{"id":330042,"date":"2023-08-26T12:14:02","date_gmt":"2023-08-26T10:14:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=330042"},"modified":"2023-08-26T12:14:02","modified_gmt":"2023-08-26T10:14:02","slug":"skandali-i-tims-dhe-injoranca-si-mjet-per-te-manipuluar-opinionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/skandali-i-tims-dhe-injoranca-si-mjet-per-te-manipuluar-opinionin\/","title":{"rendered":"Skandali i TIMS dhe injoranca si mjet p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ferdinand Dervishi <\/p>\n<p>Sot, fillimisht personi kryesor i akuzuar p\u00ebr vjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sistemit TIMS, dhe m\u00eb pas KM, n\u00eb sinkron, deklaruan se me k\u00ebt\u00eb sistem nuk ka ndodhur asgj\u00eb e paligjshme dhe se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb stisur. Sipas KM, gjullurdia b\u00ebhet nga ata q\u00eb kan\u00eb humbur kontrollin mbi sistemin TIMS. Pyetjet q\u00eb lindin, sidomos pas k\u00ebtij deklarimi, jan\u00eb shum\u00eb, pasi na dalka se deri m\u00eb tani TIMS ka qen\u00eb i kontrolluar. Po nga kush? Ku jan\u00eb tani personat q\u00eb kontrollonin TIMS? \u00c7far\u00eb masash jan\u00eb marre p\u00ebr k\u00ebta persona q\u00eb kontrollonin TIMS dhe q\u00eb sigurisht cenonin sigurin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare? A \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb ne dijeni Presidenti i Republik\u00ebs? A jan\u00eb njoftuar sh\u00ebrbimet partnere? A kan\u00eb filluar hetimet p\u00ebr ata q\u00eb kontrollonin TIMS etj, etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i akuzuari shkroi se t\u00eb interesuar jan\u00eb disa q\u00eb endin rrjet\u00ebza shpifjesh, t\u00eb cil\u00ebt i cil\u00ebson edhe gomer\u00eb. Vjedh\u00ebsi i akuzuar argumenton se ai ka k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm &#8220;back-up&#8221; t\u00eb sistemit TIMS. (Back-up i sistemit d.m.th, ang: Make a spare copy of data or a disk. Dhe shqip: T\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb kopje rezerv\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave ose nj\u00eb disk.) I akuzuari e shpjegon me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nd\u00ebr procedurat kryesore me pun\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb sistemeve \u00ebsht\u00eb back-up. Jetike p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e sistemeve dhe rikthimin n\u00eb funksion, n\u00eb rast sulmesh a fatkeq\u00ebsish (kujtoj sulmin kibernetik iranian, ku sistemet tona u ringrit\u00ebn pas asistenc\u00ebs se pakusht\u00ebzuar nga DART i Microsoft dhe partner\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb SHBA). Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, un\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi kam k\u00ebrkuar informacion mbi m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb back-up nga personat q\u00eb e kishin detyr\u00eb funksionale. V\u00ebrejta se back-up, nj\u00eb pro\u00e7edur\u00eb aq e domosdoshme dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme, nuk ishte kryer si\u00e7 duhej. K\u00ebrkova t\u00eb rib\u00ebhej. Dhe\u2026 vini re: Si p\u00ebrgjigje kam marr\u00eb sabotimin&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Pra, i akuzuari justifikon veprimin me kujdesin q\u00eb ai po ushtronte pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs (katapultimit n\u00eb fakt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paraardh\u00ebsja, pa asnj\u00eb arsye, shkelje apo rekord u largua nga posti duke u em\u00ebruar fillimisht k\u00ebshilltare e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe menj\u00ebher\u00eb pas e-mail-it denoncues p\u00ebr vjedhjen e TIMS, u internua te Akademia e Siguris\u00eb) dhe sepse vet\u00ebm atij i shkoi mendja t\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;back-up&#8221; t\u00eb sistemit TIMS. Po k\u00ebshtu, n\u00eb rreshtat q\u00eb ai shkruan, aludon se paraardh\u00ebsja nuk e ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn mire, d.m.th &#8220;back-up&#8221; t\u00eb sistemit, qysh nga sulmet iraniane t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe rrjedhimisht sipas tij faj ka edhe Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb nuk ka kontrolluar pun\u00ebn e vart\u00ebses p\u00ebr gati nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>Pyetja n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb: Pse duhet t\u2019i b\u00ebhet &#8220;back-up&#8221; nj\u00eb sistemi tejet t\u00eb sofistikuar, i cili i b\u00ebn automatikisht vetvetes &#8220;back-up&#8221; p\u00ebrdit\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb n\u00eb TIMS hidhen t\u00eb dh\u00ebnat ditore t\u00eb emrave t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb p.sh udh\u00ebtojn\u00eb me avion etj, etj? Pra, shkurt dhe past\u00ebr, TIMS nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet &#8220;back-up&#8221; me nd\u00ebrhyrje nga jasht\u00eb, pasi p\u00ebrve\u00e7 domosdoshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sigurie, \u00ebsht\u00eb dhe shum\u00eb e nevojshme p\u00ebr praktik\u00ebn e pun\u00ebs dhe k\u00ebto, ky eksperti dhe aktualisht Drejtuesi i Lart\u00eb, duhet t\u2019i dinte.