{"id":326257,"date":"2023-06-27T13:01:28","date_gmt":"2023-06-27T11:01:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=326257"},"modified":"2023-06-27T13:01:28","modified_gmt":"2023-06-27T11:01:28","slug":"fredi-beleri-leter-himares-nga-qelia-ne-diten-e-betimit-pavaresisht-sulmit-nga-rama-ende-besoj-ne-fuqine-e-te-vertetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fredi-beleri-leter-himares-nga-qelia-ne-diten-e-betimit-pavaresisht-sulmit-nga-rama-ende-besoj-ne-fuqine-e-te-vertetes\/","title":{"rendered":"Fredi Beleri let\u00ebr Himar\u00ebs nga qelia n\u00eb dit\u00ebn e betimit: Pavar\u00ebsisht sulmit nga Rama, ende besoj n\u00eb fuqin\u00eb e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Fredi Beleri i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr nga qelia Himar\u00ebs, nd\u00ebrsa sot konstituohet K\u00ebshilli Bashkiak, i dal\u00eb nga zgjedhjet e 14 majit.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Gjykata Speciale rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Fredi Belerit, i cili k\u00ebrkoi t\u00eb shkoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb p\u00ebrpara K\u00ebshillit Bashkiak e t\u00eb betohet si kryetar i Himar\u00ebs. Bashk\u00eb me gjykat\u00ebn, der\u00ebn kryetarit t\u00eb zgjedhur ja mbylli edhe Drejtoria e Burgjeve.<\/p>\n<p>Ajo i tha Belerit se lejet e posacme, sipas ligjit i marrin ata q\u00eb kan\u00eb vdekje apo dasma e t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb, ose kur duhet t\u00eb japin provime.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb disa or\u00eb nga burgu p\u00ebr tu betuar p\u00ebr marrjen e detyr\u00ebs, u konsiderua nga burgjet, si p\u00ebrtej ligjit.<\/p>\n<p><strong>Letra e Plot\u00eb: <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar k\u00ebshilltar\u00eb, t\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs,<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb dit\u00ebn e marrjes s\u00eb detyr\u00ebs si kryetar i Bashkis\u00eb Himar\u00eb, megjith\u00ebse k\u00ebrkova leje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb ngarkuat me rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 14 majit 2023, ma refuzuan.<\/p>\n<p>Pas sulmit shpif\u00ebs dhe vulgar ndaj meje nga Edi Rama n\u00eb jav\u00ebn e fundit zgjedhore, arrestimit tim t\u00eb paligjsh\u00ebm dy dit\u00eb para gar\u00ebs zgjedhore, paraburgimit tim p\u00ebr 45 dit\u00eb, sot m\u00eb penguan t\u00eb marr detyr\u00ebn duke tjet\u00ebrsuar p\u00ebr momentin, rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, un\u00eb ende besoj n\u00eb fuqin\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Un\u00eb ende besoj n\u00eb fuqin\u00eb e s\u00eb mir\u00ebs dhe virtytit. Sulmi i paprecedent\u00eb dhe 45 dit\u00ebt e paraburgimit tim t\u00eb padrejt\u00eb nuk e ndryshojn\u00eb besimin tim t\u00eb thell\u00eb te demokracia, te t\u00eb drejtat, institucionet dhe pik\u00eb s\u00eb pari te qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Besoj dhe ju ftoj t\u00eb besoni dhe ju se ky kalvar nuk do t\u00eb ket\u00eb kryq\u00ebzim. Shpresoj q\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb lirsh\u00ebm dhe t\u00eb veprojn\u00eb me virtyt.<\/p>\n<p>Prandaj ju k\u00ebrkoj t\u00eb tregoni durim, besim n\u00eb demokraci dhe n\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb at\u00eb q\u00eb mbrojt\u00ebt me vot\u00ebn tuaj. Sepse m\u00eb 14 maj fitoi Demokracia. Fitoi Himara. Dhe u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs atyre q\u00eb treguan trim\u00ebri, por edhe mir\u00ebkuptoj ata q\u00eb u n\u00ebnshtruan presionit. Por ju premtoj se p\u00ebr mua nuk ka fitues dhe humb\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Himar\u00ebs dhe un\u00eb si kryebashkiak, i pari mes t\u00eb barabart\u00ebve, do t\u00eb marshojm\u00eb t\u00eb bashkuar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, duke mbrojtur Demokracin\u00eb dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Personalisht marr forc\u00eb nga forca juaj dhe duroj, si nj\u00eb qytetar q\u00eb ka m\u00ebsuar t\u00eb mbroj\u00eb idet\u00eb e tij p\u00ebr liri, demokraci dhe n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb dhe t\u00eb kujdeset p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb vuan apo k\u00ebrc\u00ebnohet.