{"id":330122,"date":"2023-08-28T13:23:19","date_gmt":"2023-08-28T11:23:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=330122"},"modified":"2023-08-28T13:23:19","modified_gmt":"2023-08-28T11:23:19","slug":"rama-leshoi-pe-ndaj-greqise-per-belerin-genc-burimi-analizon-intervisten-e-kathimerini-kryeministri-asnje-fjale-per","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-leshoi-pe-ndaj-greqise-per-belerin-genc-burimi-analizon-intervisten-e-kathimerini-kryeministri-asnje-fjale-per\/","title":{"rendered":"\u201cRama l\u00ebshoi \u2018pe\u2019 ndaj Greqis\u00eb p\u00ebr Belerin\u201d, Genc Burimi analizon intervist\u00ebn e \u201cKathimerini\u201d: Kryeministri asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr &#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Genc Burimi<\/strong><\/p>\n<p>Kapitullimi i Ram\u00ebs para Greqis\u00eb n\u00eb dosjen Beleri<\/p>\n<p>Pasi tregoi muskujt me jav\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb dosjen Beleri sa p\u00ebr t\u00eb fituar popullaritet tek ajo pjese e opinionit shqiptar e papajtueshme me politikat e disa qarqeve shoviniste greke n\u00eb Shqip\u00ebri, Edi Rama po i l\u00ebshon tani \u00ab pe \u00bb grekeve. Me goj\u00ebn e tij ai deklaron ne intervist\u00ebn e gjat\u00eb dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs kryesore greke Katherimini, se ai do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb n\u00eb interpretimin e ligjit shqiptar t\u00eb b\u00ebhet tani nj\u00eb p\u00ebrjashtim p\u00ebr Belerin .<\/p>\n<p>Ligji yn\u00eb thot\u00eb q\u00eb nj\u00eb kryebashkiak i cili nuk ka arritur t\u00eb b\u00ebj\u00eb betimin n\u00eb tre muajt pas zgjedhjes se tij, at\u00ebher\u00eb ai e humbet automatikisht mandatin.<\/p>\n<p>Pas presionit t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb ushtruar nga qeveria greke, Rama na m\u00ebson se do t\u00eb veproje tani n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Belerit mos t\u2019i hiqet mandati i kryebashkiakut t\u00eb Himar\u00ebs edhe pse afati tre mujor \u00ebsht\u00eb konsumuar gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Belerit n\u00eb burg n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit nga drejt\u00ebsia shqiptare.<\/p>\n<p>Ligjin e b\u00ebka pra \u00ab Maliqi \u00bb, Kryeministri Rama. Ku vete tani ajo shpres\u00eb, ajo siguri q\u00eb Rama p\u00ebr motive elektoralo-nacionaliste krijoi tek nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit publik shqiptar se me Belerin do t\u00eb zbatohej ligji dhe vet\u00ebm ligji e asgj\u00eb tjet\u00ebr, pra se Belerit automatikisht n\u00eb gusht do t\u2019i anulohej mandati dhe se zgjedhjet do t\u00eb rib\u00ebheshin n\u00eb Himar\u00eb? Kjo shpres\u00eb e rreme q\u00eb krijoi Rama sot ka avulluar, por t\u00eb pakt\u00ebn mos ta lejojm\u00eb q\u00eb t\u2019i marr\u00eb shqiptaret p\u00ebr budallenj dhe t\u2019ua shes\u00eb si fare normale kthimin e xhaket\u00ebs nga fryn era.<\/p>\n<p>Rama si Vu\u00e7i\u00e7, i nj\u00ebjti provokim, i nj\u00ebjti d\u00ebshtim <\/p>\n<p>Ai , i forti, i gjati, i fuqishmi, i pap\u00ebrkuluri Edi Rama po njeh t\u00eb nj\u00ebjtin fat si Vu\u00e7i\u00e7 kur Per\u00ebndimi vendos t\u2019 u tregoj\u00eb \u201cdh\u00ebmb\u00ebt\u201d.  Edhe Vu\u00e7i\u00e7 , p\u00ebr arsye elektoraliste dhe nacioaliste rr\u00ebmbeu tre polic\u00eb kosovare n\u00eb kulmin e manifestimeve n\u00eb Beograd q\u00eb donin ta rrezonin.