{"id":32639,"date":"2017-03-21T21:07:54","date_gmt":"2017-03-21T19:07:54","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=32639"},"modified":"2017-03-21T21:08:44","modified_gmt":"2017-03-21T19:08:44","slug":"rikthehet-fatos-nano-berisha-eja-punojme-bashke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rikthehet-fatos-nano-berisha-eja-punojme-bashke\/","title":{"rendered":"&#8220;Rikthehet&#8221; Fatos Nano: Berisha, eja punojm\u00eb bashk\u00eb!"},"content":{"rendered":"<h2 class=\"description\">20 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb marsin e mbrapsht\u00eb \u201997, lideri socialist Fatos Nano doli nga burgu.<\/h2>\n<div id=\"article-text\">\n<p>Sot dritare.net ka botuar\u00a0intervist\u00ebn q\u00eb Nano dha p\u00ebr gazetaren Rudina Xhunga n\u00eb \u201997, nd\u00ebrsa jemi s\u00ebrish n\u00eb mars.<\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebto 50 pyetje \u2013p\u00ebrgjigje, mund t\u00eb zbuloni pak intimitete t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe rinis\u00eb s\u00eb Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste Fatos Nano, njohjen e tij me socializmin, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me dit\u00ebt pas burgut dhe para fushat\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Refleksiv dhe tolerant, i sulmuar pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e njeh mir\u00eb hipnoz\u00ebn dhe imponimin, duke krijuar paksa ngjashm\u00ebri me Berish\u00ebn, vet\u00ebm se Nano vjen nga metropoli.<\/em><\/p>\n<p><em>Politikan i vij\u00ebs s\u00eb moderuar, synon rr\u00ebzimin e fortifikatave t\u00eb politik\u00ebs dhe jo shembjen e mureve t\u00eb presidenc\u00ebs me arm\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb irrituar. Qeveria e koalicionit i duket zgjedhja e domosdoshme dhe ndarja e p\u00ebrgjegj\u00ebsive midis pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs, e detyrueshme. Kund\u00ebr vetp\u00ebrjashtimit, pro integritetit, ai beson n\u00eb brezin e politikan\u00ebve t\u00eb rinj dhe shpreson ende se Berisha mund ta mposht vetveten.<\/em><\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga-Si t\u2019ju drejtohet \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, pas daljes nga burgu, zoti, apo shoku Fatos?<\/strong><\/p>\n<p>Fatos Nano-T\u00eb b\u00ebhemi shok\u00eb, aq m\u00eb mir\u00eb. Ndoshta, shoku \u00ebsht\u00eb apelativ m\u00eb pak zyrtar dhe m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzor.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga-Ku keni lindur dhe kur?<\/strong><\/p>\n<p>Fatos Nano-N\u00eb maternitetin e Tiran\u00ebs, n\u00eb shtator t\u00eb 52-shit.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga-Ju kan\u00eb treguar p\u00ebr ndonj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb lindjes?<\/strong><\/p>\n<p>Fatos Nano-Ka qen\u00eb dit\u00eb krejt e zakonshme. Shenjat e \u00e7uditshme, s\u2019di sa parath\u00ebn\u00ebse u shfaq\u00ebn m\u00eb von\u00eb. N\u00eb mosh\u00ebn 9 vje\u00e7are n\u00ebna m\u00eb solli dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Nd\u00ebrsa kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb kllapi, pas nj\u00eb konvulsioni ethesh dhe gjyshja mendonte se flija, n\u00ebna, e porsa kthyer nga shkolla ku jepte m\u00ebsim, me intuit\u00ebn q\u00eb vet\u00ebm n\u00ebna e ka, m\u00eb rr\u00ebmbeu nga vdekja e af\u00ebrt dhe me bi\u00e7iklet\u00eb m\u00eb \u00e7oi p\u00ebrtej \u00e7do shpejt\u00ebsie t\u00eb imagjinueshme n\u00eb spital.<\/p>\n<p><strong>Rudina Xhunga-N\u00eb shkoll\u00eb ishit nx\u00ebn\u00ebs ambicioz apo\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Fatos Nano-Vizioni im i hersh\u00ebm ka qen\u00eb t\u00eb shijoja jet\u00ebn pa neglizhuar p\u00ebrgatitjen p\u00ebr gjith\u00eb \u00e7\u2019mund t\u00eb ndeshja rrug\u00ebs. Ngaher\u00eb i kam pranuar dhe p\u00ebrballuar sfidat, por s\u2019mund t\u00eb them se i kam fituar t\u00eb gjitha. Ambicioz? Sigurisht, n\u00eb sensin nd\u00ebrtues.