{"id":331985,"date":"2023-09-26T13:43:57","date_gmt":"2023-09-26T11:43:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=331985"},"modified":"2023-09-26T13:43:57","modified_gmt":"2023-09-26T11:43:57","slug":"letra-drejtuar-begajt-shqiperia-ka-nevoje-te-perballemi-me-te-paligjshmen-jo-ta-leme-te-kaloje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/letra-drejtuar-begajt-shqiperia-ka-nevoje-te-perballemi-me-te-paligjshmen-jo-ta-leme-te-kaloje\/","title":{"rendered":"Letra drejtuar Begajt\/ Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi me t\u00eb paligjshmen, jo ta lem\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga<\/p>\n<p>Let\u00ebr e hapur drejtuar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, zotit Bajram Begaj.<\/p>\n<p>I nderuar z. President,<\/p>\n<p>Ju ndoqa me shum\u00eb shpres\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb dhat\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs gjat\u00eb pjes\u00ebmarrjes Tuaj n\u00eb punimet e sesionit t\u00eb fundit t\u00eb OKB. U p\u00ebrqendrova me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sidomos te p\u00ebrgjigjet q\u00eb dhat\u00eb lidhur me tre ligjet: p\u00ebr kanabisin, detyrimet shtr\u00ebnguese p\u00ebr student\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb, si edhe p\u00ebr ndryshimet ligjore lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019Ju them se i interesuar si \u00e7do qytetar q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb funksionoj\u00eb shteti ligjor, si \u00e7do shqiptar q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb respektohet roli dhe detyrat e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe p\u00ebrpiqet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fatet e kombit dhe t\u00eb ardhmen e shoq\u00ebris\u00eb, pohoj se mbeta shum\u00eb i habitur nga p\u00ebrmbajtja e asaj interviste.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj letre publike d\u00ebsh\u00ebroj t\u2019Ju shpreh ar\u00ebsyet e mia lidhur sa m\u00eb sip\u00ebr si qytetar, por edhe si dikush q\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e kushtetueshm\u00ebris\u00eb, sistemeve politike, demokracis\u00eb, etj., ka edhe disa njohuri, sigurisht jo shteruese, shtes\u00eb. E p\u00ebrs\u00ebris, sikurse e kam shprehur edhe n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr publike t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb Ju kam drejtuar, (p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk pata qoft\u00eb edhe nj\u00eb konfirmim t\u00eb thjesht\u00eb marrjeje nga ana e administrat\u00ebs s\u00eb presidenc\u00ebs), se k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u00e7\u00ebshtja e zgjedhjeve n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave, nj\u00eb problem krejt minor ky, por e m\u00ebnyr\u00ebs si funksionon sistemi i qeverisjes dhe vet\u00eb ndarja e pushteteve pa t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria vidhiset, zoti President.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn Tuaj dh\u00ebn\u00eb gazetares s\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebrsa i p\u00ebrket ligjit q\u00eb ndryshoi m\u00ebnyr\u00ebn e zgjedhjes t\u00eb organeve drejtuese t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave Ju pranuat hapur dhe bot\u00ebrisht se ligja e votuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, e ardhur te Ju p\u00ebr ta shpallur ose p\u00ebr t\u2019u kthyer mbrapsht, sipas detyrimit q\u00eb Ju jep Kushtetuta, ishte me \u201cshkelje proceduriale\u201d.