{"id":333041,"date":"2023-10-15T12:56:27","date_gmt":"2023-10-15T10:56:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=333041"},"modified":"2023-10-15T12:56:27","modified_gmt":"2023-10-15T10:56:27","slug":"ben-blushi-pse-fiton-kombetarja-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ben-blushi-pse-fiton-kombetarja-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Ben Blushi: Pse fiton Komb\u00ebtarja e Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ben Blushi<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt luajn\u00eb futboll prej gati 100 vitesh, por asnj\u00ebher\u00eb ata nuk kan\u00eb fituar kaq shpesh dhe kaq leht\u00ebsisht, si koh\u00ebt e fundit. Lojtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, ndoshta edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se k\u00ebta q\u00eb luajn\u00eb sot, Shqip\u00ebria ka pasur disa, por ekip t\u00eb madh, nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Futbolli i dit\u00ebve tona nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sport. Historia nuk njeh asnj\u00eb ekip t\u00eb madh q\u00eb ka fituar, kur vendi q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson \u00ebsht\u00eb i izoluar, \u00ebsht\u00eb i pushtuar apo vuan nga krizat. N\u00ebse 11 lojtar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb do kishin luajtur p\u00ebr Afganistanin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend anormal, nuk do kishin fituar dot kaq shum\u00eb. N\u00ebse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt lojtar\u00eb do kishin veshur bluzat e Ukrain\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb baballar\u00ebt dhe v\u00ebllez\u00ebrit gjakosen n\u00eb luft\u00eb, nuk do kishin shkuar dot n\u00eb Kampionatin Evropian.<\/p>\n<p>Zakonisht Komb\u00ebtaret vrapojn\u00eb me hapin e kombit. Historia e futbollit provon se ajo q\u00eb ndodh jasht\u00eb fush\u00ebs ndikon shum\u00eb n\u00eb fush\u00eb. Arsyet josportive jan\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sa arsyet sportive p\u00ebr t\u00eb fituar. Po kush jan\u00eb k\u00ebto arsye n\u00eb rastin e Komb\u00ebtares s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 50\u2019 deri n\u00eb vitet 90\u2019, kur Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend i mbyllur, sportist\u00ebt, si t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kishin kompleks ndaj t\u00eb huajve. Kufizimet n\u00eb ushqim, veshje, teknologji, art, n\u00eb l\u00ebvizje si dhe ndalimet e pron\u00ebs private dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb i detyronin shqiptar\u00ebt t\u00eb ishin inferior\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. \u00c7do shqiptar besonte se \u00e7do i huaj ishte m\u00eb i lir\u00eb, m\u00eb i ushqyer, m\u00eb i fort\u00eb, m\u00eb i shpejt\u00eb, m\u00eb inteligjent dhe m\u00eb i pasur se ai. Me k\u00ebt\u00eb mentalitet hynin n\u00eb fush\u00eb edhe futbollist\u00ebt e atyre viteve. Ata luanin t\u00eb bindur se do mundeshin. Ata ishin t\u00eb burgosur brenda fanell\u00ebs q\u00eb mbronin. Ajo fanell\u00eb nuk u kujtonte kombin q\u00eb donin, por shtetin q\u00eb nuk donin. Ai shtet u kishte ndaluar \u00e7do gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre e kishin. Kur ata dilnin jasht\u00eb, hutoheshin, sepse vendi i tyre ishte nj\u00eb ferr n\u00eb krahasim me vendet ku shkonin p\u00ebr t\u00eb luajtur. Dalja jasht\u00eb k\u00ebtij ferri ishte traumatike dhe u b\u00ebnte m\u00eb keq, se mir\u00eb. N\u00ebse n\u00eb fush\u00eb ishin t\u00eb barabart\u00eb me futbollist\u00ebt e huaj, jasht\u00eb fush\u00ebs ishin fatalisht t\u00eb pabarabart\u00eb.<\/p>\n<p>Sot natyrisht \u00ebsht\u00eb ndryshe. Shqiptar\u00ebt i kan\u00eb kap\u00ebrcyer komplekset e izolimit. M\u00eb shum\u00eb se 1 milion jetojn\u00eb jasht\u00eb dhe pavar\u00ebsisht nga pun\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me ata t\u00eb huaj q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pun\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri vijn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 5 milion t\u00eb huaj q\u00eb ushqehen, vishen dhe jetojn\u00eb si ne. N\u00ebp\u00ebr lokale jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, n\u00eb hotele jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, n\u00eb konsum jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, n\u00eb gjuh\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, n\u00eb m\u00ebkate dhe inate jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Barazia jasht\u00eb stadiumit ndihmon stadiumin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nj\u00eb vend normal. Ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e hapur se Shqip\u00ebria e viteve 80, m\u00eb e kamur se Shqip\u00ebria e viteve 90 dhe m\u00eb e qet\u00eb se Shqip\u00ebria e viteve 2000. Duke u pasuruar shqiptar\u00ebt kan\u00eb m\u00ebsuar si ti b\u00ebjn\u00eb m\u00eb pak d\u00ebm vetes. N\u00eb mes t\u00eb viteve 90\u2019 ne kishim nj\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb mir\u00eb e cila fatkeq\u00ebsisht mundej gjithmon\u00eb n\u00eb minut\u00ebn e fundit. Aq e shpesht\u00eb u b\u00eb kjo rast\u00ebsi, saq\u00eb u kthye n\u00eb rregull. Dhe meq\u00eb u kthye n\u00eb rregull p\u00ebrs\u00ebritej. Ne mundeshim gjithmon\u00eb edhe kur sh\u00ebnonim t\u00eb par\u00ebt. Lojtar\u00ebt nuk besonin se mund t\u00eb fitonin edhe kur ishin n\u00eb avantazh, prandaj e l\u00ebshonin loj\u00ebn n\u00eb fund sikur iu humbte durimi.<\/p>\n<p>Por jasht\u00eb stadiumit edhe Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb atyre viteve i kishte sosur durimi. Megjith\u00ebse e hapur ndaj bot\u00ebs, Shqip\u00ebria q\u00eb doli nga komunizmi ishte shum\u00eb e varf\u00ebr dhe shum\u00eb e eg\u00ebr. Komb\u00ebtarja ishte nj\u00eb miks futbollist\u00ebsh q\u00eb kishin ikur si emigrant\u00eb dhe kur ktheheshin k\u00ebtu, gjenin nj\u00eb vend t\u00eb tmerrsh\u00ebm, t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb copa nga viti 1997. Kush mund tu k\u00ebrkonte atyre t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb fush\u00eb kur gjith\u00eb vendi po binte si\u00e7 edhe ra? Prandaj Komb\u00ebtarja vet\u00ebm mundej edhe kur fitonte.<\/p>\n<p>Si rregull, kur vendet vuajn\u00eb, Komb\u00ebtaret munden sepse humori i vendit ndikon tek lojtar\u00ebt dhe gjith\u00eb ambienti sportiv. Komb\u00ebtarja e Spanj\u00ebs doli kampione e Bot\u00ebs at\u00ebher\u00eb kur Spanja arriti zhvillimin m\u00eb t\u00eb madh ekonomik n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb vitin 2010. Suksesi i saj nuk ishte vet\u00ebm sportiv. Gjermania doli kampione e Bot\u00ebs n\u00eb 2014, kur udh\u00ebhiqte gjith\u00eb bot\u00ebn me eksportet e saj dhe teknologji. M\u00eb par\u00eb kishte dal\u00eb kampione n\u00eb vitin 1974 dhe 1990 kur e kishte marr\u00eb veten nga rr\u00ebnimi i luft\u00ebs dhe ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb superfuqi. Sot Gjermania e ngath\u00ebt dhe e futur n\u00eb recesion nuk do dilte dot kurr\u00eb Kampione e Bot\u00ebs edhe n\u00ebse do kishte marr\u00eb borxh 11 lojtar\u00eb luftarak\u00eb shqiptar\u00eb. Nj\u00eblloj ka ndodhur edhe me Franc\u00ebn, Italin\u00eb, Kroacin\u00eb, Greqin\u00eb apo Komb\u00ebtare t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla. Kur vendet jan\u00eb mir\u00eb, me sh\u00ebndet ekonomik dhe optimiz\u00ebm, komb\u00ebtaret shk\u00eblqejn\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb rastin e Komb\u00ebtares son\u00eb ka edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr, t\u00eb ndryshme nga rregullat q\u00eb ndikojn\u00eb te Komb\u00ebtaret e tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs nuk ka asnj\u00eb Komb\u00ebtare q\u00eb furnizohet nga tre shtete fqinje si kjo Komb\u00ebtare q\u00eb furnizohet nj\u00ebkoh\u00ebsisht nga Shqip\u00ebria, Kosova dhe Maqedonia. Kjo q\u00eb nuk ndodh askund, ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Prandaj kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komb\u00ebtare e \u00e7uditshme si p\u00ebrb\u00ebrje, e panjohur si rast dhe unike si eksperiment. Komb\u00ebtaret e m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs kan\u00eb futbollist\u00eb nga ish kolonit\u00eb e tyre apo nga emigrant\u00ebt q\u00eb jan\u00eb natyralizuar. Por ama, nj\u00eb belg q\u00eb flet fr\u00ebngjisht nuk luan p\u00ebr Franc\u00ebn sepse ai nuk k\u00ebrkon q\u00eb Belgjika t\u00eb bashkohet me Franc\u00ebn, nj\u00eb austriak nuk luan p\u00ebr Gjermanin\u00eb sepse asnj\u00eb nga k\u00ebto dy vende nuk do q\u00eb Austria t\u00eb jet\u00eb Gjermani dhe asnj\u00eb argjentinas nuk luan p\u00ebr Spanj\u00ebn sepse k\u00ebto jan\u00eb dy vende t\u00eb ndryshme q\u00eb flasin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komb\u00ebtarja