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/zjarr.tv\/rikthehet-fatos-nano-berisha-eja-punojme-bashke\/img-1640_1490117718-9447550\/\" rel=\"attachment wp-att-32640\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-32640\" src=\"http:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/img-1640_1490117718-9447550.jpg\" alt=\"\" width=\"567\" height=\"397\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>-Kur filluat t\u00eb interesoheshit p\u00ebr socializmin?<\/strong><\/p>\n<p>-At\u00eb koh\u00eb socializmi ishte ideja fener. Qiell i kalt\u00ebr, ku dhe mund t\u00eb luaje, s\u00eb paku deri n\u00eb adoleshenc\u00eb. Raporti me jet\u00ebn i brezit tim s\u2019ka qen\u00eb fort i ankthsh\u00ebm dhe rrjedhimisht pa shum\u00eb maja. Ka pasur nga ata q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshiruar majat derisa kan\u00eb d\u00ebgjuar ndonj\u00eb\u2026 f\u00ebrsh\u00ebllim\u00eb polici. P\u00ebr shembull, mua dhe Fatos Lubonj\u00ebs na ka q\u00eblluar t\u00eb na p\u00ebrjashtojn\u00eb nga gjimnazi p\u00ebr nj\u00eb ngjarje krejt banale. Dikush edhe \u00ebsht\u00eb ndeshur n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb hershme me kufizimet e regjimit e dikush jo, p\u00ebr kombinacion rrethanash.<\/p>\n<p><strong>-Pse student i Ekonomis\u00eb Politike?<\/strong><\/p>\n<p>-Isha n\u00eb plazh, kur m\u00eb than\u00eb se m\u00eb kishte dal\u00eb e drejta e studimit p\u00ebr ekonomi politike. Kur pyeta, \u00e7\u2019k\u00ebrkonin bashk\u00eb ekonomia me politik\u00ebn, m\u00eb shpjeguan se kishte t\u00eb b\u00ebnte me Marksin. At\u00ebher\u00eb k\u00ebrkova nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb tij dhe gjeta Kapitalin. Mandej me rrjedh\u00ebn e kurb\u00ebs profesionale, kam konstatuar me qet\u00ebsi racionale se ekonomist nuk mund t\u00eb b\u00ebhesh pa njohur edhe Kapitalin, n\u00eb sensin e njohjes s\u00eb historis\u00eb s\u00eb doktrinave t\u00eb mendimit, ku mund t\u00eb dallosh qart\u00eb kthesat, apo spekulimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me idet\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>-Dhe pas periudh\u00ebs studentore, ende vazhdon t\u2019ju t\u00ebrheq\u00eb socializmi?<\/strong><\/p>\n<p>-Idet\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb i p\u00ebrgjigjen rrethanave t\u00eb caktuara dhe \u00ebsht\u00eb absurditet i provuar nga historia t\u00eb transportosh konkluzione apriori, nga nj\u00eb epok\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, pasi i imponon brezave q\u00eb vijn\u00eb skllav\u00ebrin\u00eb e mendimit. P\u00ebrfundimisht socializmi dhe sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide, nj\u00eb doktrin\u00eb dhe do d\u00ebshiroja t\u00eb ve\u00e7oja si shtyll\u00ebn e tij solidaritetin social, iden\u00eb e shanseve t\u00eb barabarta, ose m\u00eb sakt\u00eb mekanizmin e mbrojtjes s\u00eb shtresave t\u00eb margjinalizuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-Ju kujtohet, kur b\u00ebnit faje f\u00ebmije, t\u2019ju ket\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00ebna: \u201cN\u00eb burg do shkosh ndonj\u00eb dit\u00eb!\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>-M\u00eb trembte ndonj\u00ebher\u00eb me xhaxhi policin, q\u00eb e pash\u00eb se s\u2019ishte dhe aq xhaxhi i keq, kur p\u00ebrjetova burgun, pse dhe polic\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb sigurojn\u00eb me pun\u00ebn e tyre jet\u00ebn e familjes. Megjithat\u00eb kam par\u00eb dhe xhaxhi katilin, xhaxhi gogolin.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb kujtoj se gjasht\u00eb muajt e fundit para burgosjes, burgu mu b\u00eb nj\u00eb realitet gati i parashikuesh\u00ebm dhe nisa t\u00eb st\u00ebrvitesha p\u00ebr izolimin nga bota, duke q\u00ebndruar p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra i vet\u00ebm n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e dhom\u00ebs sime. Tre dit\u00eb para arrestimit t\u00ebrhoqa ve\u00e7 n\u00ebn\u00ebn, q\u00eb vuante nga zemra dhe mund t\u00eb p\u00ebsonte shok p\u00ebr shkakun tim dhe i thash\u00eb: \u201cMama, me mua mund t\u00eb ndodh\u00eb gjith\u00e7ka. Nuk dua t\u00eb shqet\u00ebsohesh\u201d. Ajo m\u2019u p\u00ebrgjigj duke derdhur dy pika lot: \u201cUn\u00eb t\u00eb kam bekuar nj\u00eb her\u00eb kur i hyre k\u00ebsaj rruge dhe do t\u00eb t\u00eb dua \u00e7far\u00ebdo t\u00eb ndodh\u00eb me ty. Mos ki merak p\u00ebr mua. Do b\u00ebhem e fort\u00eb.