{"id":328757,"date":"2023-07-31T16:26:55","date_gmt":"2023-07-31T14:26:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=328757"},"modified":"2023-07-31T16:26:55","modified_gmt":"2023-07-31T14:26:55","slug":"deklarate-e-shoqatave-te-eksportuesve-mbi-situaten-e-krijuar-si-pasoje-e-renies-se-euros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/deklarate-e-shoqatave-te-eksportuesve-mbi-situaten-e-krijuar-si-pasoje-e-renies-se-euros\/","title":{"rendered":"Deklarate e Shoqatave te Eksportuesve mbi situaten e krijuar si pasoje e renies se euros"},"content":{"rendered":"<p>SHOQATA E EKSPORTUESVE<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, adresuam n\u00eb konferenc\u00eb shtypi q\u00ebndrimin ton\u00eb lidhur me mbi\u00e7mimin e lekut q\u00eb:<\/p>\n<p>~ Po sjell pasoja n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb, ka rrudhur xhepat e atyre q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura nga remitancat e kredi n\u00eb euro, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrv\u00ebluar eksportuesit;<\/p>\n<p>~ Q\u00eb kjo vjen si shkak edhe i ekspert\u00ebve t\u00eb kabineteve vendimarr\u00ebse, t\u00eb cil\u00ebt nuk arrijn\u00eb t\u00eb implementojn\u00eb dijet teorike n\u00eb realitetet konkrete t\u00eb vendit dhe se nuk kan\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e duhur politike;<\/p>\n<p>~ Sugjeruam zgjidhje p\u00ebr suportin ndaj bizneseve eksportuese, sugjerime t\u00eb cilat n\u00eb fakt u kryen n\u00eb kushtet e vijimit t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, lidhur me shkaqet e mbi\u00e7mimit t\u00eb lekut (muajt e fundit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme).<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, pati nj\u00eb tendenc\u00eb rritje t\u00eb euros, e cila ndaloi po aq shpejt sa tentoi t\u00eb niste, nd\u00ebrsa publikisht lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pati dy zhvillime:<\/p>\n<p>\u00d8 Prononcimi i Zotit Kryeminist\u00ebr se: \u00ebsht\u00eb histori suksesi vler\u00ebsimi i lekut, ndon\u00ebse ka sjell\u00eb stres tek eksportuesit; ka k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur ekonomik\u00eb (k\u00ebshilltarin e Merkelit); \u201cShqip\u00ebria tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb favorit p\u00ebr krahun e lir\u00eb t\u00eb pun\u00ebs si\u00e7 ka qen\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, ndaj bizneset duhet t\u00eb vrapojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur ciklin (pra fasoneria nuk ka t\u00eb ardhme)\u201d.<\/p>\n<p>\u00d8 Prononcimi i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se: nuk mund t\u00eb fiksoj\u00eb kursin e k\u00ebmbimit si\u00e7 sugjerohet nga eksportuesit; banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb instrument ndihm\u00ebs p\u00ebr kategori t\u00eb ve\u00e7anta biznesesh, nd\u00ebrsa shpreh gadishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar me \u00e7do grup interesi.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi yn\u00eb ishte me shum\u00eb luajalitet, duke shprehur shqet\u00ebsim dhe sugjeruam zgjidhje.<\/p>\n<p>Sikurse shihet nga q\u00ebndrimet e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, reagimet lidhen vet\u00ebm me kund\u00ebrshtimin e zgjidhjes s\u00eb sugjeruar nga ana jon\u00eb (!), nd\u00ebrsa nuk rezulton t\u00eb merren aspak me problemin q\u00eb parashtruam: ndikimin negativ n\u00eb ekonomi t\u00eb mbi\u00e7mimit t\u00eb lekut dhe falimentimin e sigurt\u00eb t\u00eb kompanive eksportuese e ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsorja: Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk b\u00ebn transparenc\u00eb lidhur me veprimtarin\u00eb e saj, p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve ligjore p\u00ebr sa lidhet me kursin e k\u00ebmbimit!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, rip\u00ebrs\u00ebrisim k\u00ebrkes\u00ebn bazike, minimaliste q\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mos publikoj\u00eb vet\u00ebm q\u00ebndrimet deklarative se: \u2018BSH i kushton v\u00ebmendje ecuris\u00eb s\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit\u2019 dhe \u2018BSH mbetet e angazhuar t\u00eb krijoj\u00eb ambient monetar e financiar sa m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm e transparent\u2019, por t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve ligjore t\u00eb BSH, p\u00ebr sa lidhet me kursin e k\u00ebmbimit (t\u00eb specifikuara n\u00eb nene konkrete t\u00eb ligjit p\u00ebr bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb) si psh:<\/p>\n<p>\u00be Raportin periodik t\u00eb BSH n\u00eb Kuvend p\u00ebr detaje, p\u00ebr vler\u00ebsimin e politik\u00ebs t\u00eb k\u00ebmbimeve valutore t\u00eb zbatuara nga BSh dhe ato q\u00eb do t\u00eb ndiqen n\u00eb 6 mujorin e ardhsh\u00ebm;<\/p>\n<p>\u00be Ku konsistojn\u00eb masat e marra nga BSh, p\u00ebr t\u00eb nxitur e mb\u00ebshtetur sistemin e k\u00ebmbimeve valutore n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit dhe stabilitetit t\u00eb zhvillimeve ekonomike n\u00eb vend?!