{"id":324212,"date":"2023-06-07T08:10:44","date_gmt":"2023-06-07T06:10:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=324212"},"modified":"2023-06-07T08:10:44","modified_gmt":"2023-06-07T06:10:44","slug":"femija-zbulon-vrasjen-e-24-vjecares-ne-durres-i-ati-i-viktimes-akuzon-gjyqtaret-se-liruan-ish-dhendrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/femija-zbulon-vrasjen-e-24-vjecares-ne-durres-i-ati-i-viktimes-akuzon-gjyqtaret-se-liruan-ish-dhendrin\/","title":{"rendered":"F\u00ebmija zbulon vrasjen e 24-vje\u00e7ares n\u00eb Durr\u00ebs, i ati i viktim\u00ebs akuzon gjyqtar\u00ebt se liruan ish-dh\u00ebndrin"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb shpalosur sot n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d, p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb 24-vje\u00e7areje n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb raportuar sikur e reja \u00ebsht\u00eb hedhur nga ballkoni, por i ati i saj ka ngritur dyshime se ka qen\u00eb bashk\u00ebshorti i saj ai q\u00eb e ka vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe d\u00ebshmia e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb 24 vje\u00e7ares ngre dyshime t\u00eb forta se e reja \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb nga bashk\u00ebshorti, i cili \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Anisa Gjini, n\u00ebn\u00eb e nj\u00eb djali 3-vje\u00e7ar pretendohet se u hodh nga ballkoni i katit t\u00eb tret\u00eb, ku jetonte me bashk\u00ebshortin, Alfred Gjini dhe vjehrr\u00ebn, Fahrije Gjini. Por babai i t\u00eb ndjer\u00ebs ka bindjen, se vajza e tij u vra nga burri i dhunsh\u00ebm pas nj\u00eb sherri mes t\u00eb dyve.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e keqe q\u00eb m\u00eb thot\u00eb, \u00ebsht\u00eb hedhur. Q\u00eb ajo po t\u00eb ishte hedhur do ishte b\u00ebr\u00eb fije-fije. Nga kati i tret\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb n\u00eb kok\u00eb p\u00ebrve\u00e7 \u00e7arjes, duarsh k\u00ebtu, shenjat e dhun\u00ebs, nuk kishte sens. \u00cbsht\u00eb vrar\u00eb, bashk\u00eb me t\u00eb \u00ebm\u00ebn\u201d, tha babai.<\/p>\n<p>\u201cStop\u201d ka siguruar dy d\u00ebshmit\u00eb, t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb vjehrr\u00ebs s\u00eb Anis\u00ebs.<\/p>\n<p>Alfredi tregon se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sht\u00ebpi rreth or\u00ebs 18:00. N\u00eb or\u00ebn 19:00, ata kan\u00eb darkuar dhe m\u00eb pas ai po shikonte ndeshjen Itali-Spanj\u00eb.<\/p>\n<p>Alfred Gjini tregon se n\u00eb momentin kur ka b\u00ebr\u00eb gol Spanja ai \u00ebsht\u00eb ngritur dhe ka par\u00eb Anis\u00ebn n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit q\u00eb po \u00e7atonte n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>I \u00ebsht\u00eb afruar dhe e ka pyetur se me k\u00eb po flet. Anisa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se po flet me tezen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ai i merr telefonin me forc\u00eb dhe shkon n\u00eb banjo p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se me k\u00eb po fliste Anisa.<\/p>\n<p>Alfredi deklaron se ka kaluar nga dritarja e banjos tek ballkoni dhe n\u00eb ato momente d\u00ebgjon komshinjt\u00eb q\u00eb po b\u00ebrtisnin, \u201cRa\u201d.<\/p>\n<p>Ai zbriti nga shkall\u00ebt me shpejt\u00ebsi dhe pa bashk\u00ebshorten posht\u00eb pa ndjenja. Sipas deklarat\u00ebs ai nuk ka pritur ambulanc\u00ebn, por e ka \u00e7uar Anis\u00ebn me makin\u00ebn e tij drejt spitalit, ku ajo u konstatua pa jet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMa ka l\u00ebn\u00eb nusja, 10 vje\u00e7 ma ka l\u00ebn\u00eb at\u00eb. E rrita, e \u00e7ova nuse, dhe e mora t\u00eb vdekur nga atje. Nuk mundem. E mora t\u00eb vdekur\u201d, tregon i ati.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb vjehrra tregon se Alfredi dhe Anisa erdh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi rreth or\u00ebs 18:00. N\u00eb or\u00ebn 21:00 ata kan\u00eb darkuar s\u00eb bashku dhe nuk ka pasur asnj\u00eb konflikt.