{"id":328452,"date":"2023-07-25T13:51:27","date_gmt":"2023-07-25T11:51:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=328452"},"modified":"2023-07-25T13:51:27","modified_gmt":"2023-07-25T11:51:27","slug":"lufta-e-trete-boterore-e-ridvan-dibres-nga-gezim-puka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lufta-e-trete-boterore-e-ridvan-dibres-nga-gezim-puka\/","title":{"rendered":"\u201cLUFTA E TRET\u00cb BOT\u00cbRORE\u201d E RIDVAN DIBR\u00cbS- Nga G\u00ebzim Puka"},"content":{"rendered":"<p>Nga G\u00ebzim Puka<\/p>\n<p>I ndikuar prej ca kujtimeve dhe situates turistike me erdhi ideja per sproven e meposhtme&#8230;<\/p>\n<p>\u201cLUFTA E TRET\u00cb BOT\u00cbRORE\u201d E RIDVAN DIBR\u00cbS<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e bukur, por ka gjithfar\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh, mos na e djegin teatrin njer\u00ebzit e kanunit?<br \/>\nMbeta si i shtangur, u befasova, un\u00eb an\u00ebtari i bordit artistik t\u00eb Bashkis\u00eb n\u00eb mandatin tim t\u00eb dyt\u00eb, kur dikush nga t\u00eb pranishmit n\u00eb mbledhje e tha k\u00ebt\u00eb fjali p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn nga pjes\u00ebt konkurruese t\u00eb projekteve p\u00ebr v\u00ebnie n\u00eb sken\u00eb. Ishte fjala p\u00ebr dor\u00ebshkrimin e dram\u00ebs s\u00eb Ridvan Dibr\u00ebs \u201cLufta e Tret\u00eb Bot\u00ebrore\u201d.<br \/>\nIshte ai rasti tipik kur \u201cserioziteti\u201d institucional takohet me shpotin\u00eb e artistit. Me pak fjal\u00eb, \u201cLufta e Tret\u00eb Bot\u00ebrore\u201d trajtonte ngjarjen e ardhjes s\u00eb turist\u00ebve t\u00eb par\u00eb n\u00eb bujtinat malore t\u00eb hapura n\u00eb Shqip\u00ebri pas izolimit t\u00eb gjat\u00eb shum\u00ebshekullor dhe gjysm\u00ebshekullor, bash n\u00eb koh\u00ebn e inercive t\u00eb anormalitetit dhe agresivitetit q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb e shkuara, e q\u00eb kulmoi me \u201897-\u00ebn.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb familje tipike mal\u00ebsore po trokisnin tashm\u00eb jo m\u00eb me refrenin e \u201cqylit\u201d: \u201cA don miq, o i zoti i shpis\u00eb?\u201d<br \/>\nPo trokisnin turist\u00ebt e par\u00eb n\u00eb kull\u00ebn e \u00e7mitizuar n\u00eb bujtin\u00eb turistike.<br \/>\n\u201cN\u00eb pragun e Bujtin\u00ebs, t\u00eb ulur, rrin\u00eb Gruaja dhe Burri. Gruaja mban nj\u00eb veshje krejt moderne, kurse Burri \u00ebsht\u00eb veshur gjysm\u00eb tradicional e gjysm\u00eb modern. Burri, me duart q\u00eb i dridhen, p\u00ebrpiqet gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs t\u00eb dredh\u00eb nj\u00eb cigare. Kurse Gruaja shihet e rregullohet pa pushim para nj\u00eb pasqyre t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb mban n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb.\u201d<br \/>\nKulla isht\u00eb b\u00ebr\u00eb hotel, por t\u00eb zot\u00ebt e saj nuk ishin personel prit\u00ebs i zakonsh\u00ebm i nj\u00eb strukture turistike. Ato ishin rritur me kanun e me nder, ishin edukuar me trimni e me pushk\u00eb. I biri shtie me arm\u00eb kot s\u00eb koti. E \u00ebma admiron trim\u00ebrit\u00eb e tij. Nd\u00ebrsa i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, pak m\u00eb romantik dhe i joshur prej \u201clahut\u00ebs s\u00eb but\u00eb\u201d, po pret me shum\u00eb ankth prurjet e para n\u00eb valut\u00eb.<br \/>\nModerniteti socialist me mjetet e tij t\u00eb varfra nuk kishte l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb zemrat plot patos t\u00eb mal\u00ebsis\u00eb. Kishte ardhur demokracia e bashk\u00eb me t\u00eb edhe paraja. Po kanuni?!<br \/>\nJa si shfryn Gruaja shpeshher\u00eb brenda tekstit: \u201cGRUAJA (e nxehur): Boll e p\u00ebrmende Kanunin! Na e shpife me te&#8230; Kanuni, Kanuni! Tash q\u00eb nuk je i zoti p\u00ebr kurrgja, po don me u mb\u00ebshtet n\u00eb Kanun&#8230; Si shkopin e keni ba Kanunin, si shkopin e pleqnis\u00eb.