<\/p>\n<p>Pranimi i k\u00ebtij fakti, zyrtarisht nga Ju, shprehur publikisht n\u00eb nj\u00eb media bot\u00ebrore prestigjioze si Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, me fjal\u00eb t\u00eb dala nga Ju vet\u00eb dhe jo nga ndonj\u00eb sh\u00ebrbim i presidenc\u00ebs, ka dy aspekte jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>I pari tregon se ju me sinqeritet pranoni se te Ju ka ardhur p\u00ebr t\u2019u firmosur nj\u00eb ligj i b\u00ebr\u00eb me shkelje proceduriale.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb Ju i dhat\u00eb nj\u00eb grusht praktikave t\u00eb ndonj\u00eb deputeti q\u00eb duke riprodhuar mend\u00ebsi stalinisto-puniste, sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb zonjave deputeteve q\u00eb Ju shkruajt\u00ebn me shum\u00eb shqet\u00ebsim edhe Juve, udh\u00ebhoqi nj\u00eb \u201cpu\u00e7 institucional\u201d.<\/p>\n<p>Sipas meje, an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave q\u00eb kund\u00ebrshtoj k\u00ebto ndryshime ligjore si shoq\u00ebrisht t\u00eb d\u00ebmshme, shkeljet e Rregullores s\u00eb Kuvendit, t\u00eb Kodit etik t\u00eb deputetit, p\u00ebrve\u00e7 edhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ishin n\u00eb fakt jo nj\u00eb e dy, por disa, nj\u00ebra m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se tjetra. Me pranimin publik t\u00eb k\u00ebtyre \u201cshkeljeve\u201d q\u00eb i Ju po i quani \u201cproceduriale\u201d praktikisht u dhat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb deputeteve, zonjave Flutura A\u00e7ka dhe Ina Zhupa, t\u00eb cilat Ju k\u00ebrkuan me shkrim t\u00eb mos e kalonit at\u00eb ligj. Jo vet\u00ebm k\u00ebtyre zonjave, por edhe relatoreve q\u00eb nuk pranuan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb relacione p\u00ebr at\u00eb projektligj t\u00eb kaluar jasht\u00eb \u00e7do procedure t\u00eb ligjshme, si edhe t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb votuan kund\u00ebr k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019Ju them se zonjat deputete n\u00eb fjal\u00eb nuk b\u00ebn \u201cankes\u00eb\u201d te Ju sikurse u shpreh\u00ebt n\u00eb intervist\u00ebn Tuaj. Nuk njihet askund q\u00eb deputet\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201cankes\u00eb\u201d te Presidenti i Republik\u00ebs. Ato mbi baz\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre kushtetuese si deputete Ju b\u00ebn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos e aprovuar ligjin n\u00eb fjal\u00eb duke parashtruar t\u00eb gjith\u00eb argumentet q\u00eb tani, pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit, edhe Ju i konsideroni se kishin baz\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pra ishin krejt t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>Pranimi nga ana Juaj i faktit se ligji n\u00eb fjal\u00eb kishte ardhur te Ju duke n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur procedurat, ka edhe nj\u00eb aspekt t\u00eb dyt\u00eb, k\u00ebsaj radhe t\u00eb hidhur dhe shqet\u00ebsues.<br \/>\nPasi ai ligj u la te kaloje, ju praktikisht e hodhet poshte ate ne intervisten Tuaj, duke e konsideruar te paligjshem pasi e toleruat te hynte ne fuqi !<br \/>\nJu nuk e pat\u00eb t\u00eb arsyeshme megjithat\u00eb q\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb kuptuar dhe konsideruar nga Ju si t\u00eb parregullt procedurialisht ta kthenit p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb habi t\u00eb madhe, nj\u00eb trishtim t\u00eb madh p\u00ebr mua si qytetar. Duke mos vepruar, pra as duke e shpallur dhe as duke e kthyer mbrapsht k\u00ebt\u00eb ligj, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr duke heshtur, pa e shpjeguar qendrimin Tuaj, sikurse b\u00ebni tani n\u00ebp\u00ebrmjet Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Ju i dhat\u00eb mund\u00ebsi s\u00eb paligjshmes t\u00eb b\u00ebhet ligj!!!