{"id":32583,"date":"2017-03-20T14:16:07","date_gmt":"2017-03-20T12:16:07","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=32583"},"modified":"2017-03-20T14:16:07","modified_gmt":"2017-03-20T12:16:07","slug":"perplasja-e-policise-me-grupin-e-zjarrit-ne-lazarat-zbulohen-detaje-te-rej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/perplasja-e-policise-me-grupin-e-zjarrit-ne-lazarat-zbulohen-detaje-te-rej\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasja e policis\u00eb me \u2018grupin e zjarrit\u2019 n\u00eb Lazarat, zbulohen detaje t\u00eb rej"},"content":{"rendered":"<p>Zbulohen detaje t\u00eb reja p\u00ebr p\u00ebrplasjen e polics\u00eb me grupin e zjarrit. D\u00ebshmia e nj\u00eb rrobaqep\u00ebseje nga Gjirokastra ka zbardhur nj\u00eb detaj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr hetimin e 11 t\u00eb dyshuarve p\u00ebr vrasjen e efektivit t\u00eb RENEA-s n\u00eb Lazarat, pasi ata kishin porositur 40 maska 15 dit\u00eb para sulmit t\u00eb armatosur.<span id=\"more-678527\"><\/span><br \/>\nKolegu i policit t\u00eb vrar\u00eb: Un\u00eb u plagosa n\u00eb shpatull, nd\u00ebrsa kolegut tim Ibrahim Basha, i ra koka mbi supet e drejtuesit t\u00eb mjetit.<br \/>\nPak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda k\u00ebrkoi tri burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme dhe 162 vite burg p\u00ebr 11 t\u00eb akuzuarit si autor\u00eb t\u00eb vrasjes s\u00eb efektivit t\u00eb RENEA-s, Ibrahim Basha dhe plagosjes s\u00eb dy koleg\u00ebve t\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb prit\u00eb me arm\u00eb n\u00eb Lazarat dy vite t\u00eb shkuara.<br \/>\nT\u00eb pandehurit jan\u00eb klasifikuar tashm\u00eb si grup i strukturuar kriminal dhe sipas prokuroris\u00eb, drejtuesit e tij jan\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit Arbjon dhe Alban Aliko.<br \/>\nK\u00ebta dy shtetas kishin mundur t\u00eb rekrutonin edhe persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb sulmin ndaj policis\u00eb, pasi \u201cgrupi i zjarrit\u201d kishte vendosur q\u00eb n\u00eb fshatin Lazarat t\u00eb rikthehej gjendja e m\u00ebparshme.<br \/>\nSipas hetimit t\u00eb prokuroris\u00eb, t\u00eb dyshuarit kishin gjasht\u00eb muaj q\u00eb p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr t\u00eb sulmuar policin\u00eb, duke u kujdesur p\u00ebr \u00e7do detaj: Arm\u00eb, municione, plan p\u00ebr sulmin, l\u00ebnd\u00eb narkotike, si dhe maska q\u00eb ishin porositur rreth 10 apo 15 dit\u00eb p\u00ebrpara ngjarjes.<br \/>\nKy detaj \u00ebsht\u00eb zbuluar nga nj\u00eb rrobaqep\u00ebse e Gjirokastr\u00ebs, e cila ka treguar p\u00ebr policin\u00eb se nj\u00eb djal\u00eb i ri kishte porositur 40 maska tek ajo.<br \/>\nD\u00ebshmitarja N. B e pyetur nga grupi hetimor nj\u00eb dit\u00eb pas vrasjes s\u00eb efektivit t\u00eb RENEA-s n\u00eb Lazarat (24.06.2015) ka treguar se ka n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb rrobaqep\u00ebsi n\u00eb Gjirokast\u00ebr. 10 apo 15 dit\u00eb para ngjarjes, rreth or\u00ebs 13:00 t\u00eb mesdit\u00ebs ajo ka marr\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb nga nj\u00eb djal\u00eb i ri i cili nuk i \u00ebsht\u00eb prezantuar me em\u00ebr. Ai i ka th\u00ebn\u00eb se do vij\u00eb nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb rrobaqep\u00ebsi dhe do i b\u00ebsh 20 maska.<br \/>\n\u201cM\u00eb pyeti se sa kushton nj\u00eb e till\u00eb ? I thash\u00eb q\u00eb b\u00ebn 10 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Ai tha b\u00ebji p\u00ebr pes\u00eb mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra dhe ram\u00eb dakord n\u00eb telefon q\u00eb do t\u00eb b\u00ebja me 5 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra nj\u00eb mask\u00eb. E pyeta n\u00ebse i do model si ai i personazhit \u201cZorro\u201d. Ai m\u00eb tha q\u00eb i dua thjesht kapu\u00e7. M\u00eb tha \u201cq\u00eb do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb djal\u00eb atje dhe do t\u00eb thot\u00eb si i dua\u201d,\u201d ka treguar rrobaqep\u00ebsja.