{"id":329430,"date":"2023-08-15T15:57:58","date_gmt":"2023-08-15T13:57:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329430"},"modified":"2023-08-15T15:57:58","modified_gmt":"2023-08-15T13:57:58","slug":"sa-i-kushton-rames-koka-e-belerit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/sa-i-kushton-rames-koka-e-belerit\/","title":{"rendered":"Sa i kushton Ram\u00ebs koka e Belerit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati<\/p>\n<p>Edi Rama gjendet i mb\u00ebrthyer n\u00eb mors\u00ebn e dy t\u00eb v\u00ebrtetave, fal\u00eb vendimit personal p\u00ebr ta burgosur kandidatin e bashkis\u00eb Himar\u00eb, Fredi Beleri, pak dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 14 majit. Nga nj\u00ebra an\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se fiton pik\u00eb te ajo pjes\u00eb e shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk i honeps dot ata q\u00eb e konsiderojn\u00eb Himar\u00ebn greke. Jo rall\u00eb her\u00eb e kemi d\u00ebgjuar k\u00ebto koh\u00eb shprehjen \u201cmir\u00eb ia b\u00ebn\u00eb, ai s\u2018di t\u00eb flas as shqip\u201d.<\/p>\n<p>Por ama, nga ana tjet\u00ebr, kjo fitore prej populisti nacionalist, rrezikon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb kripur. Kryeministri duket se po e ndjen k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim, q\u00eb po prek fije gjithn\u00eb e m\u00eb lart n\u00eb Bruksel dhe Uashington. Diplomacia helene, europarlamentar\u00ebt e saj dhe aktivist\u00ebt e lobit grek jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar institucionet euro atlantike. Duke perceptuar val\u00ebn e k\u00ebtij kazani q\u00eb po zjen dhe q\u00eb arriti pik\u00ebn e vlimit me nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve dhe kryebashkiak\u00ebve grek\u00eb n\u00eb Himar\u00eb, kryeministri vendosi t\u00eb justifikohej me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur, t\u00eb shkruar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr tu lexuar n\u00eb Athin\u00eb, sesa n\u00eb Tiran\u00eb. Pasi shprehte konsiderat\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr homologun Misotakis, pasi huazonte shprehjen e Enverit \u201cdy popuj miq\u201d, Edi Rama rreshtonte alibit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb lirohej Beleri kur tre shkall\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare kan\u00eb vendosur se duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb burg \u2013 pyeste ai. Si mund t\u00eb ndodhte kjo, kur p\u00ebr blerje votash SPAK ka proceduar edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb? Pse duhet t\u00eb ishte privilegj p\u00ebrkat\u00ebsia e tij etnike nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia kishte burgosur edhe kryebashkiak\u00eb nga partia n\u00eb pushtet?<\/p>\n<p>Pra, duke pasur si udh\u00ebrrefyes shprehjen \u201cbindju ligjit\u201d, q\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb krye t\u00eb shhkrimit, kryeministri rekej t\u00eb lante duart duke th\u00ebn\u00eb se kjo nuk qe nj\u00eb pun\u00eb e tij, por e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb parim, si logjik\u00eb formale kjo duket perfekte. Askush nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrhyje n\u00eb pun\u00ebt e prokuroris\u00eb dhe gjykatave, e aq m\u00eb pak k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e kan\u00eb autoritete t\u00eb huaja nga vendi fqinj\u00eb. Por, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb ndryshe dhe k\u00ebt\u00eb e din\u00eb, si n\u00eb Tiran\u00eb, po ashtu edhe n\u00eb Athin\u00eb. Burgosja e Fredi Belerit \u00ebsht\u00eb politike dhe ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me urdh\u00ebr nga lart. Ka shum\u00eb fakte q\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Dosja policore ndaj tij u hap vet\u00ebm dy dit\u00eb pas mitingut t\u00eb PS-n\u00eb Himar\u00eb, kur kryeministri e sulmoi me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb padenj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb halabak. Ai qe nj\u00eb makinacion i forcave operacionale, q\u00eb p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb ngritur kurthin, nj\u00eb t\u00eb infiltruar t\u00eb policis\u00eb. Ai u ndalua n\u00eb kushtet e flagranc\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte duke dal\u00eb nga kafeneja. Megjith\u00ebse gjith\u00e7ka ndodhte ishte n\u00eb mbikqyrje me kamera dhe nga nj\u00eb mori agjent\u00ebsh, ata nuk arrit\u00ebn dot ta provojn\u00eb me pamje dh\u00ebnien e parave p\u00ebr blerje votash. Kur t\u00eb gjith\u00eb e dinin se krimet zgjedhore i takojn\u00eb SPAK-ut, \u00e7\u00ebshtja u \u00e7ua n\u00eb prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs dhe vendimin e burgosjes e mori po gjykata e k\u00ebtij qyteti dhe jo ajo e posat\u00e7me.<\/p>\n<p>Pra, nuk duhet shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb makinacion t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb regjim autokratik, q\u00eb i lejon vetes t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb brutalisht n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb zgjedhore. Dhe po ti shtosh k\u00ebtyre fakteve edhe sfondin e fushat\u00ebs denigruese q\u00eb zhvilloi vet\u00eb Edi Rama, n\u00ebp\u00ebr studio televizive, kund\u00ebr kandidatit minoritar, nuk ka m\u00eb dyshime se dora e kujt fshihet pas gjith\u00eb k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Prandaj, alibit\u00eb se ishte merit\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb kapi blerjen e votave nga Beleri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs drejt\u00ebsi, nuk i ra asgj\u00eb n\u00eb sy p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebri PSD e Tom Doshit, jan\u00eb qesharake.