<\/p>\n<p>Edhe ai d\u00ebrd\u00eblliste se nuk ishte ai, por drejt\u00ebsia \u00ab e pavarur \u00bb serbe q\u00eb vendoste. Autokrati i Beogradit mendonte se do t\u00eb shmangte k\u00ebshtu v\u00ebmendjen e opinionit vendas me veprime nacionaliste n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb mund t\u00eb federonin serbet. Por s\u2019kaluan as tre dit\u00eb dhe Vu\u00e7i\u00e7i u zbyth dhe i liroi tre polic\u00eb\u00ebt kosovar\u00eb p\u00ebrball\u00eb presionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Rama rezistoi tre muaj. Mund t\u00eb kishte rezistuar shum\u00eb me pak p\u00ebrball\u00eb presionit t\u00eb grekeve dhe BE-s\u00eb, heshtja e te cil\u00ebs tregon vet\u00ebm at\u00eb se ajo mban an\u00ebn e Greqis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn Brukseli nuk ka interes te prishet si vend an\u00ebtar dhe me t\u00eb drejt\u00eb vetoje. Por Rama preferoi t\u2019i shkoje deri ne fund limitit tre mujor q\u00eb i jepte ligji shqiptar me shpre\u00ebn se grek\u00ebt nuk do insistonin m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Belerit.<\/p>\n<p>Po ashtu kjo periudh\u00eb \u00ab rezistence \u00bb tre mujore e Ram\u00ebs i sh\u00ebrbeu atij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vet\u00eb ata shqiptar\u00eb q\u00eb e urrejn\u00eb qeverisjen e tij p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit t\u00eb shfrenuar.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj pjes\u00eb t\u00eb elektoratit Rama i serviri me sukses fejtonin Beleri p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs duke marre shum\u00eb \u00ab like \u00bb dhe p\u00ebrg\u00ebzime se mir\u00eb \u00ab ja beri qenit \u00bb grek.<\/p>\n<p>Tre muaj po ashtu gjate te cil\u00ebve Rama arriti te diskreditoje opoziten Berisha-Meta si antishqiptare meq\u00ebn\u00ebse merrte ne mbrojtje Belerin. Po tani qe tre muajt mbaruan dhe qe Rama duhet te kalonte nga fjal\u00ebt e bukura ne vepra , pra t\u2019ia anulonte fitoren Belerit si\u00e7 ia urdh\u00ebron ligji shqiptar, Kryeministri ka vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. P\u00ebrball\u00eb gazetarit grek t\u00eb Kathemirinit  q\u00eb e interviston , Rama nuk e rreh me gjoksin, nuk p\u00ebrdor me ato shprehjen donkisohteske \u00ab ligji \u00ebsht\u00eb ligj \u00bb por e kthen  kthen timonin 360 grad\u00eb. Ja si u shpreh Kryeministri yn\u00eb: \u00ab procedura ,- thot\u00eb Rama, \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu : N\u00ebse kryebashkiaku i zgjedhur nuk shfaqet pas 90 dit\u00ebsh t\u00eb betohet, at\u00ebher\u00eb qeveria duhet ta \u00e7liroj\u00eb nga detyra dhe t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb kryebashkiak teknik deri sa t\u00eb realizohen zgjedhjet e reja, q\u00eb do t\u00eb shpallen nga presidenti. U k\u00ebrkova avokat\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb shqyrtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u2026Instikti im m\u00eb thot\u00eb, reagimi im psikologjik m\u00eb thot\u00eb \u2026t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb zgjedhje t\u00eb re ja derisa (Beleri) t\u00eb gjykohet fajtor ose i pafajsh\u00ebm. \u00bb<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuhet pa frik\u00eb se Greqia e arriti at\u00eb q\u00eb kerkonte . Fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes personale t\u00eb Kryeministrit Edi Rama, Fredi Belerit do t\u2019i lihet t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb mandatin e Kryebashkiakut ! Kjo p\u00ebrkthehet: t\u00eb lepish at\u00eb q\u00eb peshtyve ! V\u00ebm\u00eb bast se dhe kur gjyqi i Belerit do t\u00eb b\u00ebhet dhe se drejt\u00ebsia jone nen presionin e Edi Rames do ta shpalle te pafajsh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Beleri t\u00eb vazhdoje ta g\u00ebzoj\u00eb mandatin e Kryebashkiakut , Kryeministri yn\u00eb do t\u00eb thot\u00eb s\u00ebrish: drejt\u00ebsia shqiptare veproi e pavarur. Deri tek gjyqi i Belerit shume uj\u00ebra t\u00eb reja do t\u00eb jen\u00eb derdhur. Ajo q\u00eb shihet sot p\u00ebr sot \u00ebsht\u00eb rezultati  Greqia 1 \u2013 Rama 0.