<br \/>\nSipas saj, pas rreth nj\u00eb or\u00eb ose nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb nga telefonata n\u00eb rrobaqep\u00ebsi ka shkuar nj\u00eb djal\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb rreth 17 vje\u00e7, i dob\u00ebt n\u00eb trup me mjek\u00ebr, me dialekt Jugor, t\u00eb cilin d\u00ebshmitarja thot\u00eb se e njeh po ta shoh\u00eb.<br \/>\nAi ka shkuar i vet\u00ebm dhe i ka th\u00ebn\u00eb se ishte ai djali q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb porosi p\u00ebr 20 maska.<br \/>\n\u201cE pyeta se si i donte, ai m\u00eb tha se i dua t\u00eb thjeshta dhe n\u00eb fund nga pjesa q\u00eb vishet vendosu nga nj\u00eb llastik, nuk k\u00ebrkoi q\u00eb ato t\u00eb ishin t\u00eb hapura n\u00eb pjes\u00ebn e fytyr\u00ebs. Un\u00eb i qepa nj\u00eb t\u00eb till\u00eb kur ishte aty. Pastaj b\u00ebra dhe nj\u00eb tjet\u00ebr, ai i mori k\u00ebto t\u00eb dyja dhe nuk m\u00eb dha lek\u00eb. K\u00ebto t\u00eb dyja i b\u00ebra me tre vrima t\u00eb hapura n\u00eb pjes\u00ebn e syve dhe t\u00eb goj\u00ebs\u201d, ka treguar d\u00ebshmitarja.<br \/>\nP\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb maskave kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb rrobaqep\u00ebsja do i b\u00ebnte pa vrima t\u00eb hapura n\u00eb pjes\u00ebn e fytyr\u00ebs. Maskat do t\u00eb merreshin t\u00eb nes\u00ebrmen e porosis\u00eb.<br \/>\n\u201cKa ardhur t\u00eb nes\u00ebrmen i mori dhe m\u00eb dha 50 euro dhe 30 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, t\u00eb cilat n\u00eb total b\u00ebnin 100 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb pas rreth nj\u00eb ore m\u00eb merr n\u00eb telefon i nj\u00ebjti person, i cili m\u00eb tha q\u00eb jam ai djali q\u00eb mora p\u00ebr 20 maskat, dua dhe 20 t\u00eb tjera t\u00eb nj\u00ebjta si ato q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb, i thash hajde pasdite t\u2019i marr\u00ebsh se n\u00eb dark\u00eb nuk do t\u00eb jem. Rreth or\u00ebs 16:00\u201317:00 erdhi s\u00ebrish i nj\u00ebjti djal\u00eb q\u00eb mori 20 maskat e para, m\u00eb dha 100 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra shqiptare\u201d, ka treguar d\u00ebshmitarja p\u00ebr policin\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pas vrasjes s\u00eb efektivit t\u00eb RENEA-s n\u00eb Lazarat.<br \/>\nM\u00eb pas grupi hetimor ka marr\u00eb edhe d\u00ebshmin\u00eb e efektivit Jetmir Isaj, i plagosur n\u00eb ngjarjen e 24 qershorit t\u00eb vitit 2015, pasi ndodhej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin automjet me kolegun e tij q\u00eb u q\u00ebllua me plumb n\u00eb kok\u00eb.<br \/>\nD\u00ebshmitari ka treguar se ai bashk\u00eb me Ibrahimin dhe tre koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishin me sh\u00ebrbim me nj\u00eb automjet tip \u201cVolks\u00ebagen\u201d dhe n\u00eb or\u00ebn 05:00 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 24 qershor 2015 ishin nisur me sh\u00ebrbim n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<br \/>\nAta fillimisht kan\u00eb marr\u00eb instruksione nga shefi i seksionit p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb fshatin Lazarat, ku persona t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00ebllonin me arm\u00eb dhe jan\u00eb njohur me fotografit\u00eb e t\u00eb dyshuarve. Rreth or\u00ebs 08:30 ata jan\u00eb dislokuar n\u00eb hyrjen e rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb fshatin Lazarat.<br \/>\n\u201cPasi kan\u00eb hyr\u00eb p\u00ebr patrullim n\u00eb fshat dy blindat, rreth 5 apo 10 minuta m\u00eb pas, jemi urdh\u00ebruar nga eprori t\u00eb shkonim n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb koleg\u00ebve tan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kishin ndaluar nj\u00eb person me vetur\u00eb, i cili ishte i armatosur\u201d, ka treguar efektivi RENEA-s, q\u00eb mbeti i plagosur.<br \/>\nAi thot\u00eb se bashk\u00eb me koleg\u00ebt e tij \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb drejtim t\u00eb Lazaratit me automjetin \u201cVolks\u00ebagen\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoheshin t\u00eb sht\u00ebna sporadike q\u00eb vinin nga brenda fshatit.