{"id":330572,"date":"2023-09-04T18:14:12","date_gmt":"2023-09-04T16:14:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=330572"},"modified":"2023-09-04T18:14:12","modified_gmt":"2023-09-04T16:14:12","slug":"analize-nga-prec-zogaj-bashkim-rreth-kujt-dhe-nen-drejtimin-e-kujt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analize-nga-prec-zogaj-bashkim-rreth-kujt-dhe-nen-drejtimin-e-kujt\/","title":{"rendered":"Analiz\u00eb nga Pre\u00e7 Zogaj: Bashkim rreth kujt dhe n\u00ebn drejtimin e kujt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Pre\u00e7 Zogaj<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi \u00ebsht\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb fjal\u00eb-refren n\u00eb goj\u00ebn e gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb fraksioneve  opozitare.<\/p>\n<p>P\u00ebr bashkim ka folur e vazhdon t\u00eb flas\u00eb Sali Berisha. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur n\u00ebn hyqmin e tij. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre q\u00eb nuk pendohen p\u00ebr ndarjen me t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebnjohur\u00ebn arsye parimore dhe indentitare, p\u00ebr vet\u00eb PD-n\u00eb.  Q\u00eb \u00ebsht\u00eb  ajo p\u00ebr orientimin, euroatlantizimin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet  e ngushta me SHBA e Per\u00ebndimin n\u00eb t\u00eb dyja korsit\u00eb: n\u00eb vajtje dhe n\u00eb ardhje. Pra hem t\u00eb duam ne, h\u00ebm t\u00eb na duan e t\u00eb na njohin ata si euroatlantist\u00eb dhe miq t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr bashkim kan\u00eb folur e flasin Lulzim Basha, Enkelejd  Alibej,  Gazmend Bardhi dhe shum\u00eb drejtues e deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb zyrtare, por duke mbajtur si vij\u00eb ndar\u00ebse t\u00eb pakalueshme sanksionimin \u201cnon grata\u201d nga SHBA dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Per\u00ebndimit. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, i vetmi i shpallur deri sot  n\u00eb familjen demokrate.<\/p>\n<p>K\u00ebta t\u00eb tre jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb nuk e kan\u00eb mbajtur n\u00eb nivel retorik, por e kan\u00eb sh\u00ebrbyer me fjal\u00eb  dhe me akte bashkimin. Pas zgjedhjeve t\u00eb pjesshme t\u00eb gjasht\u00eb marsit n\u00eb gjasht\u00eb bashki, n\u00eb vitin 2022, ku rezultati i dy pjes\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb nuk arriti shumic\u00ebn n\u00eb pes\u00eb prej tyre, Basha dha dor\u00ebheqjen si kryetar i PD-s\u00eb zyrtare. At\u00ebher\u00eb u tha se dor\u00ebheqja iu k\u00ebrkua me forc\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e deputet\u00ebve si nj\u00eb akt q\u00eb do  t\u00eb provokonte dor\u00ebheqjen e  Berish\u00ebs n\u00eb krahun  e Foltores,  duke i hapur rrug\u00eb  k\u00ebsisoj bashkimit t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mendime t\u00eb bukura, por naive. Berisha as e \u00e7onte n\u00ebp\u00ebr mend t\u00eb t\u00ebrhiqej. Dor\u00ebheqja  e Bash\u00ebs sqaroi sidoqoft\u00eb nj\u00eb gj\u00eb m\u00eb rend\u00ebsi. Me prov\u00eb e jo thjesht me analiz\u00eb k\u00ebsaj radhe: Berisha e kishte betej\u00ebn e tij me SHBA. Emri i Bash\u00ebs ishte maskimi i k\u00ebsaj beteje, si\u00e7 do t\u00eb ishte emri Alibeajt m\u00eb von\u00eb, i Bardhit deri para ca koh\u00ebsh dhe i kujtdo tjetri n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbaj\u00eb si vij\u00eb demarkacioni n\u00eb q\u00ebndrimet ndaj tij sanksionimin amerikan.