{"id":328090,"date":"2023-07-19T13:38:57","date_gmt":"2023-07-19T11:38:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=328090"},"modified":"2023-07-19T13:38:57","modified_gmt":"2023-07-19T11:38:57","slug":"bomba-nga-brukseli-be-pezullon-fondet-e-bujqesise-per-shqiperine-per-shkak-te-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bomba-nga-brukseli-be-pezullon-fondet-e-bujqesise-per-shqiperine-per-shkak-te-korrupsionit\/","title":{"rendered":"&#8216;Bomba&#8217; nga Brukseli\/ BE pezullon fondet e bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Klodian Tomorri<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 14, n\u00eb protokollin e disa institucioneve shqiptare mb\u00ebrriti nj\u00eb let\u00ebr nga Drejtoria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural t\u00eb Komisionit Europian. N\u00eb letr\u00ebn bomb\u00eb, Komisioni Europian njofton qeverin\u00eb shqiptare se ka pezulluar grantet p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb nga programi IPARD, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit dhe mos respektimit t\u00eb procedurave ligjore nga AZHBR n\u00eb shp\u00ebrndarjen e tyre.Letra i ka mb\u00ebrritur disa institucioneve duke p\u00ebrfshir\u00eb Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, at\u00eb t\u00eb Financave, AZHBR-n\u00eb, Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Programin Strategjik dhe Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs t\u00eb Ilir Beqjas.<\/p>\n<p>Oligarkia.al e konfirmoi fillimisht lajmin me tre burime konfidenciale t\u00eb pavarura nga ministria e Financave, ajo e Bujq\u00ebsis\u00eb si dhe nga delegacioni i Bashkimit Europian. M\u00eb pas arriti t\u00eb lexoj\u00eb pjes\u00eb nga letra.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb mos lejuar abuzimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb fondeve dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e taksapaguesve t\u00eb Bashkimit Europian, ju njoftojm\u00eb se kemi vendosur t\u00eb pezullojm\u00eb disbursimin e transhit t\u00eb mbetur t\u00eb programit IPARD p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb derisa autoritetet shqiptare t\u00eb p\u00ebrmbushin t\u00eb gjitha kushtet dhe mang\u00ebsit\u00eb e evidentuara,\u201d shkruhet n\u00eb letr\u00ebn e Wolfgang Burtscher, drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb DG AGRI, drejtoris\u00eb p\u00ebr Bujq\u00ebsin\u00eb dhe Zhvillimin Rural n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Vendimi i BE p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb fondet e bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb vjen pas nj\u00eb hetimi t\u00eb OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, p\u00ebrkat\u00ebsisht AZHBR, nuk kan\u00eb respektuar procedurat ligjore n\u00eb shp\u00ebrndarjen e granteve p\u00ebr fermer\u00ebt duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e fondeve t\u00eb vidhen.<\/p>\n<p>Burime nga delegacioni i Bashkimit Europian than\u00eb p\u00ebr Oligarkia.al se OLAF, ka identifikuar disa raste kur parat\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr investime fantazm\u00eb, t\u00eb cilat nuk ekzistojn\u00eb fare.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrim p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga IPARD 3<\/p>\n<p>Ironikisht shkresa bomb\u00eb nga Komisioni Europian i ka mb\u00ebrritur qeveris\u00eb shqiptare pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebt kur kryeministri Edi Rama organizoi n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb takim me udh\u00ebheq\u00ebsit e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, ku njoftoi nj\u00eb plan t\u00eb ri financiar mb\u00ebshtetje nga BE p\u00ebr vendet e rajonit.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin ku ishte i pranish\u00ebm edhe komisioneri Varhelyi, mungesa e Kosov\u00ebs u interpretua si nj\u00eb shan i humbur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga ky plan i ri, por Shqip\u00ebria ka hallet e veta, ndoshta edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pezullimit t\u00eb transhit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb let\u00ebr Komision Europian paralajm\u00ebron qeverin\u00eb shqiptare se mund t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga programi IPARD III, i cili deri n\u00eb vitin 2027 parashikohet t\u00eb disbursoj\u00eb 146 milion\u00eb euro grante p\u00ebr fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00ebse qeveria nuk do t\u00eb korrigjoj\u00eb me shpejt\u00ebsi t\u00eb gjitha abuzimet e gjetura. Tashm\u00eb k\u00ebto fonde jan\u00eb n\u00eb rrezik p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit n\u00eb AZHBR.<\/p>\n<p>Hetimi i OLAF<\/p>\n<p>Hetimi i OLAF p\u00ebr fondet e bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nisi n\u00eb vitin 2021. N\u00eb mars t\u00eb atij viti, hetuesit e OLAF zhvilluan nj\u00eb operacion blitz n\u00eb zyrat e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe AZHBR-s\u00eb duke sekuestruar kompjutera, dokumente si dhe prova t\u00eb tjera n\u00eb funksion t\u00eb hetimit p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e granteve t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb nxorri nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb faqen e saj zyrtare duke e cil\u00ebsuar aksionin si nj\u00eb kontroll rutin\u00eb, q\u00eb b\u00ebhen shpesh nga Zyra e Investigimeve n\u00eb BE. Por nj\u00eb or\u00eb m\u00eb pas deklarata u fshi.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, p\u00ebrmes Vojo Bregut, i k\u00ebrkoi ish-ministres Milva Ekonomi q\u00eb t\u00eb njoftoj\u00eb urgjentisht SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investigim t\u00eb OLAF.<\/p>\n<p>N\u00eb dy vite e gjysm\u00eb, hetuesit e OLAF kan\u00eb kryer hetime t\u00eb holl\u00ebsishme dhe pas p\u00ebrfundimit ka komunikuar gjetjet e tyre, duke v\u00ebn\u00eb fillimisht n\u00eb dijeni Komisionin Europian dhe DG AGRI-n. Menjeher\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb njohur me gjetjet e hetimit, Komisioni Europian ka urdh\u00ebruar pezullimin urgjent t\u00eb fondeve t\u00eb IPARD p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e taksapaguesve europian\u00eb.<\/p>\n<p>Ky vendim bomb\u00eb i KE ka tronditur qeverin\u00eb shqiptare. Oligarkia.al ka m\u00ebsuar se kryeministri Edi Rama ka thirrur nj\u00eb mbledhje urgjente p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi veprimet q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarrin autoritetet shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk dihet se sa larg shkojn\u00eb zbulimet e hetimeve t\u00eb OLAF dhe cil\u00ebt jan\u00eb zyrtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb implikuar n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dihet e sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se hetimi \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr koh\u00ebn kur AZHBR drejtohej nga ministrja aktuale e Bujq\u00ebsis\u00eb, Frida Krifca dhe m\u00eb pas nga Eranda Selmanaj. Oligarkia.al i k\u00ebrkoi nj\u00eb koment zonj\u00ebs Krifca n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi nuk arriti t\u00eb merrte nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ministrja e Bujq\u00ebsis\u00eb.\/OLIGARKIA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Klodian Tomorri N\u00eb dat\u00ebn 14, n\u00eb protokollin e disa institucioneve shqiptare mb\u00ebrriti nj\u00eb let\u00ebr nga Drejtoria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural t\u00eb Komisionit Europian. N\u00eb letr\u00ebn bomb\u00eb, Komisioni Europian njofton qeverin\u00eb shqiptare se ka pezulluar grantet p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb nga programi IPARD, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit dhe mos respektimit t\u00eb procedurave ligjore nga AZHBR n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":328093,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-328090","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=328090"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328090\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":328094,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328090\/revisions\/328094"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/328093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=328090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=328090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=328090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}