<br \/>\n\u201cSapo jemi afruar n\u00eb vendin e quajtur \u201cPularia\u201d kemi r\u00ebn\u00eb pre e t\u00eb sht\u00ebnave me arm\u00eb, q\u00eb nuk po kuptonim nga vinin. T\u00eb sht\u00ebnash ishin nj\u00eb e nga nj\u00eb, dyshe e treshe, si dhe me bresh\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb kuptohej se po q\u00ebllonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontrolluar dhe kam v\u00ebn\u00eb re se po q\u00ebllonin n\u00eb drejtimin ton\u00eb. Un\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re se u plagosa n\u00eb shpatull\u00ebn e djatht\u00eb dhe kolegut tim Ibrahim Bash\u00ebs, i ra koka mbi supet e drejtuesit t\u00eb mjetit. Pik\u00ebrisht n\u00eb ato momente drejtuesi i mjetit ka p\u00ebrshpejtuar mjetin p\u00ebr t\u2019u pozicionuar n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mbrojtur, pasi n\u00eb ato momente ishim t\u00eb ekspozuar. Theksoj se t\u00eb sht\u00ebnat vazhdonin edhe pasi jemi plagosur, por me intensitet m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Pasi \u00ebsht\u00eb ndaluar mjeti, un\u00eb me koleg\u00ebt e mi kemi zbritur nga mjeti duke iu k\u00ebrkuar ndihm\u00eb koleg\u00ebve tan\u00eb dhe duke i informuar se ishim q\u00eblluar me arm\u00eb\u201d, ka treguar efektivi i policis\u00eb i plagosur n\u00eb Lazarat.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje policia fillimisht arrestoi disa nga t\u00eb dyshuarit, nd\u00ebrsa v\u00ebllez\u00ebrit Aliko u kap\u00ebn pas disa dit\u00eb k\u00ebrkimesh.<br \/>\nSipas prokuroris\u00eb, dy organizator\u00ebt e k\u00ebsaj veprimtarie kriminale jan\u00eb shtetasit Alban dhe Arbjon Aliko.<br \/>\n\u201cK\u00ebta shtetas, prej disa muajsh kan\u00eb filluar p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb plani kriminal me q\u00ebllim goditjen ndaj forcave t\u00eb policis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ata kan\u00eb kryer veprime konkrete duke rekrutuar shtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm nga fshati Lazarat, t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i bashk\u00eblidheshin sulmit ndaj policis\u00eb s\u00eb shtetit. Po ashtu kan\u00eb siguruar armatimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer sulmin. Kan\u00eb siguruar mjetet e tjera mb\u00ebshtet\u00ebse si makinat, veshjet, maskat etj., si dhe kan\u00eb studiuar vendin, koh\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr kryerjen e sulmit\u201d, -thot\u00eb prokuroria.<br \/>\nPak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Krimet e R\u00ebnda k\u00ebrkuan d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurve: Arbjon Aliko, Bajram Bocia dhe Elvis Bocia.<br \/>\nNd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb u k\u00ebrkua d\u00ebnimi me 162 vite burg p\u00ebr akuzat e krijimit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, vrasje e punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb dhe mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake.<br \/>\nGjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb argumenteve t\u00eb mbrojtjes p\u00ebrpara se t\u00eb jap\u00eb vendimin p\u00ebr 11 t\u00eb pandehurit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbulohen detaje t\u00eb reja p\u00ebr p\u00ebrplasjen e polics\u00eb me grupin e zjarrit. D\u00ebshmia e nj\u00eb rrobaqep\u00ebseje nga Gjirokastra ka zbardhur nj\u00eb detaj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr hetimin e 11 t\u00eb dyshuarve p\u00ebr vrasjen e efektivit t\u00eb RENEA-s n\u00eb Lazarat, pasi ata kishin porositur 40 maska 15 dit\u00eb para sulmit t\u00eb armatosur. Kolegu i policit t\u00eb vrar\u00eb: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32583","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32583"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32583\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}