{"id":329531,"date":"2023-08-17T11:47:06","date_gmt":"2023-08-17T09:47:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329531"},"modified":"2023-08-17T11:47:06","modified_gmt":"2023-08-17T09:47:06","slug":"genc-pollo-si-fredi-beleri-rama-mund-te-arrestoje-edhe-sali-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/genc-pollo-si-fredi-beleri-rama-mund-te-arrestoje-edhe-sali-berishen\/","title":{"rendered":"Genc Pollo: Si Fredi Beleri, Rama mund t\u00eb arrestoj\u00eb edhe Sali Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Genc Pollok a b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkrim tip opinion p\u00ebr arrestimin e Fredi Belerit. Arrestim, q\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb \u201cFoltore\u201d, e konsideron skandal.<\/p>\n<p>Madje arrin deri aty sa e quant \u00eb burgosur politik.<\/p>\n<p>Sipas Pollos, Edi Rama nes\u00ebr mund t\u00eb arrestoj\u00eb edhe kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse Rama, pa hasur probleme, mund t\u2019a arrestoj\u00eb Belerin e t\u2019a shkarkoj\u00eb si kryetar bashkie, asgj\u00eb nuk do ta pengoj\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin truk me kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet parlamentaret\u00eb radh\u00ebs n\u00ebse ky i fundit do t\u00eb kryesoj\u00eb n\u00eb sondazhe.<\/p>\n<p>Prandaj precedenti Beleri meriton m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje dhe angazhim se sa ka marr\u00eb deri sot. Dhe n\u00eb protest\u00ebn e himariot\u00ebve pro kryebashkiakut t\u00eb tyre nuk lipsej t\u00eb mungonin titullar\u00ebt e opozit\u00ebs politike\u201d, shkruan Pollo.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb i Pollos<\/p>\n<p>P\u00ebrkufizimi standard i t\u00eb burgosurit politik \u00ebsht\u00eb \u201cDikush q\u00eb e burgosin p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij politike. Veprimtaria politike nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb arsyeja zyrtare e burgosjes\u201d. Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkufizim Shqip\u00ebria sot e ka nj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Fredi Belerin, i cili n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti kandidoi p\u00ebr kryebashkiak t\u00eb Himar\u00ebs i mb\u00ebshtetur nga opozita, i p\u00ebrshtatet shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrkufizimi. Mediat jan\u00eb plot me deklarata e replika t\u00eb qeveritar\u00ebve grek\u00eb e shqiptar\u00eb q\u00eb p\u00ebrmendin emrin e tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, paraqitja mediatike e rastit Beleri si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dypal\u00ebshe shqiptaro-greke \u00ebsht\u00eb keqorientuese: \u00e7\u00ebshtja Beleri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz i t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut (habeas corpus), i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe i demokracis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pavar\u00ebsisht n\u00ebse p\u00ebr t\u00eb interesohet ose nuk interesohet Greqia apo Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Beleri ishte si kandidati sfidues i kryebashkiakut socialist dhe kryesonte qaratazi n\u00eb sondazhet e opinionit n\u00eb Himar\u00ebs. Kjo ishte mesa duket arsyeja pse Edi Rama e sulmoi at\u00eb personalisht dhe vrazhd\u00eb, si asnj\u00eb kandidat tjet\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs. Megjithat\u00eb Beleri vazhdoi t\u00eb kryesonte dhe p\u00ebrfundimisht e fitoi gar\u00ebn. Ai m\u00ebsoi p\u00ebr fitoren e tij n\u00eb nj\u00eb qeli burgu.<\/p>\n<p>Beleri u arrestua me akuz\u00ebn e blerjes s\u00eb vot\u00ebs. N\u00eb dekad\u00ebn e fundit, blerja e votave \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb gangren\u00eb n\u00eb zgjedhjet shqiptare dhe n\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm sipas raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb monitorimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb OSBE-s\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se blerja e votave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb specialitet i partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr shkak t\u00eb parave t\u00eb publike t\u00eb grumbulluara dhe t\u00eb ardhurave nga kriminaliteti. Opozita \u00ebsht\u00eb margjinalizuar, madje edhe e privuar nga instrumentat ligjore rutin\u00eb (financimi i fushat\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb administrimin e votimit) p\u00ebrmes marifeteve administrative.