{"id":334075,"date":"2023-11-07T17:56:00","date_gmt":"2023-11-07T16:56:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=334075"},"modified":"2023-11-07T17:56:00","modified_gmt":"2023-11-07T16:56:00","slug":"duhet-transparence-urgjente-per-kampin-e-refugjateve-pas-kerkeses-per-interpelance-basha-paralajmeron-beteje-me-ramen-ceshtjen-do-ta-cojme-ne-gjykaten-kushtetues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/duhet-transparence-urgjente-per-kampin-e-refugjateve-pas-kerkeses-per-interpelance-basha-paralajmeron-beteje-me-ramen-ceshtjen-do-ta-cojme-ne-gjykaten-kushtetues\/","title":{"rendered":"\u201cDuhet transparenc\u00eb urgjente p\u00ebr kampin e refugjat\u00ebve\u201d- Pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr interpelanc\u00eb, Basha paralajm\u00ebron \u2018betej\u00eb\u2019 me Ram\u00ebn: \u00c7\u00ebshtjen do ta \u00e7ojm\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr emigrant\u00ebt t\u00eb arritur mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Basha k\u00ebrkoi transparenc\u00eb urgjente, nd\u00ebrsa shton se interesi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb prioritet.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr interpelanc\u00eb me kryeministrin Rama t\u00eb lajm\u00ebruar m\u00eb her\u00ebt se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend, Basha paralajm\u00ebron se k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do ta \u00e7oj\u00eb edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse bie ndesh me Kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>\u201cSot Partia Demokratike ka dor\u00ebzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr interpelanc\u00eb me zotin Rama, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar para shqiptar\u00ebve k\u00ebt\u00eb rrufe n\u00eb qiell t\u00eb hapur. S\u2019ka pasur asnj\u00eb indikacion, asnj\u00eb tregues, q\u00eb tregon se Shqip\u00ebria p\u00ebrmes qeveris\u00eb s\u00eb saj, ishte e gatshme t\u00eb merrte refugjat\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb territorin e vet. P\u00ebrkundrazi, ka reagime publike t\u00eb zotit Rama q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk do t\u00eb ket\u00eb kampe refugjat\u00ebsh, dhe papritur kemi k\u00ebt\u00eb angazhim i cili merret n\u00eb titull personal, pa asnj\u00eb debat publik, pa asnj\u00eb diskutim me qytetar\u00ebt, pa snj\u00eb diskutim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qytetar\u00ebve n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb. Interpelanca ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ofroj\u00eb transparenc\u00eb, \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet, me \u00e7far\u00eb kushtesh po k\u00ebrkohet t\u00eb merren k\u00ebto njer\u00ebz, \u00e7far\u00eb kushtesh ofron Shqip\u00ebria, pse po b\u00ebhet kjo?<\/p>\n<p>Por e gjitha ka nj\u00eb kontekst shum\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt largohen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo qeveri p\u00ebrz\u00eb shqiptar\u00ebt, nga ana tjet\u00ebr po k\u00ebrkon t\u00eb mbush vendin, apo t\u00eb mbush kampet me emigrant\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb vend ku sundimi i ligjit \u00ebsht\u00eb problematik dhe ku prania e emigrant\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb burim rreziku p\u00ebr interesat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, e m\u00eb tej burim rreziku p\u00ebr emigracionin e paligjsh\u00ebm drejt Bashkimit Europian. Nuk do t\u00eb mjaftohemi vet\u00ebm me interpelanca, nd\u00ebrkohe q\u00eb do marrim informacionin e nevojsh\u00ebm, do t\u00eb p\u00ebrgatisim q\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ta d\u00ebrgojm\u00eb edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Askush nuk mund t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb tilla, pa u konsultuar me shqiptar\u00ebt, qoft\u00eb p\u00ebrmes institucioneve, por pse jo edhe p\u00ebrmes referendumeve\u201d, \u2013 shprehet Basha n\u00eb deklarat\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Komentet, kreu i PD-s\u00eb i b\u00ebri gjat\u00eb deklarat\u00ebs nd\u00ebrsa shpjegonte projektligjin e propozuar prej tij p\u00ebr vetting-un e politikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Vetingu i politikan\u00ebve p\u00ebr kryetarin e PD, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pastruar politik\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar kush jan\u00eb politikan\u00ebt e korruptuar e kush jo, kush jan\u00eb politikan\u00ebt e lidhur me krimin e kush jo.