<\/p>\n<p>Djali i saj dhe nusja kan\u00eb qen\u00eb duke par\u00eb ndeshjen Itali-Spanj\u00eb dhe vjehrra thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka qen\u00eb n\u00eb banjo dhe ka par\u00eb djalin me telefonin e nuses n\u00eb dor\u00eb dhe Anis\u00ebn duke e ndjekur nga pas q\u00eb t\u2019i jepte telefonin.<\/p>\n<p>Por ai nuk ka pranuar q\u00eb t\u2019ia kthej\u00eb. Vjehrra tregon q\u00eb Anisa u m\u00ebrzit dhe vrapoi drejt ballkonit q\u00eb t\u00eb hidhej.<\/p>\n<p>N\u00eb dy d\u00ebshmit\u00eb, t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb vjehrr\u00ebs Fahrije Gjini, ka paqart\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Alfredi deklaron se Anisa ishte n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit kur e ka par\u00eb q\u00eb po \u00e7atonte n\u00eb telefon, nd\u00ebrsa vjehrra deklaron se Anisa ishte duke par\u00eb ndeshjen me Alfredin.<\/p>\n<p>Vjehrra deklaron se Alfredi ishte n\u00eb ballkon me telefonin e Anis\u00ebs, nd\u00ebrsa djali, Alfredi thot\u00eb se u fut n\u00eb banjo dhe doli nga dritarja n\u00eb ballkon dhe d\u00ebgjoi komshinjt\u00eb q\u00eb th\u00ebrrisnin se Anisa ra nga ballkoni.<\/p>\n<p>I ati i Anis\u00ebs thot\u00eb, se u njoftua 4 or\u00eb pas ngjarjes kur vajza e tij ishte \u00e7uar n\u00eb morg.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb dit\u00eb m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb or\u00ebn 1 t\u00eb nat\u00ebs, kur goca kishte qen\u00eb n\u00eb or\u00ebn 22:00 n\u00eb spital. N\u00eb 1 t\u00eb nat\u00ebs m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb na ndodhi kjo \u201cu vra Anisa\u201d. M\u00eb ka marr\u00eb dh\u00ebndri nga dega. Pas kat\u00ebr or\u00ebsh q\u00eb ishte vrar\u00eb goca m\u00eb ka njoftuar q\u00eb ishte ora 1, 1 e 10 q\u00eb ka ik nipi. Pas nipit kemi ikur dhe ne. Nuk arrita ta shoh. E kemi gjetur n\u00eb morg. Luft\u00eb me veten. U detyrova e mora sepse e prura i b\u00ebra varrimin. Nuk e prisja kurr\u00eb. Un\u00eb mezor i rrita ata f\u00ebmij\u00eb. I martova p\u00ebr mrekulli. E b\u00ebri, ma vrau. M\u00eb b\u00ebri namin, hatan\u00eb. \u00c7far\u00eb me th\u00ebn\u00eb. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdes edhe un\u00eb dhe t\u00eb mbyll hallet sesa k\u00ebt\u00eb\u201d, tha i ati.<\/p>\n<p>\u201cAi e ka q\u00eblluar nj\u00eb her\u00eb goc\u00ebn tek daja i vet me sebep t\u00eb \u00e7unit se gjithmon\u00eb ishte arrogant, mosmir\u00ebnjoh\u00ebs sepse un\u00eb nuk doja q\u00eb t\u00eb prishej ajo kuror\u00eb sepse thosha hatri i f\u00ebmij\u00ebs. M\u00eb pati th\u00ebn\u00eb o ba hajde m\u00eb merr nj\u00ebher\u00eb. \u201cO babush d\u00ebgjo babin kthe rrug\u00eb p\u00ebr hatrin e f\u00ebmij\u00ebs. Kthe rrug\u00eb p\u00ebr hatrin e f\u00ebmij\u00ebs, s\u2019ka gajle t\u00eb sillet ai. O babi nuk durohet kjo plaka. O babi nuk durohet e shamja k\u00ebsaj n\u00ebp\u00ebr lagje\u201d. Nuk mundem m\u00eb dhe i jap pishmanit asaj q\u00eb nuk arrita ta marr\u201d, tregon babai kur pyetet p\u00ebr probleme q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasur vajza me bashk\u00ebshortin.<\/p>\n<p>Ai flet p\u00ebr shenja n\u00eb trupin e Anis\u00ebs, t\u00eb cilat shtojn\u00eb dyshimet p\u00ebr vrasje. N\u00eb lidhje me procedur\u00ebn e policis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit ka shum\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>\u201cAta kan\u00eb pasur koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb, si i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hesapet e tyre i din\u00eb vet. Nuk ia fal k\u00ebt\u00eb q\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb hedhur goca. Nuk ia fal sa t\u00eb jem gjall\u00eb. Se po t\u00eb ishte hedh goca ime do ishte hedhur bashk\u00eb me nipin e vog\u00ebl se nuk kishte burr\u00eb n\u00ebne t\u2019i ndante. K\u00ebto lloj shenjash nuk jan\u00eb t\u00eb hedhura. Nuk ka fare k\u00ebtu. Vet\u00ebm nj\u00eb shenj\u00eb ka t\u00eb goditjes. Do ishin thyer brinj\u00eb\u201d, tha i ati.