{"id":329770,"date":"2023-08-21T15:29:19","date_gmt":"2023-08-21T13:29:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329770"},"modified":"2023-08-21T15:29:19","modified_gmt":"2023-08-21T13:29:19","slug":"krimi-dhe-mashtrimi-si-semundje-mendore-te-politikes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/krimi-dhe-mashtrimi-si-semundje-mendore-te-politikes-shqiptare\/","title":{"rendered":"Krimi dhe mashtrimi si s\u00ebmundje mendore t\u00eb politik\u00ebs shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ergys M\u00ebrtiri<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga efektet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb krimit \u00ebsht\u00eb brend\u00ebsimi i tij n\u00eb psikik\u00ebn e njeriut dhe shoq\u00ebris\u00eb. Efekti dhe pasojat e k\u00ebsaj jan\u00eb t\u00eb thella dhe afatgjata.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrvojat n\u00eb burgje, psikolog\u00ebt thon\u00eb shpesh se kriminel\u00ebt thuajse asnj\u00ebher\u00eb nuk e njohin veten p\u00ebr t\u00eb till\u00eb. Ata gjithmon\u00eb mendojn\u00eb se krimet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, ose veprime t\u00eb drejta, ose thjesht rrjedhoja t\u00eb rrethanave t\u00eb caktuara, por zor se ata t\u00eb pranojn\u00eb se ato lidhen me qenien e tyre kriminale.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb k\u00ebto rsate \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces brend\u00ebsimi i krimit i cili b\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrgjegjia t\u00eb transformohet p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb atij vend. N\u00eb k\u00ebto kushte njeriu p\u00ebrpunon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb bindjesh dhe justifikimesh n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave e rehabiliton krimin brenda nd\u00ebrgjegjes s\u00eb vet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, krimi d\u00ebmton edhe vet\u00eb psikik\u00ebn e atij q\u00eb e kryen. Ai b\u00ebhet nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb \u00e7rregullon sh\u00ebndetin mendor t\u00eb atij q\u00eb e ushtron.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, krimi \u00ebsht\u00eb brend\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb n\u00eb 50 vite diktatur\u00eb t\u00eb mbushur me dhun\u00eb dhe terror. Ndoshta pasoja m\u00eb e keqe e diktatur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht numri i madh i viktimave dhe eg\u00ebrsia e pushtetit ndaj tyre, por rehabilitimi q\u00eb ky pushtet i ka b\u00ebr\u00eb atij n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e shoq\u00ebris\u00eb. E gjith\u00eb fuqia propagandistike e diktatur\u00ebs, duke filluar nga kinemaja, let\u00ebrsia, arti, kultura, media e deri tek shkollat apo nd\u00ebrmarrjet, ka fark\u00ebtuar natyralizimin e krimit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, efektet e t\u00eb cilit vazhdojn\u00eb edhe sot. Fakti q\u00eb kjo shoq\u00ebri nuk u ngrit kurr\u00eb seriozisht t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb krimet e s\u00eb shkuar\u00ebs dhe fakti q\u00eb sot ajo nuk reagon moralisht ndaj kriminel\u00ebve ordiner\u00eb e politik\u00eb, por priret ti justifikoj\u00eb, e madje shpesh edhe ti respektoj\u00eb ata, tregon nivelin e lart\u00eb t\u00eb infektimit q\u00eb ka prodhuar indoktrinimi komunist.<\/p>\n<p>Duke analizuar nj\u00eb funksionar nazist t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime ndaj hebrenjve, Hannah Arendt v\u00ebren se si ai e kish brend\u00ebsuar g\u00ebnjeshtr\u00ebn kur flitej p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb shfarosjen e hebrenjve. Shoq\u00ebria ku ai kish jetuar e kish fark\u00ebtuar g\u00ebnjeshtr\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tij dhe ai nuk njihte t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr. Shoq\u00ebria naziste prodhoi logjik\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs g\u00ebnjeshtra i ndihmonte asaj t\u00eb mbrohej nga e v\u00ebrteta, \u00e7far\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur justifikimin e zhdukjes s\u00eb miliona njer\u00ebzve. Zakoni p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer veten ishte b\u00ebr\u00eb aq i r\u00ebndom\u00ebt si nj\u00eb parakusht moral p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, sa edhe pas 20 vjet\u00ebsh, kur po zhvillohej gjyqi, mashtrimi kishte mbetur pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e karakterit