<\/p>\n<p>\u201cProjektligji q\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar dje, \u00ebsht\u00eb projektligji p\u00ebr vetting-un e politikan\u00ebve, pra ajo q\u00eb ka ndodhur prej vitesh me gjyqtar\u00ebt dhe me prokuror\u00ebt, me punonj\u00ebsit e policis\u00eb dhe me punonj\u00ebsit e gard\u00ebs, tani do t\u2019i n\u00ebnshtrohen dhe politikan\u00ebt. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb? Do t\u00eb thot\u00eb kontroll i p\u00ebrvitsh\u00ebm i pasuris\u00eb s\u00eb politikan\u00ebve, familjeve dhe rrethit t\u00eb tyre shoq\u00ebror, me parimin ndiq paran\u00eb. Pra, p\u00ebr t\u00eb konfirmuar q\u00eb pasuria \u00ebsht\u00eb e justifikueshme dhe e ligjshme, do t\u00eb b\u00ebhet kontrolli i plot\u00eb dhe i detajuar i 140 deputet\u00ebve, 61 kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb zgjedhur me mandat kushtetues dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb drejtor\u00ebsh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shtetit. Aspekti i dyt\u00eb i projektligjit p\u00ebr vetting-un e politikan\u00ebve, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kontrollin e lidhjeve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme si\u00e7 e quan kontrollin e gjyqtar\u00ebve apo t\u00eb prokuror\u00ebve ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi lidhjeve me krimin e organizuar. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, \u00e7do politikan, \u00e7do vit, duhet t\u00eb vet\u00ebdeklaroj\u00eb q\u00eb nuk ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me bot\u00ebn e krimit. Kjo deklarat\u00eb pastaj kontrollohet nga autoriteti p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ILDKP e reformuar, q\u00eb do b\u00ebj\u00eb edhe kontrollin e pasuris\u00eb, edhe kontrollin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn, merret informacion nga sh\u00ebrbimet inteligjente, nga policia e shtetit, nga SPAK dhe nga BKH-ja.\u201d, tha Basha.<\/p>\n<p>Duke u ndalur tek lufta kunder krimit t\u00eb organizuat dhe korripsionit, zoti Basha tha se ai dhe PD i japin mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb SPAK. Kush ka abuzuar me parat\u00eb dhe besimin e qytetar\u00ebve duhet t\u00eb jap\u00eb llogari.<\/p>\n<p>\u201cSPAK-u \u00ebsht\u00eb mandatuar nga parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb, nga shqiptar\u00ebt p\u00ebr luft\u00ebn ndaj korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta. Ndaj n\u00eb raport me SPAK, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 mb\u00ebshtetje totale politike nga ato parti politike dhe nga ata p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt me t\u00eb v\u00ebrtet mb\u00ebshtesin opinionin publik. Mb\u00ebshtetja pa kushte p\u00ebr pun\u00ebn e SPAK-ut, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr pastrimin e politik\u00ebs nga korrupsioni dhe luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar\u201d, tha kreu i PD.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr emigrant\u00ebt t\u00eb arritur mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb. Basha k\u00ebrkoi transparenc\u00eb urgjente, nd\u00ebrsa shton se interesi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb prioritet. Pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr interpelanc\u00eb me kryeministrin Rama t\u00eb lajm\u00ebruar m\u00eb her\u00ebt se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend, Basha paralajm\u00ebron se k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do ta \u00e7oj\u00eb edhe n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":334076,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-334075","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=334075"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":334077,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/334075\/revisions\/334077"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/334076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=334075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=334075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=334075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}