<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se k\u00ebtu \u00e7\u00ebshtja b\u00ebhet serioze sidomos kur mendoni, sikur u shpreh\u00ebt te Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, se konstatuat vet\u00ebm shkelje proceduriale, por q\u00eb \u201cnuk ishin shkelje kushtetuese\u201d!!!<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019Ju a kund\u00ebrshtoj k\u00ebt\u00eb argument q\u00eb i vjen n\u00eb ndihm\u00eb mosveprimit Tuaj. Un\u00eb sikurse edhe Ju e njoh Kushtetut\u00ebn e vendit tim. Sigurisht Presidenti i Republik\u00ebs duhet ta ruaj\u00eb t\u00eb past\u00ebr Kushtetut\u00ebn e shtetit q\u00eb ai i sh\u00ebrben. Patjet\u00ebr. Por, poqese shihni ligjet e Kushtetut\u00ebs lidhur me rolin dhe kompetencat Tuaja p\u00ebrball\u00eb ligjeve q\u00eb nxjerr Kuvendi, kompetencat, detyrat, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb Tuaja jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa shqyrtimi i kushtetueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb dala. Kushtetuta n\u00eb fuqi e kupton dhe e ligj\u00ebson rolin e Presidentit jo thjesht si nj\u00eb autoritet i konsideruar si nj\u00eb jurist q\u00eb shqyrton vet\u00ebm n\u00ebse nj\u00eb ligj \u00ebsht\u00eb apo jo n\u00eb shkelje me Kushtetut\u00ebn. Pa e mohuar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb Tuaj\u00ebn, duhet t\u00eb pranojm\u00eb se me k\u00ebt\u00eb funksion, Kushtetuta vendos n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb par\u00ebsore Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Askund n\u00eb Kushtetut\u00eb nuk shkruhet dhe nuk mund t\u00eb shkruhet se Ju si President shqyrtoni vet\u00ebm p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb ligji me Kushtetut\u00ebn dhe nuk keni asnj\u00eb pun\u00eb me shkeljet e tjera proceduriale apo p\u00ebrmbajt\u00ebsore t\u00eb nj\u00eb ligji!<\/p>\n<p>Sigurisht kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr shkelje kushtetuese \u00e7\u00ebshtja b\u00ebhet edhe m\u00eb shum\u00eb serioze. Por, nuk mund t\u00eb jem dakord me Ju kur shpreheni se shkeljet proceduriale q\u00eb nuk jan\u00eb drejtp\u00ebrdrejt edhe shkelje kushtetuese nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb objekt t\u00eb veprimit Tuaj kur kaloni n\u00ebp\u00ebr duar nj\u00eb ligj. Duke lexuar letrat e zonjave deputeteve, kam konstatuar se n\u00eb asnj\u00eb vend atje nuk pash\u00eb q\u00eb ato konfondojn\u00eb shkeljet proceduriale me shkeljet kushtetuese. Ato gjithsesi Ju vendosin nj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb dijeni edhe p\u00ebr shkelje proceduriale t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb kryera nga deputet\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb projektligji n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tij, shkel me t\u00eb dy k\u00ebmb\u00ebt, Kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>M\u00eb duket e pamundur q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrpara syve t\u00eb Tij shkelje proceduriale, t\u00eb konstatuara prej Tij, duke mos vepruar kund\u00ebr tyre. Un\u00eb do t\u00eb doja q\u00eb si kryetar i shtetit, sikurse Ju p\u00ebrcakton Kushtetuta n\u00eb fuqi, si \u00e7do kryetar tjet\u00ebr shteti, t\u00eb mos pranonit t\u00eb kalonin me tolerimin Tuaj edhe ligje dhe norma juridike t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>\u00c7do jurist e di mir\u00eb se procedurat jan\u00eb jo vet\u00ebm kushte t\u00eb domosdoshme q\u00eb legjitimojn\u00eb ose jo daljen e nj\u00eb ligji, por edhe se vet\u00eb procedurat form\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb korpus ligjor m\u00eb vete. Edhe nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor i thjesht\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb procedurave, Ju e dini mir\u00eb, b\u00ebhet nul.