{"id":324104,"date":"2023-06-06T13:13:28","date_gmt":"2023-06-06T11:13:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=324104"},"modified":"2023-06-06T13:13:28","modified_gmt":"2023-06-06T11:13:28","slug":"nese-per-kryetar-te-pd-garon-basha-me-tabakun-ke-preferoni-fitim-zekthi-tregon-voten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nese-per-kryetar-te-pd-garon-basha-me-tabakun-ke-preferoni-fitim-zekthi-tregon-voten\/","title":{"rendered":"N\u00ebse p\u00ebr kryetar t\u00eb PD garon Basha me Tabakun k\u00eb preferoni?, Fitim Zekthi tregon vot\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, Fitim Zekthi, i ftuar n\u00eb studion e News24 n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cOpinion\u201d ka folur n\u00eb lidhje me zhvillimet brenda kampit blu.<\/p>\n<p>Sipas tij PD ndodhet n\u00eb kriz\u00eb totale prej vitit 2021, teksa e cil\u00ebsoi q\u00ebndrimin e demokrat\u00ebve pa kryetar p\u00ebr 1 vit e gjysm\u00eb si \u201cmarr\u00ebzi q\u00eb ka sjell\u00eb shkallmimin e k\u00ebsaj force politike\u201d.<\/p>\n<p>Zekthi shtoi se nuk \u00ebsht\u00eb dakord me shtyrjen e procesit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se t\u00eb shtysh zgjedhjet e brendshme do t\u00eb thot\u00eb se je naiv ose k\u00ebrkon shkat\u00ebrrimin e partis\u00eb me q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket emrave konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar partin\u00eb, ai u shpreh se Basha ka gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb garoj\u00eb dhe se n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb me Jorida Tabakun, ai do zgjidhte ish-kryetarin e demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai vijoi m\u00eb tej duke th\u00ebn\u00eb se ish-kryeministri Berisha nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb sukses politik dhe se \u201cnga kriza e madhe dhe presioni p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka\u201d, ka zgjedhur t\u00eb b\u00ebj\u00eb thirrje p\u00ebr protesta s\u00ebrish.<\/p>\n<p>\u201cPD \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb totale nga shtatori 2021. Por p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb prej vitit 2009, sepse elita politike ka par\u00eb vet\u00ebm oreksin e saj. U korruptua n\u00eb kuptimin politik gjat\u00eb atyre viteve. Kjo elit\u00eb vijoi qeverisjen deri n\u00eb 2013 dhe m\u00eb pas. Kriza \u00ebsht\u00eb thelluar edhe nga t\u00eb mos pasurit nj\u00eb kryetar.<\/p>\n<p>PD ka q\u00ebndruar 1 vit e gjysm\u00eb pa kryetar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebzi q\u00eb solli shkallmimin e k\u00ebsaj organizate politike. T\u00eb shtysh akoma mos zgjedhjen e kryetarit t\u00eb partis\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ose je naiv dhe nuk e kupton politik\u00ebn, ose me q\u00ebllim k\u00ebrkohet shkat\u00ebrrimi i partis\u00eb.<\/p>\n<p>Shtyrja p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht e keqe p\u00ebr partin\u00eb dhe kjo do e shkallmoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb PD-n\u00eb. Organizimi nis nga lart posht\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kryetar t\u00eb zgjedhur. Nuk e kuptoj si mund t\u00eb mendojn\u00eb se partia organizohet k\u00ebshtu. Jam p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb platformave, por sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Partia ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebzi kur nuk zgjodhi kryetar p\u00ebr 1 vit e gjysm\u00eb. Ishte nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e madhe ndaj demokrat\u00ebve dhe interesave t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Un\u00eb do doja nj\u00eb kryetar t\u00eb PD-s\u00eb si Ronald Regan, por nuk mund ta kemi dot. N\u00ebse nuk e kemi do zgjedhim at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb zgjedhim ose q\u00eb i mbart ato vlera. N\u00ebse PD \u00ebsht\u00eb aq e keqe, ky \u00ebsht\u00eb fati yn\u00eb politik, por duhet t\u00eb ndjekim parimet tona. Lulzim Basha ka gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebr kryetar, a fiton nuk e di. N\u00ebse do kandidoj\u00eb Basha dhe Rexhep Uka do votoj Rexhep Uk\u00ebn. N\u00ebse kandidon Basha dhe Tabaku do zgjedh Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Bashkimi b\u00ebhet bazuar te vlerat. PD duhet t\u00eb mbroj\u00eb vlerat konservatore t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb. Un\u00eb besoj se duhet t\u00eb bashkohemi me gjith\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta. Por t\u00eb shkrish k\u00ebt\u00eb parti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashkimit \u00ebsht\u00eb tradhti ndaj vendit.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike n\u00eb vend kan\u00eb shum\u00eb kusure dhe nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb dhe protesta. Protestat b\u00ebhen nga ata q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb dot politik\u00eb, student\u00ebt, pun\u00ebtor\u00ebt, etj. K\u00ebtu b\u00ebhen protesta politike q\u00eb nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb popullit, por interesave politike t\u00eb brendshme. Berisha nga kriza e madhe dhe presioni p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka b\u00ebn protesta p\u00ebr t\u00eb mbushur hap\u00ebsir\u00ebn. Manipulim ka pasur, por humbje si kjo nuk ka ndodhur. Berisha dhe Meta nuk do b\u00ebjn\u00eb m\u00eb protesta, jam i bindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Fundi i k\u00ebsaj l\u00ebvizje dihej p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve politike dhe Berisha nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb sukses politik\u201d, u shpreh Zekthi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, Fitim Zekthi, i ftuar n\u00eb studion e News24 n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cOpinion\u201d ka folur n\u00eb lidhje me zhvillimet brenda kampit blu. Sipas tij PD ndodhet n\u00eb kriz\u00eb totale prej vitit 2021, teksa e cil\u00ebsoi q\u00ebndrimin e demokrat\u00ebve pa kryetar p\u00ebr 1 vit e gjysm\u00eb si \u201cmarr\u00ebzi q\u00eb ka sjell\u00eb shkallmimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322609,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-324104","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324104","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=324104"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324104\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":324105,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324104\/revisions\/324105"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=324104"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=324104"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=324104"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}