{"id":327296,"date":"2023-07-07T19:11:07","date_gmt":"2023-07-07T17:11:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=327296"},"modified":"2023-07-07T19:11:07","modified_gmt":"2023-07-07T17:11:07","slug":"ra-ky-mort-e-nuk-u-pame-vellezerit-kane-ngrire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ra-ky-mort-e-nuk-u-pame-vellezerit-kane-ngrire\/","title":{"rendered":"Ra ky \u201cmort\u201d e nuk u pam\u00eb! V\u00ebllez\u00ebrit kan\u00eb ngrir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lutfi Dervishi<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb darkon me Presidentin e Serbis\u00eb, por nuk takon, me gjith\u00eb lutjet e thirrjet n\u00eb kanun, Kryeministrin e Kosov\u00ebs. Ajo q\u00eb dukej e pamendueshme u b\u00eb e pashmangshme. Shkaku \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr kriz\u00ebn n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs, por rr\u00ebnj\u00ebt e kriz\u00ebs jan\u00eb m\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Mungesa e shtr\u00ebngimit t\u00eb duarve mes dy lider\u00ebve \u00ebsht\u00eb maja e ajsbergut t\u00eb problemeve dhe keqkuptimeve t\u00eb krijuara gjat\u00eb k\u00ebtyre 3 dekadave n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve q\u00eb kan\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Kriza nuk shpjegohet vet\u00ebm me raportet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb ka Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb me Presidentin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kriza aktuale shkon p\u00ebrtej konfliktit n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrtej marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira q\u00eb ka Tirana me Beogradin dhe p\u00ebrtej p\u00ebrplasjes s\u00eb personaliteteve t\u00eb forta t\u00eb Kurtit me Ram\u00ebn. Nuk mjafton nj\u00eb foto p\u00ebr t\u00eb mbuluar shtratin e problemeve dhe kriza nuk zgjidhet as me referimet n\u00eb Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit as me mbylljen n\u00eb sht\u00ebpi si Oso Kuka.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb me t\u00eb hapur dhe m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb! Kriza e komunikimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i twiterit, diplomacia e megafonit dhe trollet on line d\u00ebshmojn\u00eb jo vet\u00ebm kriz\u00ebn n\u00eb komunikim, por edhe munges\u00eb d\u00ebshire p\u00ebr t\u00eb tejkaluar situat\u00ebn e majisur prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Retorika \u201ctradhtar\u201d vs \u201cpatriot\u201d, \u201cmik\u201d vs \u201carmik\u201d e deri te idiot\u00ebsit\u00eb e shprehura n\u00eb thirrje publike \u201cmos shkoni n\u00eb plazhet e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d jan\u00eb tregues se sa larg kan\u00eb shkuar pun\u00ebt mes \u201cv\u00ebllez\u00ebrve\u201d. V\u00ebllez\u00ebrit kan\u00eb ngrir\u00eb.<\/p>\n<p>Kriza \u00ebsht\u00eb edhe problem komunikimi. Dhe n\u00eb kushtet kur dy qeverit\u00eb drejtohen nga dy lider\u00eb t\u00eb fort\u00eb (secili ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se tjetri), personalizimi i shtetit, b\u00ebn q\u00eb edhe dielli edhe ret\u00eb t\u00eb varen nga humori i dy personaliteteve.<\/p>\n<p>Kriza e sotme \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontekst t\u00eb kriz\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb po kalon Kosova q\u00eb nga \u00e7lirimi i vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb Prishtin\u00eb jan\u00eb t\u00eb befasuar disa her\u00eb me q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ideja e Ballkanit t\u00eb Hapur u shpall nga Kryeministri Rama, n\u00eb tetor t\u00eb 2019 pas asnj\u00eb konsultim me udh\u00ebheqjen e Kosov\u00ebs. N\u00eb Prishtin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb as p\u00ebrkrahjen\/p\u00ebrfshirjen indirekte n\u00eb projektin e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve dhe aq m\u00eb pak dobin\u00eb e Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb sot kapitull i mbyllur, por jan\u00eb kat\u00ebr vite mos kuptim n\u00eb Prishtin\u00eb pse Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb krah