{"id":32586,"date":"2017-03-20T16:36:26","date_gmt":"2017-03-20T14:36:26","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=32586"},"modified":"2017-03-20T16:38:02","modified_gmt":"2017-03-20T14:38:02","slug":"dekretoi-fatmir-xhafajn-visar-zhiti-shperthen-ashper-ndaj-bujar-nishanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dekretoi-fatmir-xhafajn-visar-zhiti-shperthen-ashper-ndaj-bujar-nishanit\/","title":{"rendered":"Dekretoi Fatmir Xhafajn, Visar Zhiti shp\u00ebrthen ashp\u00ebr ndaj Bujar Nishanit"},"content":{"rendered":"<p>Poeti i njohur dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi diplomatik i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan, Visar Zhiti komenton p\u00ebr vendimin e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dekretuar t\u00eb denoncuarin si hetues diktature, Fatmir Xhafajn.<\/p>\n<p>N\u00eb tekstin e tij, Zhiti duket i tronditur dhe e quan presidentin \u201cnishan pa nishan\u201d, \u201cHi\u00e7-president\u201d dhe e fton t\u00eb ik\u00eb sa m\u00eb par\u00eb nga detyra.<\/p>\n<p>Nga Visar ZHITI<\/p>\n<p>NUK I SHP\u00cbTON DOT LAJMIT Q\u00cb T\u00cb P\u00cbRNDJEK\u2026 \u00cbSHT\u00cb ME PRESIDENT\u2026<\/p>\n<p>Larg Vendit, p\u00ebrtej oqeanit, n\u00eb kontinentin tjet\u00ebr, ku shpreson t\u00eb p\u00ebrthith\u00ebsh paq qet\u00ebsi ndryshe, ku ke shkuar p\u00ebr pushime e vizita mjeksore, zemer, tension, nerva, etj, e ke k\u00ebt\u00eb fat tani, je n\u00eb \u00c7ikago, ku ende ka pllanga bore t\u00eb pashkrir\u00eb dhe pranvera t\u00eb duket e ftohte, por e sh\u00ebndetshme, gjithsesi nuk i shp\u00ebton dot \u201clajmit\u201d t\u00eb Vendit t\u00ebnd vog\u0113lan e t\u00eb varf\u00ebr, q\u00eb t\u00eb ka mashtruar, persekutuar e vrar\u00eb, po ti nuk i ndahesh, aq sa nuk t\u00eb ndahet, e do sa nuk t\u00eb do, q\u00eb megjithese ka ndryshuar shum\u00eb e ka bere p\u00ebrpara, diktaturen e ka kthyer n\u00eb demokraci, persekutor\u00ebt n\u00eb\u2026 nuk po flas, thjesht jam i goditur nga lajmi me president\u2026<\/p>\n<p>Ja, qe dhe vendi im ka nje president, qe s\u2019i qe kujtuar t\u00eb ishte, por eshte e nuk i iket, fyes nd\u00earkaq, se ikja e tij sa m\u00eb par\u00eb i duhet Vendit, nj\u00eb hi\u00e7-president, keshtu thon\u00eb per t\u00eb, q\u00eb nuk i shp\u00ebton dot karikatur\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrndjek\u00ebse, Klanit t\u00eb tij, aq sa mizor, po aq dhe mediok\u00ebr. K\u00ebshtu thon\u00eb. Ai, gjoja president, flet per kushtetut\u00eb, se keshtu duhet, kur n\u00eb p\u00ebrmbajtje eshte kunderkushtetues, flet p\u00ebr rregulla demokratike, kur ai eshte shkelje e tyre flagrante, flet per diktaturen e dikurshme, kur \u00ebsht\u00eb veg\u00ebl e saj e mbetur, flet per t\u00eb persekutuarit, kur vet\u00eb eshte persekutor, edhe pse i paaft\u00eb. Dekoron pa nd\u00ebrprerje, nga q\u00eb e di q\u00eb nuk kan\u00eb vler\u00eb, nishane pa nishan, thon\u00eb.<\/p>\n<p>Ti nuk do t\u00eb doje t\u00eb flisje p\u00ebr t\u00eb, por ja q\u00eb flasin, ndjehesh i detyruar, se lajmi i tij ka ardhur deri ketu, i ngjash\u00ebm me gjarprin\u2026 Po te duhet nj\u00eb antidot\u00eb kunder lajmit nga vendi\u2026 dhe rishoh dy poezi nga libri qe po perfundoj k\u00ebtu, esht\u00eb me ese, kritik\u00eb, p\u00ebrshkrim udh\u00ebtimi, me perkthime dhe ka poezi. nj\u00eb perzierje kunder perzierjes, kujtes\u00eb kunder harrres\u00ebs s\u00eb keqe, peng dashurie, bashk\u00ebbisedim brezash, ati me birin, etj, etj, por ja, si vandal i pa ditur futet presidenti.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces, drejt fundit, por dy poezi t\u00eb tij me kane mbetur n\u00eb dor\u00eb: t\u2019i fut apo jo?! T\u00eb par\u00ebn e kam shkruar un\u00eb, nuk do te doja, as s\u2019e di pse u b\u00eb\u2026 t\u00eb dyt\u00ebn po, e kam p\u00ebrkthyer me zell, \u00ebsht\u00eb e Evgenij Jevtushenkos p\u00ebr partit\u00eb. Edhe ai ketej \u00ebsht\u00eb ne SHBA, emigranti i madh, poet i njohur ruso-sovjetik, problemor dhe me probleme, kritikues dhe i kritikuar\u2026 Edhe un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb ikja me presidente si ai nga vendi im vrastar\u2026 por nuk po zgjatem e po them tjet\u00ebr gj\u00eb, q\u00eb, psh, poezive duhet t\u2019u mjaftoje vetvetja ose le te flasin vet\u00eb ato.<\/p>\n<p>Jan\u00eb politike, prandaj vendosni ju, grisini ose shperndajini\u2026 E si mund t\u2019i pergjigjesh lajmit me Presidentin m\u00eb absurd qe vjen nga vendi yt i paket? Q\u00eb e em\u00ebruan nga qe s\u2019kishte em\u00ebr, duhej nga q\u00eb s\u2019duhej. Poezin\u00eb, qe nuk eshte antikushtetuese, po p\u00ebrdor ndaj s\u00eb keqes\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Poeti i njohur dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi diplomatik i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan, Visar Zhiti komenton p\u00ebr vendimin e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dekretuar t\u00eb denoncuarin si hetues diktature, Fatmir Xhafajn. N\u00eb tekstin e tij, Zhiti duket i tronditur dhe e quan presidentin \u201cnishan pa nishan\u201d, \u201cHi\u00e7-president\u201d dhe e fton t\u00eb ik\u00eb sa m\u00eb par\u00eb nga detyra. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32586","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32586\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}