<\/p>\n<p>Jam i sigurt se s\u00eb shpejti bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb mbroj\u00eb parimet dhe vlerat e demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Sepse mbi t\u00eb gjitha sot nj\u00eb kryetar bashkie i zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, nj\u00eb qytetar pjes\u00ebtar i minoritetit, u pengua t\u00eb merrte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse sot u konfirmua synimi i kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb popullit, demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe nga ky cep i Evrop\u00ebs, i drejtohem lidershipit t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bashkimit Evropian dhe t\u00eb gjitha Kombeve q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, si Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>U drejtohem t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cil\u00ebt sipas kompetenc\u00ebs s\u00eb tyre mbrojn\u00eb dhe ruajn\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut, drejt\u00ebsin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, duke u k\u00ebrkuar t\u00eb mbrojn\u00eb jo Fredi Belerin, as pjes\u00ebtar\u00ebt e minoritetit etnik grek n\u00eb Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs, as shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve q\u00eb m\u00eb zgjodh\u00ebn, jo demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri apo rrug\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, POR, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur historin\u00eb e tyre dhe pik\u00ebs\u00ebpari t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Sepse n\u00ebse t\u00eb drejtat e njeriut dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs do t\u00eb lihen n\u00eb fatin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb cep, at\u00ebher\u00eb vet\u00eb demokracia do t\u00eb mposhtet, at\u00ebher\u00eb ata do t\u00eb jen\u00eb mposhtur dhe do t\u00eb jet\u00eb mposhtur morali q\u00eb jan\u00eb betuar t\u00eb mbrojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe parimeve demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim kolektiv dhe jo nj\u00eb p\u00ebrpjekje e nj\u00ebanshme. Dhe Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara edhe Presidenti i Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar edhe krer\u00ebt e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, ose kryetari i \u00e7do cepi t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore mbrojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn demokraci, t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb drejta t\u00eb njeriut, t\u00eb nj\u00ebjtin shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj u k\u00ebrkoj q\u00eb ti kushtojn\u00eb vem\u00ebndje paraburgimit dhe aktakuz\u00ebs ndaj kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin e tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebtu, si dhe n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb planetit, humbet beteja, at\u00ebher\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb humbas\u00eb edhe lufta.<\/p>\n<p>Por beteja do t\u00eb jepet dhe do t\u00eb fitohet dhe dita kur un\u00eb do t\u00eb lirohem dhe do t\u00eb marr detyrat q\u00eb m\u00eb keni caktuar, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e guximshme n\u00eb histori ndryshe nga e sotmja q\u00eb \u00ebsht\u00eb turp\u00ebruese p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit dhe zhg\u00ebnjyese p\u00ebr ne t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fredi Beleri i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr nga qelia Himar\u00ebs, nd\u00ebrsa sot konstituohet K\u00ebshilli Bashkiak, i dal\u00eb nga zgjedhjet e 14 majit. Kujtojm\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Gjykata Speciale rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Fredi Belerit, i cili k\u00ebrkoi t\u00eb shkoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb p\u00ebrpara K\u00ebshillit Bashkiak e t\u00eb betohet si kryetar i Himar\u00ebs. Bashk\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":326258,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-326257","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=326257"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326257\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":326259,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326257\/revisions\/326259"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/326258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=326257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=326257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=326257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}