{"id":329778,"date":"2023-08-21T17:05:06","date_gmt":"2023-08-21T15:05:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329778"},"modified":"2023-08-21T17:05:06","modified_gmt":"2023-08-21T15:05:06","slug":"dhurata-greke-per-nje-president-klloun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dhurata-greke-per-nje-president-klloun\/","title":{"rendered":"\u201cDhurata\u201d greke, p\u00ebr nj\u00eb president klloun"},"content":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati<\/p>\n<p>Provokimi grek p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb tubimit informal t\u00eb Athin\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20 vjetorit t\u00eb samitit historik t\u00eb Selanikut, m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr mar\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve, na sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb kuptuar figur\u00ebn qesharake q\u00eb kemi n\u00eb krye t\u00eb shtetit. Presidenti Begaj e ka refuzuar ft\u00ebs\u00ebn e kryeministrit Mitsotakis dhe si p\u00ebrfundim askush nga shteti shqiptar nuk do t\u00eb jet\u00eb, as n\u00eb dark\u00eb dhe as n\u00eb takimin shum\u00ebpal\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb nj\u00eb evenimenti q\u00eb p\u00ebrcaktoi, dy dekada m\u00eb her\u00ebt, hart\u00ebn e rrug\u00ebs s\u00eb Ballkanit perendimor drejt Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, Bajram Begaj edhe mund t\u00eb thoshte \u201cJO\u201d, pasi ftesa greke ishte nj\u00eb shantazh i kamufluar. Po t\u00eb shoh\u00ebsh p\u00ebrb\u00ebrjen e t\u00eb ftuarve, ku jan\u00eb edhe Vu\u00e7i\u00e7i edhe Albin Kurti edhe kryeministri maqedon Kova\u00e7evski edhe shefat e qeverive t\u00eb Rumanis\u00eb, Bullgaris\u00eb dhe Kroacis\u00eb, p\u00ebrkrah presidentes s\u00eb Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit t\u00eb K\u00ebshillit Evropian, Charles Michel, duket qart\u00eb se Athina ka th\u00ebrritur q\u00ebndrat e r\u00ebndes\u00ebs politike p\u00ebr \u00e7do shtet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00ebse dikush duhet t\u00eb shkonte nga Shqip\u00ebria, ai duhet t\u00eb qe Edi Rama. Provokimi grek \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb tensionuar mes dy vendeve, pas arrestimit t\u00eb Fredi Belerit, ata e kan\u00eb futur Ram\u00ebn n\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Ata kan\u00eb dashur ti japin nj\u00eb sinjal, se me urdh\u00ebrimin e burgosjes dhe mbajtjen e kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb Himar\u00ebs n\u00eb burg, ai nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb lider i bot\u00ebs demokratike.<\/p>\n<p>Pala greke edhe mund t\u00eb ishte m\u00eb protokollare dhe me e kujdesshme. Ata mund t\u2019a kamuflonin p\u00ebrzgjedhjen e tyre me faktin se 20 vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Selanik, delegacioni shqiptar kryesohej nga ish presidenti Moisiu, prandaj ata kishin ftuar tani pasardh\u00ebsin e tij. Por, jo, grek\u00ebt at\u00ebhere kur duan, din\u00eb t\u00eb jen\u00eb arrogant\u00eb deri n\u00eb vrazhd\u00ebsi. Mediat me burime nga pallati Maksimus nxituan ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Edi Rama po nd\u00ebshkohet p\u00ebr p\u00ebrdhosjen e shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje, madje, ata nuk u mjaftuan vet\u00ebm me lajme t\u00eb infiltruara p\u00ebr shtypin, por vet\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb greke, Pavlos Marinakis doli p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ftesa e munguar p\u00ebr kryeministrin Edi Rama ishte si pasoj\u00eb e q\u00ebndrimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Fredi Belerit.  <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, nj\u00eb kryetar dinjitoz shteti i kishte t\u00eb plota argumentat p\u00ebr ta prap\u00ebsuar \u201cdhurat\u00ebn\u201d provokative greke. Ai mund t\u00eb b\u00ebhej serioz dhe t\u00eb thoshte se n\u00eb k\u00ebto rrerhana qe i detyruar ta refuzonte ftes\u00ebn. N\u00ebse Athina e p\u00ebrcakton humorin e saj nga qefmbetjet politike edhe t\u00eb drejta qofshin ato, Bajram Begaj, nuk duhet t\u00eb kishte asnj\u00eb kompleks t\u2019i p\u00ebrgjigjej me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn monedh\u00eb.