{"id":328610,"date":"2023-07-27T17:58:08","date_gmt":"2023-07-27T15:58:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=328610"},"modified":"2023-07-27T17:58:08","modified_gmt":"2023-07-27T15:58:08","slug":"kronika-satirike-gjekmarkaj-zbardh-fjalimin-sekret-te-babos-ne-asamble-zuzare-zorzope-te-kam-shkarkuar-damo-e-ke-shnderruar-akademine-e-partise-ne-akcihane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kronika-satirike-gjekmarkaj-zbardh-fjalimin-sekret-te-babos-ne-asamble-zuzare-zorzope-te-kam-shkarkuar-damo-e-ke-shnderruar-akademine-e-partise-ne-akcihane\/","title":{"rendered":"Kronika satirike\/ Gjekmarkaj zbardh fjalimin sekret t\u00eb Babos n\u00eb Asamble: Zuzare, zorzope! T\u00eb kam shkarkuar Damo, e ke shnd\u00ebrruar akademin\u00eb e partis\u00eb n\u00eb ak\u00e7ihane"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>Pjesa e dyt\u00eb e fjalimit sekret q\u00eb Babo mbajti n\u00eb Asamble !<\/p>\n<p>Pizevengj\u00ebr, zuzar\u00eb, teveqel\u00eb!<\/p>\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb kur ju kam njohur p\u00ebrshtypje t\u00eb madhe m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhembet tuaj \u00e7atall diku si rrasa varri n\u00eb lendin\u00eb, tjet\u00ebr kund si gur mulliri ndan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrroi. Tani t\u00eb gjith\u00eb e keni urbanizuar e rilindur goj\u00ebn, i keni l\u00ebmuar e mprehur  dhe me ta po kafshoni kudo n\u00eb veri n\u00eb jug, n\u00eb breg, n\u00eb fush\u00eb n\u00eb mal aq sa na e keni b\u00ebr\u00eb Spakun si sekretariat partie dhe burgun si kamp verimi. Ju pla\u00e7in syt\u00eb, ju pla\u00e7in. Edhe pse keni l\u00ebkur\u00eb derri dhembet e mia jan\u00eb prej ujku dhe para s\u00eb t\u00eb m\u00eb kafshoni mua ju b\u00ebj un\u00eb f\u00ebrtele.<\/p>\n<p>Jyrgys \u00c7yrbja ndihej m\u00eb i begenisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb terror. Atij Babo i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb liske (thup\u00ebr) dhe m\u00eb t\u00eb n\u00eb dor\u00eb ai v\u00ebt v\u00ebt kopaniste ndonj\u00eb q\u00eb humbiste fillin e v\u00ebmendjes. Pa duke qeshur Eni Xaken po nuk i b\u00ebri dora n\u00eb vend t\u00eb saj  i ngjeshi dy t\u00eb mira Klevis Xhoxhit bashk\u00eb me qortimin -d\u00ebgjo aty!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Babo fliste: \u2018Batak\u00e7inj, prej dit\u00ebsh rrini me nj\u00ebri tjetrin dhe shikoni hart\u00ebn e bot\u00ebs n\u00eb cilat vende nuk ka ekstradim. Ziheni kush do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Dubai e kush n\u00eb Paraguai po me k\u00ebto duar more do ju kap edhe n\u00eb vrim\u00eb t\u00eb miut po u fsheh\u00ebt. Ministrushet dhe ministrush\u00ebt e mi shohin filxhan, i kan\u00eb mbushur defter\u00ebt e zyrave me njolla  e rrath\u00eb kafeje t\u00eb kthyer, do t\u00eb na heq\u00eb sot do na heq\u00eb nes\u00ebr.  Grupi gjithashtu hargaliset  do m\u00eb v\u00ebr\u00eb mua, do t\u00eb v\u00ebr\u00eb at\u00eb. N\u00eb djall mor\u00eb do ju \u00e7oj -firauner. Def nga syt\u00eb do t\u2019u b\u00ebja q\u00eb sonte po nuk dua t\u2019u jap k\u00ebnaq\u00ebsi atyre q\u00eb than\u00eb se do ju shporr. Iniciativat i marr vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Po k\u00ebtu jemi edhe nes\u00ebr edhe pasnes\u00ebr e gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb stina. Do ta kujtoni Tepelen\u00ebn e B\u00ebn\u00e7\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ju lajm\u00ebroj se mos m\u00eb b\u00ebni si Delina q\u00eb e shkarkova dhe kapej p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebt e tavolin\u00ebs. \u2018Nuk dua  t\u00eb iki, nuk dua t\u00eb ik\u2019, pata frik\u00eb se plas nga vapa ndaj e shtyva ca dit\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Zorzop\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb e me kaq eksperienc\u00eb nuk besoj q\u00eb habia do t\u00eb trokiste p\u00ebrs\u00ebri mbi mua. Por gabuar qenkam. Barku juaj si hauret e n\u00ebmces s\u2019ka fund e fillim. Ai mbetet labirinti m\u00eb i madh i bashk\u00ebsis\u00eb. Aty gjendet harta e v\u00ebrtet\u00eb turistike. Ai nuk ka sinore  as malore, \u00ebsht\u00eb i gjithi grop\u00eb, teposhte aq sa s\u2019ka Dante e Virgjil me kandil n\u00eb dor\u00eb q\u00eb merr guximin t\u00eb kaloj\u00eb neper t\u00eb se mbesin pa drit\u00eb e thyejn\u00eb qafen. Aty ka p\u00ebrfunduar e gjith\u00eb Shqip\u00ebria. N\u00eb at\u00eb bank\u00eb ka parat\u00eb, n\u00eb at\u00eb burg t\u00eb tashmen.<\/p>\n<p>Qafira!<\/p>\n<p>Mos mendoni se ja hodh\u00ebt paq. Palest\u00ebr, do ju b\u00ebj, gjimnastik\u00ebn q\u00eb nuk jua merr mendja. E mbani mend kur pinit ver\u00eb lundre nga ajo e hapura dhe k\u00ebrkonit t\u00eb me mbushini mendjen se ajo e Beratit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira n\u00eb Bot\u00eb?  E mbani e mbani ju mos u b\u00ebni meit ?! Tani flisni si t\u00eb st\u00ebrholluar mendimi  p\u00ebr ato t\u00eb Toksin\u00ebs dhe Burgonjes  po kur t\u2019i k\u00ebrkoni n\u00eb meny restorantesh do t\u00eb gjeni shishen 313 b\u00ebr\u00eb n\u00eb vreshtat e Drenov\u00ebs apo t\u00eb Fierit. At\u00eb nuk do e pi un\u00eb, ju do ta pini more qerratenj.<\/p>\n<p>\u201cDeka kapak ari, deka kapak ari\u201d m\u00ebrm\u00ebriste  Ulsiu si n\u00eb kllapi. Babo e d\u00ebgjoi dhe ja ktheu edhe ajo do vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, por varet  n\u00eb zgjidhni q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb me nder apo me turp.<\/p>\n<p>Pandeli Majko ja kishte zili Moisi Golemit q\u00eb e kishin rrjepur dhe kriposur n\u00eb Stamboll. M\u00eb me fat ai q\u00eb ra n\u00eb kasap\u00eb profesionist\u00eb i fliste n\u00eb vesh Mimi di Pu\u00e7ini sesa ne t\u00eb liskosemi nga \u00c7yrbja. Mimia l\u00ebshoi nj\u00eb shkundullim\u00eb \u2018ufff b\u00eb\u00eb\u00ebrrrr\u2019. T\u00eb keqen mos e thuaj dy her\u00eb se alivanoset Etilda.<\/p>\n<p>Zuzar\u00eb !<\/p>\n<p>Le t\u00eb kthehemi te Partia sok\u00eblliu Babo dhe shikimi si rrufe ra mbi Damon. Po ti \u00e7\u2019b\u00ebn aty i tha ? Hi\u00e7 ore po rri n\u00eb mbledhje po d\u00ebgjoj si t\u00eb tjer\u00ebt ! H\u00eb\u00ebm. Hi\u00e7 \u00eb ? T\u00eb kam shkarkuar pra, p\u00ebshtyva u tha dhe je \u00ebnde aty t\u00eb piu e zeza. Dil jasht\u00eb! Nuk dua oree tha Damo. Nuk dal. Babo me vrap ju turr. Vrap Damo vrapo Babo neper sall\u00eb. Kapeni more t\u00eb paudhin kapeni more. Nuk m\u00eb z\u00eb njeri me dor\u00eb tha Damo un\u00eb jam si Vojo Kushi dhe nga dritarja k\u00ebrceu e ra n\u00eb pishin\u00eb. Nga aty neper bregore zbriti n\u00eb qytet, i lagur por gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Veziri i madh Tao  i bekuar nga l\u00ebvdatat  q\u00eb mori nga Babo f\u00ebrkoi gushen dhe n\u00eb latinisht l\u00ebshoi maksim\u00ebn  \u201cqua fugiunt hostes via munienda est\u201d. Ju kujtua ajo dite q\u00eb Babo e lejoji t\u00eb mb\u00ebshteste kok\u00ebn n\u00eb gjoksin e tij. At\u00eb feston si dit\u00eblindje.  