{"id":326461,"date":"2023-06-29T07:45:57","date_gmt":"2023-06-29T05:45:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=326461"},"modified":"2023-06-29T07:45:57","modified_gmt":"2023-06-29T05:45:57","slug":"zhduken-pronari-turk-dhe-administratori-shqiptar-punetoret-e-fasonerise-pa-paga","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zhduken-pronari-turk-dhe-administratori-shqiptar-punetoret-e-fasonerise-pa-paga\/","title":{"rendered":"Zhduken pronari turk dhe administratori shqiptar, pun\u00ebtoret e fasoneris\u00eb pa paga"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cStop\u201d n\u00eb Tv Klan ka udh\u00ebtuar drejt Gjirokastr\u00ebs pas ankes\u00ebs s\u00eb 30 pun\u00ebtoreve t\u00eb nj\u00eb fasonerie q\u00eb nuk jan\u00eb paguar p\u00ebr muajt Shkurt dhe Mars t\u00eb k\u00ebtij viti. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fasonerin\u00eb turke \u201cOzkurakan Albania\u201d me administrator Erjon Tahiraj.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb makina ime (qep\u00ebse) q\u00eb kam punuar 8 or\u00eb pa e ngritur kok\u00ebn nga vendi dhe kam q\u00eb n\u00eb Shkurt dhe Mars nuk kam marr\u00eb Lek\u00ebt dhe plus pjesa e sigurimeve\u201d, thot\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsja Blerina K\u00ebnaci na shpjegon si u njoh me administratorin dhe si nisi puna. N\u00eb Janar ka patur probleme me pagesat, probleme q\u00eb vijuan me pas n\u00eb Shkurt e Mars duke mos shlyer edhe kontributet.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsja e fasoneris\u00eb: Administratori erdhi k\u00ebtu dhe k\u00ebrkoi nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs dhe t\u00eb mbante rregullat e pun\u00ebs. Ai k\u00ebrkoi vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Administrimin tha do ta mbaj vet\u00eb nga Fieri. Priste q\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr t\u00eb kishte nj\u00eb filial t\u00eb tijin, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb ishte filiali i Fierit.<\/p>\n<p>Erdh\u00ebm, fillova un\u00eb me 5-6 pun\u00ebtore si fillim, arrit\u00ebm kapacitetin deri n\u00eb 30 pun\u00ebtor\u00eb. Punoj rregullisht deri n\u00eb Janar. N\u00eb Janar pati ato problemet e tij p\u00ebr Lek\u00ebt me nj\u00eb denoncim n\u00eb polici na i pagoi si me zor. Shkurtin edhe Marsin nuk na i ka dh\u00ebn\u00eb. Pun\u00ebtoret normalisht q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb lekun dhe djers\u00ebn e tyre. Ai thot\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u2019ja u jap, po se kur dhe si\u2026 Prill-Maj \u00ebsht\u00eb mbyllur puna, nuk punojm\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Deri para 1 muaji kam kontaktuar me t\u00eb dhe ka th\u00ebn\u00eb mos u m\u00ebrzit, ne lek\u00ebt do t\u2019ja u japim pa problem e fjal\u00eb t\u00eb bukura, mir\u00ebpo lek\u00eb s\u2019kemi marr\u00eb. As un\u00eb as pun\u00ebtoret. Pronari ishte turk. Ka ardhur k\u00ebtu. Ne punonim, d\u00ebrgonim \u00e7do jav\u00eb pun\u00ebn n\u00eb Fier dhe k\u00ebshtu funksiononte. Qepnim t\u00eb ndryshme. Kemi qepur pantallina t\u00eb \u00cbaikiki, kemi qepur xhupa t\u00eb Philipp Plein, kemi qepur k\u00ebmisha italiane, kemi qepur pafund.<\/p>\n<p>Zonjat tregojn\u00eb se kan\u00eb qepur edhe p\u00ebr marka prestigjoze dhe jan\u00eb paguar minimalisht 350-380 mij\u00eb Lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam punuar prej 7 muajsh dhe tani dy muajt e fundit nuk jemi paguar. Shkurti dhe Marsi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam edhe Janarin, e mora Erjonin n\u00eb telefon dhe m\u00eb tha q\u00eb ti nuk funksionon fare n\u00eb sistem. Fol me Blerin\u00ebn tha\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsja e fasoneris\u00eb: P\u00ebr \u00e7do pun\u00ebtor q\u00eb m\u00eb ka ardhur un\u00eb i kam marr\u00eb kart\u00ebn e identitetit dhe ia kam d\u00ebrguar Erjonit, ja ka nisur ekonomistja dhe ja niste direkt atij p\u00ebr ta futur n\u00eb sigurime.