{"id":333373,"date":"2023-10-22T16:48:41","date_gmt":"2023-10-22T14:48:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=333373"},"modified":"2023-10-22T16:48:41","modified_gmt":"2023-10-22T14:48:41","slug":"nuk-kam-pasur-dijeni-si-ka-qene-i-organizuar-klubi-sportiv-partizani-mediu-dhe-ruli-zberthejne-rolet-e-tyre-ne-proceduaren-e-privatizimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nuk-kam-pasur-dijeni-si-ka-qene-i-organizuar-klubi-sportiv-partizani-mediu-dhe-ruli-zberthejne-rolet-e-tyre-ne-proceduaren-e-privatizimit\/","title":{"rendered":"\u201cNuk kam pasur dijeni si ka qen\u00eb i organizuar klubi sportiv Partizani\u201d- Mediu dhe Ruli \u201czb\u00ebrthejn\u00eb\u201d rolet e tyre n\u00eb proceduar\u00ebn e privatizimit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dosjen hetimore t\u00eb SPAK p\u00ebr privatizimin e ish-kompleksit Partizani jan\u00eb zbardhur edhe d\u00ebshmit\u00eb e ministrave t\u00eb asaj kohe, ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Fatmir Mediu, por edhe ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Genc Ruli.<\/p>\n<p>T\u00eb dy zyrtar\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre para prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, ku kan\u00eb treguar edhe rolin q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Mediu ka deklaruar se \u201cnuk ka dijeni se si ka qen\u00eb organizuar klubi sportiv Partizani apo t\u00eb ket\u00eb pasur ndonj\u00eb diskutim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit apo funksionimit t\u00eb k\u00ebtij klubi. Nuk ka qen\u00eb as n\u00eb detyrat dhe as n\u00eb interesin e tij si Minist\u00ebr i Mbrojtjes, se \u00e7far\u00eb b\u00ebhej me ekipin e futbollit Partizani\u2026Ne lidhje me faktin n\u00ebse ka qen\u00eb n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes Klubi i Futbollit Partizani, deklaron se p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb m\u00eb konkret n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij, p\u00ebr ekzistenc\u00ebn ose jo, do t\u00eb njihet me planin e p\u00ebrhapjes t\u00eb vitit 2005 p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse prona n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb apo jo n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes. Praktika e akteve t\u00eb n\u00ebnshkruara nga ministri, shoq\u00ebrohen sipas praktik\u00ebs, nga memoja p\u00ebrkat\u00ebse ku vler\u00ebsohet baza ligjore dhe q\u00ebllimi dhe p\u00ebrgatitet nga strukturat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Ministris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Genc Ruli deklaron se p\u00ebrshpejtimi i procedurave t\u00eb privatizimit u b\u00eb pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga dosja:<\/p>\n<p>23.1.I pyetur me dat\u00eb 21.09.2022 shtetasi Fatmir Mediu deklaron se: ka ushtruar funksionin e Ministrit t\u00eb Mbrojtjes q\u00eb nga shtatori i vitit 2005 deri n\u00eb mars 2008. Ne njohjen e tij, pronar\u00eb t\u00eb pronave q\u00eb administroheshin nga institucione t\u00eb ndryshme ka qen\u00eb Ministria e Ekonomis\u00eb, ky ka qen\u00eb pronari shtet. Si Ministri Mbrojtje, administronin pronat e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Ka pasur dy lloje pronash, pronat q\u00eb ishin t\u00eb trash\u00ebguara por jo n\u00eb interesin e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr shkak t\u00eb reformave dhe prona q\u00eb ishin n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes s\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb cilat propozoheshin nga Shtabi tek Ministri i Mbrojtjes p\u00ebr miratim nga Presidenti i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes, \u00ebsht\u00eb asistuar n\u00eb procesin e reformave dhe transformimit nga Pentagoni n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb SAIC dhe m\u00eb von\u00eb nga kompania CUBIC, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb asistuar forcat e armatosura, n\u00eb politikat e plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i NATO-s, ku p\u00ebrfshiheshin niveli operacional, financimi edhe po ashtu ambjentet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionet Forcat e Armatosura. N\u00eb lidhje me VKM e vitit 2003, kjo VKM ka ngarkuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi Ministrin\u00eb e Mbrojtjes p\u00ebr administrimin dhe regjistrimin e pronave, p\u00ebrfshi edhe Klubin Partizani. Ministria e Mbrojtjes ka pasur nj\u00eb struktur\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, mesa i kujtohet n\u00eb nivel sektori q\u00eb merrej me regjistrimin dhe administrimin e pronave.