{"id":329982,"date":"2023-08-25T12:45:50","date_gmt":"2023-08-25T10:45:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=329982"},"modified":"2023-08-25T12:45:50","modified_gmt":"2023-08-25T10:45:50","slug":"pasi-percolli-melonin-babo-me-nje-matrapik-mbi-supe-shihej-duke-kronika-satirike-e-gjekmarkajt-luli-ka-bere-partine-e-vet-te-vockel-me-krenari-thone-jemi-105-mije-demok","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pasi-percolli-melonin-babo-me-nje-matrapik-mbi-supe-shihej-duke-kronika-satirike-e-gjekmarkajt-luli-ka-bere-partine-e-vet-te-vockel-me-krenari-thone-jemi-105-mije-demok\/","title":{"rendered":"\u201cPasi p\u00ebrcolli Melonin, Babo me nj\u00eb matrapik mbi supe shihej duke\u2026\u201d- Kronika satirike e Gjekmarkajt: Luli ka b\u00ebr\u00eb partin\u00eb e vet, t\u00eb vock\u00ebl! Me krenari thon\u00eb jemi 105 mij\u00eb demokrat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>AGRON GJEKMARKAJ<\/p>\n<p>Cop\u00ebza p\u00ebr nj\u00eb kronik\u00eb t\u00eb munguar.<\/p>\n<p>Prej dit\u00ebsh n\u00eb t\u00eb zbardhur q\u00ebkur p\u00ebrcolli Melonin, p\u00ebr ti mbushur boshll\u00ebkun q\u00eb i la, Babo me nj\u00eb matrapik mbi supe shihej duke r\u00ebndur si i \u00e7artur rr\u00ebpirave t\u00eb Shpiragut.  Bela nga pas me dy torba, pak buke e djath\u00eb, ndoj vez\u00eb t\u00eb zier ca kokerra  qepe e dy pagure uj\u00eb t\u00eb mbushura n\u00eb rr\u00ebz\u00eb. Djersa kullonte \u00e7urg. Her\u00eb n\u00eb maj\u00eb e her\u00eb n\u00eb an\u00eb shpo aty e shpo atje kur befas shp\u00ebrtheu nj\u00eb curril naft\u00eb si qumshti nga gjiri i lop\u00ebs n\u00eb t\u00eb mjelur. G\u00ebzimi dhe hareja u ndezen si zjarr  posht\u00eb n\u00eb Berat. Me mundim ja mbushen mendjen t\u00eb fotografohej me nj\u00eb uniforme si ato t\u00eb Guantanamos ku vetem mjekrra i kishte mbetur jasht\u00eb. Prishaqejf pranoi. Mideja ja lypte t\u00eb shfaqej si n\u00eb 2009 me gjoksin leshtor tek kosiste barerat e keqia apo si Du\u00e7ja n\u00eb betejen p\u00ebr grurin. Dilo Nasufi me socialisten Xhek mblodhen grupin folklorik p\u00ebr ta festuar si\u00e7 duhet. Per befasin\u00eb e t\u00eb gjitheve k\u00ebnget linden aty per aty, burimore, t\u00eb ngrohta si dielli i kesaj jave. Dilua shtynte p\u00ebr ndonj\u00eb kurban, nj\u00eb mzat, ca desher a cjeper n\u00eb hell por vendimi nuk po merrej sepse Blendi \u00c7u\u00e7i si drejtues politik po vonohej. Kjo indiference shtonte ankthin dhe moskuptimin. Duhej inisiative dhe vet\u00ebveprim. U erdhi ndihma si\u00e7 e ka pershkruar Doktori , nga Termeti nj\u00eb kamion plot me zahire, poga\u00e7e me ball kazani, tava me mish, qypa me mjalte, shirq me boz\u00eb,  q\u00eb mileti t\u00eb lyente gurmazin dhe t\u00eb ngrohte stomakun e trazuar. Socialistja Xhek u mor me perzgjedhjen estetike t\u00eb vargjeve.  Q\u00eb t\u00eb ishte n\u00eb rregull  p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb pergjeqsin\u00eb ftoi Margeritin si kryetare komisioni, nami i se ciles n\u00eb pune shijesh ka kapur qiellin. Ajo sa hap e mbyll syt\u00eb ja behu dhe  punes i mori frym\u00ebn. Pas ore e ore leximesh perzgjodhi k\u00ebt\u00eb<\/p>\n<p>\u201cToka po l\u00ebshon vlag,<\/p>\n<p>Nxorri naft\u00eb n\u00eb Shpirag,<\/p>\n<p>Babo trimi, Babo djali,<\/p>\n<p>E krren naft\u00ebn dhe nga mali.<\/p>\n<p>eeeeeeeee<\/p>\n<p>Gushti sa z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsoi korrikun,<\/p>\n<p>Melonin percolli  Ai,<\/p>\n<p>Rr\u00ebmbeu vet\u00eb matrapikun,<\/p>\n<p>Malin shnd\u00ebrroi n\u00eb flori.