{"id":329237,"date":"2023-08-11T12:33:01","date_gmt":"2023-08-11T10:33:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329237"},"modified":"2023-08-11T13:04:29","modified_gmt":"2023-08-11T11:04:29","slug":"lombrozisindroma-lombroziane-coje-ne-prokurorianet-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lombrozisindroma-lombroziane-coje-ne-prokurorianet-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Sindroma lombroziane &#8216;\u00c7oje n\u00eb prokurori!&#8217;"},"content":{"rendered":"<p>Nga Genc Pollo, ish-minist\u00ebr dhe ish-deputet<\/p>\n<p>Cesare Lombroso \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminolog e psikolog italian i shekullit 19 sipas t\u00eb cilit prirja e natyra kriminale e nj\u00eb personi \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar gjenetikisht dhe dallohet edhe nga ve\u00e7orit\u00eb anatomike, sidomos nga forma e kafk\u00ebs e tiparet e fytyr\u00ebs. Sipas tij socializimi dhe edukimi i personit ndikojn\u00eb vet\u00ebm an\u00ebsisht tek predispozicioni individual p\u00ebr t\u00eb respektuar apo dhunuar moralin e ligjin. Teoria lombroziane pati ithtar\u00eb e kritik\u00eb t\u00eb shumt\u00eb; madje ajo u sh\u00ebrbeu si frym\u00ebzim e referenc\u00eb themeluesit t\u00eb psikanaliz\u00ebs Sigmund Freud.<\/p>\n<p>Duke ndjekur debatin politik t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit shpesh kam menduar se qeveria Rama shpjegon apo justifikon abuzimet e korrupsionin (ky i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e kriminalitetit) q\u00eb ajo b\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disi lombroziane. P\u00ebr t\u2019u sqaruar m\u00eb mir\u00eb: k\u00ebto shpjegime dhe justifikime kan\u00eb n\u00ebntekstin se abuzimi e korrupsioni n\u00eb qeveri jan\u00eb natyror\u00eb e t\u00eb vet\u00ebkuptuesh\u00ebm; dhe se ato mund t\u00eb verifikohen e t\u00eb korrigjohen vet\u00ebm nga faktor\u00eb jasht\u00eb ekzekutivit.<\/p>\n<p>S\u00eb pari: \u201cNe b\u00ebjm\u00eb gabime sepse opozita \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb tez\u00eb Rama doli n\u00eb vijim t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb v2017 mbasi kishte marr\u00eb njoll\u00ebn e kanabizimit 2016 dhe ishte detyruar t\u00eb shkarkonte Tahirin. Ai e shprehu nj\u00ebher\u00eb n\u00eb plenaren e Kuvendit; ministrat e deputet\u00ebt dol\u00ebn n\u00eb media duke zhvilluar variacione t\u00eb tez\u00ebs por m\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrdor\u00ebn me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Po qe se e marrim seriozisht k\u00ebt\u00eb tez\u00eb do t\u00eb diskutonim seriozisht ndarjen e pushteteve q\u00eb e kufizon dhe sipas rastit korrigjon ekzekutivin, median e shoq\u00ebrin\u00eb civile q\u00eb v\u00eb n\u00eb pah problemet me ekzekutivin ushtron trysni t\u00eb but\u00eb p\u00ebr vet\u00ebkorrigjim. Diku n\u00eb mes ndodhet opozita politike e cila ndryshe nga aktor\u00ebt e tjer\u00eb synon t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb drejtuesit e ekzekutivit. Por trajtimi seriozisht \u00ebsht\u00eb edhe kurthi i synuar sepse nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gabime q\u00eb teorikishit jan\u00eb t\u00eb (vet\u00eb) korrigjueshme. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krime (vepra penale n\u00eb kuptimin e ligjit) me autor\u00eb t\u00eb painteresuar p\u00ebr korrigjim. N\u00eb rastin teorik m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ata kan\u00eb pezulluar aktivitetin \u201cme gabime\u201d dhe jan\u00eb t\u00eb interesuar vet\u00ebm p\u00ebr mosnd\u00ebshkim ligjor. T\u00eb tilla jan\u00eb kritikat e faj\u00ebsimet dhjet\u00ebvje\u00e7are t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb adres\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb diapazon nga kanabizimi tek PPP.  K\u00ebto faj\u00ebsime jan\u00eb me natyr\u00eb penale dhe p\u00ebr pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb rritje politikan\u00ebsh rilindist\u00eb sot jan\u00eb n\u00ebn arrest. Por qeveria nuk i vuri veshin ndonj\u00ebher\u00eb; si\u00e7 e d\u00ebshmoi s\u00eb fundmi Edi Rama n\u00eb fjalimin e fundit t\u00eb tij p\u00ebr ish ZvKM Ahmetaj ku mallkoi opozit\u00ebn n\u00eb vend q\u00eb t\u2019a falenderonte p\u00ebr sh\u00ebrbimin me \u201cforc\u00ebn e largpam\u00ebsis\u00eb\u201d. Rama d\u00ebshmoi k\u00ebshtu s\u00ebrish hipokrizin\u00eb e tez\u00ebs \u201cNe b\u00ebjm\u00eb gabime sepse opozita \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt\u201d. Dhe duke t\u00eb len\u00eb p\u00ebrshtypjen se sipas k\u00ebsaj mend\u00ebsie vet\u00ebm nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb t\u00eb ndalon p\u00ebrmes dhun\u00ebs fizike \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm \u201ce fort\u00eb\u201d. Fatkeqsisht \u00ebsht\u00eb reduktuar shum\u00eb debati mbi politika publike t\u00eb qeveris\u00eb ku idet\u00eb prevalojn\u00eb dhe ku gabimi e korrigjimi i mundsh\u00ebm nuk ka lidhje me Kodin Penal por me procesin politik. Por q\u00eb t\u00eb kthehemi tek argumenti lombrozian teza e qeveris\u00eb Rama n\u00eb v2017 t\u00eb jep iden\u00eb e nj\u00eb qeverie q\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllen me nj\u00eb organizat\u00eb me prirje kriminale t\u00eb brend\u00ebshme. Edhe m\u00eb fort e shpreh k\u00ebt\u00eb prirje slogani rilindist vijues.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti: \u201c\u00c7oje n\u00eb prokurori!\u201d.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrballeshin n\u00eb Kuvend me kritika konkrete p\u00ebr gabime, abuzime \u201c\u00c7oje n\u00eb prokurori!\u201d ishte p\u00ebrgjigjja tipike e ministrave rilindist\u00eb dhe deputet\u00ebve t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb mazhoranc\u00ebs. Ironia \u00ebsht\u00eb se kjo k\u00ebshill\u00eb u ndoq dhe, si\u00e7 u tha m\u00eb lart, shum\u00eb politikan\u00eb e burokrat\u00eb t\u00eb pushtetit rilindist p\u00ebr pasoj\u00eb jan\u00eb n\u00ebn hetim e disa syresh n\u00ebn arrest. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb thelbi i \u00e7\u00ebshtjes. Nj\u00eb problem \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i artificeve verbal\u00eb nga ana e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb debat substancial mbi problemin e p\u00ebr t\u00eb evituar shpjegimet e llogaridh\u00ebnien p\u00ebrkat\u00ebse. Por dometh\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb se edhe n\u00eb ato raste kur mund t\u00eb mos b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr shkelje ligjore t\u00eb d\u00ebnueshme sipas Kodit Penal prap\u00eb t\u00eb tregonin der\u00ebn e prokuroris\u00eb. Duket si nj\u00eb lapsus freudian i shnd\u00ebrruar n\u00eb ritual, i cili me nd\u00ebrgjegje apo subkoshienc\u00eb d\u00ebfton vet\u00ebperceptimin e organizat\u00ebs. Ajo nuk shfaqet si dialoguese apo edhe negociuese si\u00e7 do t\u00eb ishte natyrale p\u00ebr nj\u00eb trup\u00eb politike. Por sapo has n\u00eb konfrontim politik organizata e devijon \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb shtigje penale duke pretenduar pafaj\u00ebsi por duke n\u00ebnkuptuar kriminalitet.