<\/p>\n<p>Cilido autor apo njeri sadopak i iniciuar n\u00eb filozofis\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs e di q\u00eb e drejta n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ligjit dallohet nga rregullat e nj\u00eb turme, nga zakonet e nj\u00eb bande, nga kanunet e pandryshueshme morale, etj., kryesisht nga fakti se e drejta parashikon edhe rregullat e ndryshimit t\u00eb ligjeve n\u00eb fuqi. Pra procedurat. Pa respektuar ato shteti b\u00ebhet turm\u00eb, band\u00eb, klan. Prandaj, thuhet se \u201cshkeljet proceduriale\u201d jan\u00eb kaq t\u00eb rrezikshme n\u00eb d\u00ebmet q\u00eb sjellin.<br \/>\nUn\u00eb kurr\u00eb nuk kam imagjinuar q\u00eb shkelje ligjore, sikurse jan\u00eb ato proceduriale, t\u00eb mund t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb filtrit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, duke u v\u00ebn\u00eb re prej Tij, dhe megjithat\u00eb t\u00eb lejohen t\u00eb kthehen n\u00eb ligje. Kjo e kap\u00ebrcen imagjinat\u00ebn. Ju a them drejt, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb edhe m\u00eb frik\u00ebson sepse shtetin dua ta konsideroj, sikurse kryetarin e Tij, me besim se nuk lejon q\u00eb e paligjshmja t\u00eb kthehet n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb doja q\u00eb institucioni i Presidenc\u00ebs t\u00eb pyeste: Po p\u00ebrse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto shkelje proceduriale lidhur me aprovimin e k\u00ebtij ligji ? A kan\u00eb pasur ato nj\u00eb ar\u00ebsye? \u00c7far\u00eb i ka detyruar deputet\u00ebt q\u00eb t\u00eb aprovojn\u00eb nj\u00eb ligj me shkelje proceduriale? Kush ka qen\u00eb i interesuar p\u00ebr ato shkelje dhe p\u00ebr ta kaluar dhunsh\u00ebm ligjin n\u00eb Kuvend? Un\u00eb nuk do t\u00eb pretendoja q\u00eb ndihm\u00ebsit Tuaj t\u00eb m\u00eb drejtoheshin mua me k\u00ebto pyetje sikurse ndoshta i detyronte \u201cankesa\u201d ime te Ju. Un\u00eb nuk di madje as n\u00ebse Ju a kan\u00eb dor\u00ebzuar letr\u00ebn time! Por, \u00e7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie ka kjo? Un\u00eb e kuptoj se Ju nuk keni koh\u00eb t\u00eb takoni miliona shqiptar\u00eb q\u00eb ndoshta jan\u00eb t\u00eb zot\u00eb t\u00eb ngren\u00eb shqet\u00ebsime edhe m\u00eb t\u00eb mprehta se un\u00eb. Larg nga ky pretendim. Por do t\u00eb doja t\u00eb besoj se pyetjet e m\u00ebsip\u00ebrme i keni ngritur dhe keni pasur p\u00ebrgjigje p\u00ebr to! Si \u00ebsht\u00eb e mundur pra q\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb vet\u00eb i kan\u00eb konsideruar procedurat e procesit ligjv\u00ebn\u00ebs si ligje nuk ia kan\u00eb zbatuar ato? Pse?<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i bindur zoti President se filozofia e ligjit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs e konsideron t\u00eb paligjsh\u00ebm \u00e7do ligj q\u00eb aprovohet duke shkelur procedurat ligjb\u00ebr\u00ebse n\u00eb fuqi. Prandaj, jam shprehur se duke mos vepruar, fatkeq\u00ebsisht, Ju i keni hapur rrug\u00eb s\u00eb paligjshmes; e paligjshmja u be ligj. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbje e nj\u00eb parimi kushtues t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, jo thjesht i nj\u00eb neni, por i nj\u00eb parimi thelb\u00ebsor kushtetues? Cili gjyqtar kushtetues do t\u00eb pranonte se hyrja ne fuqi si i ligjsh\u00ebm i nj\u00eb ligj t\u00eb paligjsh\u00ebm procedurialisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn?<\/p>\n<p>Un\u00eb e kuptoj zoti President q\u00eb ju, sikurse shpreheni me t\u00eb drejt\u00eb, nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyni vend e pa vend n\u00eb politikat e qeveris\u00eb q\u00eb mish\u00ebrohen n\u00eb ligje t\u00eb ndryshme. Por, ky ligj q\u00eb po trajtojm\u00eb nuk vinte aspak nga qeveria, por thjesht nga dy deputet\u00eb iniciator\u00eb q\u00eb nuk kishin arritur madje as t\u00eb argumentonin n\u00eb relacionin e tyre bashk\u00ebngjitur se p\u00ebrse duhej projektligji q\u00eb ata propozonin!<\/p>\n<p>E paligjshmja u b\u00eb e ligjshme. Si e till\u00eb ajo ka prekur edhe t\u00eb drejta individuale njer\u00ebzish q\u00eb jet\u00ebn dhe karrier\u00ebn tyre e kan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi respektimin e ligjeve dhe jo duke i b\u00ebr\u00eb ligjet llastik p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrshtatur ato ndaj interesave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Marr kurajon t\u2018Jua them k\u00ebt\u00eb zoti President, se si edukator, m\u00ebsues, profesor, gjat\u00eb gjith\u00eb pervojen profesionale jam munduar q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt t\u2019i edukoj jo vet\u00ebm t\u00eb jen\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por edhe t\u00eb b\u00ebhen barriera ndaj cdo gj\u00ebje t\u00eb paligjshme. T\u00eb jen\u00eb qytetar\u00eb aktiv\u00eb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u mos u implikuar vet\u00eb qoft\u00eb edhe t\u00ebrthorazi n\u00eb shkelje ligjore, por t\u00eb jen\u00eb aktiv\u00eb edhe kund\u00ebr se paligjshmes kudo ku ata e ven\u00eb re at\u00eb.<\/p>\n<p>Supozoj q\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u2019i d\u00ebrgonte Presidentit t\u00eb vendit tim nj\u00eb ligj ku do te ndalohej qarkullimin e veturave, te ndalohej p\u00ebrdorimin e ashensor\u00ebve n\u00eb banesat me shum\u00eb kate, te ndalohej shitja e disa llojeve frutash n\u00eb treg, etj. Asgj\u00eb jokushtetuese!!! A do t\u00eb mundej q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs t\u2019i kalonte pa vepruar k\u00ebto ligje, me preteksin se ato nuk shkelin kushtetut\u00ebn? Kuptohet q\u00eb jo!<\/p>\n<p>Un\u00eb vazhdoj t\u00eb mendoj zoti President se qendrimi Juaj ka qen\u00eb mosveprues, duke pasur si pasoj\u00eb hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb nj\u00eb ligji te konceptuar dhe aprovuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, fiks ashtu sikurse Ju e pohoni. Mosveprimi ka qen\u00eb veprim.<\/p>\n<p>Do t\u00eb kishte qen\u00eb bukur q\u00eb Ju ta kishit shpjeguar para shqiptar\u00ebve qendrimin Tuaj. Ndofta edhe duke u konsultuar publikisht me jurist\u00eb t\u00eb pavarur. A mund t\u00eb jet\u00eb i ligjsh\u00ebm nj\u00eb ligj i b\u00ebr\u00eb duke shkelur procedurat ligjore n\u00eb fuqi? Jam i bindur se nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb jesh konsitucionalist i specializuar p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj pyetjeje q\u00eb Ju do t\u00eb duhej ta kishit shtruar. Un\u00eb mendoj se shoq\u00ebria shqiptare ka nevoj\u00eb t\u2019Ju d\u00ebgjoj\u00eb t\u2019i shpjegoni qendrimet dhe veprimet Tuaja si kryetar shteti. \u00cbsht\u00eb pak befasuese p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb na flisni nga OKB p\u00ebr hallet tona t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb mos-respektimit t\u00eb ligjeve pasi ligjet e paligjshme kane hyre ne fuqi.