{"id":34613,"date":"2017-05-05T16:12:30","date_gmt":"2017-05-05T14:12:30","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=34613"},"modified":"2017-05-05T16:12:30","modified_gmt":"2017-05-05T14:12:30","slug":"nenkryetari-per-tiranen-ardit-cela-do-dalim-force-e-pare-zgjidhjet-e-medha-i-jep-vetem-lsi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nenkryetari-per-tiranen-ardit-cela-do-dalim-force-e-pare-zgjidhjet-e-medha-i-jep-vetem-lsi\/","title":{"rendered":"N\u00ebnkryetari p\u00ebr Tiran\u00ebn, Ardit \u00c7ela: Do dalim forc\u00eb e par\u00eb, zgjidhjet e m\u00ebdha i jep vet\u00ebm LSI"},"content":{"rendered":"<p>Kandidati i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs, Ardit \u00c7ela, vler\u00ebson mentalitetin e k\u00ebsaj force politike p\u00ebr t\u00eb afruar dhe promovuar t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<figure id=\"attachment_481863\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-481863 size-full\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/cela.jpg\" alt=\"cela\" width=\"837\" height=\"837\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Ardit \u00c7ela, n\u00ebnkryetar i LSI-s\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb nga drejtuesit e list\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, \u00c7ela shprehet se t\u00eb rinjt\u00eb nuk jan\u00eb numra n\u00eb LSI, por jan\u00eb emra dhe kontribute reale, jan\u00eb drejtues q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi vete. Ai e sheh LSI-n\u00eb forc\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 18 qershorit, nisur nga karakteri i k\u00ebsaj partie, q\u00eb, sipas tij, ka krijuar stabilitet e ka dh\u00ebn\u00eb zgjidhje t\u00eb konflikteve dhe problemeve n\u00eb politik\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p><strong>Si e vler\u00ebsoni kandidimin tuaj n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr deputet t\u00eb LSI p\u00ebr qarkun e Tiran\u00ebs, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline \"><\/div>\n<p>Un\u00eb jam i nderuar dhe mir\u00ebnjoh\u00ebs n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb Kryesia e LSI propozoi dhe miratoi emrin tim p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb LSI n\u00eb Parlamentin e ardhsh\u00ebm. Jam nj\u00eb prej themeluesve t\u00eb LSI dhe prej 6 shtatorit t\u00eb 2004-s e deri m\u00eb sot, aktiviteti im politik nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nj\u00eb sekond\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Kam aderuar si nj\u00eb an\u00ebtar i thjesht\u00eb i LRI dhe LSI, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb gjimnazist i shkoll\u00ebs \u201cMyslym Keta\u201d n\u00eb Kombinat, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe N\u00ebnkryetar i LRI p\u00ebr 7 vite me radh\u00eb. P\u00ebr rreth 9 vjet kam qen\u00eb an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb LSI dhe shum\u00eb vite edhe Sekretar i Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Publikun n\u00eb k\u00ebt\u00eb forc\u00eb politike. Aktualisht drejtoj LSI-n\u00eb e Nj\u00ebsis\u00eb 6 n\u00eb Tiran\u00eb, si edhe n\u00eb procesin e fundit zgjedhor jam zgjedhur N\u00ebnkryetar i LSI-s\u00eb s\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kandidimi n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb raport me besimin e dh\u00ebn\u00eb nga forca ime politike, por mbi t\u00eb gjitha n\u00eb raport me besimin dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e p\u00ebrditshme q\u00eb kam me qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<figure id=\"attachment_481864\" class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-481864\" src=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/ardit.gif\" alt=\"\u00c7ela gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb zon\u00ebn e Kombinatit\" width=\"822\" height=\"400\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">\u00c7ela gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb zon\u00ebn e Kombinatit<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prej dy vitesh, s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar sa m\u00eb af\u00ebr zgjidhjes s\u00eb problemeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb shpresojm\u00eb dhe besojm\u00eb se n\u00eb Parlamentin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb mundemi t\u00eb hartojm\u00eb dhe drejtojm\u00eb politika zhvillimore n\u00eb rang komb\u00ebtar. LSI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike konstruktive dhe \u00ebsht\u00eb e fokusuar drejt politikave q\u00eb sjellin zhvillim e nxisin pun\u00ebsimin.