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, asnj\u00eb kandidat i partis\u00eb n\u00eb pushtet nuk \u00ebsht\u00eb hetuar aq m\u00eb pak t\u00eb arrestuar apo paditur p\u00ebr akuza t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Arrestimi i Belerit ndodhi mbasi policia pajtoi nj\u00eb person me pre\u00e7edent\u00eb penal\u00eb i cili i premtoi se do t\u00eb gozhdonte Belerin p\u00ebr blerje votash (policia nuk e p\u00ebrdori nj\u00eb teknik\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pavar\u00ebsisht provave t\u00eb shumta). Aktakuza e paraqitur nuk tregon asnj\u00eb nd\u00ebrveprim mes Belerit dhe \u201cpersonit t\u00eb infiltruar\u201d.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb procesi policor\/prokuror\/gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb shenjuar nga shkelje t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Beleri ndodhet ende n\u00eb paraburgim, nd\u00ebrsa bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij, q\u00eb pati nj\u00eb takim me t\u00eb infiltruarin policor \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb i lir\u00eb. Sipas ligjit, Beleri duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb betimin p\u00ebr kryetar bashkie brenda tre muajve nga zgjedhjet. Ai nuk mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg dhe gjykimi n\u00eb themel i \u00e7\u00ebshtjes mund t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit. Rama duket se synon anulimin dhe p\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve n\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb arsye pse Rama u investua personalisht n\u00eb nj\u00eb sjellje kaq t\u00eb rrezikshme duke shkelur normat ligjore dhe demokratike q\u00eb ai nuk i kishte shkelur ende (dmth. arrestimin e kandidat\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs gjat\u00eb fushat\u00ebs). Shpjegimi i qart\u00eb \u00ebsht\u00eb qasja e bab\u00ebzitur ndaj zhvillimit t\u00eb bregdetit t\u00eb detit Jon me Himar\u00ebn q\u00eb administron pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb lakmuar t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup oligark\u00ebsh rreth Ram\u00ebs e kan\u00eb ndar\u00eb mendjen p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer tok\u00ebn (plazhet dhe shpatet e kodrave) q\u00eb i p\u00ebrket normalisht banor\u00ebve vendas p\u00ebr t\u00eb zhvilluar resorte turistike. Ata p\u00ebrdorin agjencit\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb detyruar pronar\u00ebt t\u00eb shesin trojet p\u00ebr nj\u00eb kafshat\u00eb goje. Ka pasur raste t\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb tok\u00ebs p\u00ebrmes zyrtar\u00ebve t\u00eb kadastr\u00ebs duke falsifikuar dokumentet e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ministrja e Jashtme e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb nj\u00eb skandal (korrupsion ose konflikt interesi) teksa ka p\u00ebrdorur burimet shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb favorizuar investimet e familjes n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Himar\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica parlamentare po bllokon hetimin e opozit\u00ebs dhe po injoron vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Beleri ishte zotuar vazhdimisht se do t\u00eb p\u00ebrdorte pushtetin e kryebashkiakut p\u00ebr t\u00eb penguar praktika t\u00eb tilla grabitqare dhe korruptive. Duke pasur parasysh kompetencat bashkiake n\u00eb planifikimin urban, ai do t\u00eb kishte kompetenca dhe mjete p\u00ebr t\u2019a mbajtur k\u00ebt\u00eb premtim. Kryebashkiaku socialist p\u00ebrkundrazi i ka p\u00ebrmbushur p\u00ebrher\u00eb d\u00ebshirat e qeveris\u00eb Rama dhe oligark\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Beleri \u00ebsht\u00eb me shtet\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb, ka pasur protesta sistematike greke duke filluar me kryeministrin Mitsotakis q\u00eb nga dita e arrestimit t\u00eb tij. Kjo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb Rama t\u00eb gjegjet me tirada \u201cpatriotike\u201d kund\u00ebr \u201cnd\u00ebrhyrjes greke\u201d. Megjithat\u00eb, p\u00ebrpara fushat\u00ebs lokale, Mitsotakis vizitoi bashkit\u00eb e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut i shoq\u00ebruar vet\u00ebm nga Rama dhe zyrtar\u00eb socialist\u00eb. Kjo p\u00ebrkrahje mori \u201cshp\u00ebrblimin e merituar\u201d duke arrestuar Belerin.