{"id":324335,"date":"2023-06-08T10:44:47","date_gmt":"2023-06-08T08:44:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=324335"},"modified":"2023-06-08T10:44:47","modified_gmt":"2023-06-08T08:44:47","slug":"nga-vangjush-dako-te-klubi-partizani-pse-spak-vazhdon-me-dopio-standard","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-vangjush-dako-te-klubi-partizani-pse-spak-vazhdon-me-dopio-standard\/","title":{"rendered":"Nga Vangjush Dako te Klubi Partizani, pse SPAK vazhdon me dopio standard?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund SPAK dha urdh\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb arrestim ekselent. Vangjush Dako, i arrestuar dje me akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb maj\u00ebs s\u00eb pushtetit politik mes atyre t\u00eb inkriminuara deri tani nga superprokuroria antikorrupsion. Personalisht e kam njohur dhe takuar shum\u00eb her\u00eb Vangjushin, dhe e kam konsideruar p\u00ebrher\u00eb inteligjent dhe plot humor, por kjo nuk i ka krijuar n\u00eb syt\u00eb e mi asnj\u00eb imunitet gjyq\u00ebsor. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr ndonj\u00eb akuz\u00eb, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb edhe ai t\u00eb paguaj\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj lexova 76 faqet e akuzave q\u00eb e \u00e7uan n\u00eb burg dhe do t\u00eb provoj t\u2019I p\u00ebrmbledh duke u kufizuar me t\u00eb dhe jo n\u00eb t\u00eb 9 t\u00eb akuzuarit. Faktet q\u00eb i kontestohen Vangjush Dakos jan\u00eb dy: I pari i referohet periudh\u00ebs mes 2010 dhe 2014, i dyti n\u00eb tetor 2014. Pra, gati 10 vite m\u00eb par\u00eb. I pari \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb pallat me 7 kate, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte 11 kate, e dh\u00ebn\u00eb nga bashkia e Durr\u00ebsit n\u00eb 2015 kur pallati ishte nd\u00ebrtuar pa leje mes 2010 dhe 2011. Akuza e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tender p\u00ebr projekt-zbatimin e sh\u00ebtitores B\u00ebrryli-Currilat vlera e t\u00eb cilit duhet t\u00eb ishte 2.63 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa bashkia n\u00eb tetor t\u00eb 2014 e b\u00ebri tenderin me fondin limit 21 milion\u00eb lek\u00eb. K\u00ebtu del shuma 18 milion\u00eb lek\u00eb diferenc\u00eb e konsideruar si d\u00ebm ndaj buxhetit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Historia e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit u b\u00eb publike 3 vite m\u00eb par\u00eb, pasi t\u00ebrmeti i vitit 2019 d\u00ebmtoi struktur\u00ebn dhe rreth 40 banor\u00eb t\u00eb pallatit b\u00ebn\u00eb padi n\u00eb SPAK duke akuzuar bashkiakun dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij p\u00ebr legalizimin e atij pallati edhe pse nd\u00ebrtuesi nuk kishte zbatuar rregullat e nd\u00ebrtimit dhe ato antisizmike. Historia e tenderit t\u00eb sh\u00ebtitores u denoncua n\u00eb 2015 nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dyja rastet Vangjush Dako akuzohet p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre se nuk ka kontrolluar stafin e tij dhe n\u00eb respektimin e rregullave. Asnj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr korrupsion dhe asnj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb lejet e nd\u00ebrtimit apo tenderi p\u00ebr sh\u00ebtitoren jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ndonj\u00eb favori personal t\u00eb marr\u00eb nga kryebashkiaku. SPAK nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe nuk dim\u00eb n\u00ebse i ka k\u00ebrkuar. Pra nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori korrupsioni. Ka zgjatur 3 vite p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe 5 vite p\u00ebr tjetr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr arresti akuza p\u00ebr fakte t\u00eb ndodhura m\u00eb shum\u00eb se 9 vite m\u00eb par\u00eb e q\u00eb ndodheshin n\u00eb