<\/p>\n<p>\u00be T\u00eb dh\u00ebna\/informacion p\u00ebr hartimin, miratimin dhe zbatimin e regjimit t\u00eb k\u00ebmbimit valutor, si dhe politik\u00ebn e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb valutave n\u00eb vend;<\/p>\n<p>\u00be Vler\u00ebsime t\u00eb k\u00ebshillit mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr politik\u00ebn e k\u00ebmbimeve valutore \u2013 n\u00eb funksion t\u00eb t\u00eb cilit (k\u00ebtij vler\u00ebsimi), Guvernatori informon jo m\u00eb pak se nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 6 muaj k\u00ebshillin, p\u00ebr gjendjen e k\u00ebmbimeve valutore dhe rrethanat q\u00eb mund t\u00eb influencojn\u00eb n\u00eb arritjen e politikave p\u00ebr k\u00ebmbimet valutore;<\/p>\n<p>\u00be P\u00ebr vler\u00ebsimin p\u00ebr shpalljen ose jo t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb lekut, n\u00eb raport me valutat e huaja dhe \u00e7do ndryshim tjet\u00ebr t\u00eb tij, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt nga publikimet n\u00eb website t\u00eb BSH, kemi konstatuar zhvillime habitore t\u00eb tregut t\u00eb valutave, sikurse \u00ebsht\u00eb rritja e numrit t\u00eb Zyrave t\u00eb K\u00ebmbimit Valutor, madje edhe p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb (ndon\u00ebse askush nuk dilte jasht\u00eb).<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb transparenc\u00eb nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, bashk\u00eb me shpjegimet se mbi\u00e7mimi i lekut \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb logjike e zhvillimit ekonomik t\u00eb vendit, me q\u00ebllim q\u00eb m\u00eb tej me ekspert\u00ebt tan\u00eb q\u00eb kemi ofruar e m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb vet\u00ebofruar, t\u00eb analizojm\u00eb e konkludojm\u00eb p\u00ebr zgjidhjet q\u00eb do aplikojm\u00eb, apo q\u00eb do sugjerojm\u00eb e k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb implementohen nga institucionet publike.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb ekspert ekonomie q\u00eb kemi kontaktuar, nuk ka shpjegim ekonomik e makroekonomik p\u00ebr mbi\u00e7mimin e lekut brenda nj\u00eb periudhe kaq t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb mas\u00ebn 14%, ndaj mir\u00ebpresim transparenc\u00ebn e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ta kuptojm\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse deklarata e Kryeministrit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor ton\u00eb, pa dyshim q\u00eb jemi fal\u00ebnderues q\u00eb e p\u00ebrcolli pa asnj\u00eb ekuivok se \u2018 ka nj\u00eb stres t\u00eb eksportuesve\u2019- fjala e zgjedhur p\u00ebr t\u00eb etiketuar gjendjen ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb ka problem serioz, pasi askush nuk mund t\u00eb pres\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb prononcim publik, kryeministri t\u00eb ekspozoj\u00eb haptazi falimentimin e pritsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb mori nd\u00ebrmarrjesh eksportuese.<\/p>\n<p>Pajtohemi t\u00ebr\u00ebsisht edhe me pohimin e Kryeministrit, q\u00eb vendi yn\u00eb tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb atraktiv p\u00ebr koston e ul\u00ebt t\u00eb krahut t\u00eb pun\u00ebs, si dhe me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vrapuar m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb shpejt drejt ciklit t\u00eb mbyllur, ndon\u00ebse vendimmarrjet e dy tre viteve t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar fiskalisht n\u00eb nivelin 5% investimet automative, t\u00eb cilat jan\u00eb past\u00ebrtisht fasone pasi p\u00ebrvec krahut t\u00eb pun\u00ebs, nuk blejn\u00eb as edhe nj\u00eb bulon n\u00eb tregun vendas, jan\u00eb kontradiktore me pohimin e m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo duhet th\u00ebn\u00eb, se prej koh\u00ebsh pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb ashtuquajturave kompani fason, n\u00eb fakt kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa drejt ciklit t\u00eb mbyllur \u2013 blejn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb, prodhojn\u00eb me porosi e eksportojn\u00eb, si \u00e7do