{"id":329743,"date":"2023-08-21T11:58:42","date_gmt":"2023-08-21T09:58:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329743"},"modified":"2023-08-21T11:58:42","modified_gmt":"2023-08-21T09:58:42","slug":"artan-fuga-per-darken-e-mitsotakis-presidenti-begaj-nuk-mund-te-perdorej-si-kale-troje-por-pergjigjja-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/artan-fuga-per-darken-e-mitsotakis-presidenti-begaj-nuk-mund-te-perdorej-si-kale-troje-por-pergjigjja-e-tij\/","title":{"rendered":"Artan Fuga p\u00ebr dark\u00ebn e Mitsotakis: Presidenti Begaj nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorej si Kal\u00eb Troje, por p\u00ebrgjigjja e tij\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Akademiku Artan Fuga e ka cil\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb refuzimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Bajram Begaj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dark\u00ebn e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Fuga analizon \u00e7\u00ebshtjen dhe arsyet e q\u00ebndrimit t\u00eb pal\u00ebs shqiptare lidhur me k\u00ebt\u00eb samit ku do t\u00eb marrin pjes\u00eb dhe Von der Leyen dhe Charls Michel.<\/p>\n<p>P\u00ebr Fug\u00ebn, Presidenti Bajram Begaj b\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk vajti n\u00eb Athin\u00eb sonte, pasi ftesa ishte me spec.<\/p>\n<p>Sipas tij, ftesa greke k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb anashkalonte kryeministrin shqiptar dhe duke mos e pranuar ftes\u00ebn p\u00ebr zotin Begaj, e b\u00ebn q\u00eb Presidenti t\u00eb mos p\u00ebrdoret si Kal\u00eb Troje, pra si mjet p\u00ebr t\u00eb evituar kryeministrin shqiptar.<\/p>\n<p><strong>POSTIMI I PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Sh\u00ebnim!<\/p>\n<p>Presidenti Bajram Begaj nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorej si Kal\u00eb Troje!<\/p>\n<p>Sigurisht nuk mund t\u00eb pranonte t\u00eb shkonte n\u00eb takimin e Athin\u00ebs, i ftuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provokuar kryeministrin e tij!<\/p>\n<p>N\u00eb dy a tre dit\u00eb e fundit n\u00eb media, rrjete sociale, si edhe n\u00eb deklarata politikan\u00ebsh, sigurisht edhe n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e shum\u00eb influencuesve t\u00eb opinionit publik ka z\u00ebn\u00eb vend ftesa q\u00eb kryeministri Micotaqis i ka b\u00ebr\u00eb Presidentit Bajram Begaj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb informale n\u00eb Athin\u00eb, ku do t\u00eb diskutohet p\u00ebr perspektivat evropiane t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se ftesa e b\u00ebr\u00eb, e cila n\u00eb kushte t\u00eb tjera do t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e bukur dhe shum\u00eb e vlefshme, v\u00ebmendjen e zuri fakti q\u00eb Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, zoti Bajram Begaj, e refuzoi ftes\u00ebn, gjoja diplomatikisht. Tha se nuk do t\u00eb merrte pjes\u00eb meq\u00eb kishte planifikuar p\u00ebr sot n\u00eb dark\u00eb nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme!!!<\/p>\n<p>Besoj se sh\u00ebrbimet e Presidenc\u00ebs shqiptare do ta ken\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, pasi shpik\u00ebn k\u00ebt\u00eb pretekst, t\u2019i gjejn\u00eb sonte ndonj\u00eb veprimtari kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme Presidentit, sa t\u00eb justifikohet mungesa e tij n\u00eb dark\u00ebn n\u00eb Athin\u00eb. Nuk besoj se do ta gjejn\u00eb dot sado ta vrasin mendjen. \u00c7far\u00eb gj\u00ebje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mund t\u00eb kishte sonte Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb sa t\u00eb mos shkonte dot n\u00eb nj\u00eb takim ku ve\u00e7 drejtuesve t\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit, \u00ebsht\u00eb edhe drejtuesja e Bashkimit Evropian, pra pjes\u00ebmarrja n\u00eb nj\u00eb takim kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Nga kjo pik\u00ebpamje, n\u00ebse p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pretekst, pra nj\u00eb arsye e gjetur diplomatike p\u00ebr t\u00eb mos vajtur pa e th\u00ebn\u00eb tro\u00e7 se p\u00ebrse nuk vij, mendoj se duhej gjetur di\u00e7ka tjet\u00ebr, m\u00eb e zgjuar, m\u00eb e men\u00e7ur, m\u00eb e p\u00ebrpunuar, dhe jo nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb gjithsesi nuk i sh\u00ebrben reputacionit t\u00eb Presidentit ton\u00eb p\u00ebrpara partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe ballkanik\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk po ndalem te ftesa p\u00ebr zotin Kurti, kryeministrin e Kosov\u00ebs, q\u00eb sigurisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb pozitive. Un\u00eb besoj se ai do t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb besnik ides\u00eb s\u00eb tij se p\u00ebr Kosov\u00ebn, perspektiva evropiane kalon nga hapi kryesor: Njohja e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia! Ndryshe do t\u00eb kishte refuzuar t\u00eb pinte uzo t\u00eb shijshme greke sot sikurse b\u00ebri me nism\u00ebn e d\u00ebshtuar t\u00eb kryeministrit Rama p\u00ebr Ballkanin e Hapur ku nuk pranoi t\u00eb pinte shlivovic\u00eb. Pra, nuk do t\u00eb duhej edhe ai t\u00eb kishte marr\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam ndonj\u00eb fans i padiskutuesh\u00ebm i Presidentit Bajram Begaj, por nuk jam dakord q\u00eb t\u00eb kritikohet ai se p\u00ebrse nuk vajti n\u00eb dark\u00ebn e sotme q\u00eb ve\u00e7 tjerash besoj se do t\u00eb jet\u00eb e shijshme, n\u00ebn tingujt e muzik\u00ebs greke, me tzatziqis, ver\u00eb t\u00eb zgjedhur, e gjith\u00eb t\u00eb mirat e Zotit! Kur Shqip\u00ebria tenton hapje, ka q\u00eb e kritikojn\u00eb se p\u00ebrse u hap, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo hapje, ku \u00ebsht\u00eb patriotizmi? Kur Shqip\u00ebria nuk hapet aq sa e do nj\u00ebri apo tjetri, ka q\u00eb thon\u00eb: Po izolohemi!<\/p>\n<p>Mos i ngjajm\u00eb opozit\u00ebs italiane tani q\u00eb merret se kush i pagoi 80 eurot te restorant Guva n\u00eb Berat! Ambasadori italian apo zonja Meloni!<\/p>\n<p>Presidenti Bajram Begaj b\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk vajti n\u00eb Athin\u00eb sonte, sado politika greke \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb Ballkanit. Sado jemi dy vend miq me interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Sado ne duhet t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrqasje shum\u00eb miq\u00ebsore, por dinjitoze, ndaj Greqis\u00eb fqinje!<\/p>\n<p>Por, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb ftesa ishte me spec, madje me spec djeg\u00ebs. Nuk kishte uzo sado t\u00eb past\u00ebr q\u00eb e ekuilibronte djeg\u00ebsir\u00ebn e specit t\u00eb kuq!<\/p>\n<p>Miqt\u00eb tan\u00eb grek\u00eb, n\u00eb e kishin seriozisht ftes\u00ebn ndaj nesh, duhej t\u00eb kishin ftuar kryeministrin Rama, jo Presidentin Begaj! Nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e tyre q\u00eb te ne Presidenti n\u00eb politik\u00ebn e jashtme \u00ebsht\u00eb pothuajse nj\u00eb spektator formal, se politika e jashtme sikurse e brendshmja \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Edit Ram\u00ebs. A \u00ebsht\u00eb mir\u00eb apo keq, apo shum\u00eb keq, kjo gj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e protokollit t\u00eb Presidenc\u00ebs greke! Ata e din\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, pra duhej ta respektonin. Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ftes\u00ebn e b\u00ebn kryeministri grek, zoti Micotaqis, pra atij i takonte t\u00eb ftonte homologun e tij shqiptar, jo nj\u00eb rang m\u00eb sip\u00ebr se i tij. Shtoj se edhe nga vendet e tjera t\u00eb Ballkanit \u00ebsht\u00eb ftuar ose kryeministri, ose Presidenti, sikurse ai serb, po nj\u00eb President q\u00eb ka realisht frenat e pushtetit n\u00eb dor\u00eb!<\/p>\n<p>Pra, ftesa greke k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb anashkalonte kryeministrin shqiptar! Mua nuk m\u00eb b\u00ebhet von\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse nuk ka pik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie nj\u00eb dark\u00eb informale n\u00eb Athin\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr e kuptoj protokollin shqiptar q\u00eb duke mos e pranuar ftes\u00ebn p\u00ebr zotin Begaj, sigurisht e b\u00ebn q\u00eb Presidenti t\u00eb mos p\u00ebrdoret si Kal\u00eb Troje, pra si mjet p\u00ebr t\u00eb evituar kryeministrin shqiptar.<\/p>\n<p>Pse \u00ebsht\u00eb evituar kryeministri? Mbase \u00e7\u00ebshtja Beleri, nj\u00eb absurditet politik, sigurisht, mbase edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb un\u00eb kam vet\u00ebm hipoteza dhe nuk dua ta prek k\u00ebtu. Por, loja duket qart\u00eb. Ishte nj\u00eb presion ndaj kryeministrit Rama!