{"id":328665,"date":"2023-07-28T15:56:07","date_gmt":"2023-07-28T13:56:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=328665"},"modified":"2023-07-28T15:56:07","modified_gmt":"2023-07-28T13:56:07","slug":"shqiperia-nga-1925-e-tani-eshte-sunduar-me-vrasje-e-korrupsion-thirrja-e-ngjeles-politika-amerikane-te-tregoje-force-me-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shqiperia-nga-1925-e-tani-eshte-sunduar-me-vrasje-e-korrupsion-thirrja-e-ngjeles-politika-amerikane-te-tregoje-force-me-spak\/","title":{"rendered":"\u201cShqip\u00ebria nga 1925 e tani \u00ebsht\u00eb sunduar me vrasje e korrupsion\u201d, thirrja e Ngjel\u00ebs: Politika amerikane t\u00eb tregoj\u00eb forc\u00eb me SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Avokati Spartak Ngjela, n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, shprehet se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb klas\u00ebs politike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendi jon\u00eb t\u00eb filloj\u00eb dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb. Ngjela thot\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb drejtuar nga individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, \u00ebsht\u00eb drejtuar nga sundues t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb krijuar pushtet absolut, dhe nuk e kan\u00eb lejuar zhvillimin e ideve p\u00ebr progres, q\u00eb k\u00ebto t\u00eb organizojn\u00eb pun\u00ebn drejt pasurimit t\u00eb individit.<\/p>\n<p>Ai shprehet se politika amerikane duhet t\u00eb tregoj\u00eb forc\u00eb te SPAK, \u2018sepse ajo e ka krijuar dhe formuluar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb i Spartak Ngjel\u00ebs:<\/p>\n<p>P\u00ebr shqiptar\u00ebt, kjo e sotmja nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb p\u00ebr pritje, pritja e nj\u00eb shoq\u00ebrie, n\u00ebse nuk ka nj\u00eb akt me sistem p\u00ebr at\u00eb q\u00eb pritet nga ata q\u00eb presin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb me sy drejt qiellit.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt po presin ndryshimin e jet\u00ebs s\u00eb tyre shoq\u00ebrore, kudo ku ata po jetojn\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb kan\u00eb ikur, duan t\u00eb kthehen, por t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb vijimisht n\u00eb pritje t\u00eb ndryshimit t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga varf\u00ebria, dhe jan\u00eb me mendje p\u00ebr t\u2019u larguar drejt nj\u00eb pune me pag\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk e pranon varf\u00ebrin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ekspert\u00ebt e huaj habiten se si mund t\u00eb jet\u00eb e varf\u00ebr shoq\u00ebria shqiptare kur Shqip\u00ebria ka burime kaq t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb jetojn\u00eb me mir\u00ebqenie t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj duan t\u00eb kthehen emigrant\u00ebt, se kan\u00eb mbledhur para dhe duan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb atdheun e tyre.<\/p>\n<p>Po atdheu, n\u00eb \u00e7far\u00eb situate financiare ndodhet?<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se, ne shqiptar\u00ebt ende nuk po e kuptojm\u00eb dot koh\u00ebn ku po jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>L.<\/p>\n<p>Nuk e kuptojn\u00eb dot koh\u00ebn ku jetojn\u00eb skllev\u00ebrit dhe individ\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb aft\u00ebsi mendore, prandaj k\u00ebta rrin\u00eb me syt\u00eb drejt qiellit, sepse nuk e kan\u00eb krijuar dot motivin e tyre p\u00ebr t\u00eb ndryshuar gjendjen shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kjo, si rregull, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb gjendje shoq\u00ebrore e sunduar nga sunduesit e kombeve, t\u00eb shteteve dhe shoq\u00ebrive.<\/p>\n<p>Por kjo ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje shoq\u00ebrore edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb sunduar, dhe jo t\u00eb qeverisur.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndryshuar nj\u00eb gjendje sunduese q\u00eb po detyron nj\u00eb komb t\u00eb vuaj\u00eb varf\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00ebm pret duhet organizim me idet\u00eb e koh\u00ebs. Ndryshim jasht\u00eb ideve t\u00eb reja, nuk mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komb ashtu si edhe nj\u00eb individ, ka nj\u00eb mik dhe nj\u00eb armik \u2013 koha \u00ebsht\u00eb ose miku ose armiku i tij.