e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb unike n\u00eb planet, sepse luan p\u00ebr nj\u00eb shpagim historik. Tifoz\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nga ajo t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsi historike duke i mundur armiqt\u00eb n\u00eb fush\u00eb. Komb\u00ebtarja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtri e vog\u00ebl shqiptar\u00ebsh t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim : t\u00eb korrigjoj\u00eb historin\u00eb duke vrapuar pas nj\u00eb topi. Ajo bashkon n\u00eb fush\u00eb copat e nj\u00eb vendi t\u00eb ndar\u00eb para 100 vitesh. Prandaj mbledh kaq shum\u00eb pasion, nerv, djers\u00eb, gjak, lot, energji, demografi, skenografi, koreografi, arkitektur\u00eb patriotike dhe epsh p\u00ebr revansh komb\u00ebtar. Ajo \u00ebsht\u00eb e vetmja komb\u00ebtare q\u00eb ka p\u00ebr himn, k\u00ebng\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb 30 vjet m\u00eb par\u00eb duke luftuar me arm\u00eb p\u00ebr ndryshimin e historis\u00eb. K\u00ebto k\u00ebng\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga lufta dhe ndoshta shkoj\u00eb drejt luft\u00ebs, njihen m\u00eb mir\u00eb, k\u00ebndohen m\u00eb shum\u00eb dhe eksitojn\u00eb m\u00eb fort se vet\u00eb himni i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse Komb\u00ebtarja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb mij\u00ebra tifoz\u00eb kosovar\u00eb e braktisin komb\u00ebtaren e tyre q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb shtet dhe ndjekin komb\u00ebtaren e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb komb. Komb\u00ebtarja e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt Komb\u00ebtarja e tre shteteve, ose m\u00eb sakt\u00eb komb\u00ebtarja q\u00eb mund t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb dy shtetet ku shqiptar\u00ebt nuk do donin t\u00eb ishin. Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb. Patriotizmi, pra nevoja p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb trajneri kryesor i Komb\u00ebtares. Ai e drejton, e zbut, e ngut, e ngre, e bashkon, e nd\u00ebrsen, e zmadhon, e harbon, e t\u00ebrbon, e shkul, e ul, e ngul, e sul dhe e v\u00ebrsul. Komb\u00ebtarja luan dhe fiton n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb jeshile q\u00eb shqiptar\u00ebve u duket gjithmon\u00eb e kuqe. Bashkimi \u00ebsht\u00eb fusha e saj. Kund\u00ebrshtar\u00ebt jan\u00eb armiqt\u00eb e saj. Topi \u00ebsht\u00eb arma e saj. P\u00ebrb\u00ebrja \u00ebsht\u00eb shpirti i saj. N\u00ebse Komb\u00ebtarja do kishte vet\u00ebm futbollist\u00eb nga Shqip\u00ebria ajo nuk do kishte pasur kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje. Shqip\u00ebria do kishte nj\u00eb ekip por jo nj\u00eb Komb\u00ebtare, por historia k\u00ebrkon q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb dhe ekip dhe Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Komb\u00ebtarja fiton dhe do fitoj\u00eb. Edhe n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb humb. Prap\u00eb fiton.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ben Blushi Shqiptar\u00ebt luajn\u00eb futboll prej gati 100 vitesh, por asnj\u00ebher\u00eb ata nuk kan\u00eb fituar kaq shpesh dhe kaq leht\u00ebsisht, si koh\u00ebt e fundit. Lojtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, ndoshta edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se k\u00ebta q\u00eb luajn\u00eb sot, Shqip\u00ebria ka pasur disa, por ekip t\u00eb madh, nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb. Futbolli i dit\u00ebve tona nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":333042,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,192,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-333041","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-sport","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=333041"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333041\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":333043,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333041\/revisions\/333043"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/333042"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=333041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=333041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=333041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}