\u201d<br \/>\nKarakteret dramatike jan\u00eb shprehje e anonimatit ton\u00eb folklorik, q\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb modestie t\u00eb shtir\u00eb, fsheh \u00ebndrr\u00ebn e brendashkruar p\u00ebr dukje. K\u00ebshtu ruhet edhe anonimati \u201ci tjetrit\u201d, personazheve t\u00eb huaja, q\u00eb priten t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb sken\u00eb. Ata sillen sipas formatit t\u00eb karaktereve t\u00eb paem\u00ebr, jo prej ndikimit t\u00eb stilit \u201ct\u00eb lart\u00eb\u201d folklorik, por prej stilit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb barcaletave. Personazhe parodike, si: amerikani, rusi, kinezi, turku hyjn\u00eb n\u00eb sken\u00eb si n\u00eb nj\u00eb vendndodhje apo vendtakim paragjykimesh.<br \/>\nGjith\u00eb ajo q\u00eb vjen m\u00eb tej \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komedi e situat\u00ebs kur takohen ndryshueshm\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha kulturash. Vendasit q\u00eb kan\u00eb thjesht interes material, kundrejt t\u00eb huajve t\u00eb stereotipizuar si eksplorator\u00eb natyre e kulture. T\u00eb huaj q\u00eb na njohin m\u00eb mir\u00eb se njohim ne veten ton\u00eb.<br \/>\n\u201cBURRI: Rri, mori dreq! Mos len nam&#8230; Se nuk vijn\u00eb p\u00ebr cicat tueja ata. Apo merr vesh? Vijn\u00eb p\u00ebr Kanunin e Maleve, p\u00ebr Kanunin e Lek Dukagjinit. Studiues jan\u00eb&#8230; merren me shkenc\u00eb t\u00eb madhe&#8230; Si tha msusi? \u201cKanuni i Lek Dukagjinit dje dhe sot\u201d. Apo merr vesh? Kanuni dje edhe sot&#8230; Jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ditun. E flasin shqipen edhe ma mir\u00eb se na. Nuk e kan\u00eb mendjen te cicat&#8230;\u201d<br \/>\nVendasit q\u00eb kan\u00eb kanun t\u00eb lasht\u00eb, nder e ligje t\u00eb pashkruara e t\u00eb memorizuara, kundrejt t\u00eb huajve pragmatist\u00eb e me ligje t\u00eb shkruara. Vendasit me nder e bes\u00eb, por hilecak\u00eb n\u00eb biznes.<br \/>\n\u201cGRUAJA: Rri, he rrezik! Jan\u00eb shum\u00eb, thot\u00eb&#8230; Budall\u00eb. A harrove se jena zon\u00eb turistike? Edhe \u00e7mimet turistike i kena&#8230; (Pak pauz\u00eb). Edhe me rusin nuk e kam problem. E gostitim me raki, raki kumbulle. Kemi boll, dy damixhana plot. Rus\u00ebt mbarojn\u00eb p\u00ebr raki kumbulle, e pin\u00eb si ujin. Edhe na, si ujin po jua japim. Pes\u00eb euro kupa&#8230; (Pak pauz\u00eb). Ma problem e kam me amerikanin&#8230; Nuk po di tamam se \u00e7ka pin\u00eb amerikan\u00ebt?&#8230; Diku thuhet uiski, diku tjet\u00ebr konjak, diku rum, diku xhin&#8230; Pun\u00eb dreqi! (Kruan kok\u00ebn). Por ia kam gjet\u2019 zgjidhjen edhe amerikanit: kam saju nj\u00eb pije speciale ve\u00e7 p\u00ebr te. E meriton&#8230; asht ma i pasuni prej tyne&#8230;\u201d<br \/>\nT\u00eb huaj \u201cnaiv\u00eb\u201d dhe t\u00eb pabes\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga n\u00ebntektet kuptimore t\u00eb kanunit.<br \/>\n\u201cAMERIKANI (ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke u l\u00ebkundur paksa nga pija): Mos u ngut, miku im!&#8230; Mos nxitoni, miqt\u00eb e mi&#8230; (pak pauz\u00eb). Un\u00eb thjesht po k\u00ebrkoj nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb&#8230; jo vet\u00ebm p\u00ebr vete&#8230; por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, miqt\u00eb e mi. Edhe p\u00ebr ty, rus. Edhe p\u00ebr ty, turk. Edhe p\u00ebr ty, kinez&#8230; P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb! Sipas Kanunit&#8230; Kanunit t\u00eb Maleve&#8230; (p\u00ebrs\u00ebri pak pauz\u00eb). Mos harroni se kemi nj\u00eb status special: jemi mysafir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kull\u00eb&#8230;\u201d<br \/>\nN\u00eb sken\u00ebn e par\u00eb nga dialogu i shpejt\u00eb m\u00ebsojm\u00eb di\u00e7ka rreth personazheve prit\u00ebs Burri, Gruaja dhe Djali. E ve\u00e7anta e k\u00ebtij t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb se ai nuk flet asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebs. Gruaja dhe Burri debatojn\u00eb rreth Kanunit. V\u00ebrehet stadi admirativ, q\u00eb sjell njohja sip\u00ebrfaq\u00ebsore p\u00ebr nenet e kanunit nga ana e Burrit, si dhe blasfemia e gruas ndaj pap\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre ligjeve n\u00eb t\u00eb tanishmen.