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb duhet pyetur: a jam n\u00eb koh\u00ebn time, dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb sidomos nj\u00eb individ q\u00eb ka marr\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb nj\u00eb shtet apo nj\u00eb komb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebrin\u00eb e kan\u00eb drejtuar gjithmon\u00eb individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zhvillimit \u2013 jasht\u00eb qytet\u00ebrimit modern q\u00eb ka ngritur personslitetin e njeriut dhe ka eliminuar varf\u00ebrin\u00eb shoq\u00ebrore si plag\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri varf\u00ebria ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb plag\u00eb e hapur e shoq\u00ebris\u00eb; dhe kjo ka krijuar depersonalizimin e individit shqiptar.<\/p>\n<p>Ll.<\/p>\n<p>Personaliteti i individit shqiptar, edhe sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtoke. Dhe kjo i ka sjell\u00eb d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rreth 100 vjet rresht, q\u00eb nga viti 1925.<\/p>\n<p>Por, cili \u00ebsht\u00eb shkaku q\u00eb ka sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb pasoj\u00eb?<\/p>\n<p>Sepse\u2026<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk ka qen\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ngritjen e nivelit t\u00eb pun\u00ebs: ky \u00ebsht\u00eb sekreti.<\/p>\n<p>Puna q\u00eb t\u00eb pasuron t\u00eb jep personalitet. Dhe ky lloj personaliteti q\u00eb vjen nga mir\u00ebqenia q\u00eb t\u00eb jep puna, krijon edhe personalitetin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Kur puna nuk t\u00eb pasuron ka dy arsye; ose vendi ku ti jeton \u00ebsht\u00eb i shterp\u00ebzuar, ose ti je i sunduar nga ata q\u00eb nuk t\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb puna jote t\u00eb ket\u00eb rendiment.<\/p>\n<p>Iil.<\/p>\n<p>Koha moderne \u00ebsht\u00eb frym\u00eb, \u00ebsht\u00eb qytet\u00ebrim dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh edhe mbajt\u00ebse e madhe e ideve q\u00eb p\u00ebrgatisin shoq\u00ebrin\u00eb drejt nj\u00eb zhvillimi t\u00eb gjithansh\u00ebm dhe integral.<\/p>\n<p>Po Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e saj. Ajo \u00ebsht\u00eb drejtuar nga individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, madje kan\u00eb qen\u00eb armiq t\u00eb tij; dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb ajo \u00ebshte drejtuar nga sundues t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb krijuar pushtet absolut, dhe nuk e kan\u00eb lejuar zhvillimin e ideve p\u00ebr progres, q\u00eb k\u00ebto t\u00eb organizojn\u00eb pun\u00ebn drejt pasurimit t\u00eb individit.<\/p>\n<p>Dhe si rregull\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebta sundues jan\u00eb ose diktatoret e shpallur, ose kryeministra q\u00eb nuk lejojn\u00eb zhvillimin me an\u00eb t\u00eb lejimit t\u00eb p\u00ebrplasjes s\u00eb t\u00eb kund\u00ebrtave.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka pasur dhe ende nuk ka asgj\u00eb n\u00eb sensin modern q\u00eb ta shtyj\u00eb p\u00ebrpara zhvillimin.<\/p>\n<p>Midis progresit dhe regresit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrtat. N\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb mbi 100 vjet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrbuzur e kund\u00ebrta. Ka qen\u00eb quajtur armiq\u00ebsore e kund\u00ebrta n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 45 vjet hoxhiz\u00ebm, por ka edhe 30 vjet q\u00eb e kund\u00ebrta po fyhet, shahet dhe po shpifet kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>Dhe prandaj sundimi vijon, dhe qeverisja n\u00eb Shqip\u00ebri vijon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mashtrim, dhe shqiptar\u00ebt presin, dhe koha ik\u00ebn e ata jan\u00eb vijimisht jasht\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tyre, sepse ata q\u00eb i sundojn\u00eb nuk po i lejojn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb k\u00ebta t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Pse?<\/p>\n<p>Sepse po t\u2019i l\u00ebn\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt me pun\u00eb, me dije dhe me dituri ndividuale t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e tyre, humbet sundimi i kryeministrit dhe i klanit t\u00eb tij sundues.<\/p>\n<p>Lv.<\/p>\n<p>Qytet\u00ebrimit Evropian \u00ebsht\u00eb koh\u00eb zhvillimi, dhe ky lloj zhvillimi, n\u00eb thelbin e tij, \u00ebsht\u00eb frym\u00eb.