{"id":328551,"date":"2023-07-26T15:34:46","date_gmt":"2023-07-26T13:34:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=328551"},"modified":"2023-07-26T15:34:46","modified_gmt":"2023-07-26T13:34:46","slug":"edepsezer-jeziter-zullumqare-kronika-satirike-e-gjekmarkajt-zbulon-fjalen-e-babos-ne-asamblene-e-ps-ju-gjeta-te-rreckosur-ne-fillim-u-mbuluat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/edepsezer-jeziter-zullumqare-kronika-satirike-e-gjekmarkajt-zbulon-fjalen-e-babos-ne-asamblene-e-ps-ju-gjeta-te-rreckosur-ne-fillim-u-mbuluat\/","title":{"rendered":"\u201cEdeps\u00ebz\u00ebr, jezit\u00ebr, zullumqar\u00eb\u201d- Kronika satirike e Gjekmarkajt \u201czbulon\u201d fjal\u00ebn e \u201cBabos\u201d n\u00eb Asamblen\u00eb e PS: Ju gjeta t\u00eb rreckosur, n\u00eb fillim u mbuluat, pastaj m\u00ebsuat t\u00eb visheni me sqime e madh\u00ebshti"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>Fjalimi i Babos n\u00eb Asamble!<\/p>\n<p>Edepsezer, jeziter, zullumqare!<\/p>\n<p>Damlla ma b\u00ebt\u00eb ver\u00ebn q\u00eb damllaja ju shoft\u00eb. Haram ma b\u00ebt\u00eb kohen q\u00eb harami ju mbuloft\u00eb. Ma plaset shpirtin q\u00eb pika ju plast\u00eb. Ju ngriti e mira pesh\u00eb q\u00eb dit\u00eb t\u00eb mira mos pafshi, rrafshi e u vrafshi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb piskam\u00eb Oiiiii Oiiiii d\u00ebgjohet n\u00eb sall\u00eb. Tezja ja jep vajit dhe k\u00ebrkon nj\u00eb dritare q\u00eb t\u00eb hidhet. Laerti i shkon pas me domixhanin q\u00eb mbledh lot\u00ebt. Klosi dhe \u00c7yrbja r\u00ebndin q\u00eb ta mbajn\u00eb. Babo nuk e ndal. Pi pak uj\u00eb sa i bie zalia asaj dhe fillon prap\u00eb.<\/p>\n<p>Ju mblodha nj\u00eb nga nj\u00eb n\u00eb dit\u00eb t\u00eb kiametit si sheleg\u00eb bridal\u00eb arave t\u00eb vetmis\u00eb po ju mu b\u00ebt\u00eb Tigra dhe p\u00ebrlat\u00eb \u00e7\u2019u doli p\u00ebrpara tani doni t\u00eb m\u00eb hani dhe mua po n\u00eb fyt do ju mbes, ujin e zi do ju qes.<\/p>\n<p>Nikoqirit Niko i bie t\u00eb fiket. Ikonomi i lag buz\u00ebt me nj\u00eb lug\u00eb qum\u00ebsht q\u00eb i gjendet. P\u00ebrmendet. Babo e sheh pa dhembshuri. Krifca mendon pse nuk me gjet kjo dite veterinare n\u00eb Akademi t\u00eb barinjve m\u00eb mire?! Delina, ah sikur t\u00eb isha \u00ebnde llogaritare n\u00eb Banke?! Elisa rri pezull  un\u00eb tespie jam thot\u00eb n\u00eb duart e Hyqymetit.<\/p>\n<p>Ju gjeta t\u00eb uritur. Rreth tavolin\u00ebs s\u00eb pushtetit u vura. Uluni u thash\u00eb, hani pini me mas\u00eb, cimbisni ngani sa p\u00ebr t\u00eb mbajtur frym\u00ebn gjall\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb hallall  po ju kapi tahmaja. Nuk thon\u00eb kot tahmaja e madhe e zeza e t\u00eb zot. N\u00eb rrug\u00eb ju qita dor\u00ebn, t\u00eb panjohur ishit, n\u00eb opozit\u00eb ju udh\u00ebhoqa, n\u00eb pushtet u solla, u ndjet\u00eb t\u00eb sigurt, t\u00eb pash\u00ebm, t\u00eb men\u00e7ur, yndyr\u00eb dhe meze e vendit, si qerratenj kapardiseshit neper televizione, duke th\u00ebn\u00eb viranja Shqip\u00ebri k\u00ebshtu e ashtu, u b\u00ebt\u00eb bimbash\u00eb, vezir\u00eb, po dogj\u00ebt shpirtin dhe leket e k\u00ebtij evlat popull neper incenerator\u00eb po n\u00eb hell do ju shkoj. Nuk do nginjem tek ju shoh n\u00eb vuajtje me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb zift e kok\u00ebn n\u00eb akull.<\/p>\n<p>Ju gjeta t\u00eb rreckosur, n\u00eb fillim u mbuluat, pastaj m\u00ebsuat t\u00eb visheni me sqime e madh\u00ebshti. Belb\u00ebzonit po ju m\u00ebsova abc-n\u00eb e politikes, artin e retorikes, fjala kocka s\u2019ka po kocka bluan. Desh\u00ebt t\u00eb thyenit t\u00eb miat po do bluaj tuajat.  Fatmirit i s\u00ebmboi n\u00eb mide. Imagjinoi veten t\u00eb bluar si grurin n\u00eb autokombajn\u00eb dhe u p\u00ebrzhit. Mimi di Puccinin ta theresh n\u00eb nj\u00ebqind vende nuk i del nj\u00eb pike gjak. Zot b\u00ebj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr mermerit. Bra\u00e7e fshihet pas Antoneta Dhim\u00ebs.