<\/p>\n<p>I fundit ishte rasti i Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb zotit AM. Kur Shefi i Opozit\u00ebs ekspozoi implikimin e AM n\u00eb skandalin e incenerator\u00ebve reagimi i k\u00ebtij t\u00eb fundit ishte \u2026.\u201d\u00e7oje n\u00eb prokurori!\u201d! Ky shembull \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. AM nuk \u00ebsht\u00eb se ka namin e zyrtarit grabitqar; ai konsiderohet si jurist i kujdesh\u00ebm por partiak. 7 vjet m\u00eb par\u00eb AM, asokohe drejtor ligjor n\u00eb kryeministrin\u00eb Rama, tentoi t\u00eb bindte nj\u00eb grup z\u00ebvend\u00ebsministrash q\u00eb t\u00eb shpallnin emergjenc\u00ebn mjedisore. Kjo shpallje absolutisht e kundraligjshme do t\u00eb sh\u00ebrbente si pretekst p\u00ebr t\u00eb famshmet 17 VKM-t\u00eb e incenerator\u00ebve t\u00eb miratuara t\u00eb t\u00ebra brenda nj\u00eb dite n\u00eb dhjetor 2014. Nuk ka t\u00eb dh\u00ebna se AM \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ofiqar\u00ebt e paguar prej gugalleve. Madje AM arsyesh\u00ebm mund t\u00eb pretendoj\u00eb se kur u foli zv-ministrave ai nuk kishte dijeni p\u00ebr megaprojektin korruptiv e nuk mund t\u00eb hamend\u00ebsonte pasojat e tmerrshme t\u00eb afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve. Por kjo nuk e \u00e7liron nga detyrimi i llogaridh\u00ebnies dhe i transparenc\u00ebs q\u00eb do t\u00eb vlenin moralisht edhe p\u00ebr nj\u00eb ish zyrtar tashm\u00eb person privat. Dhe vini re: AM nuk \u00ebsht\u00eb person privat por nj\u00eb titullar i organeve t\u00eb reja drejt\u00ebsis\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb inspektoj\u00eb shkeljet e dyshuara t\u00eb prokuror\u00ebve e gjykat\u00ebsve; edhe t\u00eb atyreve q\u00eb ndjekin \u201cincenerator\u00ebt\u201d. Dhe meq\u00eb AM tha se do t\u00eb jap\u00eb sqarime kur t\u2019a shoh\u00eb t\u00eb arsyeshme mbase edhe Kuvendi i Republik\u00ebs q\u00eb e ka em\u00ebruar at\u00eb Inspektor t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb me 3\/5 e votave (kujtoni opozit\u00ebn jeni\u00e7ere!) mund t\u2019a shoh\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u2019a sjell\u00eb AM n\u00eb d\u00ebgjes\u00eb\/seanc\u00eb pyetjesh para Komisionit t\u00eb Ligjeve. T\u00eb pakt\u00ebn opozita e sotme lipset t\u00eb l\u00ebviz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb largohemi nga sindroma lombroziane \u201c\u00c7oje n\u00eb prokurori!\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc Pollo, ish-minist\u00ebr dhe ish-deputet Cesare Lombroso \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminolog e psikolog italian i shekullit 19 sipas t\u00eb cilit prirja e natyra kriminale e nj\u00eb personi \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar gjenetikisht dhe dallohet edhe nga ve\u00e7orit\u00eb anatomike, sidomos nga forma e kafk\u00ebs e tiparet e fytyr\u00ebs. Sipas tij socializimi dhe edukimi i personit ndikojn\u00eb vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":329238,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329237","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329237"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329237\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329245,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329237\/revisions\/329245"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/329238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}