{"id":323588,"date":"2023-06-01T15:56:05","date_gmt":"2023-06-01T13:56:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=323588"},"modified":"2023-06-01T15:56:05","modified_gmt":"2023-06-01T13:56:05","slug":"humbja-e-thelle-e-pd-se-me-14-maj-astrit-patozi-nese-berisha-dhe-basha-vijojne-luften-nuk-ka-bashkim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/humbja-e-thelle-e-pd-se-me-14-maj-astrit-patozi-nese-berisha-dhe-basha-vijojne-luften-nuk-ka-bashkim\/","title":{"rendered":"Humbja e thell\u00eb e PD-s\u00eb m\u00eb 14 maj, Astrit Patozi: N\u00ebse Berisha dhe Basha vijojn\u00eb luft\u00ebn, nuk ka bashkim"},"content":{"rendered":"<p>Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur p\u00ebr rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 14 majit dhe riktheu edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb fokus shkaktar\u00ebt e humbjes s\u00eb opozit\u00ebs dhe triumfit t\u00eb mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb \u2018Sot Live n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019, Patozi foli mbi rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb 14 majit, koalicionin e Bindjes Demokratike me partit\u00eb e tjera opozitare dhe p\u00ebr dinamikat e fundit n\u00eb Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me rezultatet e Bindjes Demokratike n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, por zhg\u00ebnjimi m\u00eb i madh sipas tij nuk \u00ebsht\u00eb ai personal por i gjith\u00eb opozit\u00ebs, e cila nuk mundi t\u00eb fitonte gar\u00ebn p\u00ebrball\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb them q\u00eb jam i k\u00ebnaqur sepse p\u00ebrditshm\u00ebrit\u00eb tona kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se sa kaq, po tek e fundit ne nuk kemi qene ne fokus t\u00eb k\u00ebsaj fushate dhe duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb kemi arritur nj\u00eb rezultat p\u00ebrtej t\u00eb qenurit modest, nj\u00eb rezultat t\u00eb pritsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre pasi ne kemi marr\u00eb rreth 27 mij\u00eb vota n\u00eb k\u00ebto zgjedhje q\u00eb po t\u2019i konvertojm\u00eb me deputet\u00ebt e parlamentit t\u00eb ardhsh\u00ebm i bie 3 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Por sigurisht zgjedhjet lokale jan\u00eb t\u00eb ndryshme me ato politike, ne nuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb rezultat, pasi  prozhektoret e opinionit publik nuk kan\u00eb qen\u00eb drejtuar nga ne por nga partit\u00eb mazhoritare. Zhg\u00ebnjimi im nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rezultatin personal por me rezultatin q\u00eb ka arritur e gjith\u00eb opozita n\u00eb raport me mazhoranc\u00ebn, ku sipas meje ishte nj\u00eb rezultat i pamerituar dhe i padrejt\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson ekuilibrat politik\u00eb q\u00eb ka Shqip\u00ebria sot\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket d\u00ebshtimit t\u00eb PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, Patozi tha se humbja e thell\u00eb erdhi si pasoj\u00eb e situat\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn opozita ndodhej para zgjedhjeve dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb edhe pas tyre.<\/p>\n<p>\u201cOpozita i humbi zgjedhjeve p\u00ebr shkak t\u00eb disa qasjeve t\u00eb gabuara dhe p\u00ebr shkak t\u00eb disa premisave negative me t\u00eb cilat u fut n\u00eb zgjedhje, opozita ishte e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nuk kishte imazhin e duhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rotacionin dhe aq m\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimin. Fushata ishte e personalizuar tek udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishin kalor\u00ebsit pra kandidat\u00ebt p\u00ebr bashkit\u00eb ata q\u00eb duhet t\u00eb ishin n\u00eb fokus dhe t\u00eb ishin protagonist\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve\u201d, u shpreh Patozi.<br \/>\nE teksa foli p\u00ebr zhvillimet e fundit n\u00eb PD, ai u shpreh se risit\u00eb q\u00eb sjellin drejtuesit  PD-s\u00eb s\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb vet\u00ebm sa e thellojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kriz\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKam p\u00ebrshtypjen q\u00eb zhvillimet q\u00eb ndodhin n\u00eb pjes\u00ebt e PD zhvillime jan\u00eb anti-historike, t\u00eb cilat e thellojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kriz\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn u fut\u00ebn n\u00eb zgjedhje, por tek e fundit mendoj se \u00ebsht\u00eb problem i tyre.<\/p>\n<p>Ndaj nuk kemi arsye pse t\u2019i mbajm\u00eb syt\u00eb tek zhvillimet dramatiket te tyre pasi aty nuk ka asnj\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe asnj\u00eb reflektim pas rezultatit\u201d tha Patozi.<br \/>\nNd\u00ebrsa p\u00ebr bashkimin e PD-s\u00eb ai tha se p\u00ebr sa koh\u00eb do vazhdojn\u00eb t\u00eb vihen n\u00eb jet\u00eb planet personale t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb saj me mentalitetin dhe qasjet e tyre, PD nuk ka shpresa p\u00ebr t\u2019u bashkuar.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb insistoj\u00eb Berisha n\u00eb filozofin\u00eb e tij politik edhe sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rizgjohet apo t\u00eb rilind\u00eb Lulzim Basha aq m\u00eb shum\u00eb largohen shanset e bashkimit t\u00eb PD-s\u00eb. E vetmja rrug\u00eb q\u00eb PD t\u00eb bashkohet \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb mentalitetin dhe qasjen me t\u00eb cil\u00ebn i drejtohet shoq\u00ebris\u00eb dhe s\u00eb dyti t\u00eb largoj\u00eb nga protagonizmi t\u00eb gjith\u00eb sherrxhinjt\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit e k\u00ebsaj katrahure\u201d, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur p\u00ebr rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 14 majit dhe riktheu edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb fokus shkaktar\u00ebt e humbjes s\u00eb opozit\u00ebs dhe triumfit t\u00eb mazhoranc\u00ebs. I ftuar n\u00eb \u2018Sot Live n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019, Patozi foli mbi rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb 14 majit, koalicionin e Bindjes Demokratike me partit\u00eb e tjera opozitare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":206233,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-323588","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=323588"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323588\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":323589,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/323588\/revisions\/323589"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206233"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=323588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=323588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=323588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}