{"id":333694,"date":"2023-10-30T09:51:44","date_gmt":"2023-10-30T08:51:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=333694"},"modified":"2023-10-30T09:51:44","modified_gmt":"2023-10-30T08:51:44","slug":"a-po-merr-jete-fale-edhe-berishes-e-djathta-ekstreme-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/a-po-merr-jete-fale-edhe-berishes-e-djathta-ekstreme-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"A po merr jet\u00eb, fal\u00eb edhe Berish\u00ebs, e Djathta ekstreme n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>NGA BEN ANDONI<\/strong><\/p>\n<p>Pak dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb pak po flitet p\u00ebr t\u00eb ardhmen e s\u00eb Djatht\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr shum\u00eb nga ithtar\u00ebt e vet t\u00eb pandryshuesh\u00ebm, ajo mbetet e identifikuar vet\u00ebm me Partin\u00eb Demokratike dhe pak partiza aleate t\u00eb saj. Gjithnj\u00eb e m\u00eb konfuze prej t\u00eb tashmes, ku ndarja e saj s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm fakt, por po kthehet n\u00eb fenomen n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb politike shqiptare, ajo po kap nj\u00eb cak, ku pakkush mund t\u00eb parashoh\u00eb drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit. E para prej pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb identiteti bashk\u00ebkohor dhe e dyta prej paqart\u00ebsis\u00eb ideologjike t\u00eb saj. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn \u201cu kujdes\u201d e gjith\u00eb paria e saj pas humbjes fatale t\u00eb vitit 2013 dhe ve\u00e7an\u00ebrisht z. Basha prej pozicionit dyzues.<\/p>\n<p>E dyta q\u00eb lidhet me sensin ideologjik lidhet me l\u00ebvizjen e \u201cFoltores\u201d, aksion politik i nd\u00ebrmarr\u00eb nga Berisha, lideri i saj historik. Ku n\u00eb nj\u00eb moment ngaz\u00ebllimi do t\u00eb shprehej se tash e tutje, Partia Demokratike do drejtohej drejt Konservatorizmit! Nuk \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb dhe si \u201ce harruan\u201d ithtar\u00ebt e saj, porse nj\u00eb gj\u00eb b\u00ebri bajagi p\u00ebrshtypje, q\u00eb mes njer\u00ebzve t\u00eb PD-s\u00eb, kalimi ideologjik, q\u00eb proklamoi lideri iu mbivendos t\u00eb gjith\u00eb asaj q\u00eb ata mendonin dhe m\u00ebtonin se d\u00ebshironin p\u00ebr partin\u00eb e tyre. Sot, Partia Demokratike, n\u00ebse edhe do e supozonim t\u00eb bashkuar (n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u bashkuar m\u00eb, por me nj\u00eb pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb grupit t\u00eb Rithemelimit mbi PD-n\u00eb Legale) tregon se e ka mbyllur misionin e saj. K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti e kan\u00eb kuptuar dy lider\u00ebt, ai historik i PD-s\u00eb Berisha, q\u00eb e ka p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb tri dekadave t\u00eb Djatht\u00ebn shqiptare dhe ai pragmatist Basha, q\u00eb ka dashur t\u2019i marr\u00eb produktin e sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke mos pasur nj\u00eb p\u00ebrcaktim ideologjik (jo n\u00eb program) por edhe n\u00eb vet\u00ebdijen e tyre, Partia Demokratike, sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelet e saj m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta tek an\u00ebtar\u00ebsia. Ve\u00e7se, n\u00eb vitet e fundit s\u2019ka qen\u00eb vet\u00ebm kjo, por edhe pesha e s\u00eb Majt\u00ebs, q\u00eb fal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsive, p\u00ebrdorimeve e manovrimeve (jo pak her\u00eb t\u00eb padrejta) e ka rr\u00ebnuar gati krejt Partin\u00eb Demokratike. Gunther Krichbaum, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi evropian i Grupit Parlamentar t\u00eb CDU\/CSU n\u00eb Parlamentin Evropian dhe deputet n\u00eb Parlamentin gjerman (dit\u00ebt e fundit erdhi s\u00ebrish n\u00eb Tiran\u00eb) ka qen\u00eb nga ata, mes shum\u00eb t\u00eb tjerave, q\u00eb ka alarmuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje, por duke vendosur pikat mbi \u201ci\u201d.