<\/p>\n<p>Nuk ka dijeni n\u00ebse prona e sip\u00ebrcituar ka qen\u00eb e regjistruar apo jo n\u00eb ZVRPP. Ka nj\u00eb drejtori dhe sektor p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Shprehet se nuk ka dijeni se si ka qen\u00eb organizuar klubi sportiv Partizani apo t\u00eb ket\u00eb pasur ndonj\u00eb diskutim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit apo funksionimit t\u00eb k\u00ebtij klubi. Nuk ka qen\u00eb as n\u00eb detyrat dhe as n\u00eb interesin e tij si Minist\u00ebr i Mbrojtjes, se \u00e7far\u00eb b\u00ebhej me ekipin e futbollit Partizani\u2026Ne lidhje me faktin n\u00ebse ka qen\u00eb n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes Klubi i Futbollit Partizani, deklaron se p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb m\u00eb konkret n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij, p\u00ebr ekzistenc\u00ebn ose jo, do t\u00eb njihet me planin e p\u00ebrhapjes t\u00eb vitit 2005 p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse prona n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb apo jo n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes.<\/p>\n<p>Praktika e akteve t\u00eb n\u00ebnshkruara nga ministri, shoq\u00ebrohen sipas praktik\u00ebs, nga memoja p\u00ebrkat\u00ebse ku vler\u00ebsohet baza ligjore dhe q\u00ebllimi dhe p\u00ebrgatitet nga strukturat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Ministris\u00eb. Nga sa vler\u00ebson k\u00ebto akte, jan\u00eb nj\u00eb proces vazhdues i lidhur me VKM nr. 515 dat\u00eb 18.07.2003 apo duke vler\u00ebsuar shkresat me z. Ruli, t\u00eb nj\u00eb korrespondence t\u00eb qeveris\u00eb paraardh\u00ebse, p\u00ebrpara se ai vet\u00eb t\u00eb em\u00ebrohej minist\u00ebr, korrespondenc\u00eb kjo nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe Ministrive t\u00eb tjera. Strategjit\u00eb p\u00ebrgatiteshin nga strukturat civile dhe ushtarake t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes bashk\u00eb me asistenc\u00ebn e partner\u00ebve t\u00eb cituar m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>23.2.Me shkres\u00ebn nr. 280\/1 prot dat\u00eb 31.10.2005 te METE n\u00ebnshkruar nga Ministri Genc Ruli, d\u00ebrguar Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, \u00ebsht\u00eb parashtruar se: N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shkres\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes me nr. 9549\/1 dat\u00eb 12.10.2005 n\u00eb lidhje me terrenet sportive t\u00eb Klubit t\u00eb Futbollit Partizani, nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes nuk \u00ebsht\u00eb ushtruar kompetenca me cil\u00ebsin\u00eb e organit t\u00eb vart\u00ebsis\u00eb administrative si Ministri e Linj\u00ebs, ku sipas VKM nr. 195 dat\u00eb 20.03.1998 \u201cP\u00ebr privatizimin e nd\u00ebrmarrjeve q\u00eb nuk mund t\u00eb transformohen\u201d pika 2 d\u00ebrgon propozimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr privatizim n\u00eb METE. Sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb vijim t\u00eb shkres\u00ebs s\u00eb METE me nr. 4533\/22 dat\u00eb 21.07.2005 rip\u00ebrs\u00ebrisin k\u00ebrkes\u00ebn duke k\u00ebrkuar sakt\u00ebsim t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Ministrit t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb lidhje me terret sportive t\u00eb Klubit t\u00eb Futbollit Partizani.