<\/p>\n<p>eeeeeeeee<\/p>\n<p>Dhe thot\u00eb ca modeste fjal\u00eb,<\/p>\n<p>deputete, more horra,<\/p>\n<p>Shkoj n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, kthehem me kal\u00eb<\/p>\n<p>Naft\u00eb desha, naft\u00eb nxora\u201d<\/p>\n<p>eeeeee!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e kuptuan Tezja e para q\u00eb n\u00eb autobiografine e re t\u00eb popullit ton\u00eb n\u00eb vargje ky do t\u00eb jete epi i ri q\u00eb boll po nxeh e fort po shndrit n\u00eb qarrisht\u00eb t\u00eb Shpiragut.<\/p>\n<p>N\u00eb Tirane Spaku punon si hidrocentral duke trazuar midera duke djegur endrra si incenerator po kaq duke sterilizuar pushimet  e Rrapajt Rrjepsit dhe Rrapushit Beqes s\u00eb ngrat\u00eb. M\u00eb mir\u00eb Tigrushi q\u00eb poturet mbushi me parimin k\u00ebmbet e lehta faqja e bardh\u00eb. Byroja Politike dje n\u00eb mesdit\u00eb u mblodh , t\u00eb gjith\u00eb me zemer n\u00eb fund t\u00eb barkut e barkun n\u00eb kok\u00eb plot zhurma. Nuk e din\u00eb n\u00eb do rrin\u00eb n\u00eb do ikin. N\u00eb do zhyten n\u00eb do mbyten.Babo po merret me shum\u00eb me zevendes ministrat, etimologjia e fjales t\u00eb ben ta shkoqitesh, zevendes i ministrit pra ministrat zevendesohen pun\u00eb t\u00eb thella keto ! Tre ore p\u00ebr naten e varrit. Ehuha.<\/p>\n<p>Luli ka b\u00ebr\u00eb partin\u00eb e vet, t\u00eb vock\u00ebl, doracake , t\u00eb bereqetshme ku thon\u00eb me krenari jemi 105 mij\u00eb demokrat q\u00eb si nendetsja me k\u00ebt\u00eb numer do i punojm\u00eb qindin armikut. Nderkoh po shkaterron Doktorin, Liken dhe Babon. Ndersa Vulen pa t\u00eb cilen jeta s\u2019ka kuptim e ka Gazi firauni t\u00eb cilin mbr\u00ebme e prita gjith\u00eb bes\u00eb e shpres\u00eb t\u00eb me merrte per darke sipas fteses p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb halle partie vatani po si lider i madh nuk erdhi. Prit e prit si t\u00eb shtegu i loteve po ai hi\u00e7. Me thyeu shpirtin. Ne goj\u00eb t\u0113 Salianjit u mbyt\u00eb ishallah. Per k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje do t\u00eb ankohem te vet\u00eb Zonja Tabaku e cila ve doren mbi xhan  ngadal\u00eb ngadal\u00eb dhe e b\u00ebn terbiet.Salianji u shfaq n\u00eb Indi si Lider shpirteror  gandist dhe ata qerratenj atje me dy gishta lart zbardhnin dh\u00ebmbet si xhinder. Me n\u00eb fund India dhe Pakistani u rehatuan. Kryezevende Lideri po me pret per nj\u00eb got\u00eb nga e mira. Mekatet tona t\u00eb panumerta nuk ja zbehen miresin\u00eb, paudhesit\u00eb shpresen, topitja guximin, vogelsia madheshtin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AGRON GJEKMARKAJ Cop\u00ebza p\u00ebr nj\u00eb kronik\u00eb t\u00eb munguar. Prej dit\u00ebsh n\u00eb t\u00eb zbardhur q\u00ebkur p\u00ebrcolli Melonin, p\u00ebr ti mbushur boshll\u00ebkun q\u00eb i la, Babo me nj\u00eb matrapik mbi supe shihej duke r\u00ebndur si i \u00e7artur rr\u00ebpirave t\u00eb Shpiragut. Bela nga pas me dy torba, pak buke e djath\u00eb, ndoj vez\u00eb t\u00eb zier ca kokerra qepe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-329982","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-politike","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=329982"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329982\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":329983,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/329982\/revisions\/329983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=329982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=329982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=329982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}