<\/p>\n<p> Harresa e pafalshme e \u00e7am\u00ebve n\u00eb intervist\u00ebn e Edi Ram\u00ebs <\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb kapitulloje apo \u00ab tradhtoj\u00eb \u00bb kaq leht\u00ebsisht  ata ndjek\u00ebs q\u00eb u premtonte se nuk do dor\u00ebzohej n\u00eb dosjen Beleri, nuk \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb shokon te ky Kryeminist\u00ebr. Rama nuk e pati problem t\u2019ja mbaj\u00eb ison Greqis\u00eb dhe ne \u00ab dosjen e Detit \u00bb, duke pranuar ashtu si\u00e7 donte Greqia  qe te jet\u00eb Haga qe t\u00eb vendose p\u00ebr kufirin detar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ujrat detare q\u00eb lakmon Greqia i takojn\u00eb historikisht dhe juridikisht Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo q\u00eb shokon n\u00eb intervist\u00ebn kapitulluese t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr Kathimerinin \u00ebsht\u00eb sesi ja la ai komand\u00ebn e intervist\u00ebs gazetarit grek duke iu p\u00ebrgjigjur atij mbi gjith\u00e7ka ku \u00ebsht\u00eb interesi i grekeve pa i k\u00ebrkuar nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vet\u00ebm llogari Greqis\u00eb mbi \u00e7amet. Greqia paska te drejte te revoltohet, t\u00eb indinjohet, t\u00eb hak\u00ebrrehet dhe te k\u00ebrc\u00ebnoje n\u00eb dosjen Beleri, Greqia paska t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb per d\u00ebshmitar Shtetin e t\u00eb drejt\u00ebs ashtu si\u00e7 thirrej Zeusi t\u00eb gjykonte n\u00eb majin e Olimpit, por Greqia refuzon t\u00eb shpjegoje p\u00ebrse Shteti i t\u00eb Drejt\u00ebs t\u00eb cilin e reklamon n\u00eb dosjen Beleri nuk ekziston n\u00eb dosjen e \u00e7am\u00ebve. Biles p\u00ebr greket dosja \u00e7ame as q\u00eb ekziston fare. A kishte rast me t\u00eb mir\u00eb Edi Rama sesa kjo intevist\u00eb ku nga nj\u00eb i akuzuar nga Athina mund t\u00eb shnd\u00ebrrohej edhe n\u00eb nj\u00eb akuzues t\u00eb Athin\u00ebs? Si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u2019i kishte th\u00ebn\u00eb Rama gazetarit grek, q\u00eb Greqia ky vend mik, ky vend aleat n\u00eb NATO si Shqip\u00ebria e konsideron ende dhe sot e k\u00ebsaj dite Shqip\u00ebrin\u00eb me  ligj si vend armik, meqen\u00ebse ligji i luft\u00ebs i shpallur nga monarku i Greqis\u00eb me 1940 \u00ebsht\u00eb ende ne fuqi ndon\u00ebse nj\u00eb qeveri greke e shfuqizoi at\u00eb me 1987 por pa e botuar vendimin ne fletoren zyrtare?  Ashtu si Greket akuzojn\u00eb me t\u00eb drejte Ram\u00ebn se mban n\u00eb burg Belerin me synimin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb digjej afati tre mujor dhe Beleri t\u00eb humbiste mandatin e Kryebashkiakut, ashtu dhe populli shqiptar akuzon Greqin\u00eb se e ka mbajtur n\u00eb fuqi ligjin e luft\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebve \u00e7ame mos t\u2019u riktheheshin kurr\u00eb pronat e tyre legjitime n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Ku kishte rast m\u00eb t\u00eb bukur t\u2019ja p\u00ebrplaste k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb sy grek\u00ebve Rama sesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb interviste dhe ta vinte n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gazetarin e Kathemirinit q\u00eb po e