<\/p>\n<p>Nuk e di se si ka funksionuar me at\u00eb dhe \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Kur i kam par\u00eb se \u00e7far\u00eb m\u00eb ka hedhur sigurime dhe \u00e7far\u00eb s\u2019m\u00eb ka hedhur e kam par\u00eb nga Janari kur ai na hapi probleme p\u00ebr dh\u00ebnien e pag\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPaga time ka qen\u00eb 350 mij\u00eb Lek\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fillim ka qen\u00eb 270, pastaj n\u00eb var\u00ebsi. Erdhi xhupi i Philipp Plein dhe kush punonte m\u00eb shum\u00eb merrte m\u00eb shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201c340 edhe nuk e kam marr\u00eb as Janarin, as Shkurti dhe as Marsin\u201d.<\/p>\n<p>\u201c300 i merrnim n\u00eb bank\u00eb dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr e merrnim n\u00eb dor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por si ja kan\u00eb b\u00ebr\u00eb punonj\u00ebset kur nuk kan\u00eb marr\u00eb pages\u00ebn?<\/p>\n<p>\u201cMe lista n\u00ebp\u00ebr dyqane\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb qen\u00eb muajt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJemi me 3 f\u00ebmij\u00eb. Burri pa pun\u00eb, un\u00eb pa pun\u00eb, shum\u00eb keq\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam n\u00eb prag t\u00eb pensionit, erdha k\u00ebtu t\u00eb plot\u00ebsoja 1 vit pune\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsja e fasoneris\u00eb: Philipp Pleinin e mor\u00ebn, ik\u00ebn. E mor\u00ebn, ik\u00ebn dhe s\u2019na dhan\u00eb lek\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga Gjirokastra, gazetarja e Stop shkoi n\u00eb Fier, pasi referuar ekstraktit t\u00eb QKB-s\u00eb, subjekti \u201cOzkurkan Albania\u201d me administrator Erjon Tahiraj e ka adres\u00ebn n\u00eb lagjen Sheq i Madh. Aty gazetarja u takua me babain e tij Yzeir Tahiraj, por ai thot\u00eb, se nuk ka kontakte me djalin, madje i k\u00ebrkon ndihm\u00eb gazetares p\u00ebr ta gjetur.<\/p>\n<p>Gazetarja: Un\u00eb kam ardhur p\u00ebr at\u00eb, q\u00eb djali juaj ka qen\u00eb n\u00eb biznes. N\u00eb Gjirokast\u00ebr ka l\u00ebn\u00eb 30 puntor\u00eb pa pages\u00eb muajin shkurt dhe mars, si edhe pa shlyer detyrimet e sigurimeve shoqerore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Yzeir Tahiraj: E di!<\/p>\n<p>Gazetarja: Djali juaj duhet t\u00eb shlyej\u00eb detyrimet!<\/p>\n<p>Yzeir Tahiraj: Ia kam th\u00ebn\u00eb, po pret p\u00ebrdit\u00eb at\u00eb mashtruesin nga Turqia.<\/p>\n<p>Gazetarja: Pse nuk e ka denoncuar at\u00ebh\u00ebre djali juaj, p\u00ebrderisa ka r\u00ebn\u00eb pre e mashtrimit?<\/p>\n<p>Yzeir Tahiraj: Djali im \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e tyre. Ata e kan\u00eb mashtruar, po nuk m\u00eb ka d\u00ebgjuar mua.<\/p>\n<p>Gazetarja: A mund t\u00eb na thoni, ku \u00ebsht\u00eb djali?<\/p>\n<p>Yzeir Tahiraj: Djalin e ke n\u00eb Tiran\u00eb, andej.<\/p>\n<p>Gazetarja: Do t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh nj\u00eb num\u00ebr kontakti, q\u00eb t\u00eb lidhem me t\u00eb?<\/p>\n<p>Yzeir Tahiraj: As un\u00eb nuk lidhem dot.<\/p>\n<p>Gazetarja: I keni humbur?<\/p>\n<p>Yzeir Tahiraj: Ja t\u2019i bie tani n\u00eb syrin tuaj. Djali im \u00ebsht\u00eb Erjoni?<\/p>\n<p>Gazetarja: Nuk ua ka dh\u00ebn\u00eb numrin \u00e7uni?<\/p>\n<p>Yzeir Tahiraj: Po nuk ma ka dh\u00ebn\u00eb, pra!<\/p>\n<p>Gazetarja: Po ta gjeni do m\u00eb b\u00ebni nder dhe mua, t\u00eb m\u00eb jepni ndonj\u00eb num\u00ebr kontakti.<\/p>\n<p>Yzeir Tahiraj: T\u00eb gjejm\u00eb djalin?<\/p>\n<p>Gazetarja: Ua, e bukur kjo shum\u00eb e bukur!