<\/p>\n<p>Duke i treguar qeverisjes \u2018Rama\u2019 t\u00eb ket\u00eb kujdes por edhe duke e paralajm\u00ebruar p\u00ebr pasoja. Ashtu si vite m\u00eb par\u00eb alarmoi p\u00ebr bojkotin e aleat\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl shqiptar\u00eb, PDs\u00eb dhe i tregoi Berish\u00ebs indirekt dit\u00ebt e fundit, se duhet respektuar Drejt\u00ebsia. P\u00ebr fat t\u00eb keq, familja e aleanc\u00ebs politike gjermane kristian-demokrate e Qendr\u00ebs s\u00eb Djatht\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb nuk komunikon normal, p\u00ebrve\u00e7 Bash\u00ebs, q\u00eb po bjeret shum\u00eb n\u00eb numra, por m\u00eb shum\u00eb se kaq n\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e momentit, kur demokrat\u00ebt m\u00ebtojn\u00eb ringritjen.<\/p>\n<p>Duket se PD-ja e Berish\u00ebs, ende e pazyrtarizuar, p\u00ebr t\u00eb mbijetuar po merr tiparet dhe po ushqen karakteristikat e nj\u00eb t\u00eb Djathte ekstreme.<\/p>\n<p>Po marrin n\u00eb ndihm\u00eb studimin e nj\u00eb politologu holandez, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar t\u00eb Djatht\u00ebs Ekstreme p\u00ebrmes studimeve. Cas Mudde e p\u00ebrkufizon t\u00eb Djatht\u00ebn Ekstreme n\u00eb kontinent si nj\u00eb kombinim i kat\u00ebr koncepteve t\u00eb gjera, referuar n\u00eb shkrimin \u201cFar or Extreme Right\u201d: \u201cEkskluzivizmi (d.m.th., racizmi, ksenofobia, etnocentrizmi ose etnopluralizmi); tipare antidemokratike, jo-individualiste (d.m.th., kulti i personalitetit, hierarkizmi, monizmi, populizmi, antipartizmi, nj\u00eb pik\u00ebpamje organiciste e shtetit); nj\u00eb sistem vlerash tradicionalist q\u00eb vajton p\u00ebr zhdukjen e kornizave historike t\u00eb referenc\u00ebs (d.m.th., ligji dhe rendi, familja, komuniteti dhe kombi etnik, gjuh\u00ebsor dhe fetar, si dhe mjedisi natyror); dhe nj\u00eb program socio-ekonomik q\u00eb lidh korporatizmin, kontrollin shtet\u00ebror t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb caktuar, agrarizmin dhe nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ndryshme besimi n\u00eb loj\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb forcave shoq\u00ebrore darviniste t\u00eb tregut\u201d.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb paraqitje, q\u00eb mund ta p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb modulin e vet edhe PD-n\u00eb? Autori vazhdon me n\u00ebndarje, duke u marr\u00eb me kujdes me konceptin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe n\u00eb ve\u00e7anti me prirjet e sotme\u2026 Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptosh e t\u00eb ndjesh t\u00eb gjith\u00ebn k\u00ebt\u00eb prirje, por kur shikon qasjen, q\u00eb tashm\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb Ballkan, kupton se tiparet e t\u00eb Djatht\u00ebs ekstreme po duken ngado tek PD-ja shqiptare, q\u00eb nga ana e saj ndihet e vet\u00ebsulmuar; e shkat\u00ebrruar nga sulmet e brendshme; e m\u00ebnjanuar me t\u00eb gjith\u00eb format nga PS, e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjuha e ashp\u00ebr e Berish\u00ebs dhe e njer\u00ebzve af\u00ebr tij, format e ligj\u00ebrimit shpesh tej limiteve, nacionalizmi ekstrem, forma t\u00eb kamufluara t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur ndaj ardhjes s\u00eb emigrant\u00ebve, ambiciet konfuze t\u00eb shtetformimit, problemet dhe shprehjet p\u00ebr minoritetet dhe, jo e fundit p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia m\u00ebnyra sesi po mundohen t\u00eb shikojn\u00eb t\u00eb retushohen shum\u00eb figura t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs fashiste k\u00ebto e b\u00ebjn\u00eb dihatjen e t\u00eb Djatht\u00ebs ekstreme t\u00eb mos duket aq e larg\u00ebt. Rrjeti i Nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit Radikal (RAN) do t\u00eb konkludonte n\u00eb nj\u00eb referim p\u00ebr Ballkanin n\u00eb vitin 2021 se: L\u00ebvizjet e ekstremit t\u00eb Djatht\u00eb kan\u00eb struktura komplekse ideologjike dhe organizative q\u00eb lidhin politik\u00ebn, n\u00ebnkulturat dhe grupet kriminale. Po a \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm induktimi i frym\u00ebs \u201cs\u00eb fort\u00eb\u201d nga Berisha dhe narrativa e tij, q\u00eb e ka p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje?! Ka disa t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb nuk mbulohen dot nga politikat e BE-s\u00eb dhe pohimet optimiste t\u00eb qeverive n\u00eb fuqi, si kjo e Ram\u00ebs tek ne: kriza gjithnj\u00eb e m\u00eb e madhe e kostos s\u00eb jetes\u00ebs po e p\u00ebrgatisin t\u00eb Djatht\u00ebs ekstreme ngado.