<\/p>\n<p>Shkojm\u00eb m\u00eb tej. I akuzuari b\u00ebn nj\u00eb tentativ\u00eb infantile p\u00ebr t\u00eb hedhur tym, thot\u00eb se ka pasur nj\u00eb USB xhepi me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nuk mund t\u00eb kopjohen mij\u00ebra TB. K\u00ebtu dalim dhe tek pyetja tjet\u00ebr: N\u00ebse mij\u00ebra TB nuk mund t\u00eb kopjohen, cili &#8220;back-up&#8221; do t\u00eb kryhej nga ky drejtues i lart\u00eb? Sepse kjo \u00ebsht\u00eb si t\u00eb nis\u00ebsh e t\u00eb vras\u00ebsh nj\u00eb elefant duke pasur si arm\u00eb fshes\u00ebn e plak\u00ebs.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb goj\u00eb &#8220;e lig\u00eb&#8221; mund t\u00eb thot\u00eb se ka edhe kopjim me p\u00ebrzgjedhje q\u00eb nuk k\u00ebrkon ndonj\u00eb depozit\u00eb t\u00eb madhe. Dhe n\u00eb koh\u00ebt e sotme, n\u00eb treg mund t\u00eb gjesh hard drive t\u00eb jasht\u00ebm deri 22 TB, mund t\u00eb bredh\u00ebsh dhe me dhjet\u00ebra-qindra TB ne xhep, e, n\u00eb mos n\u00eb xhep &#8211; n\u00eb makin\u00eb, apo diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjithsesi USB apo hard drive, tashme mjeti \u00ebsht\u00eb sekuestruar nga AMP dhe d\u00ebrguar si prov\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Ajo, ose eventualisht SPAK, do japin nj\u00eb p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe gjith\u00e7ka q\u00eb i akuzuari shkruan p\u00ebr mediat mund t\u00eb quhet g\u00ebnjesht\u00ebr ose t\u00eb v\u00ebrtetohet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pike, duke u nisur nga deklarimet e t\u00eb akuzuarit, nj\u00eb tjet\u00ebr mendim plot\u00ebsohet: me k\u00ebto g\u00ebnjeshtra dit\u00ebn p\u00ebr diell, pra me p\u00ebrrallat e &#8220;back-up&#8221; dhe t\u00eb USB-s\u00eb s\u00eb zvog\u00ebluar, a gjendemi p\u00ebrpara nj\u00eb tentative p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin p\u00ebrmes injoranc\u00ebs?<\/p>\n<p>Me tej autori i akuzuar thot\u00eb se &#8220;t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS as jan\u00eb transferuar, as jan\u00eb tjet\u00ebrsuar&#8221;. Po, pjes\u00ebrisht nuk g\u00ebnjen. Aksionist\u00ebt e k\u00ebsaj historie u kap\u00ebn me presh n\u00eb duar duke kopjuar t\u00eb dh\u00ebna nga TIMS, dhe sigurisht q\u00eb p\u00ebr arsye q\u00eb nuk varen nga ata, mund t\u00eb mos ken\u00eb realizuar kryerjen e plot\u00eb t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb tyre, pra transferimin, ose jo, t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TIMS &#8211; n\u00eb hard drive. K\u00ebt\u00eb do ta m\u00ebsojm\u00eb nga ekspertiza q\u00eb prokuroria do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb duke shpresuar t\u00eb ndodh\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Tani t\u00eb merremi pak me &#8220;gomer\u00ebt&#8221;, pasi del q\u00eb ky drejtuesi i lart\u00eb, i cili na jep m\u00ebsime mbi situat\u00ebn e gomer\u00ebve, duket se ka guxuar t\u00eb marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga TIMS pik\u00ebrisht sepse ka menduar gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb; se rreth vetes do t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb gomer\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb vijuese v\u00ebrtetojn\u00eb edhe p\u00ebrrallat e sotme me &#8220;back-up&#8221; edhe ato me USB xhepi.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebr t\u00eb akuzuarin q\u00eb guxoi dhe zuri p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast edhe vendin e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb duke b\u00ebr\u00eb deklarime private dhe t\u00eb paautorizuara ne media. Me KM nuk po merrem pasi, duke u nisur nga ato q\u00eb tha n\u00eb konferenc\u00ebn e sotme p\u00ebr shtyp, duket q\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht i pak informuar nga persona q\u00eb ai ju beson dhe, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, i mashtruar nga po ata. Sa duket edhe ai po vuan pasojat e inkursionit ndri\u00e7ues t\u00eb drejtuesit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb vijon t\u00eb mendoj\u00eb se rrethohet vet\u00ebm nga gomer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ferdinand Dervishi Sot, fillimisht personi kryesor i akuzuar p\u00ebr vjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sistemit TIMS, dhe m\u00eb pas KM, n\u00eb sinkron, deklaruan se me k\u00ebt\u00eb sistem nuk ka ndodhur asgj\u00eb e paligjshme dhe se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb stisur. Sipas KM, gjullurdia b\u00ebhet nga ata q\u00eb kan\u00eb humbur kontrollin mbi sistemin TIMS. Pyetjet q\u00eb lindin, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":330044,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-330042","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330042"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330042\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":330045,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330042\/revisions\/330045"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/330044"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}