<br \/>\nEdhe turist\u00ebt jan\u00eb paraqitur si njoh\u00ebs t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb Kanunit n\u00eb ve\u00e7anti, sidomos Amerikani pretendon edhe njohjen e n\u00ebnteksteve t\u00eb tij kuptimore.<br \/>\n\u201cAMERIKANI (duke goditur sofr\u00ebn me grusht): E thot\u00eb edhe pik\u00eb! (Pak pauz\u00eb). Tani, as mua nuk po m\u00eb kujtohet se n\u00eb cilin nen e thot\u00eb&#8230; edhe pak kemi pir\u00eb&#8230; Por q\u00eb e thot\u00eb, e thot\u00eb! Nj\u00eb: gruaja duhet t\u2019ia laj\u00eb k\u00ebmb\u00ebt mikut. Dy: gruaja duhet t\u2019ia b\u00ebj\u00eb gati dhom\u00ebn e gjumit mikut. Dhe tre: gruaja duhet t\u00eb flej\u00eb me mikun!\u201d<br \/>\nP\u00ebrgjat\u00eb dialogut p\u00ebrpunohen ironikisht tema tabu, q\u00eb shpallin cekt\u00ebsin\u00eb e dijeve sip\u00ebrfaq\u00ebsore, kur kulturat ndeshen me interesa njer\u00ebzish meskin\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb profanimi i Kanunit ide e k\u00ebsaj tragjikomedie, por \u00ebsht\u00eb loja me pozicionet fanatike t\u00eb injoranc\u00ebs praktike.<br \/>\nMetaforat tensionuese hormonale mbulojn\u00eb e fshehin nj\u00eb amoralitet m\u00eb t\u00eb thell\u00eb filozofik, historik e shoq\u00ebror. Mbulojn\u00eb konfliktin midis qenies dhe dukjes. Inkuadrimi i patosit epik legjendar n\u00eb sken\u00ebn-sof\u00ebr groteske e dukjes s\u00eb shqiptarit kanunor, kontraston me racionalitetin e turist\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga fuqi tradicionale t\u00eb m\u00ebdha politike. N\u00ebnkuptohet dija e lexuesit p\u00ebr stereotipin e amerikanit, rusit, kinezit, turkut. Jan\u00eb stereotipe t\u00eb nj\u00ebkuptim\u00ebsuara p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb njeh pak historin\u00eb e k\u00ebtij vendit ton\u00eb t\u00eb lasht\u00eb. Turku pushtues shum\u00ebshekullor, rusi \u201cmik\u201d i pabes\u00eb, kinezi aleat hilecak, amerikani dominues. K\u00ebta jan\u00eb turist\u00ebt arketipor\u00eb n\u00eb mendjen e autorit dhe t\u00eb lexuesit.<br \/>\nSimboli i gjinjve (cicave) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr simbol arketipor q\u00eb ka lidhje me energjin\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb mjelur historikisht k\u00ebtij vendi. T\u00eb rishfaqur simbolikisht si turist\u00eb ata v\u00ebrtet sjellin euro, por edhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb marrin shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. S\u00eb bashku me zakonet parodizohet edhe nderi, dinjiteti dhe krenaria boshe e vendasve t\u00eb atrofizuar.<br \/>\nMetafora turistike mbulon difidenc\u00ebn e vjet\u00ebr ndaj t\u00eb huajit dhe t\u00eb huajve ndaj nesh. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja e p\u00ebrdorimi t\u00eb stilit komik prej barcalete n\u00eb p\u00ebrcjelljen e tragjikes. Nuk ka nj\u00eb \u201cdeus ex machina\u201d, askush nuk vjen nga qielli p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dik\u00eb. Heshtja kobndjell\u00ebse e Djalit paralajm\u00ebron furtun\u00ebn, n\u00ebse preken t\u00eb tilla \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\n\u201cBURRI (spektator\u00ebve, duke mbajtur me mundim gruan): Qe, edhe historia! K\u00ebt\u2019 fund pati. Kat\u00ebr t\u00eb vram\u00eb. Sebepi? Dihet sebepi i sherrit&#8230; Femna, si gjithmon\u00eb. (Me kujdes e shtrin gruan te pragu i Bujtin\u00ebs). Kat\u00ebr t\u00eb vram\u00eb, pra. P\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb. Prej