{"id":325594,"date":"2023-06-20T12:02:59","date_gmt":"2023-06-20T10:02:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=325594"},"modified":"2023-06-20T12:02:59","modified_gmt":"2023-06-20T10:02:59","slug":"safeti-sberi-thjeshte-gjore-por-palloi-me-leket-tona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/safeti-sberi-thjeshte-gjore-por-palloi-me-leket-tona\/","title":{"rendered":"Safeti s\u2019b\u00ebri thjesht\u00eb g*jore, por palloi me lek\u00ebt tona"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb momentin q\u00eb m\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb celular, pamjet prej hamshori t\u00eb Safet Gjicit, ndjenja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb erdhi, aty p\u00ebr aty, nuk ishte neveria, por m\u00ebshira. Me atavizmin e pakuruar t\u00eb nj\u00eb mashkulli shqiptar, mendova vetvetiu: kujto mund ti ndodh\u00eb. Pak r\u00ebnd\u00ebsi kishin ofshamat e egra p\u00ebrball\u00eb femr\u00ebs objekt, seksi n\u00eb zyr\u00ebn e kryebashkiakut, derdhja mbi tryez\u00ebn ku q\u00ebndonin dosjet me \u201challet e popullit\u201d. P\u00ebr shum\u00eb moralist\u00eb ato mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin l\u00ebnd\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb skandal. Por brenda vetes, nuk e di se nga \u00e7\u2019skut\u00eb e err\u00ebt, m\u00eb buronte thirrja p\u00ebr t\u2019a justifikuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr personazhin kisha vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7mim. Nuk m\u00eb shkuleshin nga mendja deklaratat e tij pro edi Ram\u00ebs, kur u konvertua me shpejt\u00ebsi nga financues i PD, n\u00eb rilindas, sapo ndryshoi pushteti. Nuk m\u00eb ishin shqitur nga memoria vizive disa pamje filmike, kur si president i Kuksit, kishte porostur kameraman\u00ebt ta filmonin p\u00ebrpara nj\u00eb thesi me para, duke i\u2019u hedhur shuka me lek\u00eb, si shp\u00ebrblim, futbollist\u00ebve q\u00eb kishin fituar nj\u00eb ndeshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nuk e kisha harruar fushat\u00ebn bajate n\u00eb Kam\u00ebz, at\u00eb t\u00eb k\u00ebtij maji me vallen e Kuksit, apo gafat prej analfabeti q\u00eb pat\u00ebn raportuar mediat nga aktiviteti si kryebashkiak.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb politik\u00eb e p\u00ebr\u00e7moja si nj\u00eb nga m\u00eb banal\u00ebt e aradh\u00ebs s\u00eb g\u00ebrditshme t\u00eb rilindjes.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga kjo rekesha ta shihja si viktim\u00eb. Jo vet\u00ebm se n\u00eb shikimin e par\u00eb t\u00eb imazheve t\u00eb videoskandalit mu krijua p\u00ebrshtypja se dikush q\u00ebndronte pas l\u00ebvizjes s\u00eb kamer\u00ebs q\u00eb po e p\u00ebrgjonte. Por sepse tentoja t\u00eb mirkuptoja bot\u00ebn shp\u00ebrthyese t\u00eb emocioneve apo epsheve, q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e mund njeriun q\u00eb ka detytimin p\u00ebr tu sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korekte. Nj\u00eb \u201ccoup de foudre\u201d momental, nj\u00eb adulter pasionant, nj\u00eb rikthim te nj\u00eb histori e l\u00ebn\u00eb pas krah\u00ebve, mund ta nxjerrin nga binar\u00ebt dhe burrin m\u00eb fort\u00eb, duke e detyruar p\u00ebr ta p\u00ebrdorur edhe zyr\u00ebn e shtetit, si strofk\u00eb t\u00eb pasioneve shtazarake momentale. Gabim q\u00eb e kreu aktin n\u00eb nj\u00eb mjedis publik, por le ta hedhi gurin e par\u00eb ai q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb, apo q\u00eb nuk e ka imagjinuar se mund ti ndodh\u00eb, mendoja. Pra, sensi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos faj\u00ebsuar dik\u00eb, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund ti ndodh\u00eb shum\u00ebkujt, m\u00eb \u00e7onte drejt tendenc\u00ebs p\u00ebr justifikim. Prandaj dhe i\u2019u shmanga ekstaz\u00ebs lin\u00e7uese q\u00eb u p\u00ebrhap si epidemi n\u00eb rrejtet sociale.<\/p>\n<p>Kur e d\u00ebgjonin k\u00ebt\u00eb arsyetim, disa nga miqt\u00eb, apo sidomos mikeshat e mia, m\u00eb akuzonin p\u00ebr nj\u00eb solidaritet t\u00eb s\u00ebmur\u00eb masklilist. Edhe pas k\u00ebtij turpi rekesh t\u00eb gjesh st\u00ebrhollime psikologjike, ma akuzonin. Kulmin e arriti nj\u00eb i panjohur q\u00eb m\u00eb shkroi n\u00eb imbox: \u201core ti q\u00eb na \u00e7an drasat p\u00ebr dit\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb, \u00e7a mize t\u00eb djeg q\u00eb tani ke mbyll goj\u00ebn\u201d?