<\/p>\n<p>A e keni vrar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mendjen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se cila ka qen\u00eb fryma politike q\u00eb ka drejtuar Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Asgj\u00eb, vazhdimisht, q\u00eb nga viti 1925 e deri tani koha u ka imponuar shqiptar\u00ebve sunduesit q\u00eb kan\u00eb drejtuar Shqip\u00ebrin\u00eb me vrasje, me krim antishoq\u00ebror, dhe gjithmon\u00eb me sundim, madje edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk po drejtohet\u00ebn me krim dhe me frik\u00ebn t\u00eb imponuar, s\u00ebrish ata jan\u00eb t\u00eb sunduar.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb drejtuar dhe po drejtohet nga nj\u00eb frym\u00eb kund\u00ebr zvillimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prandaj sot\u2026<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr pritje, pritja, n\u00ebse nuk ka nj\u00eb akt me sistem p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka po pritet nga ata q\u00eb presin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb me sy nga qielli.<\/p>\n<p>Nuk presin skllev\u00ebrit dhe individ\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb aft\u00ebsi mendore, edhe ata rrin\u00eb k\u00ebshui duke ecur nga pritja n\u00eb abstraksion, se nuk kan\u00eb ide konkrete p\u00ebr ndryshimin e gjendjes.<\/p>\n<p>Dhe\u2026<\/p>\n<p>Prandaj, shqiptar\u00ebt ose po ikin nga Shqip\u00ebria, ose gjith\u00eb dit\u00ebn mendojn\u00eb si t\u00eb shkojn\u00eb e t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim. Po kryeministrat me qeverin\u00eb e tyre \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb? Asgj\u00eb, dhe vet\u00ebm sundim.<\/p>\n<p>V.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndryshuar nj\u00eb gjendje sunduese q\u00eb po detyron nj\u00eb komb t\u00eb vuaj\u00eb varf\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00ebm pret, duhet akt, dometh\u00ebn\u00eb duhet nj\u00eb organizim i ri me idet\u00eb e kohes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komb ashtu si edhe nj\u00eb individ, ka nj\u00eb mik dhe nj\u00eb armik \u2013 koha \u00ebsht\u00eb ose miku ose armiku i tij.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb duhet pyetur, a jam n\u00eb koh\u00ebn time, dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb sidomos nj\u00eb individ q\u00eb ka marr\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb nj\u00eb shtet apo nj\u00eb komb. Por edhe vet\u00eb shoq\u00ebria shqiptare k\u00ebt\u00eb pyetje duhet t\u2019i ngrer\u00eb vetes: a jemi ne n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb me k\u00ebt\u00eb drejtim q\u00eb po na b\u00ebjn\u00eb qeverit\u00eb q\u00eb vijn\u00eb e ikin, e rrin\u00eb me g\u00ebnjeshtra dhe sundim?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebrin\u00eb e kan\u00eb drejtuar gjithmon\u00eb individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zhvillimit \u2013 jasht\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor \u2013 prandaj dhe vet\u00eb shoq\u00ebria shqiptare ka jetuar jasht\u00eb koh\u00ebs s\u00eb saj dhe gjithmon\u00eb n\u00eb varf\u00ebri.<\/p>\n<p>Koha \u00ebsht\u00eb frym\u00eb, \u00ebsht\u00eb qytet\u00ebrim dhe \u00ebsht\u00eb mbajt\u00ebse e madhe e ideve.<\/p>\n<p>Po Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Qytet\u00ebrimit Evropian \u00ebsht\u00eb koh\u00eb zhvillimi, dhe ky zhvillim \u00ebsht\u00eb frym\u00eb.<\/p>\n<p>A e keni vrar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mendjen se cila ka qen\u00eb fryma politike q\u00eb ka drejtuar Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Asgj\u00eb, vazhdimisht, q\u00eb nga viti 1925 e deri tani koha u ka imponuar shqiptar\u00ebve sunduesit q\u00eb kan\u00eb drejtuar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb kjo ka qen\u00eb nj\u00eb frym\u00eb kund\u00ebr qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, sepse ky qytet\u00ebrim nuk e pranon pushtetin absolut t\u00eb nj\u00eb kryeminstri apo t\u00eb nj\u00eb mbreti, apo t\u00eb nj\u00eb presidenti.<\/p>\n<p>K\u00ebta lloj drejtuesish nuk mund t\u00eb krijojn\u00eb dot kurr\u00eb nj\u00eb frym\u00eb progresi ku mendimi i ndritur t\u00eb drejtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, t\u00eb gjith\u00eb ata kryeministra apo president\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb Tiran\u00eb si drejtues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sot jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzur nga shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>E dini pse?