{"id":329098,"date":"2023-08-07T18:43:08","date_gmt":"2023-08-07T16:43:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329098"},"modified":"2023-08-07T18:43:08","modified_gmt":"2023-08-07T16:43:08","slug":"kulla-ne-qender-te-tiranes-perplas-demokratet-replikat-bejko-shehu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kulla-ne-qender-te-tiranes-perplas-demokratet-replikat-bejko-shehu\/","title":{"rendered":"Kulla n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrplas demokrat\u00ebt, replikat Bejko-Shehu"},"content":{"rendered":"<p>Projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kulle n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, ekzakt\u00ebsisht prapa Teatrit t\u00eb Oper\u00ebs dhe Baletit ka trazuar politik\u00ebn shqiptare, sidomos pas lajmeve se me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim ka lidhje edhe Sali Berisha, raportime q\u00eb ky i fundit i p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, an\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb PD s\u00eb vul\u00ebs dhe ish kandidati p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb, Roland Bejko ka ironizuar duke th\u00ebn\u00eb se \u201crevolucioni ka form\u00ebn e malit n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shkrimit t\u00eb tij, Bejko ka p\u00ebrmendur edhe disa deputet\u00eb t\u00eb PD, mes t\u00eb cilin edhe Tritan Shehun, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cRevolucionari duhet vet\u00ebm t\u00eb zbatoj\u00eb urdhrat q\u00eb merr nga Plaku n\u00ebp\u00ebrmjet Mulit, Tritos, Alban\u00ebs etj. Kush mendon dhe reagon quhet tradhtar, i shitur dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i Lul Pengut e Ali Bash\u00ebs q\u00eb i kan\u00eb shitur kauzat e demokrat\u00ebve te Rama\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtyre deklaratave ka reaguar edhe deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili e krahason Roland Bejkon me nj\u00eb personazh t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, Shaban Qoses.<\/p>\n<p>\u201cMe paska p\u00ebrmendur sot, duke me transformuar edhe emrin! Me at\u00eb \u201cironi-humorin\u201d e tij shume te \u00abmprehte francez\u00bb\u2026Por qe si thon\u00eb francezet, \u00abduhet te te kilikose dikush qe te qeshesh\u00bb. Sic duket e beri kete per te me kujtuar egzistencen e tij\u2026.<\/p>\n<p>Prandaj ai me kujtoi nj\u00eb personazh \u201chistorik\u201d te rinise sone ne Tirane: E th\u00ebrrisnin \u201cShaban Qosja, ose ndryshe Shaban Hunde derri\u201d, per shkak te hundes se tij te madhe.\u201d, p\u00ebrgjigjet Tritan Shehu.<\/p>\n<p>Reagimi i Roland Bejkos<\/p>\n<p>Kulla e revolucionit!<\/p>\n<p>Mirm\u00ebngjes miqt\u00eb e mi , t\u00eb thjesht\u00ebt revolucionar\u00eb.<\/p>\n<p>E kam fjal\u00ebn p\u00ebr ju q\u00eb shkoni n\u00eb revolucion me nj\u00eb sandui\u00e7 e autobuz falas, jo p\u00ebr ata me Range Rover\u2026.<\/p>\n<p>E mor\u00ebt vesh \u00e7far\u00eb forme ka revolucioni?!<\/p>\n<p>Form\u00ebn e Malit n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Po Mali n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, \u00e7far\u00eb forme ka, e dini?!<\/p>\n<p>Ka at\u00eb t\u00eb Kull\u00ebs s\u00eb foltores q\u00eb do ngrihet pas Teatrit t\u00eb Operas.<\/p>\n<p>Po me revolucionin, \u00e7far\u00eb u b\u00eb?! Ku ngeci?!<\/p>\n<p>Revolucioni u b\u00eb kull\u00eb p\u00ebr familjen dhe obortar\u00ebt e saj ku do pastrojn\u00eb parat\u00eb e krimit dhe t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Ju do thoni q\u00eb edhe n\u00eb Franc\u00eb revolucioni filloi  n\u00eb Bastij\u00eb. Edhe aty u shemb v\u00ebrtet k\u00ebshtjella burg, e n\u00eb vend t\u00eb saj u ngrit nj\u00eb kull\u00eb e holl\u00eb fare n\u00eb form\u00eb piramide p\u00ebr nder t\u00eb revolucionar\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj, plaku mendoi t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ta nderonte revolucionin dhe revulucionar\u00ebt me nj\u00eb kull\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ai, p\u00ebr nder t\u00eb revolucionit dhe t\u00eb revolucionar\u00ebve, imitoi francez\u00ebt. Nd\u00ebrtoi nj\u00eb kull\u00eb. M\u00eb t\u00eb lart\u00ebn q\u00eb do ket\u00eb Shqip\u00ebria deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Pyetja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb: Po revulucionar\u00ebt a do jen\u00eb aksioner\u00eb n\u00eb at\u00eb kull\u00eb?!