{"id":331175,"date":"2023-09-14T14:40:55","date_gmt":"2023-09-14T12:40:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=331175"},"modified":"2023-09-14T14:40:55","modified_gmt":"2023-09-14T12:40:55","slug":"barbaria-dhe-mendesia-e-tufes-na-kercenon-edhe-sot-fuga-e-ndryshojne-ligjin-kur-nuk-u-vjen-per-mbare-edhe-kur-je-shumice-sdo-te-thote-ta-shkelesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/barbaria-dhe-mendesia-e-tufes-na-kercenon-edhe-sot-fuga-e-ndryshojne-ligjin-kur-nuk-u-vjen-per-mbare-edhe-kur-je-shumice-sdo-te-thote-ta-shkelesh\/","title":{"rendered":"\u201cBarbaria dhe mend\u00ebsia e tuf\u00ebs na k\u00ebrc\u00ebnon edhe sot\u201d, Fuga: E ndryshojn\u00eb ligjin kur nuk u vjen p\u00ebr mbar\u00eb. Edhe kur je shumic\u00eb, s\u2019do t\u00eb thot\u00eb ta shkel\u00ebsh"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Artan Fuga<\/strong><\/p>\n<p>Shpirti i hordhis\u00eb dhe kultura e kontrat\u00ebs<\/p>\n<p>Esht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb shum\u00eb e gjer\u00eb, por k\u00ebtu do t\u00eb prek vet\u00ebm disa an\u00eb tep\u00ebr aktuale sot. <\/p>\n<p>Kur lindi e drejta, historia e filozofise dhe e let\u00ebrsis\u00eb, na japin d\u00ebshmi mij\u00ebravje\u00e7are, e drejta u krijua si nj\u00eb kultur\u00eb e re. Qytet\u00ebrimi nisi k\u00ebshtu t\u00eb ndahet me dhimbje nga e kaluara e barbaris\u00eb, nga mend\u00ebsit\u00eb e turmave.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria e s\u00eb drejt\u00ebs nisi t\u00eb ndahet n\u00eb ato koh\u00ebra t\u00eb lashta nga ethet e hordhis\u00eb!  <\/p>\n<p>Ikja nga barbaria u b\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet lindjes t\u00eb kultur\u00ebs t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb ligjit, qoft\u00eb edhe ky ligj i nj\u00eb shteti autoritar. M\u00eb mir\u00eb shtet autoritar se barbari, pra shoq\u00ebri ku vendin e rregullave, normave, kanuneve, ligjit, e z\u00eb ethja e turm\u00ebs, kolera e turm\u00ebs, humbja e mendjes s\u00eb turm\u00ebs. <\/p>\n<p>Mend\u00ebsia e hordhis\u00eb mbijeton si zorr\u00eb qorre n\u00eb barkun e individ\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm edhe sot! <\/p>\n<p>Por, nga kultura e hordhis\u00eb, e turm\u00ebs, nga kultura e barbaris\u00eb, e gjendjes kafsh\u00ebrore njer\u00ebzimi, sikurse shpjegojn\u00eb filozof\u00eb t\u00eb njohur me reputacion bot\u00ebror, nuk ka ikur as sot p\u00ebrfundimisht. <\/p>\n<p>Barbarin\u00eb moderne e ndeshim p\u00ebrdit\u00eb! <\/p>\n<p>Barbaria, furia e hordhis\u00eb, mend\u00ebsia e turm\u00ebs na k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb edhe sot. Ato nuk shfaqen aspak p\u00ebrjashtimisht n\u00eb sjelljen e popullit, t\u00eb mas\u00ebs. Mos ngat\u00ebrrojm\u00eb turm\u00ebn, hordhin\u00eb barbare me mas\u00ebn e popullit. Populli edhe kur nuk njeh ligjet, gjithsesi respekton zakone, norma, tradita. <\/p>\n<p>Madje edhe banda kriminale mund t\u00eb mos jen\u00eb hordhi, turma, sa koh\u00eb edhe vras\u00ebsit mund t\u00eb ndodhi q\u00eb respektojn\u00eb normat e tyre t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Nuk ka p\u00ebrse t\u00eb jesh nj\u00eb Eugen Su q\u00eb ta dish k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn e vras\u00ebsve mund t\u00eb mos jet\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb te individ\u00eb q\u00eb barbarin\u00eb e kan\u00eb n\u00eb tru, zem\u00ebr, gishta!  <\/p>\n<p>Pra, populli p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb larg barbaris\u00eb. Shpirti i hordhis\u00eb manifestohet m\u00eb shum\u00eb te disa individ\u00eb, te grupe t\u00eb caktuara q\u00eb sado kollare t\u00eb vendosin n\u00eb qaf\u00eb, jan\u00eb mbeturina barbare, turmash t\u00eb nxitura nga ethet, dikur seksuale, tani p\u00ebr pushtet, q\u00eb nuk njohin dhe respektojn\u00eb vlerat e kultur\u00ebs t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. <\/p>\n<p>Jan\u00eb nj\u00ebsoj si mishngr\u00ebn\u00ebs primitiv\u00eb!<\/p>\n<p>Jan\u00eb barbar\u00ebt e koh\u00ebve moderne. Na rrezikojn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve! <\/p>\n<p>Cfar\u00eb karakteristikash ka shpirti i barbaris\u00eb dhe hordhis\u00eb t\u00eb eth\u00ebshme? Barbaria sigurisht pjell dhun\u00eb, por jo medoemos shfaqet vet\u00ebm si dhun\u00eb fizike, si vrasje, si internim, si posht\u00ebrim.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha shfaqet si ethe p\u00ebr pushtet pa kushte, pa kufizime, pa limite kohore, pa detyrime p\u00ebr ta ushtruar pushtetin n\u00ebn kontrollin e ligjit.! <\/p>\n<p>Ka shum\u00eb karakteristika barbaria, por nga m\u00eb kryesoret \u00ebsht\u00eb fakti se barbaria nuk njeh asnj\u00eb ligj, norm\u00eb, pra asnj\u00eb kontrat\u00eb. Sepse ligji \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb lloj kontrate p\u00ebr ta zbatuar.   <\/p>\n<p>Ligja i duket barbarit si nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb fuqi. E pse, kjo fraz\u00eb e shkruar k\u00ebtu do t\u00eb m\u00eb pengoj\u00eb mua t\u00eb vjedh, grabis, shkel me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb shp\u00ebrndaj par\u00e0 p\u00ebr rrethin tim, t\u00eb qendroj n\u00eb post sa t\u00eb dua, t\u00eb grabis? <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb kultura e barbaris\u00eb dhe e hordhis\u00eb. Harron se ligja \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie midis njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb arbit\u00ebr n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes tyre. Pra ta respektojn\u00eb ligjin si arbit\u00ebr. <\/p>\n<p>Barbari, individi i turm\u00ebs, nuk ka individualitet, ai jeton si pjes\u00eb e hordhis\u00eb. Zbaton vullnetin e hordhis\u00eb, jo t\u00eb ligjit. <\/p>\n<p>Kur ligji nuk i vjen p\u00ebrshtat nj\u00eb interesi t\u00eb pis\u00ebt kolektiv, t\u00eb hordhis\u00eb, apo t\u00eb shefit, barbaria e ndryshon ligjin. Barbaria shfaqet n\u00eb ndryshimin e shpejt\u00eb pa asnj\u00eb ar\u00ebsye, shkak pozitiv, t\u00eb ligjit. Sepse ligji prandaj \u00ebsht\u00eb. Q\u00eb edhe t\u00eb ndryshoj\u00eb kur duhet, por sidomos t\u00eb mos ndryshoj\u00eb aspak thjesht p\u00ebr rrethana dhe shkaqe q\u00eb jan\u00eb interesa t\u00eb ndyra dhe t\u00eb vogla p\u00ebr pushtet.<\/p>\n<p>Barbaria dhe kultura e hordhis\u00eb s\u00eb eth\u00ebshme nis kur ligji b\u00ebhet llastik, b\u00ebhet zhele, ndryshon si k\u00ebmishat e palara, si brrek\u00ebt e ndyra, si \u00e7orapet e f\u00eblliqura saher\u00eb i do qejfi pushtetarit, shefit t\u00eb hordhis\u00eb. <\/p>\n<p>Karakteristik\u00eb tjet\u00ebr e mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb hordhis\u00eb \u00ebsht\u00eb kur ligji b\u00ebhet pa u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb norm\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa vet\u00eb ligji, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb Kushtetuta. <\/p>\n<p>Hordhia niset nga kriteri i shumic\u00ebs. Vet\u00ebm andej. Ne jemi hordhia m\u00eb e madhe n\u00eb numur, ne jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00ebt, jemi ne q\u00eb ju ham\u00eb juve q\u00eb jeni m\u00eb pak, jeni m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, ju ham\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb pjekur dhe t\u00eb zjer\u00eb. Ju