{"id":325515,"date":"2023-06-19T13:37:19","date_gmt":"2023-06-19T11:37:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=325515"},"modified":"2023-06-19T13:37:19","modified_gmt":"2023-06-19T11:37:19","slug":"basha-si-nje-kumarxhi-i-humbur-qe-hyn-dhe-del-nga-kazinoja-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/basha-si-nje-kumarxhi-i-humbur-qe-hyn-dhe-del-nga-kazinoja-politike\/","title":{"rendered":"Basha si nj\u00eb kumarxhi i humbur q\u00eb hyn dhe del nga kazinoja politike"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla <\/p>\n<p>A nuk ju duket Basha si nj\u00eb kumarxhi, ku politika \u00ebsht\u00eb kazinoja  e tij, n\u00eb t\u00eb cili\u00ebn ai futet dhe del i humbur gjithmon\u00eb?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb nj\u00eb i humbur t\u00eb v\u00ebrdalloset kaq shum\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs pa nj\u00eb medalje sado dhe modeste! Ky \u00ebsht\u00eb s\u00eb paku perceptimi im si qytetar. Po \u00e7far\u00eb e nxit vall\u00eb, kush e shtyn dhe cili e sponsorizon?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb normale t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebto pyetje edhe \u00e7do taksapagues ose njeri q\u00eb ka sadopak ndjeshm\u00ebri ndaj politik\u00ebs dhe eksponent\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Mbas nj\u00eb inekzistence ose i b\u00ebr\u00eb \u201cfirar\u00eb\u201d t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb politik\u00eb,  ku nuk b\u00ebzari asgj\u00eb, asnj\u00eb fjal\u00eb, ku nuk shprehu asnj\u00eb shqet\u00ebsim Lul\u00ebzim Basha, as n\u00eb parlament as gjetk\u00eb n\u00eb publik, ja ku erdhi \u00e7udit\u00ebrisht si nj\u00eb fenomen i rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Dikush thot\u00eb d\u00ebgjojeni mir\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri se ka reflektuar dhe ka nj\u00eb plan t\u00eb madh p\u00ebr politik\u00ebn, \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton ringritjen e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Do ishte shum\u00eb interesante t\u2019i besoje k\u00ebsaj d\u00ebshire, aq m\u00eb shum\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndryshim. Po a mund t\u00eb besohet dhe n\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7far\u00eb arsyesh ka p\u00ebr t\u2019u besuar?<\/p>\n<p>Mir\u00eb q\u00eb do t\u00eb rikthehet s\u00ebrish, sepse ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e pamohueshme e gjithkujt. Shum\u00eb burra t\u00eb shquar jan\u00eb rikthyer n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore  mbasi jan\u00eb larguar p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb madje dhe dekada dhe me rikthimin e tyre kan\u00eb korrur sukses t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritur. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kulture q\u00eb duhet respektuar se vet\u00eb Per\u00ebndimi e ka provuar t\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e saj. Por duhet cil\u00ebsuar se ata politikan\u00eb q\u00eb kan\u00eb rezultuar t\u00eb suksessh\u00ebm m\u00eb par\u00eb, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb popujve t\u00eb tyre si vendimmarr\u00ebs. Kan\u00eb humbur ose jan\u00eb dor\u00ebhequr p\u00ebr momentin, p\u00ebr arsye etike, se projekti nuk iu ka ecur me ritmet dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e k\u00ebrkuara. Etika e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb ai instrument i nd\u00ebrgjegjes klasike s\u00eb \u00e7do politikani, e  p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb ruajtur normalitetin dhe freskin\u00eb e jet\u00ebs shoq\u00ebrore dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb norm\u00eb magjike q\u00eb nga koha e Aristotelit. Kur e provon politik\u00ebn nj\u00eb her\u00eb, dy her\u00eb, tre her\u00eb, kat\u00ebr here\u2026 \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebsh m\u00eb her\u00ebn e pest\u00eb ose t\u00eb gjasht\u00eb?! Politika nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjeti ekzistencial i jet\u00ebs t\u00ebnde personale, p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb begati apo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes. <\/p>\n<p>Politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profesion p\u00ebr t\u00eb ushtruar nj\u00eb veprimtari   publike, n\u00ebse ke talent dhe aft\u00ebsi, dhe \u00ebsht\u00eb strukturuar mbi normat dhe parimet e saj funksionale. N\u00eb fakt m\u00eb par\u00eb e kam mb\u00ebshtetur fort dhe shum\u00eb  Bash\u00ebn, prandaj sot kam durimin t\u2019i rib\u00ebj nj\u00eb pyetje legjitime atij. Pse po kacavirresh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aspak dinjitoze mbas postit t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb kur ke kaluar st\u00ebrprova se nuk je i aft\u00eb?! E ke kthyer k\u00ebt\u00eb ambicie n\u00eb nj\u00eb loje interesash. Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre d\u00ebshtimeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb politik\u00ebn t\u00ebnde, p\u00ebrse e do vall\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb? P\u00ebr privilegje? Apo nuk \u00e7m\u00ebsohesh dot pa badigard\u00eb?<\/p>\n<p>Tani m\u00eb nuk ka dyshim se Lulzim Basha do t\u00eb shpallet fitues i gar\u00ebs p\u00ebr kryetar brenda PD-s\u00eb dhe pavar\u00ebsisht se fitorja do jet\u00eb n\u00eb xhepin e tij, p\u00ebrs\u00ebri nuk e beson askush. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim ta sjell vet fabula e k\u00ebtij aksioni. Shkon Basha diku, b\u00ebn nj\u00eb fotografi t\u00eb mistershme diku me 10-15 veta dhe e shp\u00ebrndan n\u00ebp\u00ebr media dhe mediat ia transmetojn\u00eb dhe botojn\u00eb sikur po promovojn\u00eb yllin e shpres\u00ebs. Mungojn\u00eb intervistat, mungojn\u00eb gazetar\u00ebt, mungojn\u00eb kamerat, mungojn\u00eb debatet, mungojn\u00eb kriteret e publikimit, por s\u2019ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr skenarist\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb kishte filluar t\u00eb promovonte nj\u00eb projekt t\u00eb gjat\u00eb me shkrime, biseda, ku t\u00eb artikulonte projektin e rikthimit. Kjo do ngjiste disi, do t\u2019i krijonte pak vler\u00eb dhe ndoshta do afirmonte pak besimin e tij t\u00eb humbur tek qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb d\u00ebm. Por jo, ai iku. Nuk u b\u00eb m\u00eb i gjall\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rastet kur kishte dat\u00ebn e mosdjegies s\u00eb mandatit  u duke n\u00eb parlament. Nd\u00ebrsa tashti Basha u kthye papritur si me telekomand\u00eb. Dhe  automatikisht hyri n\u00eb rol me axhend\u00ebn e tij okulte, duke rifilluar nj\u00eb aksion kulisash dhe presionesh p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebb\u00ebr\u00eb si kryetar i partis\u00eb s\u00eb vul\u00ebs p\u00ebr   vitet e ardhshme. Dat\u00ebn 29 korrik, e caktuar me ultimatum, sigurisht \u00ebsht\u00eb menduar si nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur s\u00ebrish prej adhuruesve t\u00eb tij t\u00eb flakt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i privilegjoi n\u00eb lista t\u00eb sigurta p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb deputet\u00eb ose me benefite t\u00eb tjera q\u00eb i mund\u00ebson posti i kryetarit t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00e7dokush e di se Basha ka humbur dhe vet\u00ebm ka humbur, si n\u00eb zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe zgjedhjet lokale, q\u00eb nga viti 2017, ai do q\u00eb t\u00eb rib\u00ebhet kryetar me \u00e7do kusht. Nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb 29 korrik 2023, me \u00e7far\u00eb parimi pretendon p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur, \u00e7far\u00eb projekti ka shpalosur p\u00ebr ta kthyer eksperienc\u00ebn e humbjeve dhe t\u00eb gafave dramatike ne politike n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb suksesshme?! K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e di Basha vet\u00eb, dhe nj\u00eb grusht militant\u00ebsh t\u00eb kalamazgjedhur prej tij q\u00eb num\u00ebrohen me gishtat e dor\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e them p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb, se Basha, megjith\u00ebse u b\u00eb kryetar partie dhe i mb\u00ebshtetur pothuaj nga t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq dhe p\u00ebr zhg\u00ebnjim t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve   nuk u b\u00eb dot lider i provuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb \u00e7adr\u00ebs, me ndihm\u00ebn e intuit\u00ebs time t\u00eb krijuesit, duke e v\u00ebzhguar Bash\u00ebn nga af\u00ebr, live, vura re se ai e vuante shum\u00eb faktin q\u00eb nuk kishte aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb lider, ndryshe nga shum\u00eb deklarime t\u00eb mia t\u00eb m\u00ebparshme. M\u00eb von\u00eb me ndri\u00e7imin e shum\u00eb drit\u00ebhijeve p\u00ebr mjaft ngjarje q\u00eb rrodh\u00ebn kuptova se nj\u00eb nga q\u00ebllimet e \u00e7adr\u00ebs ishte q\u00eb ai t\u00eb krijonte imazhin sikur ishte lider. Basha e kishte kuptuar gabim t\u00eb qenit lider. Ai p\u00ebrpiqej t\u00eb krijonte imazhin e liderit duke trashur z\u00ebrin, duke imituar dik\u00eb tjet\u00ebr, duke b\u00ebr\u00eb gjeste, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime. Pra, po t\u00eb krijonte dyshimin se t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk kishin lidhje me natyr\u00ebn e tij, se ai nuk kishte guximin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ato q\u00eb thoshte. T\u00eb binte n\u00eb sy q\u00eb kishte frik\u00eb t\u00eb madhe se po kuptohej q\u00eb ai thjesht po b\u00ebnte blof.