sfidonte ? N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb humbiste koh\u00eb e t\u00eb mburrej pa kuptim n\u00eb at\u00eb intervist\u00eb se v\u00ebllai i tij Olsi Rama fliska greqisht q\u00eb e paska m\u00ebsuar n\u00eb Korfuz, p\u00ebrse nuk gjeti kohe Rama t\u2019i fliste gazetarit grek edhe p\u00ebr gjenocidin ndaj \u00e7am\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrse nuk i tha q\u00eb grek\u00ebt q\u00eb vinin manifestonin p\u00ebr Belerin k\u00ebrcenin po ashtu valle m\u00eb k\u00ebng\u00eb n\u00eb form\u00eb himni p\u00ebr gjeneralin q\u00eb masakroi \u00e7am\u00ebt shqiptare Napoleon Zervas?<\/p>\n<p>N\u00ebse flasim p\u00ebr Shtetin e t\u00eb Drejt\u00ebs, t\u2019ja p\u00ebrmendte Kryeministri yn\u00eb lexuesve greke t\u00eb Kathemirinit se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb e ka shpallur q\u00eb m\u00eb 1994 dat\u00ebn e 27 Qershorit si Dita p\u00ebrkujtimore e gjenocidit ndaj shqiptareve t\u00eb \u00e7am\u00ebris\u00eb. T\u2019ja p\u00ebrplaste Rama grek\u00ebve bilancin e llahtarsh\u00ebm t\u00eb gjenocidit t\u00eb kryer nga bandat e Zervosit n\u00eb mbarim t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore : tre mij\u00eb shqiptare t\u00eb Cameris\u00eb t\u00eb ekzekutuar , 30 mije t\u00eb debuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb nder te cilet dhe tre mije te tjer\u00eb vdiq\u00ebn nga rraskapitja e eksodit, me dhjet\u00ebra fshatra te \u00c7am\u00ebrise t\u00eb pla\u00e7kitura e te rrafshuara. A e di Rama se ne momentin kur Greqia \u00e7irret p\u00ebr Belerin , vet\u00ebm para disa muajsh ajo inauguronte nj\u00eb muze p\u00ebr Zervasin ,xhelatin e \u00e7ameve ne sht\u00ebpin\u00eb ku ai ka jetuar ne veri te Athines ?   Shteti i te drejtes le te funksionoje, por jo vetem ne nje shtet. Belerit t\u2019i njihen dhe respektohen te drejtat ne Shqip\u00ebri, por dhe \u00e7ameve n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Zbrapsja e Ram\u00ebs q\u00eb nxjerr zbuluar dhe \u00ab drejt\u00ebsin\u00eb e re \u00bb <\/p>\n<p>Shum\u00eb nga ne analistet e kishim parashikuar nj\u00eb epilog t\u00eb till\u00eb, dor\u00ebzimin e Ram\u00ebs para Greqis\u00eb dhe pa kushte ku si\u00e7 u pa ai nuk k\u00ebrkoi asgj\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbim p\u00ebr \u00e7am\u00ebt.  E dinim se Rama do te kapitullonte jo se Greqia ka detyrimisht te drejte. E dinim se ai do te kapitullonte jo se Greqia \u00ebsht\u00eb e forte dhe se nuk mund t\u2019i rezistosh kur pame se Shkupi zyrtar arriti fare mire ta ruaje termin \u201cMaqedoni\u201d ne em\u00ebrtimin e vendit te tij ndon\u00ebse  Greqia nuk la gur pa levizur qe ky em\u00ebr t\u00eb mos figuronte me. Ajo qe na b\u00ebnt\u00eb te sigurt se Rama do te kapitullonte p\u00ebrball\u00eb Greqis\u00eb ne dosjen Beleri \u00ebsht\u00eb se Greqia do t\u00eb shfrytezonte pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb dobet te Edi Ram\u00ebs, at\u00eb se pakkush ne Per\u00ebndim e beson se ne Shqip\u00ebri drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb totalisht e pavarur nga presionet e Kryeministrit. BE-ja e di k\u00ebt\u00eb por s\u2019mund ta thot\u00eb boterisht sepse dret\u00ebsia e re shqiptare \u00ebsht\u00eb krijese e saj. Ish-ambasadorja amerikane  n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim po ashtu e dinte k\u00ebt\u00eb dhe biles e shfaqte dhe hapur si\u00e7 qe rasti kur i tregoi dhembet Edi Ram\u00ebs q\u00eb te mos fuste duart ne SPAK n\u00eb momentin e zgjedhjes se drejtuesit te ri te Prokuroris\u00eb speciale shqiptare. Tregues i qarte i influenc\u00ebs