{"id":330051,"date":"2023-08-26T13:52:55","date_gmt":"2023-08-26T11:52:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=330051"},"modified":"2023-08-26T13:52:55","modified_gmt":"2023-08-26T11:52:55","slug":"kronika-satirike-ti-shkulim-babos-qimet-e-mjekres-gjekmarkaj-trekendeshi-i-bermudes-po-behet-cope-e-cike-lajme-nga-darka-me-gaz-bardhin-dhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kronika-satirike-ti-shkulim-babos-qimet-e-mjekres-gjekmarkaj-trekendeshi-i-bermudes-po-behet-cope-e-cike-lajme-nga-darka-me-gaz-bardhin-dhe\/","title":{"rendered":"Kronika satirike\/ \u201cT\u2019i shkulim Babos qimet e mjekr\u00ebs\u201d, Gjekmarkaj: Trek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs po b\u00ebhet cop\u00eb e \u00e7ik\u00eb. Lajme nga darka me Gaz Bardhin dhe\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Agron Gjekmarkaj<\/strong><\/p>\n<p>Lajme nga darka me Gaz Bardhin dhe nurs\u00ebzin Bernard Banushi.<br \/>\nQortimi i v\u00ebng\u00ebrt i Bernard Banushit kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn mbi Gaz Bardhin i cili nuk donte t\u00eb jepej dhe t\u00eb pranonte gabimin e nj\u00eb nate me par\u00eb ku darka d\u00ebshtoi rrethuar nga mjegulla e paqart\u00ebsive. Si karabushi i kallamboqit q\u00eb shk\u00ebputet nga trau toptan mbi kaboqe, t\u00eb bie e t\u00eb trullos ashtu e kishte nakatosur sk\u00ebrmitjen e tij. P\u00ebr disa minuta ndenj\u00ebm si princat n\u00eb dasm\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut buz\u00ebvarur gati p\u00ebr fjal\u00ebn e fundit dhe p\u00ebrleshjen e par\u00eb.<\/p>\n<p>Por i urti kurr\u00eb nuk ngutet prej burrnis\u00eb jo prej tutet. Fjal\u00ebn e mori Bernardi dhe me nj\u00eb gjest solemn na tregoi nj\u00eb fotografi t\u00eb Jorid\u00ebs n\u00eb Nivic\u00eb mbi nj\u00eb patalok mbrojtur me parmak\u00eb druri tek bekonte njer\u00ebzin\u00eb e buz\u00ebqeshur me tharmin e opozitarizm\u00ebs.<\/p>\n<p>Moj Nivic\u00eb \u00e7\u2019e pate fat! Mu kujtua q\u00eb k\u00ebshtu pat shkruar vet\u00eb Tezja p\u00ebr Termen\u00eb dhe Tepelenin, por nuk i thash\u00eb gj\u00eb kallauzit t\u00eb ndenjes. \u00c7ehrja e r\u00ebnde e fillimit sikur u zbut. Pastaj karpa\u00e7oja e vi\u00e7it me ver\u00ebn kiliane po b\u00ebnte t\u00eb veten dhe optimizmi po i zinte vendin pesimizm\u00ebs e cila po ikte nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Qerratai kishte menduar plot gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb na sjell\u00eb n\u00eb terezi. E mor\u00ebt vesh t\u00eb fundit tha teksa shikimi shpuz\u00eb tejshkonte pjatat tej e p\u00ebr tej? Ngrit\u00ebm supet ne! Trek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs po b\u00ebhet cop\u00eb e \u00e7ik\u00eb. Nga Kuk\u00ebsi po ia ndukin vetullat e heqin tjegullat q\u00eb pastaj t\u00eb hyj\u00eb shiu brenda e t\u2019i b\u00ebj\u00eb qull! Po si po qysh? Po, po, n\u00eb tunelet e n\u00ebndheshme q\u00eb si \u00e7an as b\u00ebrthamorja Luli \u00ebsht\u00eb futur me shtabin e tij t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gurabi shama dhe bishtaleca kan\u00eb marr\u00eb me vete si baz\u00eb ushqimore. Fitorja e tij fillon nga Kuk\u00ebsi dhe si uragan do mb\u00ebshtjell\u00eb gjith\u00eb vatanin. Ai do hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe do ta tund\u00eb. Nuk e le t\u00eb ik\u00eb rastin e tij. Beteja sapo ka filluar. Ai ka heshtur dy vjet q\u00eb t\u00eb q\u00ebroj\u00eb z\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb vikas\u00eb fitoreeee-fitoreeeee.<\/p>\n<p>Doktori, Likja dhe Babo do t\u00eb ikin nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt n\u00ebp\u00ebr driza e ferra me qent\u00eb e fshatrave q\u00eb iu lehin nga pas ham-ham- ham. Aeroplan\u00ebt e shpres\u00ebs do t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes trek\u00ebnd\u00ebshit dhe askush nuk do i kollofis\u00eb. Lefter G\u00ebshtenja i ardhur nga mesi deri aso kohe nuk kishte th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb kur befas l\u00ebshoi nj\u00eb pasthirrm\u00eb t\u00eb tejzgjatur ohhhh. \u00c7\u2019pate e pyetem nj\u00ebz\u00ebri?! Ne jemi qafir\u00eb, ne jemi buk\u00ebshkal\u00eb. Baba Lul lufton kund\u00ebr trek\u00ebnd\u00ebshit, m\u00eb vret nd\u00ebrgjegjja se un\u00eb mendoja q\u00eb ai po pushon si e ka zakon, ai qenka n\u00eb mes t\u00eb zjarrit!!