<\/p>\n<p>Sot ai po shfaqet si nj\u00eb bixhozxhi i humbur n\u00eb politik\u00eb, madje  turp\u00ebrisht ka d\u00ebshtuar, por sipas logjik\u00ebs s\u00eb  tij, s\u2019ka udh\u00ebtim tjet\u00ebr ve\u00e7se rrug\u00ebs qorre, t\u00eb provoj\u00eb loj\u00ebn e bixhozit dhe kur b\u00ebhesh lojtar i humbur n\u00eb  k\u00ebt\u00eb ves do ta vazhdosh p\u00ebrs\u00ebri, duke mbetur skllav\u00ebrisht besnik i vesit tragjik t\u00eb humbjes. At\u00ebher\u00eb lind pyetja: P\u00ebrse i duhet partia Bash\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon me kaq k\u00ebmb\u00ebngulje q\u00eb ta mbaj\u00eb? At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb rizgjedhje k\u00ebrkon Basha kur projekti i tij \u00ebsht\u00eb refuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spektakolare? Sipas res\u00eb s\u00eb zez\u00eb q\u00eb duket n\u00eb horizont, Basha \u00ebnd\u00ebrron tragjikisht, se mund t\u2019i vazhdoj\u00eb m\u00eb tej n\u00eb hap\u00ebsirat konjukturale t\u00eb krijuara nga ambasadorja Yuri Kim dhe mund t\u2019i mbetet nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u katapultuar diku n\u00eb rolin q\u00eb i ka akorduar  verbalisht armiku i pluralizmit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori i McGonigalit n\u00eb takimin e majit t\u00eb 2017, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer sadopak n\u00eb betejat e ardhshme t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb me siguri do ket\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u provua edhe nga zgjedhjet lokale t\u00eb 14 majit , t\u00eb  manipuluara dhe t\u00eb grabitura forc\u00ebrisht nga pushteti, prioriteti  i sot\u00ebm i mazhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse \u00ebsht\u00eb ky: t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb pushtet me \u00e7far\u00ebdo mjeti, me \u00e7do \u00e7mim. Basha si kumarxhi i kapur, peng q\u00eb \u00ebsht\u00eb, e ka t\u00eb nevojshme qoft\u00eb dhe t\u00eb vegjetoj\u00eb.  N\u00eb librin e mir\u00ebnjohur \u201cFerma e kafsh\u00ebve\u201d, kasta triumfatore e derrave, ashtu si\u00e7 rr\u00ebfehet nga shkrimtari George Orwell, shpalli n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs se t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb barabarta, por q\u00eb ka disa kafsh\u00eb m\u00eb t\u00eb barabarta se t\u00eb tjerat. Dikush hamend\u00ebson se \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb spontanitet gjat\u00eb marr\u00ebveshjes Rama-Basha. Jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb skandalesh t\u00eb vazhdueshme gjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb qeverisjes, q\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb analogjin\u00eb e profecis\u00eb oruelliane me an\u00eb flirtimit t\u00eb konfiguruar n\u00eb hije t\u00eb k\u00ebsaj  marr\u00ebveshje; ku luani q\u00eb shqyen gazel\u00ebn vepron k\u00ebshtu i shtyr\u00eb nga nevoja e mbijetes\u00ebs, ai nuk lipset t\u2019i jap\u00eb llogari askujt, qoft\u00eb gjykat\u00ebs apo popullit votues q\u00eb e ka zgjedhur etj. Drejt nj\u00eb perspektive t\u00eb till\u00eb priret  ta zgjat rrug\u00ebtimin e tij politik n\u00eb rolin e kumarxhiut t\u00eb humbur Lul\u00ebzim Basha, i cili mund t\u00eb ket\u00eb si primare vet\u00ebm ekzistenc\u00ebn e tij, me \u00e7do \u00e7mim, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla A nuk ju duket Basha si nj\u00eb kumarxhi, ku politika \u00ebsht\u00eb kazinoja e tij, n\u00eb t\u00eb cili\u00ebn ai futet dhe del i humbur gjithmon\u00eb? \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb nj\u00eb i humbur t\u00eb v\u00ebrdalloset kaq shum\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs pa nj\u00eb medalje sado dhe modeste! Ky \u00ebsht\u00eb s\u00eb paku perceptimi im si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324487,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-325515","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=325515"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325515\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":325516,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325515\/revisions\/325516"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324487"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=325515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=325515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=325515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}