se Rames mbi drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb mosmarrja asnj\u00ebher\u00eb ne pyetje e Kryeministrit as n\u00eb skandalin Mac Gonigal, as n\u00eb skandalin e incinerator\u00ebve, as ne skandalin e sterilizimit , dhe as ne skandalin e patronazhist\u00ebve te cil\u00ebt kane kryer qart\u00ebsisht vep\u00ebr penale sipas standardeve juridike per\u00ebndimore me shfryt\u00ebzimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne nj\u00eb rast te ngjash\u00ebm n\u00eb Bosnie, SHBA-te nuk hezituan biles ta shpallnin non grata ish-kryeministrin e vendit vet\u00ebm pse shfryt\u00ebzoi adresat personale te pensionist\u00ebve p\u00ebr t\u2019u \u00e7uar gjate fushat\u00ebs elektorale nj\u00eb let\u00ebr me mburrje se \u00e7far\u00eb kishte bere qeveria e tij p\u00ebr pensionist\u00ebt boshnjake. N\u00eb Shqip\u00ebri, drejt\u00ebsia e re \u00ebsht\u00eb padyshim efikase n\u00eb luft\u00ebn kundra krimit te organizuar dhe korrupsionit ne politike, por perimetri i k\u00ebsaj lufte p\u00ebrfundon atje ku fillon territori i Edi Ram\u00ebs. Nga kjo situat\u00eb rrjedh dhe raporti \u201cskizofren\u201d q\u00eb kan\u00eb vendosur shqiptar\u00ebt dhe per\u00ebndimoret me \u00ab drejt\u00ebsin\u00eb e re \u00bb. E perg\u00ebzojm\u00eb pa hezitim k\u00ebt\u00eb drejtesi per pun\u00ebn titaneske q\u00eb ajo po b\u00ebn dhe qe nuk ish b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb m\u00eb pare, por s\u2019b\u00ebjm\u00eb z\u00eb kur kjo drejt\u00ebsi ndalon para kufirit q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb Kryeministri.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb skizofreni nxori n\u00eb pah Greqia n\u00eb dosjen Beleri. Qeveria greke si shum\u00eb shqiptar\u00eb, si BE-ja, si SHBA-t\u00eb, nuk kishte pasur dhe ajo deri tani ve\u00e7se fjal\u00eb lavd\u00ebruese p\u00ebr pun\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re shqiptare pa v\u00ebn\u00eb aspak ne dukje mang\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj drejt\u00ebsie n\u00ebmetrin e fundit aty ku fillon kufiri personal i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj Rama e konsideronte  Mitsotakis si mik t\u00eb madh. Ishte normale qe Greqia ashtu si BE-ja dhe SHBA-te mos ta ngrinte z\u00ebrin p\u00ebr mekatin e metrit te fundit te drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, pasi ne nj\u00ebfare m\u00ebnyr\u00eb pa Ram\u00ebn kjo drejt\u00ebsi nuk do te kishte ekzistuar.  Mbyllja e syve ndaj bashk\u00ebpunimit kundra natyre midis drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re shqiptare dhe kryeministrit shqiptar ishte k\u00ebshtu \u00e7mimi q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kane pranuar t\u00eb paguajn\u00eb si mir\u00ebnjohje ndaj \u00ab Edit \u00bb p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u2019ka b\u00ebr\u00eb ai qe kjo drejt\u00ebsi te instalohet dhe si inkurajim qe ai te vazhdoj\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e saj kundra korrupsionit. Rama i vet\u00ebdijsh\u00ebm se per\u00ebndimor\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00eb mungese t\u00eb nj\u00eb alternative tjet\u00ebr q\u00eb mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb (Berisha dhe Meta jan\u00eb t\u00eb skualifikuar nga administrata aktuale amerikane) beri at\u00ebher\u00eb gabimin fatal duke abuzuar me ate \u00ab metrin e fundit \u00bb q\u00eb e lidh me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur ket\u00eb ne dosjen Beleri.