tan\u00eb bot\u00ebs. Prej vendeve ma t\u00eb fuqishme. Qysh nes\u00ebr kan\u00eb me shkru gazetat. Po, po, qysh nes\u00ebr. Gazetat e tan\u00eb bot\u00ebs. Krye-lajm ka me ken\u00eb. KAT\u00cbR T\u00cb VRAM\u00cb TE BUJTINA E GJINIT. Nj\u00eb kinez. Nj\u00eb rus. Nj\u00eb amerikan. Nj\u00eb turk. Tash e marrin vesh shtetet e tyne e tash m\u00ebrziten fort&#8230; Edhe tash lypin me gjet\u2019 fajtorin. Te njeni &#8211; tjetri kan\u00eb me e k\u00ebrku. (Kruan kok\u00ebn). Rusi tash faj\u00ebson amerikanin. Amerikani tash ban me faj kinezin. Turku &#8211; rusin. Kinezi &#8211; po amerikanin&#8230; Lamsh tash bahen pun\u00ebt. Edhe rrezik me nis\u2019 lufta. Lufta e Tret\u00eb Botnore! Se njikshtu kan\u00eb nis\u2019 tan\u00eb luftnat. P\u00ebr faj t\u00eb femnave!&#8230;\u201d<br \/>\nApo jo?\u201d<br \/>\nT\u00eb m\u00ebsuar me lexim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb duke p\u00ebrjashtuar simbolik\u00ebn, analogjit\u00eb, dredhit\u00eb dhe ironit\u00eb kuptimore nga teksti letrar, nuk mund t\u00eb mb\u00ebrrihet ve\u00e7 n\u00eb nj\u00eb fund t\u00eb till\u00eb, ku nuk shp\u00ebton askush. Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj situate komike vjen nj\u00eb finale parodike gjaksore. Askush nuk mbetet i gjall\u00eb nga turist\u00ebt e grir\u00eb nga plumbat e Djalit.<br \/>\nN\u00eb kuptimin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb vrasje vet\u00ebm e disa stereotipeve pa mish e gjak, q\u00eb mish\u00ebrojn\u00eb t\u00eb vetmen gj\u00eb, paragjykimin dhe mediokritetin.<br \/>\nHistoria dhe luft\u00ebrat imagjinare t\u00eb sken\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb nisje t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb. Pretekstet dhe p\u00ebrplasjet q\u00eb krijohen nga moskuptim\u00ebsia nuk e t\u00ebrheqin shkrimtarin nga misioni i tij, q\u00eb p\u00ebrmes \u00e7mitizimit t\u00eb tregoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat estetike dhe kuptimet e tij mbi bot\u00ebn.<br \/>\nPrandaj m\u00eb dukej se regjisori, q\u00eb kishte sjell\u00eb platform\u00ebn e tij p\u00ebr miratim n\u00eb Bordin tone, e kishte parashikuar edhe paragjykimin fanatik t\u00eb ne miratuesve, ndaj edhe vizioni i tij skenik dukej me shum\u00eb si nj\u00eb mbrojtje prej avokati.<br \/>\nPjesa, ndon\u00ebse n\u00eb Konkursin p\u00ebr Dram\u00eb Komb\u00ebtare \u201cKatarina Josipi\u201d \u2013 2012, ishte vler\u00ebsuar me \u00e7mimin e par\u00eb, nuk u vu n\u00eb sken\u00eb, personazhet shp\u00ebtuan dhe teatri nuk u dogj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga G\u00ebzim Puka I ndikuar prej ca kujtimeve dhe situates turistike me erdhi ideja per sproven e meposhtme&#8230; \u201cLUFTA E TRET\u00cb BOT\u00cbRORE\u201d E RIDVAN DIBR\u00cbS \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e bukur, por ka gjithfar\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh, mos na e djegin teatrin njer\u00ebzit e kanunit? Mbeta si i shtangur, u befasova, un\u00eb an\u00ebtari i bordit artistik t\u00eb Bashkis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":328454,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,319],"tags":[],"class_list":{"0":"post-328452","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-letersi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328452","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=328452"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328452\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":328455,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328452\/revisions\/328455"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/328454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=328452"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=328452"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=328452"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}