\u201d Nuk arriti ta \u00e7onte deri n\u00eb fund premtimin, pasi mosha dhe dhimbja b\u00ebn\u00eb t\u00eb vet\u00ebn.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/zjarr.tv\/rikthehet-fatos-nano-berisha-eja-punojme-bashke\/img-1638_1490117737-2546636\/\" rel=\"attachment wp-att-32641\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-32641\" src=\"http:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/img-1638_1490117737-2546636.jpg\" alt=\"\" width=\"633\" height=\"347\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>-Thon\u00eb se jo gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijat vijn\u00eb p\u00ebr keq. \u00c7\u2019t\u00eb mir\u00eb solli burgu p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>-Mesa duket vet\u00ebm burgu m\u00eb mungonte p\u00ebr ta konsideruar veten t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr gjith\u00e7ka. Kisha qen\u00eb pedagog, kisha punuar n\u00eb institute k\u00ebrkimore dhe pran\u00eb maj\u00ebs s\u00eb piramid\u00ebs komuniste, q\u00eb nuk ishte aq e frikshme, edhe sikur t\u00eb tentoje me guxim p\u00ebr t\u00eb ofruar di\u00e7ka. Kam punuar tre vjet n\u00eb nj\u00eb kooperativ\u00eb bujq\u00ebsore t\u00eb mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb Metalurgjikun e Elbasanit, sapo dola nga shkolla, ku edhe krijova \u00e7erdhen time familjare. Pra, m\u00eb mungonte vet\u00ebm burgu p\u00ebr t\u00eb shijuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dashamir\u00ebse eksperiencat e ndryshme q\u00eb t\u00eb dhuron jeta. Nuk them se tani duhet t\u00eb b\u00ebj ekzakt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, p\u00ebr t\u00eb provuar s\u00ebrish se i p\u00ebrballoj, por besoj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl i realizuar q\u00eb m\u00eb jep mund\u00ebsi ta shijoj pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs me nota optimiste.<\/p>\n<p><strong>-\u00c7\u2019i ndryshoi burgu karakterit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>-N\u00ebse hyn tek ndryshimet e karakterit, jam b\u00ebr\u00eb m\u00eb reflektiv, m\u00eb tolerant. Bazuar tek eksperienca personale dhe ajo e t\u00eb tjer\u00ebve mendoj se, kur b\u00ebn pak burg, del i inatosur dhe hakmarr\u00ebs, kur b\u00ebn nj\u00eb burg afatmes\u00ebm fiton aft\u00ebsin\u00eb e kontrollit t\u00eb emocioneve dhe racionalitetin, nd\u00ebrsa, ka shembuj t\u00eb gjall\u00eb p\u00ebr \u00e7\u2019ndodh me njeriun pas nj\u00eb burgu t\u00eb zgjatur.<\/p>\n<p><strong>-A ka pasur nj\u00eb takim midis jush dhe Alis\u00eb para largimit nga 313?<\/strong><\/p>\n<p>-Ishte takim i pashmangsh\u00ebm nat\u00ebn e revolt\u00ebs, kur u shp\u00ebrthyen dyert dhe t\u00eb burgosurit n\u00eb revolt e sip\u00ebr kishin pik\u00ebsynimin t\u00eb mb\u00ebrrinin n\u00eb qelin\u00eb time, me iden\u00eb funksionuese, ose jo, se pa Nanon s\u2019fitohet liria. K\u00ebshtu u gjenda pandehmas n\u00eb qelin\u00eb prej 15 metra katror, i rrethuar nga 45 vet\u00eb, midis t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb ashtuquajturit kapobanda m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb viteve t\u00eb fundit, 7 gra ark\u00ebtare fondacionesh, nj\u00eb \u00e7ift Italian i ndar\u00eb prej 45 dit\u00ebsh, q\u00eb n\u00eb panikun e p\u00ebrgjithsh\u00ebm putheshin dhe derdhnin lot g\u00ebzimi. Midis tyre ishte dhe Alia, q\u00eb mori nj\u00eb g\u00ebrvishtje n\u00eb ball\u00eb, kur dy has\u00ebm nxor\u00ebn thikat p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb hesapet. Ishte nj\u00eb kontakt krejt njer\u00ebzor. E vler\u00ebsova ve\u00e7an\u00ebrisht, pse ai, p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk humbi gjakftoht\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/zjarr.tv\/rikthehet-fatos-nano-berisha-eja-punojme-bashke\/123-4\/\" rel=\"attachment wp-att-32642\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-32642\" src=\"http:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/123.