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb listat e LSI k\u00ebsaj radhe ka shum\u00eb t\u00eb rinj. Mundet t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb sjellin aq vota sa i duhen LSI n\u00eb k\u00ebto zgjedhje?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb LSI hap\u00ebsirat p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kjo e dallon m\u00eb s\u00eb shumti LSI nga forcat e tjera politike. Dhe kjo, n\u00eb fakt, vjen natyrsh\u00ebm. LSI lindi si nj\u00eb forc\u00eb e re, dhe k\u00ebtu e kam mbi t\u00eb gjitha fjal\u00ebn p\u00ebr mentalitetin dhe p\u00ebr parimet mbi t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. N\u00eb LSI t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb emra dhe jo thjesht numra. N\u00eb LSI t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb drejtues. P\u00ebrfaq\u00ebsimi i t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb real dhe jo fiktiv.<\/p>\n<p>N\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs 10 nga 13 p\u00ebrfaq\u00ebsues jan\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdit\u00eb e ngren\u00eb z\u00ebrin dhe luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e sidomos t\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E mbi t\u00eb gjitha, mund t\u00eb them se p\u00ebrfaq\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i merituar, dhe kjo jo vet\u00ebm sepse votuesit e LSI jan\u00eb kryesisht t\u00eb rinj, por edhe sepse Klajda, Kejdi, Floida, Endriti, Erisa, Klevi etj. jan\u00eb t\u00eb reja e t\u00eb rinj me integritet t\u00eb lart\u00eb, energjik\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur, t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb nder Parlamentit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Vazhdimisht \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb LSI pretendon t\u00eb dal\u00eb forc\u00eb e par\u00eb. \u00cbsht\u00eb e mundur di\u00e7ka e till\u00eb dhe si mund t\u00eb arrihet?<\/strong><\/p>\n<p>Pretendimi \u00ebsht\u00eb legjitim dhe shum\u00eb i arsyesh\u00ebm. E ka nj\u00eb baz\u00eb logjike dhe sigurisht q\u00eb ka argument t\u00eb fort\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. LSI \u00ebsht\u00eb e vetmja forc\u00eb politike n\u00eb vend me rritje progresive, q\u00eb nga themelimi e deri m\u00eb sot. LSI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, shum\u00eb pozitiv, konstruktiv p\u00ebr zhvillimet n\u00eb vend. Realiteti politik ka qen\u00eb shum\u00eb i ashp\u00ebr ndaj LSI dhe shpeshher\u00eb i pandersh\u00ebm, dhe ia kemi arritur jo vet\u00ebm t\u00eb mbijetojm\u00eb, por t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb fort dhe vet\u00ebm t\u00eb rritemi.<\/p>\n<p>Arsyet e rritjes s\u00eb LSI jan\u00eb pa diskutim mesazhi pozitiv q\u00eb ajo p\u00ebrcjell, mesazhi i shpres\u00ebs dhe i zhvillimit. Jan\u00eb qindra dhe mij\u00ebra t\u00eb rinj e t\u00eb reja n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb i bashkohen LSI \u00e7do dit\u00eb. Jan\u00eb q\u00ebndrimet parimore t\u00eb LSI dhe zgjidhjet e m\u00ebdha q\u00eb ajo ka sjell\u00eb sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur. \u00cbsht\u00eb sjellja e saj tep\u00ebr korrekte dhe e sinqert\u00eb me qytetarin, larg arroganc\u00ebs. \u00cbsht\u00eb vet\u00eb koha q\u00eb e k\u00ebrkon LSI forc\u00eb t\u00eb par\u00eb politike.