\u201d.<\/p>\n<p>Heshtja ra si tis p\u00ebr pak minuta! E theva un\u00eb at\u00eb akullnaj\u00eb me shkopin e mendjeleht\u00ebsis\u00eb. Burra, Dash Sula na ka ftuar p\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb misterioze nja 40 deputet\u00eb k\u00ebto dite ku pos t\u00eb ngr\u00ebnave e t\u00eb pirave q\u00eb do v\u00ebrshojn\u00eb si lum i t\u00ebrbuar n\u00eb stuhi do na v\u00ebr\u00eb edhe muzike me jare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb mesme si melhem mbi xhan\u00eb e trazuar e plot vraga do bien amanet e dermanet!<\/p>\n<p>Aty do t\u00eb hedhim bazat e nj\u00eb opozitarizmi federativ me nj\u00eb kandidat premier t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ku secili njeh tjetrin p\u00ebr burr\u00eb kat\u00ebrqind\u00ebsh dhe yrysh mbi qeverin\u00eb, nj\u00eb nga nj\u00eb t\u2019i shkulim Babos qimet e mjekr\u00ebs aq sa t\u2019i dhimbset gurit e drurit. Nuk e themi po t\u00eb gjith\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb na b\u00ebje peshqesh nga nj\u00eb shamiz\u00eb q\u00eb ta v\u00ebm\u00eb n\u00eb xhep t\u00eb xhaket\u00ebs si sankulotet e revolucionit \u00e7orapet e kuq.<\/p>\n<p>Gazi rrinte i menduar. Por m\u00eb n\u00eb fund q\u00ebroi fytin dhe foli si lider. Do jua heqim Shqip\u00ebrin\u00eb zuzar\u00ebve nga dora, oligark\u00ebve po kaq, nj\u00eb nga nj\u00eb do i z\u00eb me em\u00ebr e mbiem\u00ebr tha, do i b\u00ebj pistil dordomuz\u00ebt. Nd\u00ebrsa ti tha, l\u00ebri qyfyret dhe kronikat po b\u00ebhu gati p\u00ebr luft\u00eb t\u00eb madhe nga shtatori. B\u00ebj gjith\u00e7ka ia ktheva, gjuaj me llastiqe fap Babon, ia ngjesh me shkop Ulsiut, ia rras me gur Taos, i v\u00eb st\u00ebrk\u00ebmb\u00ebsh \u00c7u\u00e7it e Klosit, po mos m\u00eb thuaj t\u00eb ngaj ministreshat, Mimin\u00eb, Etild\u00ebn se m\u00eb dhemb shpirti, se ne t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb nuk gjuajm\u00eb mbi grat\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb qaramanll\u00ebqe politike tha. Ndjeva mall p\u00ebr Salianjin. Ai nuk m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb detyr\u00eb para se t\u00eb ike n\u00eb Indi, shpirt njeriu. Shkruaj mor i bekuar tha \u00e7\u2019 t\u00eb lyp mideja se copat e partis\u00eb t\u00eb rrin\u00eb ngusht\u00eb se ti e ke vendosur p\u00ebr ato kukurima po i b\u00ebn t\u2019\u00ebm\u00ebn politik\u00ebs. N\u00eb fund me solemnitet Bernard Banushi u ngrit q\u00eb t\u00eb paguante dark\u00ebn. Kur u kthye me vrik, kam l\u00ebn\u00eb portofolin n\u00eb makin\u00eb tha. Na ra gjaku n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve, prit e prit e s\u2019ka nuk u duk m\u00eb. I murr\u00ebtyer Gazi nxori kart\u00ebn dhe hoqi shpenzimet. V\u00ebshtir\u00eb ta ndash n\u00eb ishte m\u00eb i m\u00ebrzitur kur erdhi apo kur iku!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Lajme nga darka me Gaz Bardhin dhe nurs\u00ebzin Bernard Banushi. Qortimi i v\u00ebng\u00ebrt i Bernard Banushit kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn mbi Gaz Bardhin i cili nuk donte t\u00eb jepej dhe t\u00eb pranonte gabimin e nj\u00eb nate me par\u00eb ku darka d\u00ebshtoi rrethuar nga mjegulla e paqart\u00ebsive. Si karabushi i kallamboqit q\u00eb shk\u00ebputet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322622,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5439,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-330051","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-ironi","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330051"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330051\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":330052,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330051\/revisions\/330052"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322622"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}