<\/p>\n<p>-Poo,  patjet\u00ebr q\u00eb do jen\u00eb. Por jo t\u00eb gjith\u00eb. Aksioner\u00eb n\u00eb at\u00eb kull\u00ebn e lart\u00eb me maj\u00eb, q\u00eb do quhet Mali i Tiran\u00ebs do jet\u00eb vet\u00ebm elita e revolucionit. Ata q\u00eb japin parat\u00eb p\u00ebr revolucionin dhe q\u00eb paguajn\u00eb sandui\u00e7at falas t\u00eb revulucionar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa revolucionar\u00ebt do ken\u00eb akses falas n\u00eb sheshin dhe lulishten p\u00ebrreth kull\u00ebs Mali i Tiran\u00ebs, sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb duan. Revolucionar\u00ebt e thjesht\u00eb do jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb sa her\u00eb t\u00eb duan t\u00eb futen n\u00ebn hijen e kull\u00ebs n\u00eb vap\u00ebn e gushtit sa her\u00eb q\u00eb do t\u2019i th\u00ebras\u00eb Plaku dhe familja p\u00ebr \u201crevolucionin final\u201d. P\u00ebr nder t\u00eb tyre,  sheshi p\u00ebrreth kull\u00ebs, do quhet \u201cSheshi i Revolucionit\u201d. A ka nder dhe respekt m\u00eb t\u00eb madh se ky q\u00eb u b\u00ebhet q\u00ebndrestar\u00ebve revolucionar\u00eb?!<\/p>\n<p>Madje, pas nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj kulle, revulucionar\u00ebt e thjesht\u00eb, nuk do ken\u00eb qyl vet\u00ebm autobuzin, nj\u00eb kafe dhe sandui\u00e7in.  Por, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb do t\u2019u jepet edhe nj\u00eb sandui\u00e7 shtes\u00eb i mb\u00ebshtjell\u00eb n\u00eb let\u00ebr celefoni.<\/p>\n<p>Prandaj, revulucionar\u00ebt duhet t\u00eb g\u00ebzohen kur elita revulucionare nd\u00ebrton kulla. Sepse vetvetiu ritet dhe mir\u00ebq\u00ebnia e revolucionar\u00ebve gjat\u00eb protestave.<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb ta dini, formula \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>Nj\u00eb revolucion mesatar, nj\u00eb kull\u00eb.<\/p>\n<p>Dy revolucione, dy kulla.<\/p>\n<p>Tre revolucione, dy kulla+ nj\u00eb bllok rezidencial n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Kush ua jep lejen e nd\u00ebrtimit shefave tuaj?!<\/p>\n<p>-Aaa, mos pyesni. Revolucionarit t\u00eb thjesht\u00eb i ndalohet t\u00eb pyes, si\u00e7 e ka t\u00eb ndaluar t\u00eb mendoj\u00eb. Revulucionari duhet vet\u00ebm t\u00eb zbatoj\u00eb urdh\u00ebrat q\u00eb merr nga Plaku n\u00ebp\u00ebrmjet Mulit, Tritos, Alban\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Kush mendon dhe reagon quhet tradh\u00ebtar, i shitur dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i Lul Pengut e Ali Bash\u00ebs q\u00eb i kan\u00eb shitur kauzat e demokrat\u00ebve te Rama.<\/p>\n<p>Sot ju duhet t\u00eb jeni t\u00eb lumtur shok\u00eb revolucionar\u00eb!<\/p>\n<p>Elita e kauz\u00ebs tuaj u pasurua edhe me nj\u00eb kull\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb edhe kulla juaj. Sepse kur kan\u00eb ata, keni edhe ju. Kur jan\u00eb mir\u00eb ata, mir\u00eb jeni edhe ju.<\/p>\n<p>Se ju, jo vet\u00ebm q\u00eb do shijoni hijen n\u00eb lulishte pas revolucionit, por ndonj\u00ebrit, m\u00eb t\u00eb devotshmit midis jush, mund t\u2019i pun\u00ebsohet nj\u00ebri nga f\u00ebmij\u00ebt me shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kamarrier, ose pastrues aty. \u00c7a doni m\u00eb shum\u00eb se kaq?!