<\/p>\n<p>Alibej dhe Bardhi u investuan p\u00ebr daljen me kandidat\u00eb unik\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit t\u00eb k\u00ebtij viti, duke  mb\u00ebshtetur n\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb  bashkive kandidat\u00ebt e primareve t\u00eb Foltores. Ishte nj\u00eb propozim q\u00eb synonte bashkimin e demokrat\u00ebve n\u00eb kutit\u00eb e votimit me nj\u00eb marr\u00ebveshje angazhuese t\u00eb dy pjes\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb kreh p\u00ebr krah n\u00eb fushat\u00eb p\u00ebrkrah kandidat\u00ebve unik\u00eb. Nj\u00eb propozim q\u00eb n\u00ebnkuptonte ngrirjen e konfliktit me Sali Berish\u00ebn, duke qen\u00eb se zgjedhjet ishin vendore.<\/p>\n<p>Sot e k\u00ebsaj dite Berisha nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb shpjegohet pse e refuzoi k\u00ebt\u00eb propozim, q\u00eb do t\u00eb kishte patur impakt  shum\u00eb pozitiv n\u00eb zbatim dhe sigurisht do t\u00eb kishte mund\u00ebsuar fitoren e kandidat\u00ebve demokrat\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm bashkish. Dihet se shum\u00eb demokrat\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb zyrtare i  mb\u00ebshteten prap\u00ebseprap\u00eb kandidat\u00ebt e Foltores, por ndryshe \u00ebsht\u00eb kur mb\u00ebshtetjen e jep si individ dhe ndryshe kur mb\u00ebshtetja institucionalizohet.<\/p>\n<p>Berisha ka p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe, e njeh forc\u00ebn e  bashkimit. Refuzimi i tij  nuk mund t\u00eb ishte emocional. Ai nuk ka dashur t\u00eb p\u00ebrziej\u00eb l\u00ebng, si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb shprehje e popullit. Ai, sipas meje,  kishte si mendim t\u00eb par\u00eb motivues asgj\u00ebsimin e PD-s\u00eb euroatlantike. Dalja me kandidat\u00eb unik\u00eb e linte hapur, e shtynte n\u00eb koh\u00eb k\u00ebt\u00eb synim. Ndaj i ra shkurt me gjakftoht\u00ebsi: Jo!<\/p>\n<p>Zgjedhjet, si\u00e7 dihet tashm\u00eb, qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim i dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Si\u00e7 ndodh kur vret lart pa par\u00eb posht\u00eb. As e mbajti p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebt premtimin e fitores, as e \u00e7oi n\u00eb kufijt\u00eb e asgj\u00ebsimit PD-n\u00eb  zyrtare.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e majit dhan\u00eb plot p\u00ebrgjigje pesimiste edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e opozit\u00ebs. Berish\u00ebs iu dha nj\u00eb rast tjet\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbente bashkimin. T\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb hap prapa si nj\u00eb reagim ndaj humbjes s\u00eb thell\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn s\u2019kishte dhe s\u2019ka pse ta konsideroj\u00eb si sefte. Sepse nuk \u00ebsht\u00eb rishtar n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb. T\u00ebrheqja  e tij i hapte rrug\u00ebn nj\u00eb procesi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs e p\u00ebrbashkues t\u00eb riorganzimit t\u00eb PD-s\u00eb. Gj\u00eb  q\u00eb zgjidhte edhe problemin e Lulzim Bash\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kishin k\u00ebt\u00eb problem, duke qen\u00eb se n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb till\u00eb shanset p\u00ebr t\u00eb fituar postin e kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb s\u00eb bashkuar i kishte nj\u00eb kandidat i  Foltores. Nganj\u00ebher\u00eb, kur sheh sa shum\u00eb mund\u00ebsi bashkimi kan\u00eb kaluar e jan\u00eb djegur para syve t\u00eb zotit Berisha t\u00eb shkon mendja se ka ngecur si n\u00eb nj\u00eb bunker dhe nuk di \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon tamam-tamam.<\/p>\n<p>Bashkimi \u00ebsht\u00eb realisht nj\u00eb imperativ, nj\u00eb premis\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet. Por kur lihet n\u00eb  hava, pa e specifikuar rreth kujt e n\u00ebn drejtimin e kujt, bashkimi mbetet nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbukuruar retorik\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb brenda apo nj\u00eb shkelje syri ndaj Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt pyetja themelore sot \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo: bashkim rreth kujt, n\u00ebn drejtimin e  kujt?  