t\u00eb Serbis\u00eb dhe karshi Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Anullimi i mbledhjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy qeverive me pretekst \u201cformatin e bisedimeve\u201d ishte nj\u00eb tjet\u00ebr befasi e pak\u00ebndshme. Dhe n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb u soll m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rolin e nj\u00eb negociatori rajonal\/nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pa k\u00ebrkuar. Mundet q\u00eb privatisht ai t\u00eb ket\u00eb luajtur rolin e avokatit t\u00eb Kosov\u00ebs, por publikisht u shfaq si prokuror apo si z\u00ebri m\u00eb vokal n\u00eb paralajm\u00ebrimet se \u201cpo nuk b\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb, do t\u2019iu pres kjo\u201d. Paraqitja e projektit t\u00eb asosacionit, u b\u00eb pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Kryeministrin e Kosov\u00ebs dhe propozimi publik p\u00ebr Konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare u b\u00eb pa asnj\u00eb konsultim dhe sqarim \u00e7far\u00eb synon dhe cilat do t\u00eb jen\u00eb modalitetet e k\u00ebtij aksioni.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i madh dhe v\u00ebllai i vog\u00ebl<\/p>\n<p>Ibrahim Rugova, ende pa u shpallur Kosova Republik\u00eb e shihte t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs si \u201cdy v\u00ebllez\u00ebr\u201d q\u00eb secili ka sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Por Kosova nuk duhet t\u00eb trajtohet dhe t\u00eb ndihet si v\u00ebllai i vog\u00ebl karshi v\u00ebllait t\u00eb madh. V\u00ebllai i madh nuk \u00ebsht\u00eb kujdestar i t\u00eb voglit dhe i vogli nuk ka pse t\u00eb ket\u00eb pritshm\u00ebri \u00e7far\u00eb po b\u00ebn vllau p\u00ebr mua. Koha e \u201cshteti am\u00eb\u201d i p\u00ebrket historis\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebr q\u00eb secili ka \u00e7atin\u00eb m\u00eb vete dhe duhet t\u00eb kujdesen q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb t\u00eb mir\u00eb e n\u00eb t\u00eb keq dhe jo t\u00eb diktojn\u00eb apo t\u00eb krijojn\u00eb pritshm\u00ebri jo realiste. Nd\u00ebrtimi i \u00e7atis\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb si Shqip\u00ebria dhe Kosova t\u00eb jen\u00eb shtete funksionale, t\u00eb parashikueshme dhe n\u00ebn sundimin e fort\u00eb t\u00eb ligjit dhe institucioneve. Me nj\u00eb fjal\u00eb sfida si n\u00eb Tiran\u00eb ashtu edhe n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb: shteti!<\/p>\n<p>Koha kur Tirana shihej dhe vler\u00ebsohej n\u00eb qendrat vendim marr\u00ebse n\u00eb Per\u00ebndim si ndikues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm te faktor\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb rajon dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb ka marr\u00eb fund. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb as 1991,(hapja e Shqip\u00ebris\u00eb) as 1999 (lufta e Kosov\u00ebs) dhe as 2008 (shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb se Kosov\u00ebs)<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb \u201cv\u00ebllai i madh t\u2019i jap porosit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve \u201cv\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl\u201d, por \u00ebsht\u00eb koha e koordinimit, bashk\u00ebpunimit dhe mb\u00ebshtetjes reciproke p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb mos nj\u00eb z\u00eb i unifikuar, t\u00eb pakt\u00ebn i koordinuar.<\/p>\n<p>Interesat e dit\u00ebs, si ushqim p\u00ebr kriz\u00ebn<\/p>\n<p>N\u00ebse pyet sot n\u00eb Prishtin\u00eb apo n\u00eb Tiran\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb e ardhmja e dy vendeve pas 10, 20 apo pas 50 vitesh nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Historikisht kan\u00eb qen\u00eb interesat politike t\u00eb dit\u00ebs q\u00eb kan\u00eb dominuar\/d\u00ebmtuar marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Interesat e ngushta ditore p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm kan\u00eb nxitur pak\u00ebnaq\u00ebsi, kan\u00eb rritur keqkuptimet dhe kan\u00eb helmatisur mjedisin dhe realitetin virtual.