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian m\u00eb 11 korrik 2023, n\u00eb rezolut\u00ebn e miratuar me konsensus p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: \u201c\u2026shpreh shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr arrestimin e kryetarit t\u00eb ri t\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb, Fredi Beleri, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve bashkiake t\u00eb majit; ky arrestim c\u00ebnon prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb dhe parandalon kryebashkiakun e zgjedhur q\u00eb t\u00eb marr\u00eb ofiqin pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e k\u00ebsaj dite; n\u00ebnvizon se kjo \u00e7\u00ebshtje lidhet me respektimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb drejtave themelore, \u00e7\u00ebshtjen e zvarritur t\u00eb pronave \u2026 n\u00eb zon\u00ebn e bashkis\u00eb dhe me akuzat p\u00ebr interferenca nga shteti\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian ka heshtur deri m\u00eb tani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebrve\u00e7se ka th\u00ebn\u00eb se po monitorojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore. N\u00ebnkryetari i tij Margaritis Schinas ka b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb mprehta, por ato duket se jan\u00eb n\u00eb linj\u00eb me njoftimet p\u00ebr shtyp t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb grek\u00eb. Megjithat\u00eb, Komisioni ka shprehur shqet\u00ebsim p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme n\u00eb vende t\u00eb larg\u00ebta q\u00eb nuk jan\u00eb (nuk mund t\u00eb jen\u00eb) kandidat\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE. N\u00eb qasjen e tyre formaliste, ata nuk duhet t\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb shtet kandidat deri n\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. Q\u00eb presupozon nj\u00eb gjyq\u00ebsor q\u00eb funksionon normalisht. Kjo p\u00ebrshtatet n\u00eb narrativ\u00ebn e Komisionit p\u00ebr \u201cprogresin e vazhduesh\u00ebm\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si vend kandidat, pavar\u00ebsisht shk\u00ebputjes s\u00eb k\u00ebsaj narrative nga realiteti.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja Beleri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb let\u00ebr lakmusi. Jo thjesht p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Greqin\u00eb apo p\u00ebr avancimin e saj drejt Bashkimit Europian, por kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb testoj\u00eb shkall\u00ebn e tolerimit t\u00eb arbitraritetit nga nj\u00eb sundimtar autoritar q\u00eb ka p\u00ebrqendruar dhe personalizuar pushtetin qeveritar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse Rama, pa hasur probleme, mund t\u2019a arrestoj\u00eb Belerin e t\u2019a shkarkoj\u00eb si kryetar bashkie, asgj\u00eb nuk do ta pengoj\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin truk me kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet parlamentaret\u00eb radh\u00ebs n\u00ebse ky i fundit do t\u00eb kryesoj\u00eb n\u00eb sondazhe.<\/p>\n<p>Prandaj precedenti Beleri meriton m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje dhe angazhim se sa ka marr\u00eb deri sot. Dhe n\u00eb protest\u00ebn e himariot\u00ebve pro kryebashkiakut t\u00eb tyre nuk lipsej t\u00eb mungonin titullar\u00ebt e opozit\u00ebs politike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Genc Pollok a b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkrim tip opinion p\u00ebr arrestimin e Fredi Belerit. Arrestim, q\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb \u201cFoltore\u201d, e konsideron skandal. Madje arrin deri aty sa e quant \u00eb burgosur politik. Sipas Pollos, Edi Rama nes\u00ebr mund t\u00eb arrestoj\u00eb edhe kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs. \u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse Rama, pa hasur probleme, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":329532,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329531","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329531"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329531\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329533,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329531\/revisions\/329533"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/329532"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}