{"id":329131,"date":"2023-08-08T15:37:39","date_gmt":"2023-08-08T13:37:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329131"},"modified":"2023-08-08T15:37:39","modified_gmt":"2023-08-08T13:37:39","slug":"birn-gazetaret-e-shkarkuar-nga-rtsh-do-ngrene-padi-per-shkarkim-te-padrejte-nga-puna","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/birn-gazetaret-e-shkarkuar-nga-rtsh-do-ngrene-padi-per-shkarkim-te-padrejte-nga-puna\/","title":{"rendered":"BIRN: Gazetar\u00ebt e shkarkuar nga RTSH do ngren\u00eb padi p\u00ebr shkarkim t\u00eb padrejt\u00eb nga puna"},"content":{"rendered":"<p>Pas em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb drejtori t\u00eb ri, i cili m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb deputet i partis\u00eb n\u00eb pushtet, gazetar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb medias t\u00eb shkarkuar nga RTSH i than\u00eb BIRN se do t\u00eb ngren\u00eb padi p\u00ebr shkarkim t\u00eb padrejt\u00eb nga puna.<\/p>\n<p>Shkarkimet n\u00eb televizionin publik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb ngritur frik\u00eb t\u00eb re p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike pas zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb drejtori t\u00eb ri, me disa prej atyre q\u00eb humb\u00ebn pun\u00ebn q\u00eb i than\u00eb BIRN se u pushuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb pas shqyrtimit t\u00eb nxituar nga komisionet ad hoc.<\/p>\n<p>Sindikatat e medias n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Evrop\u00eb kan\u00eb kritikuar nj\u00eb val\u00eb shkarkimesh n\u00eb RTSH q\u00eb kur Alfred Peza, ish-deputet i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet, u zgjodh drejtor n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>Disa prej atyre q\u00eb humb\u00ebn pun\u00ebn kan\u00eb folur q\u00eb at\u00ebher\u00eb me BIRN n\u00eb kushte anonimiteti, nga frika e hakmarrjeve ligjore ose e rrezikut p\u00ebr t\u00eb mos gjetur nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra, e cila u pushua nga puna p\u00ebr munges\u00eb, tha se komisioni n\u00eb rastin e saj nuk kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dokumentet q\u00eb kishte siguruar p\u00ebr t\u00eb justifikuar munges\u00ebn e saj n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tha p\u00ebr BIRN se dit\u00ebn q\u00eb u b\u00ebn\u00eb kontrollet, ajo e kishte pushim nga puna p\u00ebr t\u00eb kompensuar turnet e pun\u00ebs gjat\u00eb fundjav\u00ebs dhe pushimet e m\u00ebparshme. Shefi i saj i tha komisionit arsyen pse ajo mungonte, por pa asnj\u00eb dobi, tha ajo. \u201cM\u00eb pas shkova n\u00eb komision dhe disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb m\u00eb njoftuan p\u00ebr shkarkimin p\u00ebrfundimtar. Pas 11 vitesh pun\u00eb, kjo ishte arsyeja.\u201d<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e disa prej t\u00eb shkarkuarve nga puna e vun\u00eb n\u00eb dyshim procedur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua, komisioni ishte i paligjsh\u00ebm sepse nuk kishte autorizim se si ishte ngritur, kush e legjitimoi, kush ishin personat e em\u00ebruar\u201d, tha Margarita Kola, juriste dhe ish-eksperte ligjore n\u00eb radio RTSH.<\/p>\n<p>\u201cKushdo q\u00eb drejton televizionin publik dhe kryen k\u00ebto lloj shkarkimesh duhet t\u00eb jap\u00eb llogari para taksapaguesve shqiptar\u00eb, sepse k\u00ebta njer\u00ebz do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb dhe shumica e tyre do t\u00eb fitojn\u00eb\u201d, tha Kola p\u00ebr BIRN. \u201cDhe nj\u00eb njeri q\u00eb shkon n\u00eb nj\u00eb institucion dhe abuzon me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve, e ka t\u00eb pakt\u00ebn detyrim t\u00eb shpjegohet.\u201d<\/p>\n<p>Avokati Besnik Dervishaj p\u00ebrmendi \u201cshkelje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda\u201d t\u00eb Kodit t\u00eb Pun\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb munges\u00ebn e shpjegimit, mosrespektimin e afateve kohore t\u00eb njoftimit dhe mosp\u00ebrdorimin e masave disiplinore p\u00ebrpara se t\u00eb kalohej t\u00eb pushimi nga puna.