eb kujtoheshin e t\u00eb thonin; hej burra ndalemi pak, kemi nj\u00eb problem adekuat n\u00eb Veri, me institucionet e bojkotuara nga serb\u00ebt, si e do zgjidhim, do tentojm\u00eb ta zgjidhim p\u00ebrpara aplikimit t\u00eb marr\u00ebveshjes a pas, do biem dakord p\u00ebr di\u00e7ka provizore a si\u2026.<\/p>\n<p>Nuk u kujtua as Beogradi Vu\u00e7i\u00e7 q\u00eb gjithmon\u00eb i kishte ulur e ngritur serb\u00ebt e Veriut me telekomand\u00eb n\u00eb vite, p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebr t\u2019i patur si nj\u00eb min\u00eb q\u00eb t\u2019i shp\u00ebrthej\u00eb kur t\u00eb doj\u00eb, para bisedimeve, n\u00eb mes apo dhe pas. N\u00eb k\u00ebto kushte ( pas k\u00ebsaj kronologjie) un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb lider tjet\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb Albin Kurtit. Nuk e di kush mund t\u00eb ishte ai lider q\u00eb m\u00eb proces zgjedhor t\u00eb paranjohur, t\u00eb pasnjohur t\u2019i b\u00ebj\u00eb thirrje kryekomunar\u00ebve mos hyni n\u00eb zyr\u00eb, prisni dhe pak n\u00eb sht\u00ebpi. Qeveria dhe Presidenca e Kosov\u00ebs, kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb gati n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb f\u00ebminore ta p\u00ebrs\u00ebrisin vazhdimisht q\u00eb Albin Kurti respektoi Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, duke i mbyllur syt\u00eb p\u00ebrpara 4 p\u00ebrqindshit n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit publik do vazhdoj\u00eb ta quaj\u00eb Sk\u00ebnd\u00ebrbe q\u00eb arriti t\u00eb ngrej\u00eb flamurin e Kosov\u00ebs zyrtarisht n\u00eb der\u00ebn e komun\u00ebs me shumic\u00eb serbe, do ket\u00eb dhe nga ata q\u00eb do vazhdojn\u00eb ta quajn\u00eb t\u00eb marr\u00eb, edhe nga ata q\u00eb do e quajn\u00eb tradhtar\u2026Por Albin Kurti duke folur shtet\u00ebrisht p\u00ebr zbatimin e Kushtetut\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs, politikisht thjesht ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr: I ka hequr qesen Pasqyr\u00ebs ku Per\u00ebndimi ka mund\u00ebsi ta shoh\u00eb m\u00eb qart\u00eb Beogradin q\u00eb e z\u00eb gjumi dhe nat\u00ebn me telekomand\u00ebn e serb\u00ebve t\u00eb inkriminuar n\u00eb Veri, t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 e pam\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht din\u00eb dhe k\u00eb komb\u00ebsi sulmojn\u00eb nga forcat e KFOR dhe k\u00eb jo.<\/p>\n<p>Dhe b\u00ebri k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpara uljes t\u00eb radh\u00ebs ndoshta m\u00eb de\u00e7izive me serb\u00ebt dhe Per\u00ebndimin duke i b\u00ebr\u00eb bisedimet e ardhshme m\u00eb imperative, m\u00eb t\u00eb matura dhe me nj\u00eb lup\u00eb m\u00eb t\u00eb holl\u00eb t\u00eb Aleat\u00ebve.<\/p>\n<p>Mos u g\u00ebnjeni, Albin Kurti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shtetar q\u00eb zbaton Kushtetut\u00ebn, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bejtja Ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Veriun e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb tipike nga ato ngjarje q\u00eb po t\u00eb ulesh dit\u00ebt e fundit p\u00ebrpara televizorit, t\u00eb shikosh ato pamje, apo t\u00eb d\u00ebgjosh reagimet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, pa pasur parasysh kronologjin\u00eb, mund t\u00eb krijosh leht\u00ebsisht nj\u00eb perceptim t\u00eb gabuar: mund t\u00eb gdhihesh sa hap e mbyll syt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":315209,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-323343","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=323343"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323343\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":323344,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323343\/revisions\/323344"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/315209"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=323343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=323343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=323343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}