<\/p>\n<p>23.2.1.N\u00eb VKM nr. 195 date 20.03.1998 \u201cPer privatizimin e nd\u00ebrmarrjeve q\u00eb nuk mund t\u00eb transformohen\u201d eshte parashikuar se:<\/p>\n<p>1.Objekti i k\u00ebtij vendimi jan\u00eb nd\u00ebrmarrjet, t\u00eb cilat sot p\u00ebr sot e kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb veprimtarin\u00eb ekonomike dhe nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e transformimit n\u00eb shoq\u00ebri tregtare, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr. 7926, date 20.4.1995 \u201cPer transformimin e nd\u00ebrmarrjeve shteterore n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tregtare\u201d, ndryshuar me ligjin nr.8237, dat\u00eb 1.9.1997 dhe ligjit nr. 7638, date 19.11.1992 \u201cPer shoq\u00ebrit\u00eb tregtare;<\/p>\n<p>2.Lista e nd\u00ebrmarrjeve me t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrkat\u00ebse i d\u00ebrgohet Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb Publike dhe Privatizimit nga organet qendrore dhe pushteti lokal, sipas vart\u00ebsis\u00eb administrative t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve. Kjo list\u00eb publikohet me urdh\u00ebr t\u00eb Ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb Publike dhe Privatizimit;<\/p>\n<p>3. Format e privatizimit jan\u00eb: shitja; shitja me rezerv\u00eb; kontrata e enfiteozes;<\/p>\n<p>4.P\u00ebrzgjedhja e formes se privatizimit behet nga Ministria e Ekonomis\u00eb Publike dhe Privatizimit, sipas propozimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb ofertat parakualifikuese, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi shitjes;<\/p>\n<p>5. P\u00ebr shitjen dhe shitjen me rezerve ngarkohet AKP-ja ta realizoj\u00eb at\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 192, date 20.3.1998 \u201cP\u00ebr kriteret e vler\u00ebsimit t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore q\u00eb privatizohet, si dhe procedura e shitjes\u2026<\/p>\n<p>7. Vler\u00ebsimi i kapitalit t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve dhe dokumentacioni p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr privatizim pergatiten sipas vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 192, date 20.3.1998 \u201cP\u00ebr kriteret e vleresimit t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore q\u00eb privatizohen, si dhe procedura e shitjes\u201d. Afatet e vler\u00ebsimit p\u00ebrcaktohen me urdh\u00ebr t\u00eb Ministrit. P\u00ebr drejtuesit q\u00eb pengojn\u00eb procesin e privatizimit, t\u00eb merren masa disiplinore sipas nenit 7 te ligjit nr. 7926, date 20.4.1995 \u201cPer transformimin e nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore n\u00eb shoq\u00ebrie tregtare\u201d, ndryshuar me ligjin nr. 8237, dat\u00eb 1.9.1997; 8. Ndryshimet n\u00eb kapitalet e nd\u00ebrmarrjeve p\u00ebr nevoj\u00eb t\u00eb ristrukturimit behen me urdh\u00ebr t\u00eb Ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb Publike dhe Privatizimit\u2026.<\/p>\n<p>23.2.2.1 pyetur m\u00eb dat\u00eb 27.09.2022 shtetasi Genc Ruli ka deklaruar se: \u201c: Jam em\u00ebruar Minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjetik\u00ebs n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Ministria e Ekonomis\u00eb ka rolin e drejtuesit metodologjik n\u00eb procesin e privatizimit me titullin q\u00eb i jep ligji si p\u00ebrfaq\u00ebsues i pronarit shtet dhe monitoron dhe drejton procesin e privatizimit pas prononcimit q\u00eb kan\u00eb institucionet e linj\u00ebs q\u00eb jan\u00eb edhe administrator\u00ebt e pron\u00ebs. N\u00eb vitin 2005, n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb q\u00eb ishte programi i qeveris\u00eb, p\u00ebrshpejtimi i procesit t\u00eb privatizimit t\u00eb pronave shtet\u00ebrore dhe p\u00ebrshpejtimi i procesit t\u00eb kthimit t\u00eb pronave ish pronar\u00ebve, ministria jon\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjith\u00eb ministrive t\u00eb linjave q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonin pran\u00eb nesh iventaret e pronave shtet\u00ebrore ende t\u00eb paprivatizuara.<\/p>\n<p>K\u00ebtu fillon nj\u00eb shk\u00ebmbim korrepondenc\u00eb me Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, e cila na pyet se cfar\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Klubin e Futbollit Partizani. Jan\u00eb dy procese privatizimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb klubi i Futbollit Partizani dhe klubi shum\u00ebsportesh Partizani.