<\/p>\n<p>Babo merr fryme thell\u00eb e vazhdon. Ju plasi delli i marres dhe harbimi ju verboi syt\u00eb. Un\u00eb ju dhash\u00eb n\u00eb dore skeptrin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe ju e p\u00ebrdor\u00ebt si hu p\u00ebr t\u00eb rrahur dynjan\u00eb posht\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb, ku ju dh\u00ebmb e ku ju djeg! Mos b\u00ebfshi haj\u00ebr mos b\u00ebfshi.<\/p>\n<p>Arben P\u00ebllumbi qan n\u00eb heshtje. Ai p\u00ebrpiqet t\u00eb jet\u00eb intim t\u00eb mos e shohin tek mendon vet\u00ebnd\u00ebshkimin. Kosta i Gramozit dhe Lindit\u00ebs flet me vete dhe nj\u00eb ku ku ku ku e dhembshur pushton mesin e sill\u00ebs. Ditmari nuk di n\u00eb duhet t\u00eb g\u00ebzohet apo m\u00ebrzitet nd\u00ebrkoh\u00eb sa ta gjej\u00eb ul kok\u00ebn posht\u00eb vesh\u00ebve dhe pret ndonj\u00eb m\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p>Babo hodhi syt\u00eb mbi salle. Gjysma u zvog\u00eblua sa nj\u00eb grusht. Mori frym\u00eb thell\u00eb, heshti pak\u00ebz e l\u00ebshoi anatem\u00ebn. Ti ,ti, ti atje, ai posht\u00eb, me ty e kam hajt sikter nga qeveria. Nuk donin ta besonin. Nuk e ka me mua jo thonin e ka me ty. Xhemal Qefalia i thoshte Nasipit m\u00eb z\u00eb t\u00eb shuar \u201cp\u00ebr nur t\u00eb Allahut i piu e zeza\u201d! Pastaj ty, ty, ty aty n\u00ebn karrige, ty n\u00eb fund do ju marr n\u00eb kabinet. Nuk u besoi syve u ngrit gjith\u00eb salla. Secili thoshte e ka me mua, e ka me mua.<\/p>\n<p>Eduart Shalsi p\u00ebrg\u00ebzonte veten! Sa mir\u00eb q\u00eb i preva flok\u00ebt deri n\u00eb rr\u00ebz\u00eb s\u00eb paku p\u00ebr keq nuk i bie kujt n\u00eb sy. Nuk do me njohin.<\/p>\n<p>Veziri i madh Tao hedh shikimin lart e posht\u00eb e duket sikur thot\u00eb \u00e7\u2019t\u2019i bej Babos se e ka zemr\u00ebn bereqet pa t\u00eb ishte p\u00ebr mua ju rrjep t\u00eb gjalle se dhjete vjet e menduat q\u00eb s\u2019do b\u00ebhem kurr\u00eb dikushi?! Ku \u00ebsht\u00eb Toni  , ku \u00ebsht\u00eb Toni pyeti Etilda?! Askush nuk pat nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Ishte fshehur , futur brenda foltores ku foli Babo deri n\u00eb fund. Aty ndihej si n\u00eb shpell\u00ebn e Betlehemit dhe lutej. N\u00eb fund Babo e mbylli. Sot po e le me kaq por n\u00ebse pro\u00e7kat dhe zararet tuaja b\u00ebhen kapice mos me dilni m\u00eb p\u00ebrpara se do ja le pushtetin Lul Bash\u00ebs dhe ju b\u00ebn ai terbiet pastaj. I v\u00eb vul\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb. Nuk do gjeni vrime p\u00ebr tu fshehur. Laneter. Ulsiu qe doli si nga dheu tha \u201d k\u00ebsaj i thon\u00eb t\u00eb vdes\u00ebsh e t\u00eb ringjallesh, rilindesh e korrigjoi Margeriti po po rilindesh tha ai\u201d!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Fjalimi i Babos n\u00eb Asamble! Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma b\u00ebt\u00eb ver\u00ebn q\u00eb damllaja ju shoft\u00eb. Haram ma b\u00ebt\u00eb kohen q\u00eb harami ju mbuloft\u00eb. Ma plaset shpirtin q\u00eb pika ju plast\u00eb. Ju ngriti e mira pesh\u00eb q\u00eb dit\u00eb t\u00eb mira mos pafshi, rrafshi e u vrafshi. Nj\u00eb piskam\u00eb Oiiiii Oiiiii d\u00ebgjohet n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,364,5380,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-328551","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328551","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=328551"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328551\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":328552,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328551\/revisions\/328552"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=328551"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=328551"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=328551"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}