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"432\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>-\u00c7\u2019ndryshim ka p\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebnia juaj me Berish\u00ebn nga viti \u201991 n\u00eb \u201997?<\/strong><\/p>\n<p>-Marr\u00ebdh\u00ebnia ime me Berish\u00ebn nuk mund t\u00eb them se s\u2019ka ndryshuar. Kam pasur dy ekstreme kontaktesh me t\u00eb. Me Berish\u00ebn e 90-\u00ebs, n\u00eb godin\u00ebn e \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Popullit\u201d, kontrollonim bocat e shkrimeve t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe diskutonim plot pasion p\u00ebr \u00e7\u2019mund dhe \u00e7\u2019duhej ndryshuar q\u00eb t\u00eb sigurohej hapja e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Ato dit\u00eb, kur ende ndihej zemra e kardiologut, q\u00eb rrihte, ndryshojn\u00eb shum\u00eb nga dita e incidentit t\u00eb Shkodr\u00ebs, ku na bllokuan rrug\u00ebn dhe ai l\u00ebshoi shprehjen \u201cShkodra nuk i do socialist\u00ebt\u201d. M\u00eb kujtohet t\u2019i kem th\u00ebn\u00eb: \u201cZoti Berisha! T\u00eb gjith\u00eb po presim q\u00eb ju t\u00eb ndihmoni Partin\u00eb Demokratike t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb mir\u00eb vendin, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb pavarur dhe t\u00eb arrini personalisht t\u00eb b\u00ebni mir\u00eb presidentin. K\u00ebto jan\u00eb k\u00ebrkesat minimale dhe maksimale q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb qet\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj erdhi menj\u00ebher\u00eb burgosja, ndjekur nga 101 veprime t\u00eb Berish\u00ebs, q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebruan n\u00eb burg. P\u00ebr shembull, ende pa u b\u00ebr\u00eb publik mocioni i porsamb\u00ebrritur n\u00eb zyrat e PS-s\u00eb, Berisha e mori vesh nga t\u00eb par\u00ebt. (Nuk dua t\u00eb zgjatem me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb). Menj\u00ebher\u00eb u d\u00ebrguan 4 gardian\u00eb special nga Tirana q\u00eb bllokuan dhe sportelin e qelis\u00eb sime, duke m\u00eb shp\u00ebtuar s\u00eb paku nga minjt\u00eb. Porosia e tij direkte ishte: \u201cKujdes! Nga burgu ka dal\u00eb nj\u00eb let\u00ebr tep\u00ebr e rrezikshme p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb mendoj se Berisha \u00ebsht\u00eb skematik n\u00eb tipin e tij reaktiv, apo reflektiv, n\u00eb sjelljet morale, njer\u00ebzore dhe ato politike, ndaj nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb harxhoj koh\u00eb p\u00ebr v\u00ebzhgimin e tij. Mjediset intelektuale dhe media, v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim logjik\u00ebn maksimale p\u00ebr t\u00eb ndjekur kurb\u00ebn e mendimeve dhe veprimet e Berish\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk gjendet shum\u00eb logjik\u00eb tek njeriu, i cili q\u00ebndron gjat\u00eb brenda tipit q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje vet\u00ebm me an\u00eb impaktesh negative. Ende vazhdoj t\u00eb shpresoj se Berisha do dal\u00eb nga ky tip.<\/p>\n<p><strong>-A mendoni se presidenti ka ende koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u rritur?<\/strong><\/p>\n<p>-Patjet\u00ebr. Po t\u00eb zhvishet nga ndjenja e revanshit. Do pranoja \u00e7do lloj ambicie profesionale, intelektuale, apo dhe ato sfidat djaloshare t\u00eb ndeshjeve fizike, por kurr\u00eb etjen e ethshme p\u00ebr pushtet q\u00eb b\u00ebhet fenomen i rreziksh\u00ebm social. Do e mposht vetveten, sepse ka dhe nj\u00eb familje t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb s\u2019i duhet vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i lidhur k\u00ebpuc\u00ebt, apo kravat\u00ebn, por p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>-A do lindte nevoja e krijimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar, n\u00ebse nuk shkat\u00ebrrohej ajo e Stabilitetit?