<\/p>\n<p>Por, fatkeq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast presidenti yn\u00eb nuk ka arsyetuar si shtetar, por si nj\u00eb lake i kryeministrit. Ky i fundit, pa denjuar ndoshta t\u2019ia thot\u00eb as vet\u00eb, ka d\u00ebrguar ndonj\u00eb k\u00ebshilltar p\u00ebr t\u2019ia komunikuar urdh\u00ebrin se e ka t\u00eb ndaluar t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb: \u201cti nuk mund t\u00eb shkosh n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb shefit\u201d.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrimi dinjitoz, i gjori Begaj, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr q\u00eb se beson as vet\u00eb. Ai i\u2019u p\u00ebrgjigj grek\u00ebve q\u00eb nuk shkonte n\u00eb takim se e kishte axhend\u00ebn t\u00eb z\u00ebn\u00eb.Pra se ai pask\u00ebrsh m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb edhe se presidenti i Serbis\u00eb, se kryeministri i Kosov\u00ebs, Maqedoinis\u00eb, Kroacis\u00eb, Bullgaris\u00eb apo Rumanis\u00eb. Qesharake deri n\u00eb ul\u00ebrim\u00eb. <\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si n\u00eb rastin e ardhjes s\u00eb Klintonit, kur Rama as nuk e p\u00ebrfilli, harroi ta p\u00ebrfshij\u00eb dhe n\u00eb protokollin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe presidenca u detyrua t\u00eb shpik\u00eb nj\u00eb justifikim sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr munges\u00ebn n\u00eb ceremoni.<\/p>\n<p>N\u00eb logjik\u00ebn e Ram\u00ebs ai ka \u00e7uar nj\u00eb kukull\u00ebn e tij n\u00eb presidenc\u00eb dhe kaq i tepron p\u00ebr ta trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si po b\u00ebn. Po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shp\u00ebrfillje p\u00ebrbuz\u00ebse, kryeministri shkoi n\u00eb mbeledhjen e p\u00ebrvitshme t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Begajt, duke prishur nj\u00eb regull t\u00eb pashkruar t\u00eb vendosur q\u00eb n\u00eb vitet 2000-j\u00eb, sipas t\u00eb cilit, nj\u00eb vit shkon kreu i qeveris\u00eb e m\u00eb pas kreu i shtetit. Rama as u merakos shtatorin e vjetsh\u00ebm se radha i takonte Bajrom Begajt. Po ashtu ai e ka detyruar presidentin ti thot\u00eb jo ftes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb marr\u00eb nga princi i Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe p\u00ebr samitin e klim\u00ebs q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb n\u00ebntor. <\/p>\n<p>Pra shkurt, ka vendosur ta trajtoj\u00eb presidentin si leck\u00eb, ashtu si\u00e7 b\u00ebn me \u00e7do institucion n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. <\/p>\n<p>Prandaj dhe provokimi grek, p\u00ebr t\u00eb ftuar n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 20 t\u00eb samitit t\u00eb Selanikut, Begajn dhe jo Ram\u00ebn, duke dashur t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb personale t\u00eb kryeministrit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Beleri, nuk na dha ndonj\u00eb lajm t\u00eb madh. T\u00eb gjith\u00eb e dinim q\u00eb qeveria greke dhe personalisht Mitsotakis e ka me Ram\u00ebn. Por ky provokim, sado i posht\u00ebr dhe jo protokollar qoft\u00eb, na sh\u00ebrbeu p\u00ebr di\u00e7ka: p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kemi nj\u00eb klloun n\u00eb vend t\u00eb presidentit. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb u tha se n\u00eb krye t\u00eb shtetit u zgjodh nj\u00eb gjeneral, por tani askush nuk dyshon se aty gjendet nj\u00eb ushtar i autokratit.\/Lapsi.al\/ <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andi Bushati Provokimi grek p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb tubimit informal t\u00eb Athin\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20 vjetorit t\u00eb samitit historik t\u00eb Selanikut, m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr mar\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve, na sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb kuptuar figur\u00ebn qesharake q\u00eb kemi n\u00eb krye t\u00eb shtetit. Presidenti Begaj e ka refuzuar ft\u00ebs\u00ebn e kryeministrit Mitsotakis dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":329779,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329778","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329778"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329778\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329780,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329778\/revisions\/329780"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/329779"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}