<\/p>\n<p>Dervishaj tha p\u00ebr BIRN se n\u00ebse rastet e tjera jan\u00eb si dy rastet q\u00eb ai kishte shqyrtuar, \u201cjemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb vepre penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs me pasoja t\u00eb shum\u00ebfishta dhe n\u00eb shum\u00eb episode kriminale\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMarrja\u201d e RTSH-s nga Partia Socialiste<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebs i tret\u00eb, nj\u00eb kameraman, tha se edhe ai e kishte humbur vendin e pun\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs kur, n\u00eb fakt, po filmonte jasht\u00eb. Ai tha se supervizori i tij kishte folur n\u00eb favor t\u00eb rij n\u00eb seanc\u00ebn e komisionit, por se edhe ai ishte shkarkuar nga puna.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, dokumentet zyrtare t\u00eb para nga BIRN thon\u00eb se punonj\u00ebsi me dashje \u201cshmangte detyrat q\u00eb i ishin ngarkuar\u201d, \u201cduke i shkaktuar d\u00ebm ekonomik institucionit\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr, duke cituar kontrollet e kryera, ka vendosur se punonj\u00ebsi nuk ka respektuar \u201cdetyrimet\u201d dhe \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb\u201d sipas kontrat\u00ebs s\u00eb tyre me RTSH-n\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ish-punonj\u00ebsit e kontaktuar nga BIRN than\u00eb se kishin n\u00eb plan t\u00eb ngrinin padi p\u00ebr largim t\u00eb padrejt\u00eb nga puna.<\/p>\n<p>RTSH dhe drejtori i saj, Peza, nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Federat\u00ebs Evropiane t\u00eb Gazetar\u00ebve, EFJ, Ricardo Gutierrez, i tha BIRN se \u201cmarrja\u201d e RTSH-s nga Partia Socialiste ishte nj\u00eb \u201cskandal serioz\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTelevizioni publik duhet t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d, tha ai. \u201cPor ajo q\u00eb ne po shohim qart\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb kapja e televizionit publik p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave vet\u00ebm t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.\u201d<\/p>\n<p>Gutierrez i b\u00ebri thirrje Bashkimit Evropian t\u00eb Transmetuesve, EBU, \u201ct\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e RTSH-s\u00eb, e cila nuk ofron m\u00eb garancit\u00eb e nevojshme t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i Pez\u00ebs pasoi at\u00eb t\u00eb Armela Krasniqit, ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, si kryetare e Autoritetit t\u00eb Mediave Audiovizive n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ra me 20 vende n\u00eb indeksin e liris\u00eb s\u00eb shtypit t\u00eb p\u00ebrpiluar nga Reporter\u00ebt pa Kufij n\u00eb vitin 2022, duke r\u00ebn\u00eb nga vendi 83 n\u00eb vendin e 103-t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e tij m\u00eb t\u00eb fundit mbi progresin e Shqip\u00ebris\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, Komisioni Evropian tha se \u201casnj\u00eb progres\u201d nuk ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket liris\u00eb s\u00eb medias.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb drejtori t\u00eb ri, i cili m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb deputet i partis\u00eb n\u00eb pushtet, gazetar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb medias t\u00eb shkarkuar nga RTSH i than\u00eb BIRN se do t\u00eb ngren\u00eb padi p\u00ebr shkarkim t\u00eb padrejt\u00eb nga puna. Shkarkimet n\u00eb televizionin publik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb ngritur frik\u00eb t\u00eb re p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":329132,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329131","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329131"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329131\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329133,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329131\/revisions\/329133"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/329132"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}