{"id":324411,"date":"2023-06-08T20:04:36","date_gmt":"2023-06-08T18:04:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=324411"},"modified":"2023-06-08T20:04:36","modified_gmt":"2023-06-08T18:04:36","slug":"ambasadori-amerikan-ne-beograd-kemi-probleme-me-albin-kurtin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ambasadori-amerikan-ne-beograd-kemi-probleme-me-albin-kurtin\/","title":{"rendered":"Ambasadori amerikan ne Beograd: Kemi probleme me Albin Kurtin"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadori amerikan n\u00eb Beograd Christopher Hill, tha sot se vendet per\u00ebndimore e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Kosova do t\u00eb p\u00ebrballet me pasoja p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve n\u00eb veri t\u00eb vendit, duke theksuar se problemet jan\u00eb me kryeministrin Albin Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me sh\u00ebrbimin serb t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs ai tha se zoti Kurti nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar me k\u00ebrkesat per\u00ebndimore p\u00ebr uljen e tensioneve duke t\u00ebrhequr nj\u00ebsit\u00eb e posa\u00e7me t\u00eb policis\u00eb dhe kryetar\u00ebt e komunave nga veriu.<\/p>\n<p>Intervista e m\u00ebposhtme \u00ebsht\u00eb redaktuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb e p\u00ebrmbledhur dhe m\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Situata n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur. Zv\/Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar dhe i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Miroslav Laj\u00e7ak i paraqit\u00ebn propozimet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs \u2013 p\u00ebr shtensionimin e gjendjes, zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb marrin pjes\u00eb edhe serb\u00ebt dhe nj\u00eb kthim n\u00eb dialogu p\u00ebr normalizimin. \u00c7far\u00eb p\u00ebrgjigje keni marr\u00eb nga kryeministri i Kosov\u00ebs, Aljbin Kurti, a \u00ebsht\u00eb gati ta pranoj\u00eb?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Mendoj se kemi nj\u00eb problem me zotin Kurti, ai nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm ta pranoj\u00eb. M\u00eb duket se kemi disa probleme shum\u00eb thelb\u00ebsore me t\u00eb, n\u00ebse ende mund ta konsiderojm\u00eb si partner. Por k\u00ebt\u00eb vendim ia l\u00eb ambasad\u00ebs son\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ai e tha se nuk \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr shtensionim dhe organizim t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Shtensionimi \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor dhe mendoj se kemi pasur sukses n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim n\u00eb dit\u00ebt e fundit. Si\u00e7 e dini, disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ne pat\u00ebm nj\u00eb bllokim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb atje. Trupat e NATO-s atje. Dhe s\u00eb fundmi, ata po luanin loj\u00ebra sportive me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb mendoj se ka pasur nj\u00eb shtensionim. Ka ulje tensionesh sigurisht nga pala serbe, dhe pritshm\u00ebria nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap n\u00eb at\u00eb drejtim. Nj\u00eb nga ta \u00ebsht\u00eb q\u00eb policia e posa\u00e7me t\u00eb t\u00ebrhiqet nga veriu. Gjithashtu, kryetar\u00ebt e komunave duhet t\u00eb largohen nga nd\u00ebrtesat komunale dhe kjo duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment. Dhe \u00e7\u00ebshtja e tret\u00eb pak m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb keni zgjedhje t\u00eb reja. Nga pala serbe u tha qart\u00eb se me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb themelimi i Asociacionit t\u00eb Komunave Serbe, i cili ende \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr zotin Kurti. Sepse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e kuptojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Escobar tha se serb\u00ebt duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale pa parakushte. Ju e p\u00ebrmend\u00ebt Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe. A besoni se serb\u00ebt do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00ebse ai nuk themelohet?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Nuk do t\u00eb doja t\u00eb hyja n\u00eb holl\u00ebsi t\u00eb negociatave, por mendoj se serb\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhjet lokale q\u00eb do t\u00eb zhvilloheshin n\u00eb rrethana t\u00eb nj\u00ebjta si ato t\u00eb m\u00ebparshme \u2013 t\u00eb cilat i bojkotuan. Mendoj se duhen disa ndryshime, nuk dua t\u00eb flas se deri ku duhet t\u00eb shkojn\u00eb dhe si do t\u00eb arrihen. E di q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb diskutime me komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb se si t\u00eb ecim p\u00ebrpara. Duhet t\u00eb kemi parasysh se q\u00ebllimi i k\u00ebtyre zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb zgjedhur t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb komunitetit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb kryesisht serb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A mund ta p\u00ebrfytyroni pjes\u00ebmarrjen e serb\u00ebve n\u00eb zgjedhje pa Asociacionin?