M\u00eb t\u00eb qart\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb jan\u00eb Berisha dhe Basha. T\u00eb dy k\u00ebrkojn\u00eb bashkim rreth vet\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00ebn drejtimin e tyre. Bashkimi n\u00ebn  drejtimin e Berish\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur asgj\u00eb e re q\u00eb do t\u00eb sugjeronte nj\u00eb rishikim t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb deritanishme t\u00eb PD-s\u00eb zyrtare ndaj tij, \u00ebsht\u00eb pa asnj\u00eb perspektiv\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb  ken\u00eb reflektuar,  a mund t\u00eb jen\u00eb penduar apo q\u00eb  b\u00ebjn\u00eb llogari pragmatike p\u00ebr shanset e zgjedhjes e rizgjedhjes deputet\u00eb, nuk e kalojn\u00eb vij\u00ebn ndar\u00ebse e nuk hidhen n\u00eb an\u00ebn e Foltores.  Sikurse ka e do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz nga Foltorja q\u00eb i bashkohen PD-s\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>Aktualisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb sekush t\u00eb shkoj\u00eb ku e gjen vet\u00ebm m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb vendin e vet.  Alternativa \u00ebsht\u00eb forca politike, subjekti politik. Deputet\u00ebt jan\u00eb t\u00eb subjektit. Aq m\u00eb shum\u00eb deputet\u00ebt  e zgjedhur me lista. PD zyrtare duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb, t\u00eb riorganizohet e t\u00eb forcohet.  Ajo duhet t\u00eb rimarr\u00eb publikisht mb\u00ebshtetjen e Uashingtonit,  si n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2021 kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Presidentit Biden  dhe Departamentit t\u00eb Shtetit deklaruan se presim t\u00eb festojn\u00eb  fitoren me PD-n\u00eb si n\u00eb vitin 1992. K\u00ebshtu po q\u00eb mund  t\u00eb mbledh\u00eb rreth vetes shum\u00eb e m\u00eb shum\u00eb demokrat\u00eb e zgjedh\u00ebs t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Panorama e opozitarizmit nuk premton n\u00eb asnj\u00eb an\u00eb p\u00ebr bashkime mekanike. Duke par\u00eb gjendjen dhe zhvillimet, \u201creceta\u201d e vetme realiste p\u00ebr fuqizimin e opozitarizmit sot dhe e fitores s\u00eb mundshme kund\u00ebr shumic\u00ebs socialiste n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, mbetet institucionalizimi i opozit\u00ebs plurale, nj\u00eblloj si n\u00eb Itali, ku \u00e7do subjekt  punon t\u00eb rritet n\u00eb vetvete, ku  rivaliteti  i sh\u00ebndetsh\u00ebm  z\u00ebvend\u00ebson  luft\u00ebn e paprincipt\u00eb brenda spektrit dhe beteja  politike mbetet e fokusuar kund\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj Bashkimi \u00ebsht\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb fjal\u00eb-refren n\u00eb goj\u00ebn e gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb fraksioneve opozitare. P\u00ebr bashkim ka folur e vazhdon t\u00eb flas\u00eb Sali Berisha. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur n\u00ebn hyqmin e tij. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre q\u00eb nuk pendohen p\u00ebr ndarjen me t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebnjohur\u00ebn arsye parimore dhe indentitare, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":326404,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-330572","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330572","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330572"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330572\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":330573,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330572\/revisions\/330573"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/326404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}