duket \u00e7udi kultura e s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb nuk pranon ve\u00e7se ato ligje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nj\u00eb ligj tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kushtetuta e nj\u00eb vendi. Ajo \u00ebsht\u00eb Kontrata baz\u00eb, prej saj rrjedhin t\u00eb gjitha! <\/p>\n<p>Mund t\u00eb jesh shumica, por ky fakt nuk t\u00eb jep asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb nxjerr\u00ebsh rregulla apo ligje q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn. Respektimi i Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbi vullnetin e shumic\u00ebs. Por shpirti i hordhis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb si edhe sa duhet i tejkaluar edhe te ndonj\u00eb q\u00eb paguhet si sh\u00ebrb\u00ebtori num\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur Kushtetut\u00ebn. Shpirti i hordhis\u00eb n\u00eb barbarin\u00eb e vet t\u00eb eth\u00ebshme nuk pyet fare p\u00ebr ligj e rregulla, p\u00ebr logjik\u00eb dhe ar\u00ebsye. N\u00ebse i duhet nj\u00eb ligj e b\u00ebn, n\u00ebse i duhet ta ndryshoj\u00eb nj\u00eb ligj e ndryshon, n\u00ebse nj\u00eb ligj i duhet, edhe pse ai bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligje t\u00eb tjer\u00eb, as i b\u00ebhet von\u00eb fare. <\/p>\n<p>Hordhia barbare nuk pyet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpirti i s\u00eb drejt\u00ebs, pra pajtueshm\u00ebria e t\u00eb gjith\u00eb ligjeve me njeri tjetrin. Hordhia barbare gjithashtu nuk pyet n\u00ebse nenet e nj\u00eb ligji t\u00eb vet\u00ebm bien n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me njeri tjetrin! <\/p>\n<p>Barbari hedh valle mbi ligjin! E shkel me k\u00ebmb\u00ebt e tia q\u00eb vijn\u00eb er\u00eb, e cop\u00ebton ligjin me gishtat e tij t\u00eb ndyr\u00eb q\u00eb rrjedhin gjak, korrupsion, pisll\u00ebk. <\/p>\n<p>Barbari nuk e pranon domosdon\u00eb e kufizimit t\u00eb forc\u00ebs t\u00eb ligjit n\u00eb kuptimin q\u00eb nj\u00eb ligj nuk mund t\u00eb ket\u00eb fuqi prapavepruese. Nuk mundet q\u00eb t\u00eb kryesh veprime q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, ta shkel\u00ebsh ligjin, dhe kur ndjen se do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kur e ndjen se laku t\u00eb \u00ebsht\u00eb mbledhur n\u00eb fyt, kur koha e pushtetit t\u00ebnd arbitrar ka p\u00ebrfunduar, ndryshon ligjin. <\/p>\n<p>Nuk nd\u00ebshkohet m\u00eb ligji sjellja antiligjore, por sjellja antiligjore, krimi i b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb, komandon dhe  ndryshon ligjin n\u00eb p\u00ebrputhje me krimin e b\u00ebr\u00eb. <\/p>\n<p>Gjoja ke ligje, por n\u00eb fakt ato q\u00eb quan ligje nuk jan\u00eb ve\u00e7se lodra n\u00eb duart e tua! <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hordhia moderne. Kriteri i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak p\u00ebrputhja ose jo e nj\u00eb sjelljeje apo ligji me Kushtetut\u00ebn, ose e nj\u00eb sjelljeje me ligjin. Por kriteri i shumic\u00ebs. P\u00ebr hordhin\u00eb e eth\u00ebshme e drejta dhe e v\u00ebrteta nuk mund t\u00eb jet\u00eb te pakica, apo m\u00eb keq akoma te nj\u00eb individ i vet\u00ebm. Hordhia n\u00eb anonimitetin e vet e ha pakic\u00ebn dhe individin. Ka uri. <\/p>\n<p>Hordhia \u00ebsht\u00eb antropofage. Ha mish njeriu! Barbarit i ngrihen flok\u00ebt p\u00ebrpjet\u00eb, i b\u00ebhet trupi miza-miza kur dikush i del kund\u00ebr. Sepse d\u00ebmtohet shpirti i hordhis\u00eb. Hordhia k\u00ebrkon siguri absolute p\u00ebr krimet q\u00eb b\u00ebn. Shpirti i dyshimit, i reflektimit, i maturis\u00eb e zhb\u00ebn turm\u00ebn