{"id":329070,"date":"2023-08-07T12:50:07","date_gmt":"2023-08-07T10:50:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329070"},"modified":"2023-08-07T12:50:07","modified_gmt":"2023-08-07T10:50:07","slug":"saliu-se-fut-dot-kullen-ne-thes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/saliu-se-fut-dot-kullen-ne-thes\/","title":{"rendered":"Saliu se fut dot kull\u00ebn n\u00eb thes"},"content":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati<\/p>\n<p>Fal\u00eb aksionit simbolik t\u00eb l\u00ebvizjes Bashk\u00eb dhe fjalimit, sa me pathos, po aq dhe me argumenta t\u00eb Arlind Qorit, ngritja e nj\u00eb p\u00ebrbindshi betoni n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb parku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs ka mar\u00eb trajtat e nj\u00eb teme komb\u00ebtare. Gjith\u00e7ka ishte planifikuar t\u00eb ndodhte ndryshe. Kulla m\u00eb e re, me 64 kate, e propoganduar si m\u00eb e larta n\u00eb Ballkan, duhej t\u00eb hidhte shtat pa zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe rrethimi i lulishtes dhe behja e eskavator\u00ebve u b\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pisk vape, kur kryeqyteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i zbrazur dhe mediat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjumura.<\/p>\n<p>Edi Rama dhe Erion Veliaj donin ti q\u00ebndronin besnik strategjis\u00eb mashtruese q\u00eb i detyron t\u00eb pozojn\u00eb me pem\u00eb n\u00eb sfond, nd\u00ebrsa qytetit po i\u2019a marrin frym\u00ebn me beton. Nga nj\u00eb an\u00eb nuk kan\u00eb faj. Ata jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb krim. N\u00eb tre dekada pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit hapsira e gjelb\u00ebrimit n\u00eb kryeqytet \u00ebsht\u00eb reduktuar, nga 5.2 met\u00ebr katror\u00eb p\u00ebr banor, n\u00eb 0.7. Brenda unaz\u00ebs s\u00eb madhe, sipas nj\u00eb projekti t\u00eb Co Plan, jan\u00eb zhdukur plot gjys\u00ebm milion\u00eb metra katror\u00eb sip\u00ebrfaqe natyrore. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb debat estetik, n\u00ebse jan\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura gratacielat apo parqet. Agjensia Evropiane e mjedisit ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se fal\u00eb ndotjes s\u00eb ajrit, numri i vdekjeve k\u00ebtu ka shkuar n\u00eb shif\u00ebr t\u00eb barabart\u00eb me jet\u00ebt q\u00eb mori Covid-19.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb politik\u00eb vrastare, \u00e7do kull\u00eb e re duhet t\u00eb ngrihet pa zhurm\u00eb. Por, kur l\u00ebvizja Bashk\u00eb e theu me guxim k\u00ebt\u00eb heshtje, propoganda e rilindjes kaloi n\u00eb skenarin num\u00ebr 2. Po t\u00eb shihje mediat dhe rrjetet sociale ato shp\u00ebrthyen si me buton n\u00eb akuza t\u00eb pafundme p\u00ebr korruptimin e opozit\u00ebs reale, t\u00eb drejtuar nga Sali Berisha. Titujt kryesor\u00eb dhe statuset e shumfishta akuzonin familjen Berisha dhe njer\u00ebzit pran\u00eb saj, se ishin aksioner\u00eb t\u00eb k\u00ebtij krimi t\u00eb ri. Prandaj, vazhdonte skenari, PD po heshte p\u00ebr nd\u00ebrtimin e \u201cMalit t\u00eb Tiran\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Nuk e di se sa t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb aludimet se i biri i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij projekti, apo se biznesmen\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb koh\u00ebn e pushtetit t\u00eb demokrat\u00ebve jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb aty. Por, as nuk do \u00e7uditesha, as nuk do befasohesha, q\u00eb realisht t\u00eb ishte k\u00ebshtu. Kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb shembuj n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, sa mund t\u00eb paragjykohen leht\u00ebsisht edhe sot. Prandaj k\u00ebto akuza, p\u00ebr nj\u00eb moment, po i mar t\u00eb mirq\u00ebna.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00ebse e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pakt me veten, s\u00ebrish logjika nuk gjen paqe pa shtruar nj\u00eb pyetje: vall kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr fajtor, Berisha, t\u00eb cilit, sipas autoporlant\u00ebve t\u00eb rilindjes i kan\u00eb bler\u00eb heshtjen, apo ata q\u00eb ndjekin vazhd\u00ebn e vendimeve kriminale n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetit? Kjo dilem\u00eb t\u00eb shpie edhe n\u00eb pyetje t\u00eb tjera: A e leht\u00ebson m\u00ebkati i supozuar i Saliut pozit\u00ebn e dh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb lejes, Rama dhe Veliaj? Fakti se pask\u00ebrkan korruptuar edhe Berish\u00ebn a i b\u00ebn\u00eb ata m\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, apo