<\/p>\n<p>N\u00eb Tatimet e Fierit thon\u00eb se informacioni \u00ebsht\u00eb i rezervuar dhe duhet k\u00ebrkes\u00eb me shkrim.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, gazetarja e Stop mori informacion n\u00eb zyr\u00ebn e taksave vendore t\u00eb Bashkis\u00eb Gjirokast\u00ebr, ku drejtoresha \u00c7iljeta Metaj, shpjegoi q\u00eb ka hapur adres\u00eb dyt\u00ebsore n\u00eb Shtator 2022 dhe ka rreth 3 milion\u00eb Lek\u00eb t\u00eb vjetra detyrime.<\/p>\n<p>\u201cKa hapur nj\u00eb adres\u00eb dyt\u00ebsore nga t\u00eb dh\u00ebnat e QKB n\u00eb lagjen \u201c18 Shtatori\u201d. Kjo adres\u00eb dyt\u00ebsore \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb dat\u00ebn 27.9.2022. Si subjekt nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar dokumentacionin dhe p\u00ebr hapjen e dosjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt pran\u00eb zyrave t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2022, p\u00ebr at\u00eb 3 muaj, figurojn\u00eb 109.3 Lek\u00eb dhe p\u00ebr vitin 2023 \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 303 Lek\u00ebve, flasim me 3 milion\u00eb t\u00eb vjetra. Kemi b\u00ebr\u00eb verifikimet n\u00eb terren dhe ky subjekt nuk ekziston, jan\u00eb dyert e mbyllura n\u00eb baz\u00eb t\u00eb adres\u00ebs q\u00eb inspektori kan\u00eb marr\u00eb nga faqja e QKB-s\u00eb. Nuk figuron\u201d, thot\u00eb nj\u00eb zyrtare e Bashkis\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Inspektor\u00eb n\u00eb terren e kan\u00eb gjetur t\u00eb mbyllur subjektin. N\u00eb fund, Stop shkoi edhe te krimi ekonomik dhe Inspektoriati i Pun\u00ebs. Inspektorja Silvana Selimi thot\u00eb se kan\u00eb mbyllur inspektimin pa asnj\u00eb rezultat, nd\u00ebrsa policia thot\u00eb se i ka referuar materialet n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Inspektoriati i Pun\u00ebs Gjirokast\u00ebr: Pagesat e kontributeve t\u00eb muajit Shkurt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr muajt Mars dhe Shkurt \u00ebsht\u00eb pagesa e pag\u00ebs q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma. Ne kemi mbyllur \u00e7\u00ebshtjen, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar i cili \u00ebsht\u00eb edhe dokument administrativ p\u00ebr t\u2019ju sh\u00ebrbyer k\u00ebtyre punonj\u00ebsve n\u00eb rast se do ndiqet nga gjykata.<\/p>\n<p>Administratori, gjat\u00eb mbylljes s\u00eb procedur\u00ebs, i ka mbyllur telefonatat nuk kemi komunikuar me t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cStop\u201d n\u00eb Tv Klan ka udh\u00ebtuar drejt Gjirokastr\u00ebs pas ankes\u00ebs s\u00eb 30 pun\u00ebtoreve t\u00eb nj\u00eb fasonerie q\u00eb nuk jan\u00eb paguar p\u00ebr muajt Shkurt dhe Mars t\u00eb k\u00ebtij viti. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fasonerin\u00eb turke \u201cOzkurakan Albania\u201d me administrator Erjon Tahiraj. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb makina ime (qep\u00ebse) q\u00eb kam punuar 8 or\u00eb pa e ngritur kok\u00ebn nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":326462,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-326461","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326461","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=326461"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326461\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":326463,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/326461\/revisions\/326463"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/326462"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=326461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=326461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=326461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}