kall\u00ebzimet e banor\u00ebve dhe n\u00eb raportin e KLSH-s\u00eb. Kjo nuk mjafton p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim legjitimitetin e procesit t\u00eb nisur, ndoshta pervec faktin se abuzimet jan\u00eb aq t\u00eb vjetra sa p\u00ebr pak muaj do t\u00eb zhdukeshin me parashkrim. Esht\u00eb e diskutueshme dhe zgjedhja p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb burg nj\u00eb ish-kryebashkiak duke e ditur se provat n\u00eb ngarkim t\u00eb tij jan\u00eb mbledhur prej koh\u00ebsh (n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte prova nuk do t\u00eb kishte as nj\u00eb urdh\u00ebr arresti nga gjykata) dhe nuk ka asnj\u00eb rrezik jo vet\u00ebm se mund t\u2019i prishet, por edhe se mund ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin krim duke mos pasur m\u00eb asnj\u00eb funksion publik. Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb vazhdon t\u00eb habis\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb standarti i dyfisht\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb lexosh n\u00eb aktakuz\u00eb sekuenc\u00ebn e ligjeve, neneve, rregulloreve dhe vkm-ve t\u00eb mbledhura nga prokuror\u00ebt p\u00ebr t\u00eb inkriminuar Vangjush Dakon dhe e para pyetje q\u00eb vjen n\u00eb m\u00ebndje \u00ebsht\u00eb: Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebt\u00ebm q\u00eb i shkel? N\u00ebse arrihet t\u00eb arrestohen nj\u00eb ish-kryebashkiak tani q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi dhe p\u00ebr nj\u00eb tender t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb 12 vite jet\u00eb administrative, si shpjegohet q\u00eb SPAK nuk arrin t\u00eb arrestoj\u00eb fajtor\u00ebt p\u00ebr krime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda? SPAK ka n\u00eb duar disa nga dosjet m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb 15 viteve t\u00eb fundit. Disa t\u00eb lidhura me krimin e organizuar, me superbos\u00eb q\u00eb askush nuk i prek, pasi nuk gjenden dot provat pa ardhur nga jasht\u00eb nj\u00eb dosje e gatshme. T\u00eb tjera dosje t\u00eb lidhura me kriminalitetin politik dhe financiar, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast provat nuk mungojn\u00eb, por mungojn\u00eb vullneti dhe guximi p\u00ebr t\u00eb arrestuar fajtor\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrse \u00ebsht\u00eb kaq e leht\u00eb t\u2019i vihen prangat Vangjush Dakos p\u00ebr nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi t\u00eb firmosur 10 vite m\u00eb par\u00eb dhe askush nuk prek klanin Berisha-Meta p\u00ebr masakr\u00ebn e G\u00ebrdecit, tragjedin\u00eb e 21 janarit, skandalin e Klubit Partizani, dhe dosjet e tjera t\u00eb harruara? Vet\u00ebm se Vangjush Dako (si \u00e7do socialist tjet\u00ebr i inkriminuar) ose Edi Rama nuk protestojn\u00eb, nd\u00ebrsa bandat politike t\u00eb Berish\u00ebs k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me kryengritje t\u00eb armatosur? Le ta b\u00ebjn\u00eb kryengritjen e armatosur at\u00ebher\u00eb, n\u00ebse kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vendoset n\u00eb vend drejt\u00ebsia. Shqip\u00ebria i mbijetoi 14 janarit t\u00eb Berish\u00ebs dhe molotov\u00ebve t\u00eb Bash\u00ebs: do t\u00eb mbijetoj\u00eb edhe ndaj ndonj\u00eb grupi militant\u00ebsh t\u00eb inatosur. Nuk mund t\u00eb pranohet nj\u00eb drejt\u00ebsi e reformuar nj\u00ebsoj si ajo e pareformuara: I vetmi ndryshim \u00ebsht\u00eb se ajo e vjetra nuk prekte ask\u00ebnd, kjo e reja prek vet\u00ebm nj\u00eb an\u00eb politike. Berisha, Meta dhe njer\u00ebzit e tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb shijojn\u00eb nj\u00eb imunitet skandaloz.