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu ai preku interesin e Greqis\u00eb q\u00eb e kishte mike dhe q\u00eb deri tani e mbronte dhe e promovonte Ram\u00ebn tek partneret euriopiane.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pasi u shkel n\u00eb kallo, Greqia vendosi t\u00eb dal\u00eb nga balloja e hipokriteve dhe t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb shesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se Rama komandon drejt\u00ebsine e re .<\/p>\n<p>Greqia s\u2019do e kishte bere kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb , por t\u00eb mos i ishte prekur interesi. Arrijm\u00eb k\u00ebshtu sot, fale ose p\u00ebr shkak te dosjes Beleri n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat katastrofik p\u00ebr imazhin e Ram\u00ebs , te Shqip\u00ebris\u00eb por dhe te Per\u00ebndimor\u00ebve.  Na thuhej se n\u00eb Shqip\u00ebri , Edi Rama i ka hapur rrug\u00ebn epok\u00ebs s\u00eb sundimit te ligjit, por na rezulton ne intervist\u00ebn e Ram\u00ebs p\u00ebr shtypin grek se ne Shqip\u00ebri ligjin vazhdon ta b\u00ebj\u00eb Maliqi. Me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit, Timonieri i Shqip\u00ebris\u00eb vendosi qe ligji mos te zbatohet dhe Beleri te vazhdoje te qendroje kryebashkiak i zgjedhur i Himar\u00ebs si\u00e7 e k\u00ebrkon Greqia. Ky manipulim i ligjit sipas tek\u00ebs s\u00eb Edi Rames , padyshim nuk e nderon kryeministrin tone. Kjo vret shpres\u00ebn e atyre qe besonin naivisht se Belerit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit do t\u2019i hiqej titulli krybashkiak, kjo e nxjerr edhe nje here Greqine te \u00ab fituar \u00bb ne perballje me Shqip\u00ebrin\u00eb duke e trajtuar at\u00eb here si demokratike dhe here si jo demokratike sipas interesave te qarqeve greke . Te shpresojm\u00eb qe Micotakis i frym\u00ebzuar nga kjo fitore e radh\u00ebs mos ta shtyje avantazhin deri aty sa ta detyroje Ram\u00ebn t\u00eb kapitulloj\u00eb dhe n\u00eb dosjen e Detit,  nj\u00eb marr\u00ebveshje qe po e negocion , kush tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se avokatja britanike , e shoqja e Toni Blerit me te cilen kemi humbur nje pjese te mire te arbitrazheve\u2026Ndoshta kane qene serish k\u00ebshillat e Toni Blerit qe Rama t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb kurs n\u00eb dosjen Beleri. Dhe serish nuk mund te themi se ka qene nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb e suksesshme. Si p\u00ebrfundim, me dosjen Beleri Rama krijoi nj\u00eb precedent edhe ne momentin kur e provokoi, edhe tani qe po k\u00ebrkon t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb mos u prishur me greket. Kush ende nuk e beson se ne Shqip\u00ebri ligin e b\u00ebn\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc Burimi Kapitullimi i Ram\u00ebs para Greqis\u00eb n\u00eb dosjen Beleri Pasi tregoi muskujt me jav\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb dosjen Beleri sa p\u00ebr t\u00eb fituar popullaritet tek ajo pjese e opinionit shqiptar e papajtueshme me politikat e disa qarqeve shoviniste greke n\u00eb Shqip\u00ebri, Edi Rama po i l\u00ebshon tani \u00ab pe \u00bb grekeve. Me goj\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":322916,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-330122","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330122"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330122\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":330123,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330122\/revisions\/330123"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/322916"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}