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt do kisha vazhduar t\u00eb heshtja, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrleshje t\u00eb pamundur me gardian\u00ebt e moralit, n\u00eb sfid\u00ebn e p\u00ebrhershme t\u00eb atyre q\u00eb fitojn\u00eb kredite duke shkelur mbi viktima, sikur mos ishte shfaqur pnesa tjet\u00ebr e videos, prej gazetarit investigativ Artan Hoxha.<\/p>\n<p>Pasi e pash\u00eb me v\u00ebmendje at\u00eb, kuptova se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb banale, sesa debati mes sensit t\u00eb detyr\u00ebs, apo m\u00ebkatit t\u00eb pasionit. Thelbi i asaj \u00e7\u2019ka tregonin ato pamje nuk qe shkelja e ceremonialitetit t\u00eb institucionit, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pasioneve t\u00eb pakontrolluara, por shfryt\u00ebzimi i pozit\u00ebs si pushtetar p\u00ebr t\u00eb palluar.<\/p>\n<p>Pra, ekuacioni ndryshon kat\u00ebrcip\u00ebrisht, pasi nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me rastin e nj\u00eb njeriu q\u00eb kishte nj\u00eb lidhje dhe p\u00ebrdori mjedisin e bashkis\u00eb si motel p\u00ebr ta konsumuar at\u00eb. N\u00eb t\u00eb kud\u00ebrt, Safet Gjici kishte fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb favore, dhe kjo pavar\u00ebsisht, pamjes, formimit, edukat\u00ebs, fjalorit, i dha atij mund\u00ebsin\u00eb e shijimit t\u00eb mishit t\u00eb bardh\u00eb. Ai nuk qe kryebashkiaku q\u00eb shk\u00ebrdheu zyr\u00ebn. Ai p\u00ebrdori pozit\u00ebn si politikan, p\u00ebr t\u00eb realizuar at\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebnte dot si mashkull.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, m\u00ebkati i tij nuk \u00ebsht\u00eb seksual, por i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb qindra t\u00eb zgjedhurve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin taksat e qytetar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebllime shum\u00eb m\u00eb \u201ct\u00eb moralshme\u201d sesa ky, si pagesa e shkoll\u00ebs private p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, apo e nj\u00eb \u00e7ante t\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebshorten. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku morali patriarkal, sundon mbi at\u00eb qytetar, k\u00ebta t\u00eb dyt\u00ebt konsideorohen burra t\u00eb ndersh\u00ebm, nd\u00ebrsa Safetit t\u00eb gjor\u00eb i gjuajn\u00eb me gur\u00eb. Dhe k\u00ebshtu do t\u00eb ndodh\u00eb deri sa t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se, n\u00eb fakt jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. Ndahen vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, nga m\u00ebnyra se si e konsumojn\u00eb pushtetin e pamat\u00eb q\u00eb na kan\u00eb rr\u00ebmbyer.\/Lapsi.al\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb momentin q\u00eb m\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb celular, pamjet prej hamshori t\u00eb Safet Gjicit, ndjenja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb erdhi, aty p\u00ebr aty, nuk ishte neveria, por m\u00ebshira. Me atavizmin e pakuruar t\u00eb nj\u00eb mashkulli shqiptar, mendova vetvetiu: kujto mund ti ndodh\u00eb. Pak r\u00ebnd\u00ebsi kishin ofshamat e egra p\u00ebrball\u00eb femr\u00ebs objekt, seksi n\u00eb zyr\u00ebn e kryebashkiakut, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":288241,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-325594","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-koment-opinion","11":"category-kryesore","12":"category-lajme","13":"category-politike","14":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=325594"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325594\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":325595,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/325594\/revisions\/325595"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/288241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=325594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=325594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=325594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}