<\/p>\n<p>N\u00eb procesverbalin e ngjarjes nga OPGJ i Durr\u00ebsit, Shk\u00eblqim Osmani, jan\u00eb vet\u00ebm 4 foto. Ai nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontroll t\u00eb detajuar brenda sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ka pasur p\u00ebrleshje, shenja gjaku apo prova t\u00eb tjera q\u00eb do i sh\u00ebrbenin hetimit.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb kontroll n\u00eb sht\u00ebpi. Me \u00e7far\u00eb e \u00e7oi n\u00eb spital? Me bi\u00e7iklet\u00eb? Si nuk b\u00ebri policia nj\u00eb kontroll atje brenda. I tha nipi me \u00e7far\u00eb e \u00e7oi, vallaj nuk e di tha. Ishte oficer burri i huaj. Si u b\u00eb kjo pun\u00eb? Kaq shpejt. Nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka leku. Gjaku i f\u00ebmij\u00ebs tim nuk ka p\u00ebr t\u2019u bler\u00eb as p\u00ebr t\u2019u shitur sa t\u00eb jem gjall\u00eb un\u00eb. Sa t\u00eb jem gjall\u00eb un\u00eb! At\u00eb q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00ebs tim do ta vuaj\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb. Ashtu si po qaj un\u00eb p\u00ebr dit\u00eb do i vij\u00eb ora do qaj\u00eb edhe ai. Ashtu si\u00e7 nuk rri dot pa i shkuar nj\u00eb dit\u00eb tek varri, nuk rri dot, m\u00eb ka ikur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, engj\u00ebll\u2026\u201d, shprehet babai.<\/p>\n<p>Lidhur me vrasjen e Anisa Gjinit n\u00eb Durr\u00ebs, OPGJ Shk\u00eblqim Osmani, duket se m\u00eb shum\u00eb ka ndihmuar n\u00eb inskenimin e k\u00ebsaj ngjarjeje. Ai nuk ka k\u00ebqyrur banes\u00ebn brenda p\u00ebr t\u00eb gjetur shenja t\u00eb dyshimta, q\u00eb mund t\u00eb ndihmonin hetimin. Ai \u00ebsht\u00eb mjaftuar me 4 fotografi dhe e ka mbyllur me kaq gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i dyshuari kryesor, bashk\u00ebshorti Alfred Gjini, mundi t\u00eb dal\u00eb i pafajsh\u00ebm pas 6 muajsh burg q\u00eb urdh\u00ebroi prokurorja e Durr\u00ebsit, Edina Kurti. N\u00eb urdhrin e prokurores dyshohet se ngjarja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvrasje me hedhje nga ballkoni, por vrasje.<\/p>\n<p>\u201cNuk i b\u00ebri 6 muaj burg doli\u2026 Ai sh\u00ebtit me makin\u00eb, goca ime rri n\u00eb grop\u00eb. K\u00ebto gj\u00ebra nuk kam p\u00ebr t\u2019ia falur\u201d, tha babai i viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebrkesa p\u00ebr arrest me burg e prokurores, gjyqtar\u00ebt Petraq \u00c7uri dhe Paulin \u00c7era, nxorr\u00ebn kle\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb dyshuarin Gjini.<\/p>\n<p>Petraq \u00c7uri ndryshoi mas\u00ebn e siguris\u00eb nga arrest me burg n\u00eb detyrim paraqitje. Paulin \u00c7era, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Durr\u00ebs, nuk ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit nga detyrim paraqitjeje n\u00eb burg, duke nxjerr\u00eb si kle\u00e7k\u00eb b\u00ebrjen e nj\u00eb akti tjet\u00ebr ekspertimi t\u00eb viktim\u00ebs. Strategji zvarritjeje e k\u00ebtij procesi vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb favorizuar t\u00eb dyshuarin kryesor, Alfred Gjinin.<\/p>\n<p>\u201cDo pres drejt\u00ebsin\u00eb. Do \u00e7oj deri n\u00eb fund drejt\u00ebsin\u00eb, pastaj edhe un\u00eb e kam vendosur \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj. Nuk mundem t\u00eb duroj m\u00eb\u201d, tha babai.<\/p>\n<p>\u201cStop\u201d ka siguruar dhe d\u00ebshmin\u00eb ekskluzive t\u00eb djalit t\u00eb mitur t\u00eb s\u00eb ndjer\u00ebs Anisa Gjini. Ai tregon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb f\u00ebminore, se babi e goditi mamin n\u00eb kok\u00eb, derisa asaj i ra t\u00eb fik\u00ebt. F\u00ebmija thot\u00eb se babai e porositi t\u00eb mos tregonte se do ta merrte policia.<\/p>\n<p>\u201cBabi po shifte sport. Babi e rrafi mamin dhe pastaj e lag\u00ebn me uj\u00eb. Mua m\u00eb mbyll\u00ebn te dhoma me xxxx. I ra t\u00eb fik\u00ebt mami dhe babi m\u00eb tha mos trego\u201d, tregoi f\u00ebmija.