{"id":328302,"date":"2023-07-23T12:16:10","date_gmt":"2023-07-23T10:16:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=328302"},"modified":"2023-07-23T12:16:10","modified_gmt":"2023-07-23T10:16:10","slug":"euron-po-e-vret-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/euron-po-e-vret-qeveria\/","title":{"rendered":"Euron po e vret qeveria"},"content":{"rendered":"<p>Nga Klodian Tomorri<\/p>\n<p>Zhvler\u00ebsimi drastik i euros kundrejt lekut p\u00ebrve\u00e7 shqet\u00ebsimeve p\u00ebr pasojat e m\u00ebdha negative n\u00eb ekonomi, ka hapur dhe nj\u00eb debat publik mes ekspert\u00ebve mbi at\u00eb se cilat jan\u00eb shkaqet e tronditjes n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit.<\/p>\n<p>N\u00eb treg jan\u00eb hedhur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkaqesh p\u00ebr t\u00eb shpjeguar zhvler\u00ebsimin anormal t\u00eb euros, q\u00eb nga flukset e parave me burime t\u00eb paligjshme deri dhe tek spekullimi nga grupe t\u00eb caktuara. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor tjet\u00ebr, i cili ndon\u00ebse ka marr\u00eb m\u00eb pak v\u00ebmendje, po shnd\u00ebrrohet n\u00eb p\u00ebrcaktues p\u00ebr fundosjen e euros ndaj lekut. Kjo \u00ebsht\u00eb sjellja e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit, buxheti i shtetit u mbyll me nj\u00eb sufi\u00e7it prej 46 miliard\u00eb lek\u00ebsh. Pra, n\u00eb periudh\u00ebn janar-qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, qeveria i ka marr\u00eb tregut p\u00ebrmes taksave, tatimeve apo burimeve t\u00eb tjera 46 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa ka kthyer mbrapsht p\u00ebrmes shpenzimeve. K\u00ebto para rrin\u00eb t\u00eb fjetura n\u00ebn dyshekun e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, sufi\u00e7iti nuk e tregon t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj jan\u00eb dhe parat\u00eb e marra p\u00ebrmes huamarrjes s\u00eb brendshme. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, p\u00ebr gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit, qeveria ka marr\u00eb 33.6 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebrmes huamarrjes n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb tharje e tregut nga likuiditeti n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb shkurt, vet\u00ebm p\u00ebrmes balanc\u00ebs buxhetore dhe huamarrjes s\u00eb brendshme, qeveria i ka marr\u00eb tregut 80 miliard\u00eb lek\u00eb duke mos ja kthyer mbrapsht. Pra oferta e monedh\u00ebs komb\u00ebtare ne treg \u00ebsht\u00eb 80 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak nga sa duhet t\u00eb ishte n\u00eb kushte normale. Sa m\u00eb pak lek\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb treg, aq m\u00eb shum\u00eb monedha komb\u00ebtare forcohet ndaj t\u00eb gjitha monedhave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Por rrudhja e ofert\u00ebs s\u00eb lekut n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri mekaniz\u00ebm p\u00ebrmes t\u00eb cilit, qeveria po e ndikon masivisht kursin e k\u00ebmbimit. Mekanizmi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ai i operacioneve me borxhin.<\/p>\n<p>Muajin e kaluar qeveria shqiptare mori 650 milion\u00eb euro borxh n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nd\u00ebrsa vendi po p\u00ebrballej me ofert\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb euros, si\u00e7 pranohet nga t\u00eb gjith\u00eb, qeveria vendosi q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb euro n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Oferta e lart\u00eb e euros n\u00eb tregun vendas, e cila po diktonte zhvler\u00ebsimin e shpejt\u00eb t\u00eb monedh\u00ebs europiane, duhet ta kishte shtyr\u00eb qeverin\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb borxhit n\u00eb euro ta merrte n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm. P\u00ebrmes emetimit t\u00eb obligacioneve n\u00eb valut\u00eb, Ministria e Financave mund t\u00eb kishte ngritur t\u00eb pakt\u00ebn 200 milion\u00eb euro nga tregu i brendsh\u00ebm, p\u00ebr sa koh\u00eb ky i fundit po p\u00ebrballej me nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb euros.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtij operacioni, qeveria do t\u00eb kishte t\u00ebrhequr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb euros nga tregu, duke leht\u00ebsuar ndjesh\u00ebm presionet p\u00ebr mbi\u00e7mimin e lekut ndaj saj. Por ajo b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Solli edhe m\u00eb shum\u00eb euro nga jasht\u00eb, edhe pse tregu po \u2018vuante\u2019 nga teprica e euros.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebtyre zhvillimeve u shton dhe situat\u00ebn energjetike, ku ndryshe nga nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ku t\u00ebrhoqi 503 milion\u00eb euro nga tregu p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb energji nga jasht\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit KESH nuk ka importuar thuajse fare, at\u00ebher\u00eb koktejli \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb, n\u00ebse qeveria, po e \u2018saboton\u2019 q\u00ebllimisht apo nga paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb menaxhuar m\u00eb mir\u00eb financat publike. Por nj\u00eb gj\u00eb mund t\u00eb thuhet me siguri maksimale. Euron n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm po e vret qeveria. Bashk\u00eb me t\u00eb po vret edhe eksportuesit dhe konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e ekonomis\u00eb shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Klodian Tomorri Zhvler\u00ebsimi drastik i euros kundrejt lekut p\u00ebrve\u00e7 shqet\u00ebsimeve p\u00ebr pasojat e m\u00ebdha negative n\u00eb ekonomi, ka hapur dhe nj\u00eb debat publik mes ekspert\u00ebve mbi at\u00eb se cilat jan\u00eb shkaqet e tronditjes n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit. N\u00eb treg jan\u00eb hedhur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkaqesh p\u00ebr t\u00eb shpjeguar zhvler\u00ebsimin anormal t\u00eb euros, q\u00eb nga flukset [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":328303,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-328302","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=328302"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328302\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":328304,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328302\/revisions\/328304"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/328303"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=328302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=328302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=328302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}