<\/p>\n<p>Edhe analist\u00ebt televiziv\u00eb kan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie n\u00eb ushqimin e k\u00ebsaj klime padrejt\u00ebsie t\u00eb vazhdueshme. Mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga sallonet televizive m\u00eb t\u00eb but\u00eb me Berish\u00ebn shpaloseshin dy teori. E para q\u00eb urdh\u00ebr arresti \u201cme siguri maksimale\u201d ishte formosur 4 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, por q\u00eb ishte vonuar nga policia p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb Vangjush Dakos t\u00eb p\u00ebrgatitej. Drejtuesi pohonte i skandalizuar. Nd\u00ebrsa sot u publikua kopja e urdh\u00ebr arrestit q\u00eb mban dat\u00ebn 6 qershor 2023 por dyshojm\u00eb q\u00eb ai \u201csharlatan investigativ\u201d dhe drejtuesi e tij do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndjes\u00eb p\u00ebr mashtrimin e radh\u00ebs. Teoria e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb SPAK-u po heton p\u00ebr pastrim parash p\u00ebr Klubin Partizani dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb drejtuesi i emisionit reagon i skandalizuar: Pastrim parash? P\u00ebr Klubin Partizani? Dhe pse? Si ka mund\u00ebsi?\u201d<\/p>\n<p>Tamam, si ka mund\u00ebsi q\u00eb dh\u00ebndrri i Sali Berish\u00ebs q\u00eb u kthye nga Kosova n\u00eb 2005 me 30.000 dollar\u00eb n\u00eb bank\u00eb dy vite m\u00eb pas nis investimin prej 15 milion\u00eb eurosh dhe sot ka 8 kulla n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb vlejn\u00eb 40? Me \u00e7\u2019para\u2019 i nd\u00ebrtoi? Drejtuesi i emisionit as nuk e ngre pyetjen. Po SPAK t\u00eb pakt\u00ebn, ia b\u00ebn ndonj\u00eb pyetje vetes?<\/p>\n<p>Nga arkat e peshkut te ryshfetet prej 3000 euro, deri te lejet e nd\u00ebrtimit 10 vite m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb SPAK t\u00eb mos t\u00ebrhiqet para askujt dhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb edhe fajtor\u00ebt kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb vogla. Ajo q\u00eb nuk durohet \u00ebsht\u00eb se kur hetimet prekin pjes\u00ebn tjet\u00ebr politike, edhe perballe fajtore p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, k\u00ebrkon falje p\u00ebr shqet\u00ebsimin duke u dridhur e vazhdon t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb. Nj\u00eb drejt\u00ebsi partizane dhe frikacake \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se asnj\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>P.s. Shqiptarja.com publikoi nj\u00eb sondazh online duke pyetur opinionin publik n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb deri tani nga SPAK. N\u00eb pak or\u00eb votuan mbi 3600 lexues dhe 68% thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur fare nga puna e superprokuroris\u00eb. Dikush duhet t\u00eb reflektoj\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino M\u00eb n\u00eb fund SPAK dha urdh\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb arrestim ekselent. Vangjush Dako, i arrestuar dje me akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb maj\u00ebs s\u00eb pushtetit politik mes atyre t\u00eb inkriminuara deri tani nga superprokuroria antikorrupsion. Personalisht e kam njohur dhe takuar shum\u00eb her\u00eb Vangjushin, dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":324336,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,364,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-324335","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-koment-opinion","11":"category-kryesore","12":"category-lajme","13":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=324335"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324335\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":324337,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324335\/revisions\/324337"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324336"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=324335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=324335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=324335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}