nd\u00ebrmarrje tjet\u00ebr \u2013 nd\u00ebrsa ka arsye p\u00ebr t\u00eb patur pik\u00ebpyetje pse nuk arrijn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb prokurime publike veshmbathje etj., t\u00eb cilat i fitojn\u00eb n\u00eb fakt nd\u00ebrmarrje fasone n\u00eb shtete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, e theksojm\u00eb se edhe p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e ashtuquajtura fason, falimentimi i pritsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mbi\u00e7mimit t\u00eb lekut n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme prej 14% dy muajt e fundit, pra p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ambienti t\u00eb pasigurt\u00eb ekonomik e financiar, p\u00ebr t\u00eb cilin theksojm\u00eb s\u00ebrish, se Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, mbi\u00e7mimi i lekut nuk po godet vet\u00ebm fason\u00ebt, por ka goditur e po falimenton \u00e7do nd\u00ebrmarrje q\u00eb prodhon e eksporton. N\u00eb vijim, pa dyshim pasojat do i ken\u00eb edhe ato q\u00eb prodhojn\u00eb e shesin n\u00eb vend, pasi importi nuk shpreh rritje proporcionale me situat\u00ebn e krijuar dhe rritja e \u00e7mimeve nga ana tjet\u00ebr ka ulur fuqin\u00eb bler\u00ebse. Pra goditet brandi dhe angazhimi qeveris\u00eb \u201cmade in Albania\u201d, rritet numri i t\u00eb papun\u00ebve, rritet pasiguria n\u00eb treg dhe krijohet nj\u00eb atmosfer\u00eb jo transparente n\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr aa lidhet me k\u00ebshilltar\u00ebt, nga t\u00eb cil\u00ebt Zoti Kryeminist\u00ebr evidentoi k\u00ebshilltarin e Merkelit, nuk kemi asnj\u00eb m\u00ebdyshje n\u00eb p\u00ebrpjekjet e Kryeministrit, nd\u00ebrsa shprehim respekt p\u00ebr k\u00ebshilltarin ekonomik e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo e themi me bindje, q\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb huaj ju \u00ebsht\u00eb modeluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb problemi, ndaj rekomandimet e mundshme nuk mund t\u00eb kene premis\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sakta!<\/p>\n<p>Ka edhe raste t\u00eb m\u00ebhershme n\u00eb hartimin e zbatimin e politikave fiskale, p\u00ebr t\u00eb cilat q\u00ebndrimet e k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb mir\u00ebnjohur t\u00eb qeveris\u00eb, kan\u00eb ndryshuar q\u00ebndrimet kur tabloja lidhur me \u00e7\u00ebshtjet u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e plot\u00eb dhe e qart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrs\u00ebrisim k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendje dhe krijimin e nj\u00eb grupi pune, q\u00eb ka n\u00eb fokus zgjidhje reale, me q\u00ebllim ruajtjen e ekulibrave n\u00eb tregun financiar, at\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me prodhimet vendase, q\u00eb do rrudhen p\u00ebr tu ekspozuar me dinjitet n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Grupi i shoqatave t\u00eb eksportit \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb th\u00ebrras\u00eb ekspert\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb nd\u00ebr vite dhe \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb, qoft\u00eb k\u00ebshilltar\u00eb pran\u00eb kabinetit t\u00eb Kryeministrit, ashtu dhe nga institucionet e tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe gardiane t\u00eb politikave ekonomike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHOQATA E EKSPORTUESVE N\u00eb mes t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, adresuam n\u00eb konferenc\u00eb shtypi q\u00ebndrimin ton\u00eb lidhur me mbi\u00e7mimin e lekut q\u00eb: ~ Po sjell pasoja n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb, ka rrudhur xhepat e atyre q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura nga remitancat e kredi n\u00eb euro, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrv\u00ebluar eksportuesit; ~ Q\u00eb kjo vjen si shkak edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":328758,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-328757","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=328757"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328757\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":328759,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/328757\/revisions\/328759"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/328758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=328757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=328757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=328757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}