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Mendoj se Asociacioni \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr veriun e Kosov\u00ebs. Dhe shumica e njer\u00ebzve duket se e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Asociacioni \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e kemi premtuar. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb kemi vendosur ta kemi. Por ndoshta do t\u00eb jet\u00eb e nevojshme t\u2019i shpjegojm\u00eb disi komunitetit serb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb? Do t\u00eb thot\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pasur shkolla, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar shkollat, p\u00ebr t\u00eb pasur tekste me t\u00eb cilat njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur n\u00eb ato shkolla, mjete spitalesh, mjek\u00eb, kujdes mjek\u00ebsor. Mendoj se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta element\u00eb jan\u00eb kuptuar dhe duhet b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019i zbatuar ato. Dhe mendoj se ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr vullnet t\u00eb mir\u00eb nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt. dhe sigurisht, shpresojm\u00eb q\u00eb ta marrim k\u00ebt\u00eb nga autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Cilat do t\u00eb ishin pasojat p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00ebse nuk i plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkesat?<\/p>\n<p>Christopher Hill: P\u00ebr shembull, kur nj\u00eb gjeneral i lart\u00eb amerikan vizitoi Serbin\u00eb, ne i tham\u00eb Kosov\u00ebs se nuk do ta b\u00ebnim st\u00ebrvitjen ushtarake q\u00eb kishim planifikuar.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Por zoti Kurti as at\u00ebher\u00eb nuk b\u00ebri asnj\u00eb hap p\u00ebrpara?<\/p>\n<p>Christopher Hill: M\u00eb duhet t\u00eb them dhe k\u00ebrkoj ndjes\u00eb p\u00ebr shprehjen, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces. Dhe kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment, por n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohore. Por mendoj se zoti Kurti \u00ebsht\u00eb informuar plot\u00ebsisht nga ambasadori yn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, nga zoti Laj\u00e7ak dhe zoti Escobar, se do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb disa ndryshime n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb llogaris\u00eb tek ne si mik dhe partner. Nuk mbaj mend t\u00eb kem par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ndarje kaq t\u00eb thella n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Uashingtonit.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: \u00c7far\u00eb prisni nga zoti (Aleksandar) Vu\u00e7iq n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces? Dhe cilat do t\u00eb ishin pasojat n\u00ebse pritjet nuk p\u00ebrmbushen?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Ne e konsiderojm\u00eb ai si nj\u00eb partner t\u00eb mir\u00eb, ai dhe qeveria e tij jan\u00eb partner\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Dhe shpresojm\u00eb q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb vazhdoj\u00eb. Ne do t\u00eb donim q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebnte \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb shtensionuar situat\u00ebn dhe shohim q\u00eb tashm\u00eb po shohim shenja se zbatohet. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive. Isha i pranish\u00ebm n\u00eb bisedimet (me Escobarin, Vu\u00e7i\u00e7in dhe Laj\u00e7akun,) nat\u00ebn tjet\u00ebr dhe mund t\u2019ju them se ato shkuan p\u00ebrtej kriz\u00ebs aktuale n\u00eb Kosov\u00eb. Mendoj se ka nj\u00eb mir\u00ebkuptim me autoritetet n\u00eb Serbi se si t\u00eb ecim p\u00ebrpara, t\u2019i b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebrat s\u00eb bashku. Shpresoj q\u00eb edhe populli i Serbis\u00eb do ta kuptoj\u00eb se ne duam t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr politikisht, ekonomikisht, n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet e vizit\u00ebs s\u00eb gjeneralit Hawkinson (i Gard\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb). Ne jemi shum\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn aq sa jan\u00eb t\u00eb interesuar njer\u00ebzit dhe qeveria n\u00eb Serbi p\u00ebr t\u00eb. Ne e ndjejm\u00eb se Serbia po b\u00ebhet nj\u00eb partner gjithnj\u00eb e m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A ka unitet brenda \u2018Quintit\u2019 sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimeve t\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs? Ne pam\u00eb q\u00eb SHBA ishte shum\u00eb specifike p\u00ebr sa i p\u00ebrket pasojave, por t\u00eb tjer\u00ebt nuk e ndoq\u00ebn.