<\/strong><\/p>\n<p>-Njeriu mund t\u00eb ndihmohet t\u00eb veproj\u00eb ndryshe dhe kur rrethanat sociale nuk e favorizojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kultivuar m\u00eb tej shpirtin e aventur\u00ebs, \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb ky pozitiv, ose negativ. Nj\u00eb formul\u00eb si ajo e Qeveris\u00eb s\u00eb Stabilitetit, e p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar, mendoj se ishte shtrati politik dhe institucional n\u00eb t\u00eb cilin duhej t\u00eb ecte t\u00eb pakt\u00ebn tranzicioni shqiptar deri n\u00eb mbylljen e ciklit t\u00eb reformave fondamentale, q\u00eb t\u00eb hynim pastaj n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri normale, ku do t\u00eb alternoheshin forcat n\u00eb pushtet. Poqe se nuk do ishte sulmuar dhe shembur Qeveria e Stabilitetit, do kishim arritur tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr logjik\u00eb zhvillimi politik dhe klima nuk do ishte kaq e mbarsur me urrejtje. Gjithashtu eksperienca pozitive politike do kishte krijuar stafin e specialist\u00ebve t\u00eb ekspertiz\u00ebs n\u00eb shtet gj\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsuar vendit.<\/p>\n<p><strong>-\u00c7\u2019parashikoi Nano, nd\u00ebrsa partia e tij firmoste kontrat\u00ebn politike t\u00eb 9 marsit?<\/strong><\/p>\n<p>-Dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb shkova n\u00eb tryez\u00ebn e partive, i thash\u00eb Genc Pollos dhe Ylli Vejsiut, t\u00eb cil\u00ebt i respektoj dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, si profesionist\u00eb, si intelektual\u00eb, si njer\u00ebz q\u00eb e njohin etik\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve publike n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb moderne: \u201cJu kuptoj shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, por ju lutem \u00e7lirohuni nga diktati q\u00eb ju detyron t\u00eb flisni ndryshe nga \u00e7\u2019mendoni. Thojani edhe Berish\u00ebs k\u00ebto dhe ejani t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re bashk\u00ebjetese\u201d. P\u00ebrjetuan p\u00ebr disa sekonda dram\u00ebn e brendshme dhe pastaj shtyp\u00ebn butonin e kasetofon\u00ebve instaluar n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-\u00cbsht\u00eb fantazuar shum\u00eb p\u00ebr Trieste \u201991. A ekziston nj\u00eb prapasken\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i ka ardhur koha t\u00eb dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>-Takimi i Triestes nuk \u00ebsht\u00eb kaq konspirativ sa ngjarjet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndryshuar jet\u00ebn politike n\u00eb vende t\u00eb tjera. Nj\u00eb nga parimet e sjelljes sime politiko-shoq\u00ebrore, ka qen\u00eb mosnjohja e prapaskenave. Kjo, sepse kam dashur t\u00eb fus n\u00eb politik\u00eb, potencialin njer\u00ebzor. U ndodh\u00ebm pas nj\u00eb ftese t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Berish\u00ebn, Meksin dhe t\u00eb ndjerin profesor \u00c7oku n\u00eb mjediset e hotelit, ku pushonim para nisjes n\u00eb konferenc\u00ebn e socialdemokrat\u00ebve evropian\u00eb. U krijua k\u00ebshtu nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore, e pashk\u00ebputur nga raporti mes nesh n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa Berish\u00ebn e kisha p\u00ebrball\u00eb dhe profesor \u00c7okun n\u00eb krah, shtrova n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme shqet\u00ebsimin se Saliu po i elektrizonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tepruar masat. Ishte koha kur Berisha kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje karvanin e tij karizmatik elektoral: \u201cS\u2019m\u00eb duket sfid\u00eb e pap\u00ebrballueshme, -i thash\u00eb, \u2013 por ne t\u00eb tjer\u00ebt nuk kemi pse futemi. Turmat nj\u00eb dit\u00eb do dalin jasht\u00eb kontrollit dhe n\u00eb momentin \u201ckur djajt\u00eb duhen futur n\u00eb shishe\u201d, sepse nj\u00eb qeverisje e q\u00ebndrueshme n\u00ebnkupton rregulla, do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb disiplinojn\u00eb reaksionin e t\u00eb revoltuarve.