<\/p>\n<p>Jan\u00eb vet\u00eb njer\u00ebzit. Un\u00eb mendoj q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb lodhur me konfliktet e vazhdueshme. Njer\u00ebzit duan zgjidhje dhe jo loj\u00ebra. Zgjidhjet i ofron LSI. Zgjidhjet e m\u00ebdha do t\u2019i jap\u00eb LSI. P\u00ebr ne rrug\u00eb tjet\u00ebr nuk ka. Nuk kemi alternativ\u00eb tjet\u00ebr. Do t\u00eb dalim forc\u00eb e par\u00eb politike n\u00eb vend. Do t\u2019i fitojm\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb duke hapur zemrat, duke u folur shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duke komunikuar me ta sikurse kemi b\u00ebr\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre 13 viteve prezenc\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, duke ofruar zgjidhje.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me ndihm\u00ebn dhe me energjin\u00eb e qindra dhe mij\u00ebra familjeve t\u00eb thjeshta q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn k\u00ebtu, n\u00eb Shqip\u00ebri, e pa u detyruar t\u00eb ikin n\u00eb emigrim. S\u00eb bashku me qindra e mij\u00ebra t\u00eb reja e t\u00eb rinj q\u00eb duan nj\u00eb arsim m\u00eb cil\u00ebsor e m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebsim, ne do ta arrijm\u00eb objektivin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Petrit Vasili \u00ebsht\u00eb zgjedhur kryetar i LSI. Mendoni se mungesa e Met\u00ebs do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rezultat?<\/strong><\/p>\n<p>Petrit Vasili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet i padiskutuesh\u00ebm brenda LSI. Nism\u00ebtar, themelues, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Zv.Kryetar, bashk\u00ebmarr\u00ebs i t\u00eb gjitha vendimeve politike t\u00eb LSI, e bashk\u00ebjetues me t\u00eb gjitha proceset dhe etapat q\u00eb ka kaluar LSI n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vite. Jam i bindur se do t\u00eb jet\u00eb garant i nj\u00eb vazhdim\u00ebsie n\u00eb rritje dhe i arritjes s\u00eb t\u00eb gjitha objektivave q\u00eb ne i kemi vendosur vetes. Por mbi t\u00eb gjitha, LSI ka nj\u00eb ekip drejtues p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb shembull. Petriti, Monika, Endriti, Klajda dhe Kejdi, Floida, Klevi dhe Erklenti, si edhe t\u00eb gjith\u00eb ata drejtues t\u00eb LSI n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, do t\u00eb funksionojn\u00eb si nj\u00eb trup, mendje e zem\u00ebr e vetme, e do ta drejtojn\u00eb LSI drejt fitores. Dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb plot\u00eb pyetjes suaj, Ilir Meta President, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb se pse shqiptar\u00ebt duhet ta votojn\u00eb LSI. LSI ofron dhe eksporton stabilitet e zgjidhje. \u00cbsht\u00eb kjo filozofi q\u00eb ne na ve\u00e7on, \u00ebsht\u00eb kjo filozofi q\u00eb do t\u00eb na nxjerr\u00eb fitues.<\/p>\n<p><strong>Si e shikoni pozicionin e LSI pas zgjedhjeve t\u00eb 18 qershorit?<\/strong><\/p>\n<p>LSI do t\u00eb jet\u00eb forc\u00eb fituese dhe rrjedhimisht drejtuese. Ne jemi gati t\u00eb drejtojm\u00eb vendin. Koha dhe njer\u00ebzit k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb filozofia e LSI t\u00eb drejtoj\u00eb vendin, dhe ne nuk mundemi kurrsesi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se t\u2019i bindemi k\u00ebtij vullneti e t\u00eb punojm\u00eb fort ta arrijm\u00eb k\u00ebt\u00eb objektiv.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs, Ardit \u00c7ela, vler\u00ebson mentalitetin e k\u00ebsaj force politike p\u00ebr t\u00eb afruar dhe promovuar t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Ardit \u00c7ela, n\u00ebnkryetar i LSI-s\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Nj\u00eb nga drejtuesit e list\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, \u00c7ela shprehet se t\u00eb rinjt\u00eb nuk jan\u00eb numra n\u00eb LSI, por jan\u00eb emra dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-34613","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-360-grade","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-uncategorized-sq","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34613"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34613\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}