m\u00eb m\u00ebkatar\u00eb n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve? N\u00ebse ata kan\u00eb arritur t\u00eb mbyllin dhe goj\u00ebn e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs, a nuk do qe kjo akuza m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr grataciel\u00ebn e miratuar tetorin e shkuar p\u00ebrmes nj\u00eb konkursi nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/p>\n<p>K\u00ebto dilema nxjerrin n\u00eb pah se deri n\u00eb \u00e7\u2019pik\u00eb ka degraduar argumenti i propogandist\u00ebve t\u00eb rilindjes. M\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shefin e tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb demostrojn\u00eb se p\u00ebr krimin e radh\u00ebs ai ka arritur t\u00eb korruptoj\u00eb edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taktik\u00eb e re. Kur opozita drejtohej nga Basha, ata b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb mereshin me koncesionin e traut mbi rrug\u00ebn e kombit, e vinin theksin tek fakti se PD e shiti kauz\u00ebn e kuksian\u00ebve; n\u00eb vend t\u00eb shihnin milionat e grabitura tek unaza e re, i m\u00ebshonin lidhjeve t\u00eb Lulit me Victoria Invest. Fabula \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb: Rama ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb abuzoj\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb aq i zoti sa t\u00eb blej\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo lloj strategjie \u00ebsht\u00eb absurde. T\u2019a kritikonte opozit\u00ebn p\u00ebr pasivitet apo shitje Arlind Qori, ose Fatos Lubonja, q\u00eb e kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kauz\u00eb t\u00eb tyre mbrojtjen e qytetit nga gryk\u00ebsia e oligark\u00ebve dhe kthimit t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb lavatri\u00e7e t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, patjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb kishte kuptim. Por t\u00eb mbash q\u00ebndrimin se Rama po b\u00ebn gj\u00ebn\u00eb e duhur, por fajin e ka Berisha q\u00eb nuk e shan, kjo e shnd\u00ebrron t\u00eb gjith\u00ebn n\u00eb halu\u00e7inante.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, nj\u00eb shkarje ledhi e k\u00ebtyre p\u00ebrmasave tregon se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb dhe kush n\u00eb an\u00ebn e gabuar t\u00eb polemik\u00ebs q\u00eb vazhdon, asaj p\u00ebr betonizimin e Tiran\u00ebs. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb roli q\u00eb luan nj\u00eb opozit\u00eb e ndershme, apo e korruptuar qoft\u00eb. Sepse, para se t\u00eb jet\u00eb partiak, ky konflikt \u00ebsht\u00eb midis vendimarr\u00ebsve dhe qytetar\u00ebve. Ai p\u00ebrball ata q\u00eb gryk\u00ebsia i shtyn t\u00eb na grabisin lulishtet, pem\u00ebt, ajrin e p\u00ebr pasoj\u00eb edhe vite nga jeta dhe shumic\u00ebn q\u00eb e p\u00ebson n\u00eb heshtje k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi. Prandaj p\u00ebr debatin e hapur nga gropa e rokaqiellit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb qendr\u00ebs, ka shum\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi morali i Berish\u00ebs. Fakti n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb i ndersh\u00ebm apo i p\u00ebrlyer, nuk \u00ebsht\u00eb prioritet i asaj q\u00eb po ndodh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pal\u00ebt ndahen ndryshe: ose kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Arlind Qori dhe aktivist\u00ebt e tij q\u00eb po mbrojn\u00eb nj\u00eb lulishte, ose ka t\u00eb drejt\u00eb Rama dhe Veliaj q\u00eb kan\u00eb firmosur nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrbind\u00ebsh betoni\u2026<\/p>\n<p>\/Lapsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati Fal\u00eb aksionit simbolik t\u00eb l\u00ebvizjes Bashk\u00eb dhe fjalimit, sa me pathos, po aq dhe me argumenta t\u00eb Arlind Qorit, ngritja e nj\u00eb p\u00ebrbindshi betoni n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb parku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs ka mar\u00eb trajtat e nj\u00eb teme komb\u00ebtare. Gjith\u00e7ka ishte planifikuar t\u00eb ndodhte ndryshe. Kulla m\u00eb e re, me 64 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":329071,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329070","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329070"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329070\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329072,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329070\/revisions\/329072"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/329071"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}