gjerman. E gjith\u00eb kjo reflektonte armosfer\u00ebn e g\u00ebnjeshtr\u00ebs sistematike q\u00eb p\u00ebrshkonte regjimin e Rajhut t\u00eb Tret\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo atmosfer\u00eb mashtrimi si instrument mbijetese gjendet tragjikisht e pranishme kudo n\u00eb politik\u00ebn shqiptare sot, krahas brend\u00ebsimit t\u00eb dhun\u00ebs, krimit dhe korrupsionit. Turmat e militant\u00ebve q\u00eb mbrojn\u00eb horrll\u00ebqet e lider\u00ebve t\u00eb tyre, q\u00eb nuk pranojn\u00eb faktet por shtremb\u00ebrojn\u00eb me vet\u00ebdije t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, jan\u00eb simptomat e t\u00eb jetuarit si qenie t\u00eb deformuara n\u00eb karakter nga kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e presionit moral t\u00eb ardhur nga korruptimi i thell\u00eb ku jan\u00eb zhytur forcat politike, p\u00ebrkrah\u00ebsit e verb\u00ebr t\u00eb tyre ndjejn\u00eb nevoj\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sforcime t\u00eb m\u00ebdha logjike p\u00ebr t\u00eb shtremb\u00ebruar faktet e hidhura me t\u00eb cilat p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb. Ata detyrohen ta ekzagjerojn\u00eb deri n\u00eb grotesk shtremb\u00ebrimin e fakteve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lider\u00ebt e tyre, t\u00eb kapur vazhdimisht n\u00ebp\u00ebr skandale. Mashtrimi b\u00ebhet k\u00ebshtu domosdoshm\u00ebrisht pjes\u00eb e karakterit t\u00eb militantit si instrument i pashmangsh\u00ebm p\u00ebr mbijetes\u00ebn e tij si qenie politike, n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb legjitimuar nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb e ka humbur d\u00ebshp\u00ebrimisht moralin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse shohim socialist\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mbrojn\u00eb Fatos Nanon apo Edi Ram\u00ebn, edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb ata nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr vendin e tyre, duke pranuar t\u00eb mos ken\u00eb as buk\u00eb, as uj\u00eb e drita n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb solidaritetit politik, apo edhe demokrat\u00eb q\u00eb mbrojn\u00eb me zell e histeri Sali Berish\u00ebn edhe kur shpallet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht non grata, e madje edhe kur dalin qartazi skandale q\u00eb tregojn\u00eb biznese t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Militantizmi i verb\u00ebr, i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ndaj forcave politike kaq t\u00eb korruptuara, korrupton vet\u00ebdijen e vet\u00eb militant\u00ebve duke brend\u00ebsuar masivisht tek ata krimin, korrupsionin, mashtrimin. Si mend\u00ebsi t\u00eb trash\u00ebguara nga komunizmi ato fortifikohen n\u00eb kushtet e nj\u00eb politike tribale, konfliktuale e korruptive si ajo postkomuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, duke u b\u00ebr\u00eb hermetike e agresive. Politika e mb\u00ebrthyer n\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb tilla, e barrikadon jet\u00ebn politike n\u00eb nj\u00eb konfliktualitet, p\u00ebrtej nevojave t\u00eb vendit apo qytetar\u00ebve, duke e mbyllur at\u00eb n\u00eb interesat e luft\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl midis pal\u00ebve q\u00eb vret \u00e7do lloj shansi p\u00ebr t\u00eb krijuar frym\u00eb dhe potencial t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr zhvillim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ergys M\u00ebrtiri Nj\u00eb nga efektet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb krimit \u00ebsht\u00eb brend\u00ebsimi i tij n\u00eb psikik\u00ebn e njeriut dhe shoq\u00ebris\u00eb. Efekti dhe pasojat e k\u00ebsaj jan\u00eb t\u00eb thella dhe afatgjata. Nga p\u00ebrvojat n\u00eb burgje, psikolog\u00ebt thon\u00eb shpesh se kriminel\u00ebt thuajse asnj\u00ebher\u00eb nuk e njohin veten p\u00ebr t\u00eb till\u00eb. Ata gjithmon\u00eb mendojn\u00eb se krimet q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":189896,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329770","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329770"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329770\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329771,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329770\/revisions\/329771"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/189896"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}