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb optik\u00eb, Presidenti Bajram Begaj b\u00ebri mir\u00eb q\u00eb nuk shkoi, ndon\u00ebse p\u00ebrgjigja q\u00eb dhan\u00eb sh\u00ebrbimet e tij nuk e nderon aspak. B\u00ebri mir\u00eb jo p\u00ebr solidaritet me kryeministrin, por p\u00ebr veten e vet. Si do t\u00eb merrte pjes\u00eb ai n\u00eb at\u00eb dark\u00eb, kur t\u00eb gjith\u00eb do ta shihnin me ironi dhe buz\u00ebqeshje tall\u00ebse duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohej se aty ai ishte si hologram\u00eb e kryeministrit t\u00eb evituar Rama. Nuk do t\u00eb ishte ve\u00e7se qenia n\u00eb munges\u00eb e Edi Ram\u00ebs e k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vullnetshme nga i zoti i sht\u00ebpis\u00eb! Nuk do t\u00eb ishte ve\u00e7se nj\u00eb karrige bosh!<\/p>\n<p>Do t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb dark\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb!<\/p>\n<p>Ai mbrojti edhe reputacionin e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb sigurisht nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb trajtohet si lod\u00ebr protokollesh, qoft\u00eb edhe prej miqve tan\u00eb t\u00eb nderuar grek\u00eb!<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrs\u00ebri, them se p\u00ebrgjigja e Presidentit p\u00ebr refuzimin e ftes\u00ebs ishte e gabuar. Nuk hahet.<\/p>\n<p>Do t\u00eb preferoja q\u00eb Presidenti me etiket\u00eb dhe diplomaci t\u00eb jepte nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se p\u00ebrse nuk shkon n\u00eb Athin\u00eb sonte! Nuk mund t\u00eb vazhdohet k\u00ebshtu pa folur, apo me p\u00ebrgjigje q\u00eb e ulin reputacionin e tij n\u00eb publik dhe n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Se edhe p\u00ebr ardhjen e ish-presidentit Klinton, u tha se Presidenti kishte qen\u00eb pa qejf!!!<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb p\u00ebrgjigjeje! K\u00ebshtu do t\u00eb vazhdojm\u00eb me p\u00ebrgjigje prej gjasme!<\/p>\n<p>Kush e pengon Presidentin t\u00eb flas\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur?<\/p>\n<p>Pse nuk jep arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb veprimeve t\u00eb veta?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb delikate, shum\u00eb delikate!<\/p>\n<p>Sa mund t\u00eb vazhdohet k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Me p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u00eb cilat t\u00eb gjith\u00eb qeshin dhe flasin pas krah\u00ebve me ironit\u00eb e tyre t\u00eb hidh\u00ebta!<\/p>\n<p>Prandaj k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb problemi. Un\u00eb mendoj se Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb kujdes q\u00eb ta ngrej\u00eb reputacionin e tij, jo me deklarata q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se jan\u00eb pretekste. Ndryshe n\u00eb vend t\u00eb trajtohet si President edhe nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, mund ta thellojn\u00eb k\u00ebt\u00eb skandal q\u00eb ndodhi: Pra, ta trajtojn\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb evituar kryeministrin e Tij! Aq m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb tentativ\u00eb ftese, sepse dhe vet\u00eb ftuesi e dinte q\u00eb ftesa do t\u00eb refuzohej!<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb kapur kok\u00ebn me duar, pastaj!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akademiku Artan Fuga e ka cil\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb refuzimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Bajram Begaj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dark\u00ebn e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Athin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Fuga analizon \u00e7\u00ebshtjen dhe arsyet e q\u00ebndrimit t\u00eb pal\u00ebs shqiptare lidhur me k\u00ebt\u00eb samit ku do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":315290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329743","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329743","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329743"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329743\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329744,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329743\/revisions\/329744"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/315290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329743"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329743"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329743"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}