Elisa edhe pse u mburr prej tij nuk shfaq gazi n\u00eb simfoni. Shtat\u00eb sekretaret e vegj\u00ebl ik\u00ebn nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Blerina hoqi takat dhe u ndie m\u00eb e leht\u00ebsuar zbathur. Etjeni n\u00eb sh\u00ebndet b\u00ebri si b\u00ebri pa\u00e7ka se ju mbajt fryma n\u00eb dy sekonda u ngjit te lapidari n\u00eb Sauk. Kur qet\u00ebsia u vendos Babo mori fjal\u00ebn dhe e tundi p\u00ebrs\u00ebri!<\/p>\n<p>Teveqel\u00eb!<\/p>\n<p>Akademia e partis\u00eb ku \u00ebsht\u00eb, veprat dhe mendimi i saj ku, idet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, risit\u00eb ?<\/p>\n<p>Ajo nuk funksionon dhe kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnde.  E keni shnd\u00ebrruar n\u00eb ak\u00e7ihane. Madje i keni dh\u00ebn\u00eb diplom\u00eb edhe Safetit. Akademiket Ragip Suli me k\u00ebmish\u00eb t\u00eb kuqe, Termet levendi, Frida Krifca, Niko Nikoqiri, Bujari i Lushnjes, Ismet Beqiri, Dilo Nasufi, Xhemal Qefalia, Nasip Na\u00e7o, Tezja dhe Bora ngrin\u00eb sikur t\u00eb kishin nj\u00eb jet\u00eb n\u00ebn akull. T\u00eb tjer\u00ebt u struken. Babo k\u00ebrkonte me sy Kost\u00ebn e Gramozit dhe t\u00eb Lindit\u00ebs si akademik i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb  po ai virani nuk u gjet.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta pyetur \u00e7\u2019literatur\u00eb u ke dh\u00ebn\u00eb? N\u00eb Bibliotek\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb? At\u00ebher\u00eb Akademin\u00eb ja besoi Klosit bashk\u00eb me partin\u00eb. Ai tha m\u00eb vete m\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte minist\u00ebr po hajt m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb vez\u00eb sot se nj\u00eb pul\u00eb mot, m\u00eb mir\u00eb se asgj\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb kur dukej se \u00c7u\u00e7i po nisej p\u00ebr n\u00eb Had, Babo i thot\u00eb dale ku vete ti, eja b\u00ebhu kryetar grupi dhe  e k\u00ebshilloi  ruhu nga shikimet e \u00ebmbla t\u00eb Jorid\u00ebs dhe Gaz Bardhit se nga ai q\u00eb shkruan s\u2019 t\u00eb vjen ndonj\u00eb e keqe se ai aq di aq thot\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb qyfyre djeg jorganin. Po nga Luli pyeti Bledi? Jo jo ai \u00ebsht\u00eb yni, shk\u00ebmbe shikime me t\u00eb, djali t\u00ebnd ay, shyqyr q\u00eb e kemi evlan\u00eb. Mbledhja u mbyll me nj\u00eb propozim t\u00eb Arben P\u00ebllumbit q\u00eb gjet miratimin e Babos \u201c secili prej nesh t\u00eb vij\u00eb me propozime konkrete vet\u00ebnd\u00ebshkimi, si akt ndaj Babos , partis\u00eb dhe popullit se k\u00ebshtu po e lodhim po e plakim q\u00eb na shoft\u00eb mortja na shoft\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Pjesa e dyt\u00eb e fjalimit sekret q\u00eb Babo mbajti n\u00eb Asamble ! Pizevengj\u00ebr, zuzar\u00eb, teveqel\u00eb! Vite m\u00eb par\u00eb kur ju kam njohur p\u00ebrshtypje t\u00eb madhe m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhembet tuaj \u00e7atall diku si rrasa varri n\u00eb lendin\u00eb, tjet\u00ebr kund si gur mulliri ndan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrroi. Tani t\u00eb gjith\u00eb e keni urbanizuar e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-328610","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike","13":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=328610"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328610\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":328611,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328610\/revisions\/328611"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=328610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=328610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=328610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}