<\/p>\n<p>Ishin interesat e dit\u00ebs (partiake) q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb dikur Ram\u00ebn q\u00eb projektin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb lidh dy vendet, rrug\u00ebn e Kombit, ta quaj \u201crruga q\u00eb nuk t\u00eb \u00e7on askund\u201d apo t\u00eb b\u00ebnte hesape se sa shkolla do t\u00eb ishin nd\u00ebrtuar po t\u00eb mos b\u00ebhej rruga. Duke par\u00eb vet\u00ebm interesat e \u201cgardhit\u201d t\u00eb vet, Shqip\u00ebria ka vendosur t\u00eb vetmen taks\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, at\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Kombit dhe pavar\u00ebsisht se gjith\u00eb kryeministrat e Kosov\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar ose heqjen ose kontribut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga buxhetet respektive q\u00eb t\u00eb mos r\u00ebndohen qytetar\u00ebt, thirrjet e tyre kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb!<\/p>\n<p>Ishin po interesat partiake q\u00eb \u00e7uan Vetvendosjen e Kurtit n\u00eb futjen n\u00eb gar\u00eb elektorale n\u00eb Tiran\u00eb duke krijuar situat\u00ebn paradoksale q\u00eb Kryeministri i Kosov\u00ebs t\u00eb jet\u00eb n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri! P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb loj\u00ebn politike t\u00eb vendeve respektive ka grumbulluar mjaftuesh\u00ebm hidhni!<\/p>\n<p>Historit\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve personale mes lider\u00ebve k\u00ebtej dhe andej kufirit m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb prodhuar lajme negative (Rama \u00ebsht\u00eb konfliktuar pothuaj me t\u00eb gjith\u00eb kryeministrat e Kosov\u00ebs, dhe po t\u00eb gjith\u00eb i ka shpallur miq personal\u00eb).<\/p>\n<p>T\u00eb dy vendet kan\u00eb si objektiv an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE dhe tashm\u00eb t\u00eb dy vendet (m\u00eb n\u00eb fund) duan edhe procesin e Berlinit. N\u00eb thelb, t\u00eb tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt europian dhe atij rajonal jan\u00eb kat\u00ebr lirit\u00eb; liria e l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve, kapitaleve, mallrave dhe sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse dy vendet kan\u00eb n\u00ebnshkruar afro 200 marr\u00ebveshje, ende, pas 15 viteve q\u00eb Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb kemi me nj\u00ebri -tjetrin, kat\u00ebr lirit\u00eb q\u00eb synojm\u00eb t\u2019i arrijm\u00eb n\u00eb rajon dhe n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave n\u00eb liri dhe komunikim me nj\u00ebri tjetrin nuk kemi mundur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u201ceuropianizimin\u201d, duke e nisur nga pamund\u00ebsia e qarkullimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb librit deri te investimet e munguara strategjike.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos kishim Adriatikun dhe Jonin a thua do t\u00eb ishim par\u00eb kaq shum\u00eb mes nesh?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lutfi Dervishi Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb darkon me Presidentin e Serbis\u00eb, por nuk takon, me gjith\u00eb lutjet e thirrjet n\u00eb kanun, Kryeministrin e Kosov\u00ebs. Ajo q\u00eb dukej e pamendueshme u b\u00eb e pashmangshme. Shkaku \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr kriz\u00ebn n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs, por rr\u00ebnj\u00ebt e kriz\u00ebs jan\u00eb m\u00eb thell\u00eb. Mungesa e shtr\u00ebngimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324117,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-327296","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=327296"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327296\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":327297,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/327296\/revisions\/327297"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324117"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=327296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=327296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=327296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}