{"id":324696,"date":"2023-06-11T13:28:49","date_gmt":"2023-06-11T11:28:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=324696"},"modified":"2023-06-11T13:28:49","modified_gmt":"2023-06-11T11:28:49","slug":"rama-sot-eshte-me-shume-se-esat-pasha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-sot-eshte-me-shume-se-esat-pasha\/","title":{"rendered":"Rama sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Esat Pasha"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla<\/p>\n<p>N\u00ebse Esat Pasha do t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Edi Ram\u00ebs sot ai nuk do t\u00eb ndalej para asgj\u00ebje q\u00eb i mund\u00ebsonte t\u00eb mbante pushtetin dhe t\u00eb fitonte para p\u00ebr vete dhe p\u00ebr rrethin e njer\u00ebzve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ashtu si Edi Rama ai do ta kanibisizonte Shqip\u00ebrin\u00eb, do ta b\u00ebnte korridor t\u00eb kalimit t\u00eb heroin\u00ebs dhe kokain\u00ebs, por nuk jam i sigurt n\u00eb se do t\u00eb kishte arritur t\u00eb p\u00ebrfshihej kaq fort dhe t\u00eb b\u00ebhej personazh kryesor i dram\u00ebs shekspiriane McGonigal .<\/p>\n<p>Por, episodi m\u00eb interesant i ngjashm\u00ebris\u00eb midis k\u00ebtyre dy tradhtar\u00ebve t\u00eb kombit do t\u00eb ishte\u201d Ballkani i Hapur\u201d.<\/p>\n<p>Ashtu si Edi Rama, Esat Pasha do t\u00eb b\u00ebnte sot t\u00eb nj\u00ebjtat ecejake Tiran\u00eb &#8211; Beograd , dot\u00eb  kishte luftuar me pasion prej antishqiptari po aq sa Edi Rama p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kauz tradhtar\u00ebsh me thik\u00eb pas shpine ndaj Kosov\u00ebs, duke shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr kancelarit\u00eb per\u00ebndimore projekt-drafte kulisash p\u059d\u00ebr ndarjen e saj, por ndryshe nga Edi Rama ai do ishte ndoshta m\u00eb pak demagog se ai, sigurisht, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb talentit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p>N\u00ebse Esat Pasha do t\u00eb kishte qen\u00eb gjall\u00eb sot, ai nj\u00eblloj si Edi Rama do t\u00eb tentonte t\u00eb fshihej pas portretit t\u00eb Ismail Qemalit. Esat Pasha provoi q\u00eb ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb vitin 1913.<\/p>\n<p>Sot Edi Rama ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb zyrat e shtetit portretin e Ismail Qemalit p\u00ebr t\u2019u  fshehur pas tij si Esat Pasha nj\u00ebqind e ca vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Madje Edi Rama e ka rritur mjekr\u00ebn e thinjur p\u00ebr t\u2019 i ngjar\u00eb edhe fizikisht Ismail Qemalit. Ashtu si\u00e7 do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me siguri edhe Esat Pasha n\u00ebse do t\u00eb kishte jetuar aq sa t\u2019i thinjeshin mjekra dhe mustaqet si Edi Ram\u00ebs sot.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb klonuar Ismail Qemalin n\u00eb pamje nuk e b\u00ebn Edi Ram\u00ebn, Ismail Qemalin e ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ismail Qemali nuk dha koncesione sa koh\u00eb ishte n\u00eb pushtet megjith\u00ebse pati k\u00ebrkesa p\u00ebr to. As nuk shiti prona shtet\u00ebrore t\u00eb cilat at\u00ebher\u00eb ishin t\u00eb paprekura ndryshe nga Edi Rama sot q\u00eb nuk la met\u00ebr tok\u00eb e cop\u00eb trualli pa shitur dhe dh\u00ebn\u00eb me kon\u00e7esion.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm edhe n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb me Esat Pash\u00ebn. Ky i fundit faj\u00ebsonte fuqit\u00eb e m\u00ebdha mike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr intriga ndaj tij, sa her\u00eb e d\u00ebbonte populli nga Shqip\u00ebria. Edi Rama faj\u00ebson zyrtar\u00ebt e Brukselit dhe madje edhe t\u00eb \u00cbashingtonit, Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, sa her\u00eb q\u00eb k\u00ebta kritikojn\u00eb qeverisjen shkat\u00ebrruese t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Esat Pasha e dinte se nuk e donte populli prandaj mblidhte rreth vetes njer\u00ebz t\u00eb hurit dhe t\u00eb litarit si veten, me t\u00eb cil\u00ebt donte q\u00eb ta b\u00ebnte zap popullin.