<\/p>\n<p>Madje f\u00ebmija ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vizatim tek psikologia ku ka pikturuar t\u00eb \u00ebm\u00ebn me nj\u00eb shenj\u00eb n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c100% i sigurt q\u00eb goca \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb. Nipi i vog\u00ebl m\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur se k\u00ebshtu erdhi n\u00ebna, i hodh\u00ebn uj\u00eb, mami nuk i hapi syt\u00eb m\u00eb. Sot po ta marrin edhe ta pyesin po t\u00eb nj\u00ebjta fjal\u00eb do thot\u00eb. E kam marr\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e kam \u00e7uar, nuk futej f\u00ebmija n\u00eb sht\u00ebpi ngaq\u00eb ka par\u00eb vdekjen e t\u00eb \u00ebm\u00ebs me sy. K\u00ebtu ku ka pasur shenja tek koka. E p\u00ebrmend, e k\u00ebrkon. \u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Kam pritur shum\u00eb nga drejt\u00ebsia. Nuk dua asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 drejt\u00ebsis\u00eb. Drejt\u00ebsin\u00eb e dua se ma ka vrar\u00eb pa pik\u00ebn e t\u00eb keqes goc\u00ebn. Nuk mund ta vras\u00ebsh nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb at\u00eb derexhe si\u00e7 e ka vrar\u00eb ai\u201d, tregoi babai.<\/p>\n<p>Ka dyshime t\u00eb arsyetueshme q\u00eb kjo ngjarje nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vet\u00ebvrasje, por nj\u00eb vrasje. I dyshuari kryesor \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti, Alfred Gjini.<\/p>\n<p>Emisioni \u201cStop\u201d rind\u00ebrtoi ngjarje p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrafruar s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Sipas deklaratave Alfred Gjini n\u00eb or\u00ebn 21:00 ka darkuar s\u00eb bashku me djalin e vog\u00ebl dhe n\u00ebn\u00ebn. Dyshohet q\u00eb viktima at\u00eb mbr\u00ebmje, rreth or\u00ebs 22:00 t\u00eb nat\u00ebs Anisa mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb banjo duke \u00e7atuar me nj\u00eb koleg t\u00eb pun\u00ebs. Alfredi ka par\u00eb l\u00ebvizjet e dyshimta dhe ka vrapuar pas saj. Sipas provave q\u00eb jan\u00eb gjetur n\u00eb trupin e viktim\u00ebs, dyshohet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur nj\u00eb p\u00ebrleshje n\u00eb banjon e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Viktima \u00ebsht\u00eb goditur me mjete t\u00eb forta dhe \u00ebsht\u00eb mbytur me tubin e dushit. Shenjat e gjetura n\u00eb trupin e Anis\u00ebs tregon q\u00eb ka marr\u00eb goditje n\u00eb sup dhe n\u00eb dor\u00eb n\u00eb momentin e vet\u00ebmbrojtjes. Shenjat e tjera n\u00eb qaf\u00eb ngjasojn\u00eb me tubin e dushit ku m\u00eb pas ajo ka marr\u00eb goditjen fatale n\u00eb kok\u00eb dhe ka humbur ndjenjat. Ngjarja \u00ebsht\u00eb manipuluar dhe e reja \u00ebsht\u00eb hedhur nga ballkoni p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt e k\u00ebsaj vrasjeje.\/tvklan.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb shpalosur sot n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d, p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb 24-vje\u00e7areje n\u00eb Durr\u00ebs. M\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb raportuar sikur e reja \u00ebsht\u00eb hedhur nga ballkoni, por i ati i saj ka ngritur dyshime se ka qen\u00eb bashk\u00ebshorti i saj ai q\u00eb e ka vrar\u00eb. Edhe d\u00ebshmia e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb 24 vje\u00e7ares ngre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":324213,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-324212","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324212","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=324212"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324212\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":324214,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324212\/revisions\/324214"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324213"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=324212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=324212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=324212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}