<br \/>\nM\u00eb s\u00eb fundi zoti President, d\u00ebsh\u00ebroj t\u00eb ndaj me Ju bindjen e bazuar q\u00eb as Kushtetuta, as filozofia e ligjit, as shkenca e s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, kur Ju ushtroni t\u00eb drejtat dhe detyrat Tuaja sipas asaj q\u00eb imponon ligji, pra kur i ktheni mbrapsht p\u00ebr rishikim Kuvendit ndonj\u00eb ose disa ligje, Ju hyni n\u00eb \u201ckonflikt\u201d me Kuvendin.<br \/>\nKushtetuta dhe ligjet e Shqip\u00ebris\u00eb nuk e njohin fare termin \u201ckonflikt\u201d n\u00eb kuptimin q\u00eb Ju i jepni atij. Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term juridik, kushtetues, ligjor, por thjesht nj\u00eb fjal\u00eb ky\u00e7e e p\u00ebrdorur nga politika. Madje ndonj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb intimiduar Presidentin e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju lutem mos e quani kthimin p\u00ebr rishqyrtim Kuvendit t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb aprovuar prej tij me shkelje proceduriale si nj\u00eb \u201ckonflikt\u201d t\u00eb Presidentit me Kuvendin! Nuk kemi nevoj\u00eb q\u00eb Presidenti t\u00eb ndihet inferior ndaj Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ndaj qeveris\u00eb, ndaj shumic\u00ebs parlamentare, ndaj nj\u00eb ose dy deputet\u00ebve, apo ndaj forcave t\u00eb interesuara p\u00ebr paligjshm\u00ebri. Un\u00eb shpresoj se ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtim mendim. Mund t\u00eb thuhet po aq mir\u00eb: Pse Kuvendi hyn n\u00eb \u201ckonflikt\u201d me Presidentin? Pse Kuvendi q\u00eb e di se ligji do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shpallur nga Kryetari i shtetit, pra nga Ju, p\u00ebrs\u00ebri, as nuk pyet fare, por aprovon ligje me shkelje proceduriale? Mua m\u00eb shqet\u00ebson kjo sjellje prandaj pyes veten : Mos ndokush n\u00eb Kuvend ka prirje ta injoroj\u00eb Presidentitn e republik\u00ebs?<\/p>\n<p>T\u00eb kthesh p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kuvend nj\u00eb ligj t\u00eb paligjsh\u00ebm procedurialisht \u00ebsht\u00eb t\u2019i b\u00ebsh nder Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vet\u00eb deputet\u00ebve, mbi t\u00eb gjitha qytetar\u00ebve, sepse deputet\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb betim para ligjit p\u00ebr ta respektuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb deputet\u00eb, jasht\u00eb \u00e7do hamendjeje, q\u00eb te sillen si \u201ccuba\u201d, si \u201ct\u00eb fort\u00eb\u201d n\u00eb komisione apo n\u00eb korridoret e Kuvendit, apo ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb publikisht shprehen kund\u00ebr projektligjeve q\u00eb i gjykojn\u00eb te d\u00ebmsh\u00ebm. Deputet\u00ebt e din\u00eb mir\u00eb, e kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i respektojn\u00eb normat proceduriale. Ky q\u00eb Ju e quani \u201ckonflikt\u201d, zoti President, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim modest, por t\u00eb mb\u00ebshtetur te autor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb filozofin\u00eb e s\u00eb drejt\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ndarje pushtetesh. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndarje pushtetesh kemi nevoj\u00eb. Pa k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebria vidhiset. Ndarja e pushteteve nuk \u00ebsht\u00eb \u201ckonflikt\u201d i Presidentit me Kuvendin, \u00ebsht\u00eb parim kushtetues. Aq m\u00eb shum\u00eb nuk kishte vend p\u00ebr \u201ckonflikt\u201d sepse Ju vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb keni t\u00eb drejt\u00eb ta ktheni nj\u00eb ligj t\u00eb aprovuar nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Ju keni t\u00eb drejt\u00eb kur shpreheni se deputet\u00ebt duhet t\u00eb gjenin rrug\u00ebn q\u00eb t\u2019i respektonin rregullat proceduriale q\u00eb ata kan\u00eb aprovuar vet\u00eb. K\u00ebt\u00eb e thot\u00eb bashk\u00eb me Ju gjithkush q\u00eb i do t\u00eb mir\u00ebn k\u00ebtij vendi. Por, puna nuk qendron fare aty. Kjo \u00ebsht\u00eb qart\u00eb. Puna \u00ebsht\u00eb t\u00eb dihet se \u00e7far\u00eb b\u00ebn Presidenti i Republik\u00ebs kur deputet\u00ebt, me kartone shumicash, aprovojn\u00eb ligje t\u00eb paligjsh\u00ebm? I kthen gjakftoht\u00ebsisht mbrapsht p\u00ebr rishikim te Kuvendi \u2013 do t\u00eb thosha un\u00eb!<\/p>\n<p>Un\u00eb d\u00ebsh\u00ebroj ta them drejt dhe sinqerisht zoti President q\u00eb mosveprimi Juaj, duke lejuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi nj\u00eb ligj i paligjsh\u00ebm procedurialisht, e b\u00ebri t\u00eb paligjshmen t\u00eb ligjshme. \u00cbsht\u00eb kjo n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn?<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb duket e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se vendi ka nevoj\u00eb t\u2019i jepen mesazhe papajtueshm\u00ebrie me t\u00eb paligjshmen. Sepse p\u00ebrndryshe \u00e7far\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkonim nj\u00eb inspektori kur ai sheh veprime korruptive n\u00eb terren dhe mbyll syt\u00eb; nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi kur sheh padrejt\u00ebsi n\u00eb fush\u00ebn e tij dhe b\u00ebn sikur nuk i sheh; nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi t\u00eb taksave q\u00eb mbyll nj\u00ebrin sy n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e shitjeve ku lahen parat\u00eb; \u00e7far\u00eb do t\u2019i themi nj\u00eb qytetari kur ai t\u00eb na shoh\u00eb me habi kur i k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr paligjshm\u00ebrit\u00eb n\u00eb procedura legalizimesh, tenderimesh, privatizimesh, etj?<\/p>\n<p>Nuk kemi ve\u00e7se t\u00eb mbyllim goj\u00ebt!<\/p>\n<p>Duke k\u00ebrkuar falje p\u00ebr shqet\u00ebsimin q\u00eb vjen vet\u00ebm nga interesi qytetar, me q\u00ebllimin e lart\u00eb t\u00eb funksionimit t\u00eb qeverisjes dhe t\u00eb shtetit, me v\u00ebmendjen p\u00ebr respektimin e ndarjes s\u00eb pushteteve, duke Ju uruar suksese n\u00eb plot\u00ebsimin e detyrave Tuaja,<\/p>\n<p>Me shum\u00eb konsiderata,<\/p>\n<p>Artan Fuga<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga Let\u00ebr e hapur drejtuar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, zotit Bajram Begaj. I nderuar z. President, Ju ndoqa me shum\u00eb shpres\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb dhat\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs gjat\u00eb pjes\u00ebmarrjes Tuaj n\u00eb punimet e sesionit t\u00eb fundit t\u00eb OKB. U p\u00ebrqendrova me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sidomos te p\u00ebrgjigjet q\u00eb dhat\u00eb lidhur me tre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":331986,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-331985","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=331985"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331985\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":331987,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/331985\/revisions\/331987"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/331986"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=331985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=331985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=331985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}