<\/p>\n<p>Shtuar me munges\u00ebn e besimit, q\u00eb p\u00ebrcjellin lider\u00ebt e BE-s\u00eb dhe kakofonin\u00eb e z\u00ebrave, tashm\u00eb publiku duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrgatitur. Rasti i fundit me ballafaqimin e ashp\u00ebr, Izrael-Palestin\u00eb, ku kan\u00eb humbur jet\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz ishte nj\u00eb kriter jo i pak\u00ebt i mosbesimit total t\u00eb njer\u00ebzve ndaj institucionit, kurse tollovin\u00eb europiane t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi e kemi para syve.<\/p>\n<p>Por, duke u kthyer pas tek ne: duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se politika e ekstremit t\u00eb Djatht\u00eb ve\u00e7 asaj q\u00eb thuhet dhe p\u00ebrcjellin p\u00ebr autoritarizmin dhe antikomunizmin, q\u00eb nuk ndahet nga goja e PD-s\u00eb, realiteti ka sjell\u00eb dhe nj\u00eb kult interesant, q\u00eb shtrihet nga paprekshm\u00ebria e Kultit t\u00eb Berish\u00ebs por edhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb PD-s\u00eb. K\u00ebt\u00eb e shikon n\u00eb dit\u00ebt e fundit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deklarimet e njer\u00ebzve t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb e mb\u00ebshtesin, qoft\u00eb me gjuh\u00ebn e urrejtjes, me thirrjet p\u00ebr mosbindje civile, gjuh\u00ebn e ashp\u00ebr n\u00eb stadiume dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb personazhe q\u00eb e artikulojn\u00eb hapur sfid\u00ebn e ligjit dhe urrejtjen. Indirekt, ti kupton m\u00ebtimin se k\u00ebta njer\u00ebz \u201csuperior\u00eb\u201d duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejta m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se njer\u00ebzit inferior\u00eb, nj\u00eb nga idet\u00eb e zakonshme t\u00eb s\u00eb Djatht\u00ebn Ekstreme, q\u00eb historikisht n\u00eb historin\u00eb politike kan\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb hierarki darviniste ose elitiste t\u00eb bazuar n\u00eb besimin n\u00eb legjitimitetin e sundimit t\u00eb nj\u00eb pakice t\u00eb supozuar superiore mbi masat inferiore (Ibid).<\/p>\n<p>Bash k\u00ebta, sot, jan\u00eb thjesht p\u00ebr t\u00eb mbushur sallat dhe p\u00ebr t\u00eb brohoritur, pa e ditur thelbin se ku po kanalizohen. A mund t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb e Djathta Ekstreme tek ne? N\u00ebse n\u00eb ekonomi ndonj\u00ebher\u00eb quhet \u201cfat\u201d informaliteti, ashtu dhe n\u00eb politik\u00eb konsiderohet nj\u00eb lloj \u201cfati\u201d, tollovia e munges\u00ebs s\u00eb identitetit, q\u00eb me situat\u00ebn konfuze mbi dhe nga Berisha po shikohet qart\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb edhe rasti i fundit me PD-n\u00eb e dy krah\u00ebve dhe vigj\u00eblimin e t\u00eb Djatht\u00ebs ekstreme\u2026 mbi ne. (Homo Albanicus)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA BEN ANDONI Pak dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb pak po flitet p\u00ebr t\u00eb ardhmen e s\u00eb Djatht\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr shum\u00eb nga ithtar\u00ebt e vet t\u00eb pandryshuesh\u00ebm, ajo mbetet e identifikuar vet\u00ebm me Partin\u00eb Demokratike dhe pak partiza aleate t\u00eb saj. Gjithnj\u00eb e m\u00eb konfuze prej t\u00eb tashmes, ku ndarja e saj s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":303485,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-333694","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=333694"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333694\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":333695,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/333694\/revisions\/333695"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/303485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=333694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=333694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=333694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}