fanatike. Prandaj shpikja e armikut \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr ta mbajtur hordhin\u00eb t\u00eb lidhur me liderin karizmatik, me shefin. Mos mendoni n\u00ebse keni ose jo t\u00eb drejt\u00eb, suluni kund\u00ebr armikut q\u00eb na rreziston! <\/p>\n<p>Turma hordhiake n\u00eb barbarin\u00eb e saj nuk njeh funksionimin e shoq\u00ebris\u00eb, nuk ka besim te vetja. Hordhia identifikohet me liderin e vet suprem q\u00eb e ngre mbi supe si pankart\u00eb dhe portret idiot n\u00eb parakalimet e 1 majit: i njeh shefit karizmatik aft\u00ebsi mistike, i p\u00eblqen q\u00eb Lideri t\u00eb jet\u00eb mizor, t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb, t\u00eb fyej\u00eb, t\u00eb mos e pyes\u00eb, ta p\u00ebrdhunoj\u00eb n\u00ebse duhet. Sepse \u00e7do individ n\u00eb hordhi \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt. Forc\u00ebn e gjen duke u identifikuar me liderin q\u00eb e adhuron, por edhe e urren, e mitizon, por edhe e p\u00ebrgojon, ndihet krenar p\u00ebr t\u00eb, por edhe i posht\u00ebruar prej tij. <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb gjendja hordhiake. T\u00eb gjith\u00eb pas karizm\u00ebs t\u00eb shefit t\u00eb hordhis\u00eb! Unanimisht, sikurse shkruan Frojdi si antropolog, e venerojn\u00eb liderin e hordhis\u00eb, pastaj nga dashuri-urrejtja nj\u00eb dit\u00eb e masakrojn\u00eb, dhe pastajn\u00eb shtrojn\u00eb dark\u00ebn mitike, ku han\u00eb trupin e shefit. E han\u00eb si p\u00ebrbashkim i uris\u00eb dhe i ngopjes, i urrejtjes \u2013 t\u00eb ham\u00eb \u2013 dhe i veneracionit \u2013 t\u00eb tresim n\u00eb trupin ton\u00eb \u2013 ti je ne, ne jemi ti! <\/p>\n<p>Hordhia moderne qarkullon edhe n\u00eb qendra urbane an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs edhe sot. <\/p>\n<p>Kultura e s\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb betej\u00eb me t\u00eb! <\/p>\n<p>Heshtja ndaj barbaris\u00eb \u00ebsht\u00eb barbari, n\u00ebnshtrim ndaj hordhis\u00eb, q\u00eb sikurse shkruante Hannah Arendt, \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mur prej letre, sepse sapo hordhia merr t\u00eb krisur\u00ebn e par\u00eb, individ\u00ebt q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb i hidhen nj\u00ebri tjetrit, kafshojn\u00eb si hijena nj\u00ebri tjetrin, han\u00eb liderin, dhe p\u00ebr t\u2019i ikur faj\u00ebsis\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb vet\u00eb-viktimizim t\u00eb squllur si qen t\u00eb rrahur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga Shpirti i hordhis\u00eb dhe kultura e kontrat\u00ebs Esht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb shum\u00eb e gjer\u00eb, por k\u00ebtu do t\u00eb prek vet\u00ebm disa an\u00eb tep\u00ebr aktuale sot. Kur lindi e drejta, historia e filozofise dhe e let\u00ebrsis\u00eb, na japin d\u00ebshmi mij\u00ebravje\u00e7are, e drejta u krijua si nj\u00eb kultur\u00eb e re. Qytet\u00ebrimi nisi k\u00ebshtu t\u00eb ndahet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":286596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-331175","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=331175"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331175\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":331176,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331175\/revisions\/331176"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/286596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=331175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=331175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=331175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}