\u201d Pra ajo \u00e7ka un\u00eb k\u00ebrkova ishte t\u00eb qet\u00ebsonim bashk\u00eb njer\u00ebzit dhe jo t\u2019i irritonim. Profesor \u00c7oku u p\u00ebrpoq t\u00eb meditonte q\u00eb dialogu t\u00eb hynte n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat, duke qen\u00eb prezent i bised\u00ebs s\u00eb dy eksponent\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb forcave q\u00eb po ndaheshin n\u00eb at\u00eb fushat\u00eb elektorale sapo t\u00eb nisur. N\u00eb Trieste un\u00eb kam k\u00ebrkuar nga Berisha jo ndarje postesh, por ndarje p\u00ebrgjegj\u00ebsish, si\u00e7 duhet t\u00eb ndodh n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs. Pra, t\u00eb ndahen jo vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes, por edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e kontrollit q\u00eb ushtron qeverisja.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/zjarr.tv\/rikthehet-fatos-nano-berisha-eja-punojme-bashke\/attachment\/1234\/\" rel=\"attachment wp-att-32643\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-32643\" src=\"http:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/1234.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"510\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>-At\u00ebher\u00eb qenkeni i pak\u00ebnaqur nga qeveria Fino?<\/strong><\/p>\n<p>-Un\u00eb jo. I revoltuar \u00ebsht\u00eb Ceka. Ata njer\u00ebz q\u00eb kemi d\u00ebrguar n\u00eb qeveri nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij se ne, as ne, m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ata. Nuk qe nj\u00eb zgjidhje e rastit, por precipitat i k\u00ebsaj klime, i k\u00ebtij brezi, i k\u00ebtij ballafaqimi idesh. Problemi \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrkund. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrplasja e ekzekutivit paralel t\u00eb presidentit me ekzekutimin real. K\u00ebshtu qeveris\u00eb i ka mbetur pak terren p\u00ebr t\u00eb vepruar duke qen\u00eb se shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Berisha i ka marr\u00eb masat p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i siguruar dhe kur qeveria t\u2019i dilte jasht\u00eb kontrollit. Nuk \u00ebsht\u00eb kryesore ve\u00e7 formula e re e ekzekutivit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo e Pajtimit Komb\u00ebtar. I r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sidomos \u00ebsht\u00eb krijimi i institucioneve t\u00eb reja me marr\u00ebdh\u00ebnie dhe kufij t\u00eb ndar\u00eb bashk\u00ebveprimi\u00a0 e pavar\u00ebsie nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p><strong>-E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se e \u201ckeni gjetur Finon n\u00eb kinder sorpresa\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>-Kryeministri Fino, t\u00eb cilin e kam nd\u00ebr shok\u00ebt e mi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ka krijuar nj\u00eb imazh publicitar dhe politik t\u00eb plot\u00eb. N\u00ebse ju e shihni t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe p\u00ebr marketingun\u2026(qesh)<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fytyra e tij e qet\u00eb n\u00eb shfaqet publike, afron jo vet\u00ebm ato q\u00eb duan \u00e7okollat\u00ebn, pasi shpreh m\u00eb s\u00eb miri efektin qet\u00ebsues q\u00eb ka kjo formul\u00eb qeverisje p\u00ebr njer\u00ebzit e d\u00ebshp\u00ebruar dhe me shpirt t\u00eb trazuar.<\/p>\n<p><strong>-Ju i sh\u00ebrbyet m\u00eb mir\u00eb PS-s\u00eb, brenda apo jasht\u00eb burgut?<\/strong><\/p>\n<p>-Sidomos media nuk m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb ndihem n\u00eb periferi t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb burgut. Besoj se kam ditur t\u00eb pozicionohem si duhet, qoft\u00eb jasht\u00eb, apo brenda tij.<\/p>\n<p><strong>-Nd\u00ebrkaq gjendja n\u00eb PS \u00ebsht\u00eb normalizuar vetiu, apo b\u00ebn sikur?<\/strong><\/p>\n<p>-Pas periudh\u00ebs reflektive gjat\u00eb burgimit tim, menj\u00ebher\u00eb sapo u ktheva n\u00eb jet\u00ebn aktive politike, un\u00eb gjeta dhe tek shok\u00ebt e mi d\u00ebshir\u00ebn dhe shtytje p\u00ebr t\u00eb krijuar shtratin e ri t\u00eb debatit politik, at\u00eb t\u00eb hapjes s\u00eb nj\u00eb faqeje t\u00eb re; t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast nuk i jemi p\u00ebrgjigjur provokimeve t\u00eb Berish\u00ebs, apo provokimeve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb dalin nga goja e gjithkujt nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar ende nga k\u00ebto skema. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Berisha k\u00ebrkonte nga ne t\u00eb denonconim marr\u00ebveshje q\u00eb s\u2019ishin marr\u00ebveshje, ne afirmonim angazhimet tona n\u00eb kontratat politike p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb dhe k\u00ebrkonim q\u00eb qeveria t\u00eb funksiononte realisht. Motoja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizja nga politika e bunker\u00ebve dhe fortifikatave, (ku politikan\u00ebt shqiptar\u00eb tradicionalisht kan\u00eb mbetur t\u00eb ngujuar, duke pritur t\u2019u dal\u00eb kund\u00ebrshtari n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr p\u00ebr ta eliminuar), n\u00eb politik\u00ebn e sheshit t\u00eb betej\u00ebs, ku ballafaqohen alternativat. P\u00ebr fat t\u00eb keq, me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb ka rrokur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb spektrit politik, ka nj\u00eb konsensus t\u00eb lakmuesh\u00ebm nga qendra e djatht\u00eb, p\u00ebrfshi dhe ballin komb\u00ebtar, mbetet gjithmon\u00eb ballafaqimi i politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr. Gjithsesi ajo \u00ebsht\u00eb tkurrur n\u00eb dimensionet m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u2019u zhdukur, paraqitur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb grumbulluar vet\u00ebm rreth presidenc\u00ebs. N\u00ebse duhet sulmuar dhe \u00e7liruar presidenca, kjo nuk vlen t\u00eb b\u00ebhet me arm\u00eb t\u00eb nxehta, apo me turma t\u00eb irrituara, por vet\u00ebm duke shembur muret e fortifikatave t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>-N\u00ebse nuk i shembni dot k\u00ebshtu, do t\u2019u ktheheni turmave t\u00eb irrituara?<\/strong><\/p>\n<p>-Kur njer\u00ebzit provokohen, \u00ebsht\u00eb provuar n\u00eb C\u00ebrrik si reagojn\u00eb. Ata tashm\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e tyre, pra k\u00ebrkuan zgjedhjet e lira si t\u00eb vetmen zgjidhje politike. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, zgjedhjet jan\u00eb rruga e vetme q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb shkoj\u00eb drejt normalitetit.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/zjarr.tv\/rikthehet-fatos-nano-berisha-eja-punojme-bashke\/attachment\/12345\/\" rel=\"attachment wp-att-32644\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-32644\" src=\"http:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/12345.jpg\" alt=\"\" width=\"680\" height=\"389\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>-Do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje, apo zgjidhje?<\/strong><\/p>\n<p>-Koncepti se me \u00e7far\u00ebdo lloj zgjedhjesh mund t\u00eb kap\u00ebrcehet kriza \u00ebsht\u00eb provuar se ka d\u00ebshtuar n\u00eb maj t\u00eb 96-\u00ebs. Me keqardhje konstatoj se Komuniteti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar si duhet p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb e kriz\u00ebs. N\u00ebse zhvillohen zgjedhje p\u00ebr zgjedhje n\u00eb 29 qershor, kriza do t\u00eb ngelej po k\u00ebtu, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb edicionet e tjera. Zgjedhjet si minimum k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhen n\u00eb kushte shtetrrethimi dhe e shumta do t\u00eb ishte q\u00eb vota t\u00eb l\u00ebvizte n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb trasparente t\u00eb dukshme, si nj\u00eb balon\u00eb, nga zgjedh\u00ebsi tek subjekti q\u00eb ai zgjedh.<\/p>\n<p><strong>-Gjendja e jasht\u00ebzakonshme nuk po hiqet. Dhe fjala bojkot \u201cduhet p\u00ebrjashtuar\u201d. At\u00ebher\u00eb PS\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ajo \u00e7ka duhet p\u00ebrjashtuar n\u00eb politik\u00ebn shqiptare \u00ebsht\u00eb vetp\u00ebrjashtimi. N\u00eb Shqip\u00ebri deri tani \u00ebsht\u00eb konkretizuar nj\u00eb edicion i ri i aparteidit politik, pra i neutralizimit deri n\u00eb pranga t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve, pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb konkurruar paq\u00ebsisht. Pushteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb t\u00eb pad\u00ebshiruarit, gozhduar jasht\u00eb mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb influencuar n\u00eb zgjedhje t\u00eb moderuara dhe n\u00eb zgjidhje normale t\u00eb konflikteve. N\u00ebse kjo nga brenda shihet si bojkot, nga nj\u00eb v\u00ebzhgues i paansh\u00ebm shihet si nj\u00eb rrethim me tela gjembash, q\u00eb nuk lejon pjes\u00ebmarrjen. E domosdoshme \u00ebsht\u00eb, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrjashtimit, (qoft\u00eb edhe kur ky konceptohet si bojkot, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim i detyruar, sepse edhe sikur t\u00eb mos bojkotonin subjektet politike, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar zgjedh\u00ebsit nga garancit\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar lirisht), t\u00eb aplikojm\u00eb integrimin.<\/p>\n<p><strong>-P\u00ebrs\u00ebri PSD dhe PAD jan\u00eb zhg\u00ebnjyer nga PS-ja.<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Zhg\u00ebnjimin e tyre ma zbulojn\u00eb vet\u00ebm gazetat, sepse n\u00eb fakt ne vazhdojm\u00eb t\u00eb komunikojm\u00eb normalisht me nj\u00ebri-tjetrin. Un\u00eb do d\u00ebshiroja q\u00eb ata t\u00eb mos zhg\u00ebnjeheshin nga vetja. I q\u00ebndroj ides\u00eb se Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb konsensus real, nga qendra e majt\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e djatht\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e mb\u00ebshtes n\u00eb faktin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb brez politikan\u00ebsh t\u00eb rinj dhe t\u00eb mes\u00ebm i cili ka ditur t\u00eb gjej\u00eb e t\u00eb ruaj\u00eb kontakte t\u00eb q\u00ebndrueshme. Kjo, ndoshta pse shumica vijn\u00eb nga qarqet akademike, intelektuale, t\u00eb kultur\u00ebs, shtypit, k\u00ebrkimit shkencor. Mendoj se ambiciet personale nuk duhet ta d\u00ebmtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat mir\u00ebkuptimi.<\/p>\n<p><strong>-Rezultati ideal p\u00ebr ju nuk do t\u00eb ishte fitorja n\u00eb maxhoranc\u00eb e PS-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>-Jam indiferent n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb do i takonte PS dhe t\u00eb tjer\u00ebve brenda nj\u00eb koalicioni t\u00eb domosdosh\u00ebm. Sikur jam kund\u00ebr p\u00ebrcaktimeve parti e madhe, parti e vog\u00ebl. Jam p\u00ebr bashk\u00ebqeverisjen, p\u00ebr ndarjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive midis pozit\u00eb, opozit\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb krijuar s\u00eb fundi n\u00eb vend nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ekuilibruar.<\/p>\n<p><strong>-E ka menduar Nano sloganin personal t\u00eb fushat\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ndoshta s\u2019\u00ebsht\u00eb slogan, por p\u00ebrvoj\u00eb jet\u00ebsore. Kam kuptuar se n\u00eb \u00e7do dy njer\u00ebz, un\u00eb mund ta b\u00ebj nj\u00ebrin p\u00ebr vete.\/dritare.net\/31 Maj 1997<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/zjarr.tv\/rikthehet-fatos-nano-berisha-eja-punojme-bashke\/img-1643_1490117835-2345608\/\" rel=\"attachment wp-att-32645\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-32645\" src=\"http:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/img-1643_1490117835-2345608.jpg\" alt=\"\" width=\"591\" height=\"480\" \/><\/a><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>20 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb marsin e mbrapsht\u00eb \u201997, lideri socialist Fatos Nano doli nga burgu. Sot dritare.net ka botuar\u00a0intervist\u00ebn q\u00eb Nano dha p\u00ebr gazetaren Rudina Xhunga n\u00eb \u201997, nd\u00ebrsa jemi s\u00ebrish n\u00eb mars. N\u00eb k\u00ebto 50 pyetje \u2013p\u00ebrgjigje, mund t\u00eb zbuloni pak intimitete t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe rinis\u00eb s\u00eb Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste Fatos Nano, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32639","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-uncategorized-sq","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32639","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32639"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32639\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}