<\/p>\n<p>Christopher Hill: Ajo q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona dypal\u00ebshe. Ishte nj\u00eb deklarat\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb ajo \u00e7far\u00eb tha sekretari (Antony) Blinken duke d\u00ebnuar veprimet e zoti Kurti p\u00ebr d\u00ebrgimin policis\u00eb s\u00eb posa\u00e7me n\u00eb veri dhe p\u00ebr d\u00ebshtimin q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb dhe komunikoj\u00eb si duhet me partner\u00ebt. K\u00ebto jan\u00eb akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj zotit Kurti dhe shpresoj q\u00eb zoti Kurti mund ta kuptoj\u00eb se duhet t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe nga ajo q\u00eb ka vepruar. Dhe k\u00ebshtu nuk do t\u00eb flas m\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Nj\u00eb nga shk\u00ebndijat e kriz\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ishin zgjedhjet lokale. Pjes\u00ebmarrja ishte jasht\u00ebzakonisht e ul\u00ebt, rreth 3.5 p\u00ebr qind. Por per\u00ebndimi nuk i kund\u00ebrshtoi rezultatet e atyre zgjedhjeve. A duket si vendim i gabuar?<\/p>\n<p>Christopher Hill: E dini, do t\u2019ju duhet t\u00eb pyesni njer\u00ebzit e tjer\u00eb n\u00ebse ishte vendim i gabuar. Un\u00eb sigurisht kam mendimin tim p\u00ebr zgjedhjet dhe m\u00eb lejoni t\u2019i p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj pyetjeje m\u00eb shum\u00eb si analist sesa si ambasador. Mendoj se disa njer\u00ebz prisnin q\u00eb pjes\u00ebmarrja t\u00eb ishte e ul\u00ebt, por nuk prisnin q\u00eb t\u00eb ishte vet\u00ebm 3.75 p\u00ebr qind. Dhe mendoj se u b\u00eb e qart\u00eb shum\u00eb shpejt, do t\u00eb thosha p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, se me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb till\u00eb nuk keni pse t\u00eb ecni p\u00ebrpara. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna shqet\u00ebsonin shum\u00eb njer\u00ebz, sigurisht nj\u00eb prej tyre jam edhe un\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Duket se propozimi evropian p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, nuk solli shum\u00eb p\u00ebrparim, tensionet n\u00eb terren jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, n\u00ebse jo m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. A i konsideroni marr\u00ebveshjet e d\u00ebshtuara? A ka ndoshta nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb qasje t\u00eb re?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Mendimi im \u00ebsht\u00eb, dhe dua ta theksoj k\u00ebt\u00eb sepse nuk jam negociator, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e marr\u00ebveshjes q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb tryez\u00eb jan\u00eb aty.<\/p>\n<p>P\u00ebr pal\u00ebn serbe duhet Asociacioni dhe kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse nga fakti q\u00eb nuk ka Asociacion mungon besimi n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Serbia duhet t\u00eb marr\u00eb vendimin q\u00eb t\u00eb njoh\u00eb dokumentet e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb mos e pengoj\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb organizatat rajonale etj\u2026\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb mund t\u00eb thuhet se nuk funksionon, por heqja dor\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb opsion. Dhe m\u00eb duhet t\u00eb them edhe nj\u00eb gj\u00eb: ajo q\u00eb kam par\u00eb n\u00eb negociatat e tjera, por jo k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ton i mir\u00eb bisede. N\u00eb rastin e dialogut nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, ju po p\u00ebrpiqeni t\u2019i zhvendosni gj\u00ebrat n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr n\u00eb krahasim me at\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb tani, por mendoj se retorika e ashp\u00ebr po e d\u00ebmton procesin.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A prisni q\u00eb zoti Vu\u00e7i\u00e7 ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Christopher Hill: Un\u00eb mendoj se ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb tha \u2013 t\u00eb arrij\u00eb normalizimin dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Dhe kjo i paraprin t\u00eb gjitha fazat e ardhshme t\u00eb bashk\u00ebpunimit. Le t\u00eb fillojm\u00eb me radh\u00eb, t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb realizojm\u00eb Asociacionin, njohjen e dokumenteve t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori amerikan n\u00eb Beograd Christopher Hill, tha sot se vendet per\u00ebndimore e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Kosova do t\u00eb p\u00ebrballet me pasoja p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve n\u00eb veri t\u00eb vendit, duke theksuar se problemet jan\u00eb me kryeministrin Albin Kurti. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me sh\u00ebrbimin serb t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs ai tha se zoti Kurti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":324412,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-324411","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=324411"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324411\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":324413,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324411\/revisions\/324413"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=324411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=324411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=324411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}