<\/p>\n<p>Edhe diplomat\u00ebt edhe politikan\u00ebt greke q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb lirimin pa kushte t\u00eb t\u00eb burgosurit, i din\u00eb fare mir\u00eb k\u00ebto. Dhe po ti shtosh k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete edhe nacionalizmin fanatik q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virus i p\u00ebrhapur n\u00eb diplomacin\u00eb greke, ndjeshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb ndaj atavizmave etnike t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb shkuara, fanatizmin e pa negociuesh\u00ebm n\u00eb mbrojten e hapsirave grekofone, situata rrezikon t\u00eb b\u00ebhte shqet\u00ebuese. Nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e kemi p\u00ebrjetuar n\u00eb koh\u00ebn kur Berisha arrestoi, pak a shum\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, pes\u00eb eksponent\u00eb t\u00eb minoritetit grek. Pasojat qen\u00eb aq traumatike sa edhe sot e gjith\u00eb dit\u00ebn jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb se rr\u00ebzimi i ish presidentit n\u00eb \u201897, pati n\u00eb gjenez\u00eb lobimin e fort\u00eb t\u00eb Athin\u00ebs. Natyrisht prej at\u00ebhere gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar. Pesha dhe roli i Athin\u00ebs \u00ebsht\u00eb mpakur nd\u00ebrsa  fuqia financiare dhe lobuese e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ndryshme nga ajo e fillim viteve \u201890. Por ama nj\u00eb gj\u00eb mbetet. Autoritetet greke, ashtu sikurse d\u00ebshmoi edhe protesta e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs n\u00eb Himarr\u00eb, e kan\u00eb marr\u00eb me inat dosjen Beleri. Fakti se n\u00eb kryesin\u00eb e Komisionit Europian po flitet p\u00ebr pengimin e p\u00ebrparimit t\u00eb vendit drejt BE, apo se n\u00eb senatin amerikan jan\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebra p\u00ebr shkeljen e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nga autoritetet e Tiran\u00ebs, jan\u00eb vet\u00ebm shenjat e para.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr arsyet e veta per\u00ebndimi e ka toleruar regjimin gjithnj\u00eb e m\u00eb autokratik t\u00eb Ram\u00ebs. Por dosja Beleri dhe k\u00ebmb\u00ebngulja ballkanike deri n\u00eb fiksim e Athin\u00ebs me t\u00eb, mund t\u2019i ndryshojn\u00eb gj\u00ebrat. Kjo afer\u00eb rezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb lakmues p\u00ebr t\u00eb testuar ato p\u00ebr t\u00eb cilat komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar deri m\u00eb tani ka heshtur: m\u00ebyr\u00ebn si \u00ebsht\u00eb kapur dhe politizuar drejt\u00ebsia dhe fars\u00ebn e zgjedhjeve, gjoja demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr interesa krejt\u00ebsisht t\u00eb ngushta t\u00eb saj, q\u00eb s\u2019jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, Greqia mund t\u00eb provokoj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht nj\u00eb debat q\u00eb zbulon dy k\u00ebmb\u00ebt prej argjili ku mb\u00ebshtetet pushteti autokratik i Ram\u00ebs. Prandaj, ndon\u00ebse e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete nj\u00eb pjes\u00eb populiste q\u00eb e mb\u00ebshtet n\u00eb \u201cplasjen n\u00eb burg t\u00eb grekut t\u00eb posht\u00ebr\u201d, Rama po shqet\u00ebsohet nga k\u00ebmb\u00ebngulja e Athin\u00ebs. Ai e ndjen se ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur sesa p\u00ebr t\u00eb fituar nga kjo p\u00ebrplasje. Ai e kupton se inati grek mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si pasqyr\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet e pushtetit t\u00eb tij. Duke ditur k\u00ebt\u00eb ai u mundua t\u00eb qet\u00ebsoj\u00eb ujrat me botimin e nj\u00eb letre t\u00eb hapur. Por fatkeqsisht, alibin\u00eb qesharake se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, se beson dot askush.\/ Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati Edi Rama gjendet i mb\u00ebrthyer n\u00eb mors\u00ebn e dy t\u00eb v\u00ebrtetave, fal\u00eb vendimit personal p\u00ebr ta burgosur kandidatin e bashkis\u00eb Himar\u00eb, Fredi Beleri, pak dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 14 majit. Nga nj\u00ebra an\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se fiton pik\u00eb te ajo pjes\u00eb e shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk i honeps dot ata q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":327450,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329430","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329430"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329430\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329431,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329430\/revisions\/329431"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/327450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}