<\/p>\n<p>Ndaj, ju mos u m\u00ebrzisni q\u00eb pas \u00e7do revulucioni q\u00eb ju b\u00ebni n\u00eb bulevard, merret nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr elit\u00ebn tuaj. Se tek e fundit, m\u00eb mir\u00eb ta marr\u00eb lejen nj\u00eb yti, se nj\u00eb i Ram\u00eb hajdutit.<\/p>\n<p>Bile, sa m\u00eb i madh dhe i zhurmsh\u00ebm t\u00eb jet\u00eb revolucioni, aq m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb pesha e lejes.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, me revolucionin tuaj, ju nd\u00ebrtoni Shqip\u00ebrin\u00eb socialiste me rezidenca n\u00eb bregdet e kulla t\u00eb larta, t\u00eb larta sa Malet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, amani, mos b\u00ebni gabim dhe e ndalni revolucionin se do na i lini atdheun t\u00eb varf\u00ebr, pa kulla e resorte politikan\u00ebsh e kriminel\u00ebsh. Pa revolucion Rama e Veliaj ua japin lejet e nd\u00ebrtimit vet\u00ebm tarafit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Me revolucion, lejet ndahen. Merr dhe Elita juaj revolucionare sipas pesh\u00ebs q\u00eb mban gjith\u00eb secili n\u00eb piramid\u00ebn e foltores, q\u00eb nga Plaku tek m\u00eb i riu.<\/p>\n<p>Prandaj, Vive la Revolution!\ud83d\udcaa\ud83d\udcaa\ud83d\udcaa<\/p>\n<p>Reagimi i Tritan Shehut<\/p>\n<p>Roland Bejko me nxorri \u00abmallin\u00bb e Shaban Qoses, \u00abHunde derrit\u00bb!<\/p>\n<p>Me paska permendur sot, duke me transformuar edhe emrin!<\/p>\n<p>Me ate \u201cironi-humorin\u201d e tij shume te \u00abmprehte francez\u00bb\u2026.<\/p>\n<p>Por qe si thone francezet, \u00abduhet te te kilikose dikush qe te qeshesh\u00bb!<\/p>\n<p>Sic duket e beri kete per te me kujtuar egzistencen e tij\u2026.<\/p>\n<p>Prandaj ai me kujtoi nje personazh \u201chistorik\u201d te rinise sone ne Tirane:<\/p>\n<p>E therrisnin \u201cShaban Qosja, ose ndryshe Shaban Hunde derri\u201d, per shkak te hundes se tij te madhe.<\/p>\n<p>E ngacmonin ngacmimtaret, vecanerisht diku perballe MAPO te Rr. Dibres.<\/p>\n<p>Ai per pasoje te shante, te ndiqte, bertiste\u2026<\/p>\n<p>Por qellonte qe ndonje dite e haronin, nuk e vinin re fare\u2026<\/p>\n<p>Dhe pikerisht kete nuk mund ta duronte, kjo ate e eksitonte me shume.<\/p>\n<p>Varet si e perceptonte mendja e tij me probleme haresen!<\/p>\n<p>Dhe me me shume vrull te \u00absulmonte\u00bb, te shante, te bertiste, pikerisht kur nuk e ngacmoje.<\/p>\n<p>Pikerisht se nuk e kishe ne vemendje, apo me keq e kishe harruar.<\/p>\n<p>Dhe Bejko sot ekzaktesisht Shbanin e shkrete me kujtoi\u2026<\/p>\n<p>Me shqetesimin shperthyes te sotem, per harresen time ndaj tij!<\/p>\n<p>Me beri realisht te qesh me kenaqesi, duke kujtuar ate personazh historik te Tiranes e rinise sone.<\/p>\n<p>Te cilin per hir te vertetes, Bejko sado te perpiqet nuk do te mund ta arrije kurre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kulle n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, ekzakt\u00ebsisht prapa Teatrit t\u00eb Oper\u00ebs dhe Baletit ka trazuar politik\u00ebn shqiptare, sidomos pas lajmeve se me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim ka lidhje edhe Sali Berisha, raportime q\u00eb ky i fundit i p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi. Sot n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, an\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb PD s\u00eb vul\u00ebs dhe ish [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":329099,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5392,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329098","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-debat","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329098","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329098"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329098\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329100,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329098\/revisions\/329100"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/329099"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}