<\/p>\n<p>Ne t\u00eb parin autoriteti administrues ishte Ministria e Mbrojtjes dhe t\u00eb dytin e kishte Ministria e Kultur\u00ebs\u2026.. Ndofta nga korriku i vitit 2005 pasi kishin mbaruar edhe zgjedhjet, ka nj\u00eb shk\u00ebmbim midis Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb Anastas Angjeli dhe Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes Pandeli Majko dhe Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Sporteve Blendi Klosi, ku ministri Angjeli i k\u00ebrkon t\u00eb prononcohen se \u00e7far\u00eb do b\u00ebhet me klubin Partizani, n\u00ebse do e miratojn\u00eb privatizimin, pasi ka interesim nga shoq\u00ebria anonime q\u00eb operonte nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb ato ambiente. Nga ana ime, ne nentor te vitit 2005, iu drejtova gjith\u00eb ministrive me let\u00ebr dhe z. Mediu m\u00eb drejton nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb lidhje konkretisht me k\u00ebt\u00eb klub meq\u00ebn\u00ebse kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr privatizim nga qeveria e meparshme dhe me k\u00ebrkon se \u00e7far\u00eb mendonim ne si METE ne lidhje me administrimin e kesaj prone, pasi Ministria e e Mbrojtjes nuk ka m\u00eb n\u00eb objektiv t\u00eb administroj\u00eb prona jo ushtarake, q\u00eb nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00eb ushtrise. Ministria e Mbrojtjes n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka pasur shum\u00eb lloje pronash, klub sportiv, sht\u00ebpit\u00eb e oficer\u00ebve, toka bujq\u00ebsore, uzina, fabrika etj.<\/p>\n<p>Mediu m\u2019u drejtua mua q\u00eb t\u00eb merrte mendim dhe un\u00eb i ktheva p\u00ebrgjigje q\u00eb ishin ata q\u00eb duhet t\u00eb merrnin vendim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, se \u00e7far\u00eb fati do t\u00eb ket\u00eb, do privatizohet, do jepet me qera. Nga z. Mediu vjen nj\u00eb prononcim i dyt\u00eb q\u00eb nuk do ta perfshinin n\u00eb planin e shp\u00ebrndarjes ku k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit e miratonte presidenti. Z. Mediu u shpreh se nuk do ta p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes pasi nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb objektivat tona. Kjo shkres\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb rreth n\u00ebntorit 2005\u2026\u201d<\/p>\n<p>23.2.3.I pyetur m\u00eb dat\u00eb 21.09.2022 shtetasi Fatmir Mediu deklaron: \u201c\u2026se sipas shkres\u00ebs me nr, 280\/1 prot date 31.10.2005, t\u00eb ministrit Genc Ruli, rezulton se ka nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake nga METE m\u00eb dat\u00eb 21.07.2005 q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga Ministri i Mbrojtjes me shkres\u00ebn nr. 9549\/1 prot date 12.10.2005.<\/p>\n<p>Ne shkres\u00ebn e saj METE ka theksuar se ishte detyrimi i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes n\u00eb baz\u00eb t\u00eb VKM-se Nr.195 date 30.03.1998 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb objektet p\u00ebr privatizim. Kjo k\u00ebrkes\u00eb e tyre vjen n\u00eb mb\u00ebshtetje dhe rip\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kjo ministri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2005, nga qeveria e m\u00ebparshme. Duket q\u00eb ka nj\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb korrespodencave t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme me koh\u00ebn kur un\u00eb kam q\u00ebn\u00eb Minist\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dosjen hetimore t\u00eb SPAK p\u00ebr privatizimin e ish-kompleksit Partizani jan\u00eb zbardhur edhe d\u00ebshmit\u00eb e ministrave t\u00eb asaj kohe, ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Fatmir Mediu, por edhe ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Genc Ruli. T\u00eb dy zyrtar\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre para prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, ku kan\u00eb treguar edhe rolin q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb. Mediu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":333374,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-333373","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=333373"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333373\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":333375,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333373\/revisions\/333375"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/333374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=333373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=333373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=333373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}