<\/p>\n<p>N\u00ebse Esat Pasha do t\u00eb kishte qen\u00eb sot n\u00eb vend t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ai me siguri do t\u00eb kishte mbledhur kriminel\u00eb dhe bandit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbushur list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb dhe kryetar\u00eb bashkish,p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb dhe falsifikuar zgjedhjet si\u00e7 b\u00ebri Edi Rama me masak\u00ebr zgjedhore t\u00eb 14 majit.<\/p>\n<p>N\u00ebse Esat Pasha do t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Edi Ram\u00ebs sot ai do t\u00eb kishte shp\u00ebrndar\u00eb leje p\u00ebr nd\u00ebrtim grata\u00e7ielash, lagjesh rezidenciale, resortesh turistike n\u00eb bregdet si dhe koncesione te oligark\u00ebt vendas dhe t\u00eb huaj, te mafioz\u00ebt, duke marr\u00eb prej tyre ryshfetin n\u00eb p\u00ebrqindje q\u00eb sa vijn\u00eb dhe rriten gjithmon\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00ebse Esat Pasha do t\u00eb ishte sot kryeminist\u00ebr si Edi Rama ai do t\u00eb justifikohej p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto b\u00ebma t\u00eb tij, ashtu si Edi Rama duke th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb zhvillohet, pa u shqet\u00ebsuar se ky i ashtuquajtur zhvillim do t\u00eb sillte nj\u00eb xhung\u00ebl betoni q\u00eb edhe vet\u00eb Haxhi Qamilit po t\u2019 ia lije n\u00eb dor\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje nd\u00ebrtimi nuk do ta kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb mishmash. Dhe q\u00eb ndoshta do ta kishte tronditur edhe vet\u00eb Esat Pash\u00ebn e pangopur.<\/p>\n<p>Eqrem bej Vlora n\u00eb kujtimet e tij na sjell nj\u00eb sken\u00eb me Esat Pash\u00ebn n\u00eb Vjen\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ngjashme me sjelljen e Edi Ram\u00ebs sot me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Eqrem Vlora na thot\u00eb se Esati n\u00eb kancelarin\u00eb e perandoris\u00eb austro-hungareze u p\u00ebrpoq t\u00eb dukej si nj\u00eb gjeneral intelektual, si nj\u00eb lloj eksperti i Ballkanit. Eqrem Vlora na tregon se si ai kur ishte duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrkthyesin e Esatit nuk i p\u00ebrktheu shum\u00eb nga budallall\u00ebqet q\u00eb tha ai, dhe shtoi nga vetja gj\u00ebra q\u00eb nuk do ta turp\u00ebronin pashain q\u00eb kishte shkuar atje si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama kur thot\u00eb marr\u00ebzi n\u00eb bisedat me t\u00eb huajt, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve nuk e ka fatin e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthyes i cili ia mbulon gafat sepse Rama i thot\u00eb ato n\u00eb anglisht, fr\u00ebngjisht dhe italisht.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb zhvillimi i vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb te personazhi i Esat Pash\u00ebs t\u00eb ri, n\u00eb krahasim me Esat Pash\u00ebn e para nj\u00ebqind e ca vjet\u00ebve. Esat Pasha i ri flet gjuh\u00eb t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Esati i v\u00ebrtet\u00eb fliste vet\u00ebm turqishten si gjuh\u00eb t\u00eb huaj. Por njohja e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja vet\u00ebm sa e zbulon m\u00eb tep\u00ebr mend\u00ebsin\u00eb prej Esat Pashe t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur Edi Rama k\u00ebrkon t\u00eb hiqet si intelektual, ai b\u00ebhet qesharak si Esat Pasha n\u00eb kryeqytetet e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse Esat Pasha do t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Edi Ram\u00ebs sot ai nuk do ta merrte pushtetin me arm\u00eb si\u00e7 b\u00ebnte n\u00eb koh\u00ebn e tij, por do t\u00eb vidhte zgjedhjet me nj\u00ebmij\u00eb m\u00ebnyra. Duke b\u00ebr\u00eb premtime t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta, duke v\u00ebn\u00eb militant\u00ebt partiak\u00eb n\u00eb administrat\u00eb dhe duke iu k\u00ebrkuar t\u00eb sjellin vota p\u00ebr partin\u00eb, duke bler\u00eb vota, duke nxjerr\u00eb kriminel\u00ebt n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb siguruar vota .<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Edi Rama mban n\u00eb zyr\u00eb portretin e Ismail Qemalit dhe e imiton at\u00eb edhe n\u00eb pamje, Edi Rama n\u00eb fakt adhuron Esat Pash\u00ebn si personazh historik por nuk e thot\u00eb dot k\u00ebt\u00eb gj\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Arroganca e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb e ngjashme me at\u00eb t\u00eb Esat Pash\u00ebs, jo me komunikimin etik prej diplomati t\u00eb st\u00ebrvitur t\u00eb Ismail Qemalit.<\/p>\n<p>Fan Noli na thot\u00eb se Faik Konica u pendua q\u00eb e kishte mb\u00ebshtetur Esat Pash\u00ebn n\u00eb 1913, kur ky i fundit iku nga Vlora n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Faiku na thot\u00eb se Esati i d\u00ebrgoi xhandar\u00ebt p\u00ebr ta d\u00ebbuar nga Durr\u00ebsi pak koh\u00eb pasi Faiku kishte arritur atje. Kuptohet q\u00eb Faiku, megjith\u00ebse kishte kritika p\u00ebr qeverin\u00eb e Vlor\u00ebs nuk ishte dakord me shpalljen e principat\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme nga Esati prandaj u armiq\u00ebsua shpejt me t\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht intelektual\u00ebt e sot\u00ebm shqiptar\u00eb q\u00eb deri tani kan\u00eb mb\u00ebshtetur Ram\u00ebn duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga ky precedent historik dhe t\u00eb ken\u00eb kuraj\u00ebn e Faikut p\u00ebr t\u00eb pranuar gabimin, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>Kuptohet n\u00ebse nuk kan\u00eb interesa t\u00eb tjera t\u00eb pjes\u00ebs n\u00eb \u201ctepsin\u00eb\u201d e qeverisjes. Faik Konica me ndarjen e tij me Esatin dhe demaskimin q\u00eb i b\u00ebri atij tregoi se nuk ishte shitur te ai. Nj\u00eb shembull i etik\u00ebs intelektuale n\u00eb politik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019 u ndjekur sot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla N\u00ebse Esat Pasha do t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Edi Ram\u00ebs sot ai nuk do t\u00eb ndalej para asgj\u00ebje q\u00eb i mund\u00ebsonte t\u00eb mbante pushtetin dhe t\u00eb fitonte para p\u00ebr vete dhe p\u00ebr rrethin e njer\u00ebzve t\u00eb tij. Ashtu si Edi Rama ai do ta kanibisizonte Shqip\u00ebrin\u00eb, do ta b\u00ebnte korridor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":302364,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-324696","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=324696"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324696\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":324697,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/324696\/revisions\/324697"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/302364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=324696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=324696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=324696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}