<\/p>\n<p>Sepse nuk krijuan dot frym\u00eb zhvillimi drejt qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor dhe ende nuk po e krijojn\u00eb, prandaj jan\u00eb p\u00ebrbuzur e do t\u00eb p\u00ebbuzen nga shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>Por, sundimi i tyre do t\u00eb vijoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00ebm p\u00ebrbuzja nuk mjafton. Duhet akt. Zhvillimi k\u00ebrkon akt. Por q\u00eb t\u00eb kryesh nj\u00eb akt zhvillimi drejt pasurimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duhen ide, dhe idet\u00eb duhet t\u00eb vihen n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb akti i kohes son\u00eb? Asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse nuk ka pasur dhe nuk ka drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka duhet t\u00eb ec\u00eb drejt ligjit, drejt zgjedhjeve t\u00eb lira, drejt progresit ekonomik dhe drejt ngritjes s\u00eb mir\u00ebqenies dhe pesonaliteit t\u00eb individit.<\/p>\n<p>VI.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt sot e din\u00eb q\u00eb jan\u00eb duke u drejtuar nga individ\u00eb t\u00eb panjohur n\u00eb elit\u00ebn e intelktualizmiti shqiptar, dhe ende nuk po din\u00eb t\u00eb dalin nga ky qerthull q\u00eb u imponon varf\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt sot jan\u00eb t\u00eb imponuar nga ato elita politike q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm korrupsion dhe kan\u00eb bllokuar zhvillimin ekonomik dhe intelektual t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Por koha po k\u00ebrkon nj\u00eb bashkim cil\u00ebsor;<\/p>\n<p>Po k\u00ebrkon nj\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zbuluar shkakun dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur kushtin ku duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet rr\u00ebzimi i korrupsionit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror;<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet bashk\u00ebpunim nd\u00ebrkomb\u00ebtar;<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet q\u00eb SPAK t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb aktin real t\u00eb madh t\u00eb goditjes penale t\u00eb korrupsionit t\u00eb lart\u00eb;<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet q\u00eb politika amerikane t\u00eb tregoj\u00eb forc\u00eb te SPAK, sepse ajo e ka krijuar dhe formuluar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri;<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet q\u00eb SPAK-ut t\u2019i jepet e drejta absolute e kontrollit specifik t\u00eb votimeve n\u00eb Shqip\u00ebri;<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet q\u00eb SPAK t\u00eb angazhoj\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb profesional n\u00eb hetimin e krimeve, n\u00eb analizat juridike penale t\u00eb krimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet t\u00eb vijoj\u00eb perfeksionimi ligjor i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet impenjim shkencor p\u00ebr ngritjen e nivelit t\u00eb Sistemit Universitar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati Spartak Ngjela, n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, shprehet se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb klas\u00ebs politike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendi jon\u00eb t\u00eb filloj\u00eb dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb. Ngjela thot\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb drejtuar nga individ\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, \u00ebsht\u00eb drejtuar nga sundues t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb krijuar pushtet absolut, dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":296046,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-328665","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=328665"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328665\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":328666,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328665\/revisions\/328666"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/296046"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=328665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=328665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=328665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}